Home » Lajme » RTP lajmet 25 nëntor 2011

RTP lajmet 25 nëntor 2011

Qëndrimi i ministrit serb të Policisë, Ivica Dacic, se Serbia nuk guxon të thotë se nuk do të luftojë për Kosovë, sepse kështu do të prishej baraspesha e frikës, ka marrë mbështetjen e përparimtarëve dhe të radikalëve serbë. I ashtuquajturi ministër për Kosovën, Goran Bogdanovic, thotë se ky qëndrim i Dacicit ju pëlqen të gjithëve, por se ka frikë se “Kosova po përdoret për qëllime parazgjedhore”. Ai mbështet idenë se duhet me të gjitha mjetet “të mbrohen njerëzit në Kosovë”. Politologu serb, Predrag Simic, thotë se mesazhi i Dacicit i është drejtuar votuesve potencialë, e jo faktorëve të jashtëm që vendosin për fatin e Kosovës. “Deklarata e Dacicit i është drejtuar elektoratit që ka reaguar negativisht në mesazhet e presidentit Tadic dhe ministrit serb Sutanovac se Serbia kurrë më nuk do të luftojë. Ky formulim, megjithatë, nuk u duk mjaftë i arsyeshëm në kohën kur Serbia i frikësohet 9 dhjetorit dhe vendimit të Këshillit të BE-së për kandidaturën, pikërisht për shkak të problemeve në Kosovë”, thotë Simic për Press. Lëvdata në llogari të liderit të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) kanë ardhur edhe nga radhët e Partisë Përparimtare të Serbisë (SNS).
——————-
Plani i Qeverisë turke për të ndihmuar unitetin e komunitetit fetar islam në Serbi, që është i ndarë përmes disa bashkësive fetare po shkon drejt dështimit. Kjo është paralajmëruar nga mediat boshnjake të cilat shkruajnë se faji për këtë është i Qeverisë serbe dhe presidentit serb Boris Tadiq, të cilët po bllokojnë nismën e shefit të diplomacisë turke, Ahmet Davutogllu, i cili qëndroi në Beograd në misionin e tij për unitetin. Beogradi zyrtar ka problematizuar çështjen e selisë së Bashkësisë Fetare në Serbi dhe lidhjet e këtij komuniteti me Sarajevën. Ndërsa, problemi më i madh është myftiu i mirënjohur i Sanxhakut, Muamer Zukorliç. Për këtë të fundit Beogradi ka kërkuar nga Turqia që ti bëjë presionet që ai të largohet nga Sanxhaku dhe të dërgohet në Turqi, për shkak se konsiderohet si një nga personalitetet karizmatike dhe problematike me kërkesat e tij politike për autonominë e Sanxhakut në kuadër të Serbisë. Zukorliç, sipas mediave boshnjake, shikohet si një problem nacional për Serbinë dhe qarqet e atjeshme dëshirojnë eliminimin e tij.
———————
Është bërë sot asgjësimi i mjeteve të pa eksploduara të cilat janë gjetur në territorin e komunës së Preshevës. Asgjësimi i mjeteve është bërë mbi fshatin Leran, lokacion ky i caktuar nga ana e Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme. Ndërkaq njësiti i specializuar i sektorit për situata të jashtëzakonshme pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ka bërë asgjësimin e këtyre mjeteve të cilat ishin 3 bomba dore. Gjatë këtij aktiviteti sigurimi është bërë nga ana e Stacionit Policor të Preshevës, njësiti i zjarrëfiksave dhe njësia e Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë. Fatmirësisht i tërë aksioni është kryer pa asnjë incident.
——————
Në Shtëpinë e Kulturës Abdulla Krashnica është mbajtur edicioni i parë i konkursit ndërkombëtar të fotografisë artistike. Në këtë eveniment kulturor, kanë marrë pjesë shtete si Kosova, Maqedoni, Sërbia, Korea e jugut, SHBA dhe shumë vende të tjera. Artistët punimet e tyre kanë paraqitur me temë të lirë ku fotografitë kanë qenë ekspozuara në mënyrë që artdashësit të shohin artin e klasit botëror të përzgjedhura nga juria profesionale. Me mjaft diskutime dhe vështirësi deri tek vendosja e çmimeve juria e kishte mjaft të vështirë të bëjë përzgjedhjen e fituesve. Turqia ishte fituesja i çmimit të parë me fotografin Arti nuk do fjalë nga fotografi Murat Sejginer. Vendi i dytë i takoi Shqipërisë me fotografin Tubi nga Luis Ruzhi. Ndërsa çmimi i tretë i takoi Kosovës me fotografin Pesha e viteve nga Naim Shala. Ndërkaq fotografia fituese nga lugina e preshevës ishte ajo Samir Shahinit nga Medvegja. Ndërkaq Ragmi Mustafa përfaqësues i Këshillit Nacional theksoi se ky eveniment kulturor ka një rëndësi të veçantë në Luginë të Preshevës. Ndërkaq Naim Shala fotograf nga Kosova njëherit edhe pjesëmarrës i shumë ekspozitave ndërkombëtare të fotografisë ,thekson se në këtë konkurs kishte mjaft fotografi me vlera artistike. Edon Agushi Drejtor Artistik i Konkursit të fotografisë Prefoto shprehet për TVP se ishte hera e parë që ai mori guximi për ta bërë një organizim të tillë,gjithashtu ai faleminderon miqtë për përkrahjen dhe shprehet i kënaqur me numrin e vizitorëve në këtë eveniment kulturor. Ky ishte edicioni i parë i konkursit të Fotografisë që u mbajt në qytetin e Preshevës dhe sipas organizatorëve ky eveniment do të mbetet tradicional.
——————
Nesër më datë 26 nëntor mbahet audicioni i parë për te gjithë fëmijët të cilët dinë të këndojnë dhe dëshirojnë të marrin pjesë në Festivalin e Këngës për fëmijë gëzimi ynë. Nga ky audicion nxënësit me te mire do përzgjidhen nga arsimtaret e muzikës dhe pas klasifikimit te zërave me te mire ata do te vazhdojnë për në festival. Drejtori i Shtëpisë së Kulturës Abdulla Krashnica z.Naser Nuredini jep detaje me te hollësishme rreth këtij audicioni. Festivali I këngës për Fëmijë Gëzimi Ynë tashme është bërë një festival tradicional dhe i mirëpritur nga të gjithë.
————-
Organizata për kulturë fizike në Preshevë ka konkurruar në ministrin e rinis dhe sporteve me një projektin gjigant , që ka të bëjë me rregullimin e stadiumit të madh të qytetit. Armend Ibrahimi sekretar i OKF-së i ka thënë RTP se ky projekt kap vlerën e 10 milion dinarëve , ndërsa me një pjesë të mjeteve participon edhe komuna e Preshevës. Ndërkaq ky projekt parasheh rregullimin e stadiumit me standarde evropiane. Më parë OKF ka konkurruar edhe me një projekt tjetër që kishte të bënte me rregullimin e terrenit të vogël sportiv me bari artificial, mirëpo ky projekt u refuzua nga ministria e rinis dhe sportit, andaj OKF mbetet me shpresë që projekti i rregullimit të stadiumit të qytetit të marrë dritën jeshile nga kjo ministri. Më 15 janar do të mësohet se a do të ketë Presheva një stadium me standarde evropiane, ëndërr kjo e kamotshme e dashamirëve të sportit.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch