Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 25 Shkurt 2013

RTP lajmet 25 Shkurt 2013

Të reshurat e shiut mbrëmë kanë vërshuar tërë qytetin e Preshevës.
Por vërshimet më së shumti kanë kapluar  stacionin hekurudhorë.
Prej  mbrëmë aty  shumë shtëpi janë vërshuar , ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të cilët kanë punuar për largimin e ujit.
Në vendngjarje mbrëmë kanë qëndruar edhe ekipi i shtabit për situatat të jashtëzakonshme pranë administratës komunale të cilët kanë përcjellë situatën për së afërmi. Radio televizioni Presheva edhe sot ka vizituar këtë pjesë ku ende vazhdon lufta me ujin. Sipas kryeshefit për situata të jashtëzakonshme Fejzulla Fejzullahu se gjendja në komunën tonë është alarmante , pasi mbi gjysma e territorit të komunës sonë është kapluar nga vërshimet. Ai ka bërë apel tek qytetarët që ti dalin në ndihmë njëri tjetrit , pasi sektori për situata të jashtëzakonshme nuk ka mjete të mjaftueshme për ti dalën në secilit qytetarë. Sipas informacioneve të shtabit për situatat të jashtëzakonshme nga vërshimet e ujit janë përfshirë edhe fshati Bukuroc , Zhunic dhe Çukarkë , ndërsa edhe në fshatrat për rreth mësohet se uji ka hyrë nëpër shumë shtëpi të tjera duke sjellë edhe dëme materiale.
—————-

Edhe komuna e Preshevës do të jetë pjesë e organizimeve për edukimin e nxënësve të shkollave fillore të ciklit të ulët në lëndën e edukatës fizike. Këtë e ka konfirmuar sot kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa pas takimit që realizoi me sekretarin shtetërorë për sport Predrag Peruniçiq, këshilltari  i ministreshës për sport dhe rini Igor Marinkoviq, sekretari gjeneral i lidhjes së sportit në shkolla Borisav Stankoviq dhe trajneri i reprezentacionit të ekipeve nacionale Nenad Antiq. Programi pa pagesë “Sporti në shkolla” u prezantua sot nga delegacioni i ministrisë së sportit dhe Rinisë në Preshevë në kuadër të së cilës shkollat do të marrin rekuizita. Këtë vit kalendarik kemi punuar strategjinë e re për aktivitetet gjithëpërfshirëse sportive në tërë regjionin e Republikës së Serbisë. Do të jemi të përkushtuar të ndihmojmë edhe komunën e Preshevës me theks të veçantë shkollat për krijimin e kushteve më të mira për zhvillim të sporteve të ndryshme ka deklaruar për media sekretari shtetërorë për sport Predrag Peruniçiq. Në fazën e parë janë të përfshira 25 vende në tërë Serbinë për realizimin e këtij projektit “Sporti në shkolla” për të cilën mbështetje  plotë do të jepet nga ministria e rinisë dhe sportit. Ky delegacion ka vizituar edhe tre shkollat në komunën e Preshevës, duke rishikuar kushtet e sallave të fiskulturës dhe të njoftohen për së afërmi me kushte me të cilët mësojnë dhe zhvillojnë aktivitetet nxënësit nga Lugina e Preshevës.

———————-

Flamuri Kuq e Zi do të vendoset sërish në godinën e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc. Kryetari i KKSH-së Galip Beqiri ka deklaruar se në objektin e këtij organi shtetëror do të valojë sërish flamuri edhe pse është hequr nga persona deri më tani të paidentifikuar.“Mendoj se flamuri e ka vendin aty dhe ne së shpejti prapë do ta vendosim flamurin në ndërtesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar,” ka thënë Beqiri. Ai ka shpjeguar se flamuri kombëtar në ballkonin e KKSH-së qëndron që nga 28 nëntori i viti të kaluar, ndërsa heqjen e tij e kanë vërejtur sot në mëngjes. “Ky gjest është i pahijshëm pasi në mënyrë tinxare është hequr flamuri. Deri më tani s’kemi pas vërejtje prej asnjë organi se a duhet të hiqet flamuri apo jo, me përjashtim të OSBE-së”, është shprehur Beqiri. Sipas kryetarit të KKSH-së në këto momente shqetësimi është edhe më i madh pasi sot filluan bisedimet për një dialog të mirëfilltë mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe Beogradit me qëllim që t’i përmirësojnë kushtet e jetesës dhe të drejtat e tyre, ndërsa në anën tjetër po ndodh një gjest i pahijshëm nga persona të paidentifikuar. Beqiri shpreson që policia do ta marrë me përgjegjësi këtë punë dhe do t’i zbulojë akterët.
———————
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Michael Davenport ka deklaruar se BE inkurajon angazhimin e liderëve politikë të Beogradit dhe të Prishtinës, por, se nga dialogu pret rezultate konkrete. “Vendet anëtare do të sjellin së bashku vlerësimin mbi përparimin e dukshëm të raporteve në përputhje me kriteret e vendosura nga Këshilli Evropian”, është shprehur Davenport për gazetën “\’Blic”. Ambasadori Davenport konsideron se ka arsye për optimizëm dhe se falë bisedimeve të kryeministrave nga Serbia e Kosova, Beogradi do të përparojë kah integrimet evropiane, transmeton Rel. Por, ai vlerësoi se është shumë me rëndësi që njerëzit që jetojnë në Kosovë ta ndjejnë ndryshimin. Nisja e negociatave për anëtarësim në BE, Serbisë i është kushtëzuar me normalizimin e raporteve me Kosovën. Bisedimet që po zhvillohen në Bruksel, konsiderohen se po i kontribuojnë arritjes së këtij kushti.  Kosova në anën tjetër, është thënë se po që se arrin rezultate në bisedime, do të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim –Asociimit me BE-në.
—————
Historiani, gazetari dhe eksperti për Ballkan nga Zvicra Andres Ernst ka thënë se të gjitha zgjidhjet në Ballkan vijnë nga jashtë dhe se Brukseli dhe Berlini po mendojnë për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, gjegjësisht Luginës së Preshevës dhe Veriut të Kosovës. Ai ka precizuar që edhe në anën serbe dhe atë kosovare shkëmbimi i territoreve nuk është zgjidhje e panjohur, mirëpo thonë se “në këtë moment nuk mund të realizohet për shkak të refuzimit të bashkësisë ndëkombëtare”. “Diplomatët gjerman më kanë pohuar se për këtë temë ka bisedime, në Bruksel dhe Berlin. Më kanë thënë se shkëmbimi i territoreve është një zgjidhje e mirë, mirëpo për këtë temë nuk mund të diskutohet zyrtarisht pasi për bashkësinë ndërkombëtare kjo është një tabu temë” ka thënë Ernst për mediet zvicerane. Ai ka thënë se nuk mund ta kuptOj qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare se nuk ka ndryshim kufijsh, pasi është bashksia ndërkombëtare ajo që ka kontribuar për ndryshime të kufijve duke mundësuar pavarsinë e Kosovës. Ernst je laureat i çmimit për gazetari “Shoqëria për Evropën juglindore” nga Minheni.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch