Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 25 Shkurt 2013

RTP lajmet 25 Shkurt 2013

Liderët shqiptarë të Luginës shtetit serb, përmes Zoran Stankoviqit i kanë dorëzuar sot listën me kërkesat e tyre. Në Bujanoc pas dyerve të mbyllura, u takuan Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe liderët e partive politike shqiptare nga Presheva dhe Bujanoci të ndërmjetësuar nga shefi i OSBE-së, Erik Manton. Ky takim do të jetë njëri ndër më të rëndësishëm në jug të Serbisë, pas të cilit do të duhet të ulen tensionet dhe të arrihet një prag i tolerancës së dyanshme ndërmjet përfaqësuesve politik nga Lugina e Preshevës dhe institucioneve shtetërore serbe.
———————–
Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ashpër dhe shpreh shqetësimin për heqjen e flamurit kombëtarë nga ballkoni i godinës së këtij institucioni në natën mes 23/24.02.2013, nga autorë të panjohur. Duke konsideruar si një akt qyqar dhe drejt për drejt sulm në identitetin e shqiptarëve të Luginën e Preshevës, si dhe mohimin e të drejtës për të u identifikuar publikisht. Veprimet e tilla, ashpërsojnë dhe tensionojnë marrëdhëniet ndëretnike në Luginën e Preshevës, për më tepër, nëse kryesit e kësaj veprave që dhunon identitetin e këtij institucioni, nuk ndëshkohen janë në funksion të trysnisë dhe presionit në mohimin e identitetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Këshilli Kombëtar Shqiptar tashmë ka njoftuar organet e rendit me çrast kërkon hetimin dhe zbardhjen e rastit në fjalë dhe të autorëve të kësaj vepre qyqare.
————————

Banorët e fshatit Lluçan, komuna e Bujanocit, me një letër peticioni të nënshkruar nga 350 banorë iu kanë drejtuar amabasadorit Amerikan në Serbi, Michael Kirby, kryeminsitrit Serb Ivica Daçiq dhe zykrës së Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në Këtë peticion, ndër të tjerash thuhet: KËRKOJMË ME URGJENCË LARGIMIN E PËRMENDORËS SË MILITARËVE DHE PARAMILITARËVE SËRBË NGA ATARI KADASTRAL I FSHATIT LUÇANË,KOMUNA E BUJANOCIT. Nga arësyeja se Përmendorja nuk paraqet:

– vlerë univerzale dhe se e njejta është ngritur pa pëlqimin e banorëve të këtij lokaliteti;
– nuk i plotëson kushtet ligjore urbanistike me Planin hapsinorë të fshatit;
– paraqet një imagjinatë nënshtruese ndaj komunitetit shqipëtar;
-është objekt i imponimit shtetërore e jo vullnet qytetar;
-nuk është i mirëpritur nga banorët e fshatit nga se këta konsiderohen si forca militare në konfliktin e armatosur në të kaluarën afërt;
– i shërben vetëm politikës ditore , dhe paraqet provokim për komunitetin shqipëtar dhe ska asgjë të përbashkët me vlerat unike për komunitetetet;
-se paraqet uzurpim të tokës të cilën fshatarët e përdorin si utrinë dhe për kullosje të bagëtisë së tyre;
-se i njeti nuk ka mehanizëma të qartë të mbrojtjes nga se ruhet nga forcat policore të xhandarmërisë njënacionale të cilat banorëve të fshatit i kujtojnë ditët e konflikteve të armatosura ;
2.Ndajmë MENDIM UNANIM që nëse strukturat shtetërore nuk e
përkrahin dhe nuk veprojnë në pajtim me kërkesën nga PETICIONI
për një kohë të arësyeshëme, atëhere jemi të detyruar në SHPËRNGULËJE KOLEKTIVE nga ky fshat. Arësyerat janë të cekura më lartë dhe kërkojmë mbështetje në caktimin e një lokacioni për tër banorët e fshatit , ku do të ndihemi më të sigurtë . Ku mundë të vazhdojmë të jetojmë pa frikë për vehten dhe anëtarët e familjeve tona.

Tani ndihemi të rrezikuar dhe të friksuar shkaku i atmosferës së përherëshme luftarake në këte rajon.
Pasojnë firmosjet e banorëve të fshatit Luçan të cilët e mbështesin fuqishëm këte peticion . Na mbanë shpresa të kemi shpresë për një ditë më të mirë dhe një jetë njeriu më të mirë nga kjo që na është imponuar tani.
E çmojmë lartë dhe si të veçantë faktin nëse përfaqësuesi apo personi
i angazhuar pranë Ambasadës së Juaj për çështje të këtij lloji ta ndaj kohën e çmuar për caktim termini për pranim dhe njohtim të drejtëpërdrejtë nga ana e përfaqësuesëve legjitim të këtij fshati dhe përfaqësuesëve të pushtetit të vetëqeverisjes lokale të Komunës së Bujanocit. Inicijatore e peticionit: Bashkësia e fshatit Luçan, Kryesia e Bashkësis lokale.

———————–
E pashkëputshme është ndjenja jonë për të siguruar një emancipim normal, racional, e evropian të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Pozita e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është biseduar në kuptimin e prezantimeve tona por nuk ka qenë temë e negocimit. Gjithmonë dhe në çdo situatë kemi shtruar çështjen e shqiptarëve të Luginës, ka deklaruar ish presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu gjatë një interviste për Radiotelevizionin Presheva. Shqiptarët në Luginë duhet të gjejnë veten e vetë mirë, nuk janë njerëz të pa mencur dhe veprimet që bëjnë duhet të jenë përgjithësisht të jenë matura ka porositur ndër të tjera ish presidenti Fatmir Sejdiu .
————————————
Shërbimi këshill dhënës për qytetarët e Preshevës në Preshevë ofron ndihma të ndryshme juridike falas. Këto shërbime juridike bëhen me qëllim të realizimit të të drejtave të tyre në fusha të ndryshme si në ndihmë sociale, mbrojtje shëndetësore, shkollim e të ngjashme, ka theksuar kështu sot në programin e paradites Për Ju në Radiotelevizionin Presheva Enver Mehmeti, jurist i diplomuar. Sipas tij kjo zyrë funksionon falë donatorëve kryesorë të Bashkësisë Evropianë për mes Programit për Partneritete për Komunat dhe Qeverisë Zvecrane ndërsa ideatore e kësaj zyre është Adriana Hasani. Për 5 muaj që nga fillimi interesimi i qytetarëve ka qenë jashtëzakonisht i madh që janë evidentuar mbi 800 kërkesa të qytetarëve që janë bërë falas, potencon ai. Përparësi për ofrimin e këtyre këshillimeve juridike kanë gjithë qytetarët e komunës sonë e në veçanërisht rastet sociale.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch