Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 25 shtator 2012

RTP lajmet 25 shtator 2012

Ekipi i ndërmarrjes publike “ Moravica “ gjatë ditës së stome në fshatin Tërrnav ka punuar në mënyrë intensive për evitimin e defektit të rrjetit të kanalizimit fekal dhe atmosferik që është përgjatë rrugës Miratoc – Tërrnav. Drejtori i Moravicës, Naser Sadiku dhe ai fondit komunal, Burhan Emërllahu kanë inspektuar punimet dhe kanë kërkuar një përgjegjshmëri më të lartë nga punë kryesit , e sidomos nga organi mbikëqyrës i cili bënë lëshime në projekte të tilla. Sipas tyre këto defekte më pas po e dëmtojnë buxhetin. Ndërkohë kryeshefi i fondit ka dalë edhe mbi fshatin Tërrnav ku ka inspektuar ndërtimin e rrjetit shtesë të ujit të pijshëm. Ai edhe këtu ka vërejtur disa parregullsi të vogla, çka më pas ka kërkuar që ato të evitohet sa më shpejtë. Të gjitha lëshimet e punë kryesve e sidomos i organit mbikëqyrës të cilët firmosin për finalizimin e projekteve pa i kontrolluar ato , ka bërë që defekte të tilla të lajmërohen edhe pas disa viteve duke nxjerrë në shesh parregullsitë e shumta.

——————-

Për shkak të punimeve që janë duke u bërë në objektin e vjetër të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Praksa e Përgjithshme prej 50 punëtorësh dhe shërbimi i gjinekologjisë prej 20 punëtorëve janë bartur në objektin e ri të Shtëpisë së Shëndetit. Ka theksuar mbrëmë në emisionin ‘Studio e Hapur ‘drejtori i këtij institucioni shëndetësor Bujar Zylfiu. Ndërkaq mjekët që punojnë në shërbimin e shkollës janë transferuar në katin e dytë, në shërbimin e pediatrisë ndërsa shërbimi konsultativ i gjinekologjisë me automatizëm është vendosur në hapësirat e shërbimeve specialistike të oftomologjisë dhe psikiatrisë. Me këtë rast drejtori në fjalë nëpërmjet këtij emisioni ka kërkuar ndjesë publike nga pacientët e këtyre shërbimeve në rast se krijohet ndonjë tollovi e çastit nëpër korridore madje i luti gjithë pacientët që për shërbimet e tyre mjekësorë të vizitojnë vetëm mjekun e zgjedhur personal. Në fund ai luti gjithë qytetarët të cilët nuk kanë libreza shëndetësore ti rregullojnë ato e një herit të bëjnë edhe përzgjedhjen e mjekut personal. Në anën tjetër pritet që deri në fund të vitit 2012 të përfundohen punët në projektin e filluar të shërbimit të Maternitetit ka theksuar drejtori i këtij institucioni Bujar Zylfiu.

——————-
Qeveria e Serbisë, ditën e enjte duhet të marrë vendimin për emërimin e kryetarit të ri të Trupit Koordinues dhe sipas burimeve të JugPress-it ai do të jetë ministri i arsimit dhe zëvendës kryetari i Partisë Socialiste Zharko Obradoviq. Sic shkruan “JugPress”, në “lojë” ka qenë edhe ministri i drejtësisë Nikola Selakoviq, dhe për shkak të “ngarkesave që ka ai”, është vendosur që kryetar të zgjidhet Obradoviq. Në trupin Koordinues do të hyjnë edhe tre deputetët popullor nga Rrethi i Pcinjës, Riza Halimi (Koalicioni i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës), Miroljub Stojicic (SPS) dhe Dragan Nikoliq (SNS). Kryetar i deritanishëm ka qenë Milan Markoviq.
——————–
Kryetari i PD Nagip Arifi në një intervistë dhënë për RT ka potencuar se subjekti i tij do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të Këshillit nacional. Gjithashtu subjekti i tij është gati edhe për zgjedhjet parlamentare por në këto të fundit ata nuk u thirrën nga koalicioni i shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Arifi mes tjerash ka thënë se formimi i këshillit nacional është mbështet edhe atëkohë , kur ai bashkë me disa nga anëtarët tani më të PD-ës kanë qenë pjesë e Partisë për veprim demokratik. Kryetari i Bujanocit thotë se KNC dhe pushtetet lokale duhet të kenë bashkëpunim të ndërsjellët. Këshilli Nacional i shqiptarëve tani udhëhiqet nga Partia për Veprim Demokratik dhe Unioni Demokratik Shqiptarë.

——————–

Mbrëmë është varrosur Endrit Shahini, i aksidentuari i para një jave në afërsi të fshatit Turi, në magjistralen Bujanoc – Gjilan. Endriti mori plagë të rënda nga aksidenti i së martës (18 shtator) dhe ishte dërguar për trajtim të menjëhershëm në Nish në qendrën e neuropsikiatrisë. Endriti nuk arriti ti përballojë plagëve dhe pasi që ndërroi jetë, dje u bë edhe varrimi i tij në vendlindje, në fshatin Lluçan të komunës së Bujanocit. Ai ishte nxënës i klasës së pestë pranë shkollës fillore “Sami Frashëri” në Lluçan. Nderimet e fundit ia dhanë familja, shokët (nxënësit), arsimtarët dhe shumë banorë të këtij vendbanimi. I ndjeri Endrit Shahini në momentin e aksidentit ishte në makinën opel Corsa, e cila për arsye të panjohura doli nga rruga. Të shtrirë në spital janë edhe një grua M.SH. ( 38 vjeçare-drejtuese e automjetit) dhe fëmiu S.A. të cilët kanë lëndime më të lehta dhe nuk janë në rrezik për jetë.

——————–

Lëvizja për Bashkim është për ndryshimin e kufijve. Sipas tyre, duke i dhënë tri komunat e pjesës veriore të Kosovës, Kosova duhet të marrë tri komunat e Kosovës Lindore. Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku. ka thënë se në bisedimet e ardhshme në mes të Kosovës dhe Serbisë, në asnjë mënyrë çështja e Kosovës Lindore të mos mbetet e pa trajtuar. Sipas tij, padrejtësisht kjo çështje është heshtur edhe nga institucionet tona, edhe nga institucionet ndërkombëtare, e edhe nga Serbia. Klinaku ka thënë se çështja e tri komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan është e pashmangshme me tri komunat në Kosovën Lindore, prandaj edhe zgjidhjet duhet të gjenden në këtë situatë. “Mendoj që kërkesa e popullsisë shqiptare Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë është e ligjshme, është e drejtë dhe duhet mbështetur. Mirëpo, gjithmonë duhet të ketë parasysh mjetet me të cilat kryhet ajo dhe rrethanat në cilat kryhet. Në rrethanat të cilat jemi është shumë e vërtetë se bashkësia ndërkombëtare dhe faktorët relevantë këtu nuk pranojnë ta mbështesin një kërkesë të tillë. Mirëpo, nëse ne flasim për një zgjidhje të veriut dhe ajo zgjidhje të bëhet domosdo në kuadër të Kosovës, një zgjidhje reciprociteti mund të bëhet edhe për Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën, e cila do të relaksonte raportet Kosovë-Serbi dhe e cila në mënyrë paqësore të lëvizin ata kufij pa një efekt tjetër anësor. Pra, të përdoren rrugët ndërmjetme të cilat qojnë deri të lëvizja paqësore e kufijve”, ka theksuar Klinaku. Kreu i kësaj lëvizjeje thotë se shkëmbimi i territoreve si parim për Lëvizjen për Bashkim është krejt i papranueshëm. Sipas tij, shkëmbimi i territoreve është ai i cili bazohet në tokë, pasuri, pozitë gjeografike ose gjeostrategjike. “Botëkuptimi i ynë bazohet në njerëz dhe në vullnet të tyre, prandaj nuk mund të flasësh për shkëmbim të territoreve. Flitet për drejtë të njerëzve për të vendosur vetë, do të thotë për vullnet të tyre. Është rastësi që po ndodh: janë tri komuna në veri dhe tri komuna këndej. Kjo është vetëm rastësi, këtu s’ka shkëmbim të territoreve, ka vullnet të njerëzve”, ka thënë ai, transmeton KP.
———————
Shefi i ekipit negociator të Beogradit për bisedime me Prishtinën, Dejan Pavicevic ka deklaruar të hënën se me këmbimin e letrave me Komisionin Evropian, Serbia ka konfirmuar se pranon marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve (IBM). “Në përputhje me atë që është marrë vesh kryenegociatori paraprak Borislav Stefanovic, i kam dërguar letër përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton në të cilën kam konfirmuar se Qeveria e Serbisë e pranon protokollin teknik për menaxhimin e integruar të kufirit të cilin e kishte parafuar negociatori paraprak në emër të Qeverisë”, ka deklaruar kryenegociatori i ri serb për agjencinë Tanjug, raporton Koha. Ai ka shtuar se implementimi do të fillojë menjëherë me formimin grupeve të punës. “Përmes grupeve të punës do të përpiqemi që disa zgjidhje t’i ndryshojmë, t’i përmirësojmë dhe t’i bëjmë më pak problematike, përkatësisht më të pranueshme për Serbinë”, ka thënë Pavicivic.
——————–
Kryetari i Partisë Demokratike Serbe (DSS) Vojislav Koshtunica ka deklaruar se ndarja e Kosovës nuk është zgjidhje e mirë dhe se kjo ka qenë “arma” të cilën serbia e ka përdorë për mbrojtje të krahinës lidhur me të drejtën ndërkombëtare. “Kjo është zgjidhja më e keqe me dicka që me të vërtetë do të thotë mbrojtje të integritetit teritorial dhe sovranitetit të një shteti” ka thënë Koshtunica për Radio Televizionin e Serbisë.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch