Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 25 tetor 2012

RTP lajmet 25 tetor 2012

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc, të gjithë besimtarëve mysliman ua uron këtë ditë të begatshme, me dëshirën që në familjet e tyre të mbizotëroje paqja dhe lumturia. Festa e Kurban Bajramit , le të na shërbejë, në thellimin e respektit, , miqësisë dhe dashurisë për fëmijët tanë, familjen si institucion themel i ç’do shoqërie,ndihmën për ata që humbën më të dashurit e tyre e që sot në këtë ditë gëzimi ndjejnë mungesën më të madhe për bijtë e tyre dëshmorë. Kjo festë fetare , uroj qe tu shërbejë të gjithë besimtarëve, në ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit me njëri tjetrin, të jemi sa më human me ata që kanë nevojë dhe të rrugëtojmë të gjithë bashkë drejt sukseseve të reja. Gjithashtu falënderojmë bashkësinë Islame të Bujanocit që u solidarizua ndaj Organizatës tonë me tre krerë lopë për kurban bajramin ,që të ndahen familjarëve të dëshmorëve , invalidëve si she veteranëve që kanë kushte më të vështira të jetës së tyre, thuhet në urimin OVL-së në Bujanoc, kryetar Edmond Isufi.
—————–
SHOQATA E MUHAXHIRËVE” NË KOSVËN LINDORE URON KURBAN BAJRAMIN. Të gjithë besimtarëve islam të komunitetit shqiptarë kudo në botë “SHOQATA E MUHAXHIRËVE” në Kosovën Lindore ua uron Kurban Bajramin. Me shpresë dhe zotim që bajramin e ardhshëm shqiptarët si etnikum i tyre ta festojnë në shtetin unik shqiptar: “Tej Kosove me Toplicë e Çamëri Shqipëria është Një”.

Kryetar: i “Shoqatës së muhaxhirëve”, Reshat Avdiu.

—————

Kryetari I Shoqatës së prindërve, fëmijëve dhe të rinjëve me aftësi të kufizuara në Preshevë, isuf Sadriu u uron të gjithë qytetarët e Preshevës të fesë islame festën e Kurban Bajramit me shpresë që viti I ardhshëm të jetë më I begatë në të gjitha sferat.
—————-
Kryetari I Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa me bashkëpunëtor të tij sot kanë vizituar punët që janë duke u zhvilluar në fshatin Golemidoll për rekonsturimin e rrjetit elektroenergjetik të tensionit të ulët prej 220 voltësh për nevoja e shtëpive të banimit. Ky project është pritur për një kohë të gjatë për tu realizuar madje rrjeti në fjalë ka qenë prej shtyllave të drurit rrjet elektrik I tensionit monofaz që tani vendoset sistemi trefazor prej shtyllave të beton që shërben edhe për ndriçimin e rrugëve në këtë fashat. Projekti në fjalë ka kushtuar rrethë 6 milion dinarësh I financuar nga Buxheti Komunal, ptencon kryetari I komunës. Talat Etemi, kryetar I kryetar I bashkësisë Lokale Leran shprehet mjaft I kënaqur në realizimin e këtij projekti. Projekti në fjalë pritet të përfundojë shumë shpejtë.
—————–
Partia Demokratike Shqiptare është duke vazhduar zgjedhjet në të gjitha organet e saja me rastin e kuvendit të 5-të zgjedhor të saj. Partia demokratike Shqiptare gjatë ditës së djeshme ka vazhduar aktivitetet e saja zgjedhore në nëndegën e fsh. Norçë dhe Tërrnavë, ku si pika të rendit të ditës ishin: Organizimi i Kuvendeve të nëndegës (zgjedhja e kryetarit, anëtarëve të kryesisë )
Propozimet për listën e delegatëve për Kuvendit e 5-të zgjedhor të PDSH-së.

Propozimet për anëtar të Këshillit qendror nga Lista e delegatëve për Kuvendin e 5-të zgjedhor të Për Kryetar të nëndegës nga fshati norçë u zgjodh z. Ragmi Rexhepi activist I dalluar dhe ish kryetar I forumit rinor të Partisë Demokratike Shqiptare. Poashtu nga kjo nëndegë u plotësua lista e delegatëve të kuvendit të 5-të zgjedhor të PDSh-së në përbërje prej katër anëtarëve, nga të cilët dy prej tyre u përcaktuan për Këshillin Qendrorë të PDSH-së. Të pranishëm në mbledhje ishin komisioni zgjedhor I PDSH-së, anëtar të Kryesisë Qendrore si dhe Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa. Në fund të takimit, delegatët e nëndegës së fsh Norçë mbështetën listën me nënshkrime për rizgjedhjen e z. Ragmi Mustafa në detyrën e Kryetarit të PDSH-së. Mbledhja e kuvendit të nëndegës vazhdoi në fsh. Tërrnavë kun ë mënyrë masovike kishin daluar anëtarët e PDSH-së nga ky fshat. Mbledhjen e hapi kryetari i nëndegës z. Rabit Rexhepi I cili shpalosi rendin e ditës ku njëzëri nga të gjithë pranishmit u miratua. Poashtu u bë përzgjedhja e anëtarëve të kryesisë së nëndegës ku për kryetar u zgjodh Valon Arifi, I cili do të udhëheq këtë nëndegë në periudhën e ardhshme katër vjeçare. Si pika tjera të rendit të ditës ishin edhe caktimi I delegatëve për kuvendin e 5-të të PDSH-së i cili do të mbahet gjatë muajit nëntor, ku nëndega e PDSH-së nga fsh.Tërrnavë do të përfaqësohet me katër delegat në Kuvendi e subjektit, dy prej të cilëve u propozuan për Këshillin Qendrorë.
7. Shoqata e të shpërngulurve nga Lugina e Preshevës, “Vatra” kërkon që në agjendën e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të futen edhe kërkesat e popullatës së Luginës. Kryetari i Shoqatës “Vatra”, Sejdulla Kadriu, është pritur nga sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Ibrahim Makolli, i cili ka theksuar se AKR-ja do të angazhohet që çështja e shqiptarëve të Luginës të rregullohet gjatë bisedimeve me Serbinë. Makolli tha se edhe të drejtat e shqiptarëve të Luginës duhet të respektohen ashtu siç ndodh me minoritetet në Kosovë, të drejtat e të cilave garantohen me Kushtetutë. Shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdimisht janë ankuar se të drejtat e tyre nuk po respektohen aq sa duhet dhe kërkojnë që kjo çështje të shtrohet gjatë dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

—————

Ka përfunduar mbledhja e kreut shtetëror serb në të cilën është shqyrtuar versioni punues i platformës për Kosovën. Pas takimit nuk ka pasur deklarata e nuk do të ketë as kumtesë. Takimi ka zgjatur rreth një orë, ndërsa të pranishmit nuk kanë dhënë deklarata për mediat. Pjesëmarrësit e takimit kanë marrë dokumentin me shenjën “sekret shtetëror”, i cili është pikë fillestare për platformën re për Kosovën. Gjatë ditëve në vijim për të do të jepen vërejtje e propozime për dokumentin, ndërsa takimi i ardhshëm kreut serb pritet në javën që vjen, transmeton B92. Jo zyrtarisht merret vesh se në platformë janë paraqitur disa model edhe se ajo do të hartohet deri në fund të muajit. Sipas mediave serbe, në takim kanë marrë pjesë presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, kryeministri Ivica Dacic, zëvendëskryeministri Aleksander Vucic, shefi i Zyrës për Kosovën, Aleksander Vulin, nënpresidentja e qeverisë për integrime evropiane, Suzana Grubjesic dhe ministri i Jashtëm, Ivan Mrkiq.

————–

Serbia i kërkon Qeverisë shqiptare dhe ministrit të Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti që të rinumërojë dhe të japë numrin e saktë të minoritetit serb në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga burime të brendshme të Ministrisë së Jashtme, kurse kërkesa e Serbisë është bërë gjatë takimit me dyer të mbyllura që kanë zhvilluar dy ministrat e jashtëm, Panariti dhe Mrkic, njofton “Shekulli”. Gjatë bisedës së dy kryediplomatëve, Mrkic i ka shprehur Panaritit pakënaqësinë e qeverisë serbe sa i përket censusit të fundit të zhvilluar në Shqipëri, që nxjerr minoritetin serb në Shqipëri me 0.002 %, ose 258 banorë.

———-

I gjithë rajoni i Ballkanit gjatë fundjavës do të përfshihet nga moti i ftohtë dhe vende vende edhe nga reshjet e para të borës. Reshjet e borës pritet të regjistrohen edhe në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe rajon në pjesët e larta malore, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se reshjet do të jenë në vendet me lartësi mbidetare prej 2 mijë metrave. Institutit për Hidrometeorologji në Shkup gjatë tre ditëve ka paraparë mot me diell dhe temperatura mbi 25 gradë celsius. Ndërsa nga dita e shtunë pritet ndryshimi i motit dhe rikthimi i të ftohtit, Ballkani pritet të jetë nën ndikimin e një mase të ftohtë ajrore, e cila do të sjellë reshje shiu dhe bore dhe rënie të ndjeshme të temperaturave.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch