Home » Lajme » RTP lajmet 26 dhjetor 2011

RTP lajmet 26 dhjetor 2011

Marrëveshja për lëvizjen e lirë, e arritur në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, që sot ka nisur të zbatohet. Makinat që nga Serbia futen në Kosovë, do të paguajnë sigurim prej 60 eurove, i cili do të jetë i vlefshëm për 15 ditë. Zëvendësministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se nuk pret probleme për zbatimin e marrëveshjes. Sipas tij, kur është fjala për njerëzit, kalimi i kufirit do të bëhet me letërnjoftim ose përmes një “dokumenti për hyrje-dalje” me kohë të caktuar validiteti. Ndërsa për automjetet me tabelat ‘KS’ po ashtu do të vlejë “dokumenti për hyrje-dalje, që do të thotë se kalimi është plotësisht i lirë”. Sa u përket automjeteve me tabelat me mbishkrimin Republika e Kosovës (RKS), është e domosdoshme që, si deri më tani, të nxirret tabela ‘provuese’, sepse këto tabela nuk pranohen nga ana e Serbisë, ndërsa shenja ‘KS’ ka pasur neutralitet ndaj statusit- ka shpjeguar Dacic. Ndërsa, ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë se që sot do të paguhet sigurimi për makinat që nga Serbia futen në Kosovë, duke shtuar se kjo masë nuk do të zbatohet momentalisht edhe në veri të Kosovës, meqë tash për tash nuk ka kushte për këtë. Rexhepi vlerëson se kjo zgjidhje nuk është e mirë, sepse vozitësit do të paguajnë shuma të mëdha të sigurimeve, por – siç ka thënë ai – Serbia ka insistuar në këtë zgjidhje.
———————————-
Marrëveshja e lëvizjes së lirë e arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka filluar së zbatuari që nga sot. Për një hyrje prej sot në Kosovë, qytetarët duhet të paguajnë poicën kufitare, në vlerë prej 60 euro për automjetet, e cila është valide për 15 ditë. Për këtë gjë ata që do të pësojnë më tepër do të jenë pikërishtë shqiptarët e Luginës së Preshevës, nga të cilët ka ardhur edhe reagimi i tyre. Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, thotë se shqiptarët e Luginës së Preshevës, çdo herë në çdo momentë kanë mbështetur Kosovën, kurse tani nga qeveria e Kosovës nuk meritohet ky trajtim që është duke e bërë. Mustafa, gjithashtu thotë se edhe Republika e Shqipërisë deri vitin e kaluar ka pasur regjim të vizave për qytetarët e Serbisë, mirpo qeveria shqiptare ka bërë përjashtimë për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, ku në asnjë rast nuk ka kërkuar viza për shtetasit shqiptarë të Serbisë, por vetëm për serbët. Edhe në pikën kufitare me Kosovën në Muçibab, edhe pse pagesa për automjetet është shumë e lartë, ata janë të detyruar që ta bëjnë pagesën, pasi që patjetër është të udhëtohet për në Kosovë. Qytetarët thonë se asnjëherë nuk e kanë pritur se qeveria kosovare do ti shpërblejë qytetarët e Luginës së Preshevës në këtë mënyrë. Mirpo, Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, sot ka pasur biseda me shumë deputet të parlamentit të Kosovës, dhe me përfaqësues të qeverisë së Kosovës, nga të cilët është kërkaur që të hiqet e tërë pagesa për shqiptarët e Luginës së Preshevës, kurse kjo ka mbetur që të rishikohet. Qytetarët që me automjetet e tyre hyn në Kosovë, nëpërmjet pikës kufitare në Muçibabë, pagesën e policave kufitare mund ta bëjnë në kufi, ndërsa nuk vlenë e njëjta gjë edhe për qytetarët e Kosovës që hynë në Serbi. Gjithë qytetarët qofshin serb apo shqiptarë të Kosovës, me dokumente të institucioneve të përkohshme të Kosovës apo të Republikës së Kosovës, duhet që hyrje daljet për në Sërbi ti kryejnë nëpërmjet pikëkalimit kufitar në Konçul, pasi që nëpërmjet Depcës nuk do të mund të lejohen të hyjnë në Sërbi.
———————–
Festat e vitit të ri dhe pushimet e bashkëatdhetarëve tanë kanë shtuar fluksin në vendkalimet kufitare në drejtim të hyrjes së Serbisë dhe në dalje drejt Maqedonisë. Policia kufitare për të përballuar këtë fluks të madh, ka hapur në vendkalimin kufitar të Preshevës deri në 5 sportele, ku pritet jan deri në dy orë. Pjesa e madh e pasagjerëve janë nga ata që janë të punësuar në shtetet e Evropës Perëndimore dhe tani i drejtohen vendlindjes.
———————
Komisariati I Lidhjes së sindikatës së pavarur në Preshevë në prag të fund vit ka realizuar takim me përfaqësuesit e sindikatës. Shaban Ramadani komisar i LSP, gjatë këtij takimi me karakter festiv ka konsideruar se ky vit ka qenë tepër I vështirë. Ndërkaq ai është ndalur edhe në zhvillimin e aktiviteteve sindikale, që kanë për qëllim përmirësimin e pozitës sociale- ekonomike të punëtorëve. Sipas tij në garat e LSP janë arritur rezultate të mira në nivel komunal. Ai gjithashtu ka uruar për këtë fund vit duke shpresuar që 2012-ta të jetë një vit më I favorshëm për punëtorët. Ndërkaq në fund Shaban Ramadani në emër të Komisariatit ndau disa dhurata modeste
—————–
Për dy ditë rresht janë mbajtur punimet e sesionit shkencor të Tribunës shkencore, në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica” mbi dasmën shqiptare rreth 20 referues vendor dhe mysafirë, studiues nga gjitha trojet etnike shqiptare, nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Nën organizimin e Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është mbajtur sesioni shkencor i Tribunën me temë : “Dasma Shqiptare në Preshevë e rrethinë, dikur dhe sot. Në kuadër të konferencës është organizuar edhe shfaqja me po të njejtën temë ku është kënduar dhe luajtur siç e ka tradita në Preshevë dhe rrethinë. Grupi I orkestrës dhe disa këngëtarëve preshevarë kanë performuar këngë vendëse. Ndërsa grupi I çiftelive me dy këngë dasmash kanë rikujtuar traditën shumëvjeçare të Karadakut të Preshevës ku është kënduar me çifteli, fyll dhe kavall. Edhe grupi i zurlave dhe daulleve si dhe grupi i valltarëve kanë luajtur vallet e burrave të Preshevës me rrethinë ashtu siç është luajtur dikur.
——————–
Në ambientin e Shtëpisë së Kulturës Abdulla Krashnica, forumi rinor islam ka organizuar javën e librit islam. Në këtë aktivitet lexuesit mund të gjejnë libra fetare islame që përmbajnë tema shkencore. Sipas Fikret Limanit kryetar i forumit rinor islam ky është një prej aktiviteteve të rralla dhe të para në komunën e Preshevës, pasi që në komunën tonë asnjëherë nuk ka pasur aktivitete të tilla sa i përket librave fetare islame. Sipas Fikret Limanit interesimi i qytetarëve ka filluar të vërehet dhe java e librit islam do të zgjas deri të enjten më 29 dhjetor të këtij viti.
———————–
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së fton qytetarët që që të marrin pjesë në protestën që do të mbahet më datë 28.12.2011 e mërkurë në ora 13.00 para ambasadës së Zvicrrës në Prishtinë në mbështetje të ish ushtarit të UÇK-së dhe UÇPMB-së. Protesta ka për qëllim që ta ndaloj ekstradimini e ish ushtarit të UÇK-së dhe UÇPMB-së Shemsi Nuhiut nga Presheva në Serbi të akuzuar për gjoja krime të luftës në Gjilan gjatë vitit 1999. Protesta do të organizohet nga Shoqata “Vatra” në bashkëpunim me OVL të UÇPMB-së. Ardhja juaj do të kontriboj në qëllimin tonë për mos ekstradimin në Serbi të ish ushtarit të Lirisë, thuhet kështu në njoftimin e OVL të UÇPMB-së.
——————-
Pushimi i gjysmëvjetorit të parë në shkollat fillore dhe ato të mesme fillon ditën e premte, me 30 dhjetor, dhe nxënësit në bankat shkollore do të kthehen me 16 janar. Dita e fundit në shkollë për gjysmëvjetorin e parë do të jetë me 30 dhjetor, ku për shkak të festave edhe zyrtarisht me 4 janar i fillon pushimi. Pas pushimit dimërorë, nxënësit do të kenë pushimin pranveror i cili fillon me 9 prill dhe zgjat deri me 16 prill.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch