Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 26 Dhjetorë 2013

RTP lajmet 26 Dhjetorë 2013

Shoqata Humanitare Lugina e Preshevës ndanë ndihma për 26 familje në Preshevë dhe Bujanoc

 

Në prag të festës së vitit të ri Shoqata Humanitare Lugina e Preshevës me seli në Zvicërr në bashkëpunim me Qendrën Humanitare në Preshevë dje kanë shpërndarë ndihma me gjëra ushqimore për familjet me kushte të rënda ekonomike.

Për disa nga këto familje është vetëm kjo shoqatë që u del në ndihmë, andaj ndjehen falënderues për këtë bamirësi. E për kryefamiljarin Destan Mehmeti këto ndihma ua lehtësojnë sado pak gjendjen e vështirë që kanë,por për të e rëndësishme do të ishte një shtëpi e re.Përfaqësuesi i Shoqatës humanitare Lugina e Preshevës në Zvicërr  Shaip Bajrami për Radio Televizionin Presheva theksoi se të gjithë mërgimatërt shqiptarë kanë kontribuar për ti ndihmuar familjeve me gjendje të vështirë financiare.Për pesë vite me radhë Qendra Humanitare në Preshevë dhe Shoqata humanitare Lugina e Preshevës në Zvicërr organizojnë shpërndarjen e  ndihmave për jetimët dhe familjet me gjendje të rëndë ekonomike.Shoqata Humanitare Lugina e Preshevës në Zvicërr është themeluar në vitin 2006,që nga ai vit kjo shoqatë ndihmon familjet  me kushte të vështira financiare në Luginë të Preshevës.

 

—————————————

 

Gjatë ditës së enjte një pjesë e qytetit përsëri pa ujë

 

Përderisa ditë më parë është evituar defekti  në gypin kryesor  që furnizon një pjesë të qytetit me ujë,gjatë ditës së  djeshme  përsëri shfrytëzuesit e ujësjellësit të Zhunicë kanë mbetur pa ujë. Gjatë ditës së djeshme pak metra më poshtë se ku ishte defekti ka ndodhur përsëri një defekt  tjetër i madh. Drejtori i Ndërmarrjes publike Moravica Naser Sadiku thotë se këto defekte janë si pasojë e instalimit të gabuar të ujësjellësit ku është bërë për herë të parë në Preshevë.Për Radio televizionin Presheva drejtori Naser Sadiku tha se deri në mbrëmje do të tentohet te kthehet gjendja me ujë të pijshëm.

 

 

—————————————————

Policia belge i ka sekuestruar një çifti shqiptarësh një sasi parash prej 220 000 eurosh. Prej këtyre, 120 000 ishin mbyllur në një qendër tregtare nga bashkëshortja e të shumëkërkuarit, Arjan Shabani.Rojet e sigurisë së kësaj qendre gjetën në një çantë shumën e parave dhe pas kësaj lajmëruan menjëherë policinë.Në këtë qendër tregtare gjenden rafte të ndara, ku çdokush mund të mbyllë sende personale. Pas 10 orësh, sirtarët hapen automatikisht.Forcat e policisë pasi janë vënë në dijeni për çantën me euro, e kanë rivendosur aty ku ishte për të parë se kush do të vinte për ta marrë.Për të marrë çantën ka shkuar bashkëshortja e Arjan Shabanit, të cilës iu gjetën edhe 100 000 euro të tjera në një llogari bankare.Tashmë gruaja ndodhet në qeli dhe akuzohet për pastrim parash. Ka të dhëna se paratë vijnë nga aktiviteti kriminal. Dyshohet se paratë janë fituar nga trafikimi i drogës nga ana e Shabanit.

——————————————

Deputeti nga radhët e DSS së Vojisllav Koshtunicës, nga Mitrovica, Marko Jakshiq dhe deputeti i pavarur, Borisllav Peleviq kanë paralajmëruar padi ndaj kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes së Brukseli.Jakshiq e Peleviq kanë paralajmëruar padi edhe ndaj kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, nëse brenda 10 ditëve nuk i shpall zgjedhjet lokale në Kosovë. Ata paraprakisht kanë ftuar kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, që t’i shpall zgjedhjet lokale n ë Kosovës.“Do të bëjmë padi penale kundër kryetarit të qeverisë, Ivica Daçiq,, për shkak se e ka shkelur Kushtetuën dhe rendin kushtetues dhe ka që ka bërë tradhti nacionale. Në këtë hap na shtynë detyra patriotike e deputetit, sepse askush nuk ka të drejtë ta shes vendin, pasurinë dhe territorin në të cilin jemi lindur dhe jetojmë”, ka thënë Jaksiq në një takim me gazetarë.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch