Home » Lajme » RTP lajmet 26 janar 2012

RTP lajmet 26 janar 2012

Nga aksionet e Telekom Srbija deri kah mesi i muajit prill, qyetetarët do të marrin nga 59 euro, njofton e përditshmja “Blic”. Sipas saj, të gjithë ata që kanë të drejtë për aksionet pa pagesë, do të marrin nga një aksion. Qytetarët deri më tani kan marrë aksionet si vijon1700 dinarë nga Fondi aksionarpesë aksione të NIS që sot kanë vlerë 2.925 dinarë dhe  Aksionet e aeroportit në vlerën prej 498 dinarëNdërsa në periudhën në vijimqytetarët presin të marrin këto aksione, një aksion nga Telekomi 59 euro, aksionet e EPS prej 150 euro (e vlerësuar) dhe shtatë aksionet nga fondi Aksionar me vlerë të përgjithshme prej 3.850 dinarë.

——————–

Deputetët e Kuvendit parlamentar të Këshillit të Evropës miratuan në Strasburg rezolutën me të cilën Beogradi dhe Prishtina ftohen të vazhdojnë dialogun dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri tash.Në rezolutën e miratuar me 90 vota për, tri kundër dhe tri abstenime, vlerësohet se Serbia ka arritur progres të konsiderueshëm në shumë fusha, por që disa probleme kyçe kanë mbetur edhe më tutje të pazgjidhura, shkruan gazeta serbe, Blic. Pos reformave në gjyqësi, anti korrupsion, ligjin zgjedhor, lirinë e mediave e të tjera, Beogradit i kërkohet të zbatojë plotësisht edhe të drejtat e pakicave, veçmas të romëve. Në këtë pikë kërkohet edhe avancimi i statusit të pakicave, shkruan kjo gazetë

 ——————–

Rezoluta 1244 është sjellë në vitin 1999, ndërsa që atëherë koha nuk ka ndalur. Atë e ka sjellë KS i OKB-së dhe nuk është në fuqi të Serbisë që të vendosë rreth saj. Kështu ka deklaruar ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Wolfram Maas. “Gjërat duhet të shihen në kontekst. Rezoluta 1244 është sjellë në vitin 1999, ndërsa që atëherë koha nuk ka ndalur. Gjermania e ka njohur Kosovën, ndërsa më pas gjithnjë e më shumë vende. Çështja nëse Serbia duhet të heqë dorë nga rezoluta nuk qëndron, sepse atë e ka sjellë Këshilli i Sigurimit dhe nuk është në dorë të Serbisë që të vendosë për të”, ka thënë Maas, ndërsa transmeton Blic. Sipas tij, nuk ka kushte të reja për Serbinë, porse Beogradi duhet t’i përmbushë kushtet që janë vendosur më parë. “Nuk ka rrezik që autoritetet në Beograd të përballen me kërkesa të reja, nëse i përmbushin ato që kërkohen tash”, ka thënë ambasadori, duke shtuar se nuk e ka parë planin katërpikësh të presidentit serb, Boris Tadic, rreth Kosovës

 

RTV Pesheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch