Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 26 korrik 2012

RTP lajmet 26 korrik 2012

Në vendkalimin kufitarë ndërmjetë Preshevës dhe Kosovës në Muçibabë, është rritur numri i udhëtarëve që hynë në Kosovë. Rradhët e gjata të pritjes për qytetarët janë të detyruar të presin edhe përkundër vapës së madhe. Qytetarët prapa kamerave akuzojnë autoritet kosovare për procedura të shumta që kërkojnë, duke legjitimuar në kompjuter si pasaportat e udhëtarëve, automjetet, ashtu polisat e sigurimit. E kur të njejtët udhëtarë për vendkalimin kufitarë Muçibabë, presin deri në 1 orë, të njëjtët në pjesën serbe nuk presin as 1 minutë, kjo me siguri bëhet pasi autoritet serbe procedurat e kontrollit në pjesën e tyre e kanë më të thjeshtë.

———————

Dinari sot do të ketë vlerën më të ulët duke pësuar rënje prej 0.6%, kështu që kursi mesatar do të ketë vlerën prej 118.553 dinarë për një euro, cka është vlera më e ulët e dinarit kundrejt euros. Dinari sot ka shenuar vlerën rekord më të ulët që nga paraqitje e euros.

————————–
Paratë e arkës së shtetit për rroga e pensione mjaftojnë vetëm për gushtin. Qeveria e re trashëgon nga paraardhësja ekonominë e shkatërruar. Cilin nga premtimet e mëdha të fushatës do të mund ta mbajë qeveria e re? Kandidati për ministër i Financave dhe Ekonomisë së Serbisë, Mladan Dinkic, njoftoi se në buxhetin serb ka para për të paguar vetëm pagat dhe pensionet deri në muajin gusht. Qeverisë për këtë arsye do t’i duhet të marrë hua të tjera. Dinkic tha se paratë për këtë qëllim ndoshta do të merren nga kreditë për investimet. Planifikohet që një pjesë e kredisë ruse për hekurudhat, që arrin gjithsej vlerën 800 milionë, të kalohet në buxhet. Ai tha se do të kërkojë që një pjesë e fondeve të marra nga FMN-ja të kalojë gjithashtu për nevojat e buxhetit. “Qeveria e vjetër i ka lënë trashëgim qeverisë së re në sferën ekonomike financa publike të shkatërruara, një duzinë institucionesh të panevojshme dhe shumë zgjidhje të këqija ligjore,” thekson për DW Aleksandar Stefanovic, i qendrës për Tregun e Lirë. Të dhënat që në buxhetin për paga dhe pensione ka para vetëm deri në gusht, tregon se në pjesën e parë të vitit është harxhuar shumë më tepër nga çka qenë e mundur realisht, thotë Stevanovic. Pra sikur qeveria e re të donte të ishte e arsyeshme, do të duhej të thoshte se Serbia është në prag të bankrotit, se kemi shpenzuar më shumë nga ç’e kemi patur të mundur dhe për ne do të bëhet edhe më keq, nëse vazhdojmë në këtë rrugë. Kjo do të thotë se i vetmi opsion për Serbinë është të kursejmë. E thënë më saktë, jo të gjithë, sepse njerëzit, që punojnë në sektorin privat kursejnë prej kohësh, por që njerëzit, që punojnë në sektorin shtetëror dhe kanë të ardhura nga shteti, edhe ata duhet të ndajnë fatin me pjesën tjetër të shoqërisë.
——————-
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, nuk do të takohet me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Nga kabineti i kreut të shtetit serb, kanë mohuar deklarimet e mediave të Kosovës se në shtator në New York, në kornizat e takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, do të takohet Nikolici me Jahjagën. Kreu shtetit serb, pas formimit të qeverisë së re do të kërkojë formimin e një grupi punues për Kosovën, pjesë e të cilit, pos politikanëve, do të jenë klerikët dhe serbët e Kosovës.“Është e vërtetë se presidenti do të jetë në shtator në New York, por takim nuk do të ketë, sepse presidenti dëshiron që para çdo bisedimi në Serbi të arrihet konsensusi për çështjen e Kosovës”, thuhet në deklaratë.

—————–

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe se kjo është vetëm një ëndërr e Serbisë.“Ndarja e Kosovës është një ëndërr e parealizueshme e Beogradit, e shuar vitin e kaluar më 25 korrik, kur institucionet e Kosovës kanë marrë kontrollet e pikave kufitare”, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi në një intervistë për Dojce Velen, transmeton RTK. Ai ka shtuar se Kosova është unike dhe me integritet territorial të paprekshëm, ndërsa pretendimi për të ndryshuar kufirin e Kosovës sipas Thaçit, është i rrezikshëm për gjithë paqen dhe stabilitetin në rajon.
RTV Presheva

One Response

  1. MENDU thotë:

    tung tv presheva a keni mundesi ti forconi valet tuaja ose te vendosni ndonji trasmetues ne fsh. miratoc qe tju shikojme me bukur klm nga mateci kumanove pergjigjen dergone ne facebook ne kete adres. mendu-27@live.com

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch