Home » Lajme » RTP lajmet 26 mars 2012

RTP lajmet 26 mars 2012

Manifestimi tradicional kulturo – sportiv “Flakadani Karadakut”, sot është mbyllur me homazhe në kompleksin memorial të dëshmorëve ku pushon edhe trupi i komandant Mjekrës . Familjarë, bashkëluftëtarë, veteran të luftës dhe shumë qytetarë nga Lugina me një minutë heshtje kanë nderuar veprën e dëshmorit Nijazi Azemi. Ndërkohë një delegacion nga Lugina dhe disa nga bashkëluftëtarë të Komandant Mjekrës kanë qëndruar në konakun e babait të dëshmorit Ramush Azemi. Në këtë Odë u thanë shumë merita dhe fjalë trimërie për komandant Mjekrën për veprën dhe idealin e tij për bashkimin e trojeve shqiptare. E me këtë krenar është edhe prindi i Mjekrës Ramushi , i cili nga kjo odë burrash tha se amanetit i dëshmorëve nuk po merret në konsideratë, bile sipas tij politikanët po pengojnë edhe lëvizjen në mes nesh , duke kuptuar taksën dhe pasaportën që po e kërkojnë polica e Kosovës. Por ai mbete optimistë se gjeneratat e reja duhet ndjekur rrugën e bashkimit . Për veprën e Nijazi Azemit folën edhe Muharrem Xhemajli Kryetar i OVL – se UÇK-së dhe Xhavit Jashari kryetar i shoqatës së familjeve të dëshmorëve të UÇK-së të cilët ishin shumë kritik ndaj spektrit politik shqiptarë në përgjithësi. Ndërsa Mustafë Shaqiri ish komandant i Zonës Operative të Preshevës dhe Ramadan Ismaili kryetar i OVL-së së UÇPMB-së thanë se qytetarët e Luginës duhet që çdo përvjetor të jenë në Viti , për të nderuar veprën e komandant Mjekrrës. Nijazi Azemi komandant Mjekra ra heroikisht në vijën e parë të frontit në fshatin Kurbali. Nijaziu ishte pjesë aktive e demonstratave të 28 marsit të viti 1989 , dhe më pas me të filluar lufta e UÇK-së ai iu bashkëngjitë brigadës ,,BEDRI SHALA ,, , ku dhe mori pjesë në betejën e lavdishme tl thyerjes së kufirit shqiptaro – shqiptarë në Koshare. Pas përfundimit të luftës së Kosovës , Nijazi Azemi kthehet në vendlindje me krenarinë e një çlirimtari , por me brengën se pjesët tjera të vendit ishin ende nën robëri dhe vuanin nga okupimi serb, dhe ai menjëherë iu bashkëngjitë UÇPMB-së .

—————–

Për më pakë se katër ditë, Partia Demokratike në krye me Nagip Arifin, ka grumbulluar gjithsej 1600, nënshkrime nga 1230 sa janë të nevojshëm sipas ligjit, për dorëzimin e listës prej 41 këshilltarëve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 6 maj. Partia Demokratike tashmë i ka kryer të gjitha procedurat ligjore për pjesmarrje në zgjedhjet lokale të komunës së Bujanocit, ndërkaqë, me kohë është deklaruar se nuk do të merrë pjesë në zgjedhjet parlamentare duke ftuar edhe simpatizantët por edhe popullatën në përgjithësi që ti bojkotojnë zgjedhjet parlamentare, për ti dhënë rëndësi zgjedhjeve lokale aty ku sipas PD-së është interesi i popullatës shqiptare. Kryetari i PD-së Nagip Arifi, falënderoi simpatizantët e tij dhe shtoi se, “zgjedhjet lokale janë ato ku duhet të fokusohemi dhe ti japim rëndësi të madhe, sepse, ne këtu jetojmë dhe këtu duhet ta ndërtojmë ardhmërinë tonë.

————————
Partia për Veprim Demokratik ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për listën zgjedhore për 41 kandidatët e mundshëm për këshilltarë pranë kuvendit komunal në Bujanoc si dhe për deputet të mundshëm në parlamentin e Serbisë. Ragmi Mustafi, përfaqësues i Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc deklaroi për titullin, se ecuria e mbledhjes së nënshkrimeve është duke shkuar sipas dinamikës së paraparë dhe beson se do të mblidhen nënshkrimet para afatit të paraparë. “PVD ka nisur edhe mbledhjen e nënshkrimeve për koalicionin e shqiptarëve të Luginës, gjithashtu edhe partnerët e këtij koalicioni do të bëjnë punën e tyre në grumbullimin e nënshkrimeve të nevojshme. Mbështetja për grumbullimin e nënshkrimeve do të vazhdoj edhe ditëve tjera”, tha Mustafi. Portali ka vizituar qendrën e mbledhjes së nënshkrimeve në shtëpinë e kulturës në Bujanoc dhe sipas drejtuesve mbledhjes së nënshkrimeve deri në orën 14h PVD ka grumbulluar afro 170 nënshkrime. Sipas rregullores çdo këshilltarë i mundshëm për kuvendin komunal duhet të grumbulloj më së paku 30 nënshkrime, ndërsa për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare nevojiten 10 mijë nënshkrime. Afati i fundit për dorëzimin e nënshkrimeve nga subjektet politike është 15 prilli
——————-
Aleanca ushtarake më e fuqishme e planetit, NATO ka tronditur kryeministrin Berisha me dy raporte konfidenciale, ku shpreh shqetësimin për shitjen e sekreteve të aleancës nga autoritetet shqiptare tek shërbimet sekrete serbe dhe ruse. Zyra përgjegjëse e NATO për Koordinimin Global të Sigurisë, e ashtuquajtur NOS, i ka dërguar dy raportet kryeministrit Berisha, ku, ndër të tjera, kërkohen edhe sqarime për rrjedhjen e informacioneve sekrete të NATO-s nga autoritetet shqiptare, përkatësisht nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Jashtme, nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pranë Kryeministrisë apo nga përfaqësuesit shqiptarë në NATO. Të njëjtat burime sqarojnë se edhe ndryshimi i shumëdebatuar i varësisë së Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka ardhur si reflektim i kryeministrit ndaj shqetësimit të aleancës për rrjedhjen e informacioneve. Kryeministria ka akuzuar ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, dhe ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, si personat përgjegjës për rrjedhjen e informacioneve sekrete të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

————–

Vazhdimi i dialogut me Kosovën është një nga kushtet tashmë të ditura për Serbinë, në mënyrë që ky vend të marrë datën e fillimit të negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kështu ka deklaruar shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian për Serbinë Vensan Dezher për agjencinë serbe të lajmeve Beta. Dezher ka shtuar se me dhënien e statusit të kandidati për Serbinë është bërë një hap i madh, por sipas tij, Serbia duhet vazhdojë edhe më tej dialogun me Kosovën në mënyrë që të marrë dhe datën e fillimit të negociatave. Temat e radhës në dialogun me Kosovën do të jenë energjetika dhe telekomunikacioni. Dezher tha gjithashtu se Serbia duhet të respektojë dhe përmbush, mes tjerash, tashmë marrëveshjet e arritura.

———————

Serbia nuk do ta marrë datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE nëse nuk merr hapa për zhbërjen e strukturave paralele në veri të Kosovës dhe të përmbush plotësisht të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun teknik, sidomos marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të kufijve. Kështu ka thënë për gazetën ”Blic” të Beogradit eksperti britanik për Ballkanin, Jan Basnkroft.

———————

Nën organizimin e OKF në Preshevë dhe në bashkëpunim me klubin e shahut Presheva, është mbajtur turiniri në shah “Presheva 2012”. Në këto gara pjesëmarrja ishte e lartë dhe interesimi i garuesve ishte mjaftë i madhë, ndërsa sekretari të OKF Armend Ibrahimi thotë së në gara morën pjesë 20 garues. Garat në këtë turnir u zhvilluan sipas sistemit zvicërran. Garat janë mbajtur në klubin e shahut Presheva, ndërsa edhe viteve të ardhshme do të organizohen gara në shah. Të gjithë garuesit në këto gara ishin nga komuna e Preshevës, pasi që ndryshe janë edhe gara komunale në shah.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch