Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 26 Mars 2013

RTP lajmet 26 Mars 2013

Këshilli komunal ka mbajtur mbledhjen e rregullt

 

Këshilli Komuna në Preshevë ka mbajtur mbeldhjen e vetë të rregullt me çrast anëtarët present shqyrtuan dhe miratuan pikat të cilat kishin të bënin me raportin e punës dhe ato financiare të instituciove ku themelues është Kuvendi Komunal.

 

Në mbledhjen e mbajtur sot të Këshillit Komunal në Preshevë anëtarët prezent shqyrtuan dhe miratuan raportin e punës dhe atij financiar për vitin 2012, 2013  të Shtëpisë së Shëndetit  Presheva në Preshevë, dhe të Ndërmarrjes Publike Moravica. Në kuadër të kësaj mbledhje pika të tjera të rendit të ditës ishin edhe  dhënia e pëlqimit mbi sistematizimin e punëve dhe detyrave në Shtëpinë e Kulturës ‘Abdulla Krashnica në Preshevë, shqyrtimi i kërkesave dhe pika të ndryshme që ka të bëjë me pyetje të qytetarëve.

Pikat e miratuar sot adresohen në Kuvendin Komunal  në Preshevë për shqyrtim nga ana e këshilltarëve komunal.

 

————————————————–

Përmbyllet manifestimi kulturoro- tradicional kushtuar komandant Mjekrës në Viti

 

Është përmbyllur sot manifestimi Kulturor-sportiv Flakadani I Karadakut  në komunanën e Vitisë, manifestim ky I cili I dedikohet Kamandant Mjekrrës- Nijazi Azemit.

 

Manifestimi tradicional kulturo – sportiv  “Flakadani Karadakut”,është sot mbyllur me homazhe në kompleksin memorial të dëshmorëve ku pushon edhe trupi i komandant Mjekrës .

Familjarë , bashkëluftëtarë , veteran të luftës , përfaqësues të komunës së Preshevës dhe shumë qytetarë nga Lugina me një minutë heshtje kanë nderuar veprën e dëshmorit Nijazi Azemi. Mustafë Shaqiri ish komandant i Zonës Operative të Preshevës dhe Ramadan Ismaili kryetar i OVL-së së UÇPMB-së thanë se qytetarët e Luginës duhet që çdo përvjetor të jenë në Viti , për të nderuar veprën e komandant Mjekrrës. Kreu i OVL së UÇPMB- së Ismailji gjithashtu ka ftuar spektri Politik të  Luginës për unifikim dhe respekt për dëshmorët e familjarët e tyre nga Amaneti i dëshmorëve duhet të shkoj në vendin e tij dhe trojet shqiptare duhet të jenë të bashkuara ka thënë me këtë rast Fehmi Rexhepi përfaqësues i OVL së UÇK –së në Viti .Ndërkohë të pranishmit homazhe kanë bërë edhe para bustin të komandat mjekrës , ndërsa OVL e UÇPMB-së homazhe ka bërë edhe në Caravajk e Kurbali në vendin ku ra heroikisht Nijazi Azemi .

M rastin e këtij manifestimi po ashtu është zhvilluar edh enjë ndeshje futbollistike në mes futbollisteve nga Presheva dhe Vitisë.

Nijazi Azemi komandant Mjekra ra heroikisht në vijën e parë të frontit në fshatin Kurbali. Nijaziu ishte pjesë aktive e demonstratave të 28 marsit të viti 1989 , dhe më pas me të filluar lufta e UÇK-së ai iu bashkëngjitë brigadës ,,BEDRI SHALA ,, , ku dhe mori pjesë në betejën e lavdishme tl thyerjes së kufirit shqiptaro – shqiptarë në Koshare. Pas përfundimit të luftës së Kosovës , Nijazi Azemi  kthehet në vendlindje me krenarinë e një çlirimtari , por me brengën se pjesët tjera të vendit ishin ende nën robëri dhe vuanin nga okupimi serb, dhe ai menjëherë iu bashkëngjitë UÇPMB-së .

————————————-

Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka shpallur listën e kandidatëve të cilët kanë fituar bursën për regjistrim të studime në Universitetin e Novi Sadit. Anëtarët e Komisionit në intervistën e realizuar me 48 kandidatët  nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit, kanë nxjerr listën përfundimtare prej 13 kandidatëve të cilët kanë përmbushur kushtet për ndarjen e bursave për regjistrim në studimet në Universitetin e Novi Sadit.Nga komuna e Bujanocit këtë të drejtë e kanë fituar nëntë kandidatë, ndërsa nga Presheva katër të

——————————

Pas një dokumenti që para disa ditësh e botoi gazeta Politika e Beogradit, e që përmban zgjidhjet që Brukseli i ofron Beogradit për Bashkësinë e komunave serbe (BKS) në veri të Kosovës, të cilin nuk e ka përgënjeshtruar askush, gazeta serbe “Blic” pas mbledhjes së mbrëmshme të kreut shtetëror serb, sot si ekskluzive e boton dokumentin prej tetë pikash që Catherine Ashton ia ka ofruar Daçiqit në tavolinë, sipas sistemit “merre ose lëre”. 1. Asociacioni/Bashkësia e kominave serbe do të themelohet nga komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe do ta manifestojë identitetin e tyre; 2. Asociacioni/Bashkësia do të ketë statutin e vet personal. Mund të shpërndahet vetëm me vendimin e komunave që marrin pjesë në te dhe në harmoni me procedurën parashikuar me statut. 3. Struktura e Asociacionit/Bashkësisë do të formohet në bazë të modalitetit që e përmbajnë statutet ekzistuese të komunave të Kosovës. 4. Në harmoni me Kartën Evropiane mbi Vetëqeverisjen Lokale dhe me ligjet e Kosovës, komunat përkatëse mund të vendosin nëse do t’i ndajnë kompetencat dhe t’i kryejnë ato me anë të Asociacionit/ Bashkësisë. 5. Asociacioni/Bashkësia do të ketë kontrollin e përgjithshëm strategjik në fushat sikurse janë: zhvillimi ekonomik, arsimi e shëndetësia dhe çështjet tjera lokale me rëndësi dhe interes të përgjithshëm. 6. Asociacioni/Bashkësia do t’i kryej kompetencat shtesë të cilat në të ardhmen mund t’u ndahen komunave nga pushteti qendror. 7. Asociacioni/Bashkësia do ta përfaqësojë bashkësinë serbe para autoriteteve qendrore dhe për këtë qëllim do të ketë karrige në Këshillin konsultativ të bashkësive. 8. Zgjedhjet komunale do të organizohen në komunat veriore, në vitin 2013, me ndihmën e Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në harmoni me ligjet e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare. “Blic” shkuan se fjala është për interpretimin sipërfaqësor të planit të Ahtisaarit që është inkorporuar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe serbëve u ofrohet të vendosin vetëm mbi zhvillimin lokal ekonomik, arsimin dhe shëndetësinë. Ndryshe, shkruan gazeta, Plani i Ahtisaarit ua mundëson komunave të bashkohen mes veti në asociacione, por atyre asociacioneve nuk u garantohet kurrfarë pushteti ekzekutiv dhe veçori, sikur që as me këtë dokument kjo nuk mundësohet.

————————————-

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolliq ka theksuar se në rast se përfundojnë pas sukses bisedimet me Prishtinë, do të jetë një arsye për të shpallur zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai këtë e theksoi në një intervistë për B92, duke shtuar se nuk dëshiron të merret me analiza të tjera se a janë të nevojshme ose jo këto zgjedhje.“Si president nuk do të merrem me politikat partiake. Partisë që i kam takuar SNS sigurisht i përgjigjen zgjedhjet e parakohshme. Unë jam i gatshëm ti shpallë ato, në rast se plotësohen kushtet e parapara sipas kushtetutës, por megjithatë unë nuk vendosi për to”, ka theksuar Nikolliq. Sipas tij, zgjidhje të caktuara për Kosovën mundet që seriozisht të rrezikojnë vazhdimin e procesit evrointegrues të Serbisë. Ai theksoi se nuk është e mundur që të bëhet një zgjedhje midis BE dhe Kosovës, por Serbia duhet të angazhohet që të realizojë interesat e saj maksimale në Kosovë, por edhe interesin e qytetarëve të Serbisë për tu anëtarësuar në BE.

————————————

Publicisti i njohur shqiptar, Kim Mehmeti në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, ka folur edhe për zhvillimet në skenën politike në Kosovë dhe për dialogun që është duke u zhvilluar me Serbinë. Sipas tij, i ka Serbia është duke fituar nga ky dialog, kurse qytetarët e Kosovës kanë mbetur ende në gropë dhe s’mund të lëvizin lirshëm në Evropë. “Nuk duhet të jemi parashikues, mirëpo unë shoh se deri më tani Serbia do të fitojë shumëçka në këtë dialog, do ta marrë edhe kandidaturën për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), kurse qytetarët e Kosovës nuk mund të dalin nga ajo gropë e quajtur Kosovë dhe të shëtisin lirshëm nëpër Evropë”, ka thënë Mehmeti. Ai ka bërë me dije se përfaqësuesit e Kosovës në këtë dialog nuk janë duke iu kushtuar shumë rëndësi vijave të kuqe. “Puna është se Kosova a ka program dhe koncept që të futet në një dialog dhe cila është ajo vija e kuqe e cila nuk duhet tejkaluar dhe për të cilën nuk ka dialog. Mendoj, dhe është përshtypja ime nga jashtë, se përfaqësuesit e Kosovës disi nuk i kushtojnë shumë rëndësi kësaj”, ka theksuar Mehmeti

/RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch