Home » Lajme » RTP lajmet 26 nëntor 2011

RTP lajmet 26 nëntor 2011

OVL  e UÇPMB-së uron të gjithë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit

 

Kur kanë mbejtur edhe dy dite deri ne festen e madhe kombetare Organizata e veteraneve te luftes se UCPMB-se ka urua të gjithë shqiptaret ku do qe jane due kosideruar se 28 nentori eshte nje date emblematike ne memorien e kombit tone por duke potencuar se qe festa e 100 vjeorit te pavarise se shqiprise te na gjeje ne nje shtet te vetem shqiptar.

Të gjithë shqiptarëve kudo që janë, në të gjitha pjesët e botës: Gëzuar Festat e Nëntorit,   28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe paraqitjen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, daljen në skenë të UÇPMB-së në ZO-Preshevës.

—————————————

Bazament i këtyre festave është Dita e Flamurit Kombëtar!

28 Nëntori, një datë emblementike në memorien e kombit tonë….Mbetet një krye datë për ne shqiptarët. Do të shërbeje çdo here si një tempull,ne pragun e së cilit përpara se te hymë do dëgjojmë sigurisht gjëmimet shekullore te historisë!!!Në këtë ditë të shënuar, me pietet përkulemi për të gjithë ata të cilët luftuan dhe flijuan veten e tyre për lirinë dhe pavarësinë e atdheut.Trojet tona u vaditen me gjakun e bijëve tanë më të mirë. Ata ranë në fushën e betejës për këtë flamur,duke u bërë simbole të krenarisë shqiptare,shembuj frymëzimi për gjeneratat e reja.Emri i tyre u bë flamur,ngase ata lindën ,u edukuan,u rriten dhe u shuan per mëmëdhene,duke qene gjithmonë e gjithherë në shërbim te shqiptarizmit.Sot një pjesë e shqiptarve jetojnë të lirë, por me besimin dhe vullnetin e mire ,se në një të ardhme të jemi të gjithë bashkë,nën një shtet dhe nën një flamur. Ndaj detyra e sfida te medha na presin perpara,per te realizuar amanetin e atyre qe ranë.Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne, ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë.Të punojmë që festat e tjera të Nëntorit të na gjejnë të Bashkuar në një shtet të vetëm. Lavdi atyre qe u flijuan për këtë ditë, respekt te përjetshëm ..

 ———————————-

Promovohet shoqata e shkrimtarëve të Luginës “ Feniks”

 

Është bërë sot promovimi I shoqatës së shkrimtarëve të Luginës së Preshevës “Feniks “ .

Kjo shoqatë do të tubojë të gjithë shkrimtarët e Luginës të cilët do të promovojnë kulturën e vendit tonë.Me këtë rast kjo shoqatë ka mbajtur një orë letrare dedikuar 28 Nëntorit ditës së flamurit.

 

Tani e tutje Lugina e Preshevës do të ketë shoqatën e shkrimatëve të saj.

Kjo gjë  është zyrtarizuar sot,  ku njiherit është bërë promovimi i shoqatës së shkrimtarëve e  cila do të quhet  “Feniks”.

Në promovim kanë marrë pjesë dashamirë të librit , intelektual dhe krijues të rinjë.Filllimisht kryetari I kuvendit Demush Berisha para të pranishmëve ka lexuar historiatin e klubit letrar Feniks .

Ndërkaq themelimi i shoqatës ka qenë domosdoshmëri e kohës dhe ka për qëllim tubimin e shkrimtarëve që jetojn dhe veprojnë në Luginë ,ka thënë kështu kryetari I shoqatës së shkrimtarëve Biladh Maliqi .

Ndërkaq sipas Maliqit krijuesit tani më do të jenë tokë dhe do të promovojnë kulturën e Luginës së Preshevës.

Po ashtu me rastin e ditës së flamurit  shoqata e shkrimtarëve të Luginës ,ka mbajtur një orë letrare me ç’rast u lexua një kumtes dedikuar 28 nëntorit , e cila ishte përgatitur nga profesori I historisë Ismet Bajrami.Shoqata e shkrimatëve të Luginës së Preshevës u krijua nga shkrirja e klubit letar Feniks, e cila ka ushtruar aktivitete kulturore në Luginë e më gjërë.

————————–

Kreshnik Spahiu – Lugina e Preshevës nuk mund të këmbehet me territore tjera ajo mbetet e shqiptarëve

 

Lugina e Preshevës nuk mund të këmbehet me territore tjera sepse ato janë territore të përcaktuara dhe janë shqiptare, nëse duhen negociata, duhen vetëm për Luginën e Preshevës ka thene keshtu kreu i Aleances Kuq e zi Kreshnik Spahiu.

Bashkimin e shqiptarëve nuk mund ta ndalë askush, pasi është çështja e vullnetit të shqiptarëve. Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu në një intervistë në emisionin “Rruga Drejt…” të Alsat, u shpreh se vetëm klasa politike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni mund të pengojë bashkimin e shqiptarëve.“Duhet ta heqim nga mendja e çdo kujt, bashkimin nuk mund ta ndalë askush. E dini se kush mund ta pengojë, kthehem tek pyetja juaj, po klasa politike që qeverisë Shqipërinë, që Qeverisë Tiranën dhe Qeverisë Prishtinën. Klasa politike që kontrollon parlamentet në Tiranë Shkup Prishtinë. Nuk mund të ketë një popull i cili do të bashkohet dhe një klasë politike e cila do të rrimë të ndarë, sepse bëjnë llogaritë, po u bashkuam me njëri tjetrin a rrimë dot në pushtet ne, po u bashkuam me njëri tjetrin a fusim dot kaq deputet në parlament?”, deklaroi Spahiu.Spahiu madje vlerëson se shqiptarët nuk mund të integrohen të ndarë në BE. Sipas tij shqiptarët në Bruksel do të shkojnë si një shtet. Spahiu kërkoi nga shqiptarët në Maqedoni, që të flasin vetëm shqip. Shqiptarët duhet të flasin vetëm shqip, dhe mos e bëjnë pjesë të kompromisit për të pasur një post apo detyrë, një ofiq në politikë, shqiptarët duhet të bëhen bllok për të mbrojtur interesat e gjithë kombit shqiptar”.“Edhe maqedonasit duhet të mësojnë të komunikojnë me gjuhën tonë, nëse ata refuzojnë të flasin shqip, edhe shqiptarët duhet të refuzojnë të flasin gjuhën e tyre”, u shpreh Spahiu.I pyetur nëse do ishte mirë që katër komunat serbe ti bashkëngjiten Serbisë, ndërkohë shqiptarëve të Kosovës tu bashkëngjitet Lugina e Preshevës, Spahiu ka thënë: “Jo, ato janë territore të përcaktuara dhe janë shqiptare, nëse duhen negociata, duhen vetëm për Luginën e Preshevës. Lugina e Preshevës nuk mund të këmbehet me territore tjera dhe në këtë kontekst jam i bindur se jemi në sinkron të plotë me faktorin ndërkombëtar me Komisionin Evropian dhe Qeverinë Amerikane”, tha Spahiu.

———————————–

Jeremic: Për shkak të Kosovës Lindore, s’e njohim Kosovën

 

Ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremic, ka thënë tha se njohja e pavarësisë së Kosovës do të ishte një precedent i rrezikshëm edhe për “ata që jugun e Serbisë e quajnë Kosovë Lindore”.

 

“Mu për këtë nuk do ta njohim Kosovën”, ka thënë Jeremic në ligjëratën në Royall Holloway të Universitetit të Londrës.Kur një person, që nuk ishte student, e pyeti ministrin serb se kur Kosova u bë pjesë e Serbisë, ai u përgjigj se “Kosova është bërë pjesë e Serbisë, kur Serbia u bë pjesë e Serbisë”.Për Jeremicin precedent është edhe intervenimi i NATO-s më 1999.”Dymbëdhjetë vjet më vonë ne ende merremi me çështjen e Kosovës dhe ajo është ende larg nga zgjidhja. Na duhet shumë kohë ta bëjmë ‘detoksikimin’ e ndarjeve dhe animozitetit politik që kjo ka shkaktuar”.Jeremic tha gjithashtu se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës “është bërë shërbim i keq për serbët dhe shqiptarët”, e tash edhe me imponimin e Planit Ahtisaari.“Shumë vende që kanë një probleme me separatizmin nuk duan ta njohin pavarësinë e Kosovës, jo për shkak të Serbisë, por për veten time, sepse kjo do të ishte ftesë për separatizëm”.Jeremic madje shkon aq larg, sa që thotë se serbët në Kosovë gjatë historisë janë diskriminuar disa herë më shumë se shqiptarët, dhe se “shqiptarët ishin në pozitë të keqe vetëm në kohën e Milosevicit, e cila erë është prapa nesh”!

———————————————

Kërcënohet me jetë Jovanoviçi për shkak Kosovës

Shoqata “ Serbët e Serbisë, Vojvodinës dhe Kosovës” per mes nje letre kane kërcënuar  me likuidim liderin e Liderin e Partisë Liberal – Demokrate, Çedomir Jovanoviç dhe familjes së tij.

Lideri i Partisë Liberal – Demokrate, Çedomir Jovanoviç është kërcënuar me jetë përmes një letre të arritur në adresën e partisë së tij. Në letrën kërcënuese të nënshkruar nga Shoqata “ Serbët e Serbisë, Vojvodinës dhe Kosovës” shprehën kërcënime me likuidim të Jovanoviçit dhe familjes së tij, por edhe siç thuhet “ të gjithë tradhëtarëve të tjerë, grave dhe fëmijëve të tyre”. “Në mënyrë të organizuar po përgaditemi për të çliruar Serbinë nga tradhtarët dhe NATO kolaboracionistët. Kemi mjaft njerëz të përgaditur, mjaftë armë, municione për të likuiduar tërë familjet”, theksohet në letër. Ata theksojnë se dëshirojnë të dijnë siç thuhet se sa para ka përfituar Çedo nga shqiptarët, Amerika dhe NATO, me qëllim që të binden serbët që Kosova ti dorëzohet shqiptarëve. Letra kërcënuese bën të ditur se grupi ka njohuri për lëvizjet e kreut të PLD-së, makinën e tij dhe detaje tjera.

————————

Rajoni

 

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi të premten e ka krahasuar ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq me kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ai ka deklaruar se Daçiq me deklaratat e tij për luftë po tregon se është po ai që ka qenë në fëmijëri.“Deklaratat e Daçiqit janë sikurse ato të Millosheviqit. Unë kam menduar se ai duke u rritur do të ndryshojë, por duket se ka mbetur i njëjti  sikurse ka qenë në fëmijëri”,  ka theksuar Kuçi. Kuçi ka shtuar se Qeveria e Kosovës do të jetë e pa kompromisë ndaj strukturave kriminale në veri të Kosovës, të financuara nga shteti serb.”Ne kemi informacione që ka pjesëtar të MUP-it serb atje dhe këto informacione janë të vërtetuara. Natyrishtë në këtë drejtim jemi të pa kompromis dhe ne.Serbia po kryen agresion ndaj Kosovëd në atë pjesë, por ne do ti marrim masat tona ligjore”, është shprehur ai.

——————————

Deklaratat luftënxitëse të zv/kryeministrit serb, Ivica Daçiq, i kanë trazuar emocionet e ish-luftëtarëve të UÇK-së. Ata kanë paralajmëruar se do t’i rroknin prapë armët në rast se materializohen deklaratat e ministrit serb të mbrojtjes, Daçiq, i cili në qeverinë aktuale serbe përfaqëson Partinë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit. Sipas veteranëve të UÇK-së, nëse realizohet ‘skenari millosheviqian”, atëherë të gjithë vjetët pas luftës së vitit 1999, nuk ishin asgjë tjetër përveç ‘armëpushim’ ndërmjet të dyja palëve. Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari thotë se janë të gatshëm me çdo çmim ta parandalojnë ndarjen e Kosovës, në rast se institucionet vendore dhe ndërkombëtare nuk e marrin seriozisht ruajtjen e sovranitet dhe integritetit të Kosovës. Ai thotë se nëse nuk realizohen të drejtat për të cilat është zhvilluar lufta, atëherë sipas tij, e gjithë periudha e pasluftës do të merret vetëm si armëpushim.“Megjithatë, besojmë se institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare në mënyrë institucionale do ta zgjidhin problemin në veri. Ne punojmë që e gjithë popullata të jetë e lirë, dhe të vendosin për fatet e veta, mirëpo shqiptarët janë shumicë janë mbi 95 për qind dhe ne kërkojmë që ta realizojmë të drejton tonë me çdo mjet”, – ka thënë Jashari.

—————————

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton uron gjithë popullin shqiptar për Ditën e Pavarësisë.
“Dy vendet tona bashkëndajnë një histori të gjatë miqësie dhe bashkëpunimi. Sot, po e forcojmë këtë partneritet ndërkohë që punojmë krah për krah në NATO dhe nxisim stabilitetin në rajon dhe kudo në botë. Vazhdojmë të mbështesim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe nxisim udhëheqjen politike të Shqipërisë që të punojë sëbashku për t’u siguruar që vendi të ecë përpara. Populli shqiptar do një qeveri transparente, udhëheqje që jep llogari dhe institucione të forta demokratike që do të ndihmojnë për të ndërtuar një të ardhme të begatë dhe të sigurtë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë vendosmërisht me popullin e Shqipërisë teksa punojmë sëbashku për t’i arritur këto synime”, thuhet në mesazhin e urimit.Clinton siguroi se Shtetet e Bashkuara janë një partner dhe një mik. “I uroj të gjithë popullit të Shqipërisë më të mirat dhe pres me kënaqësi të thellojmë partneritetin tonë në vitet që do të vijnë”, tha Clinton.

One Response

  1. Halit thotë:

    Jam i interesuar te nderuar te dij a jam une Halit Elshani,bashke me te ndjerin Kamer imeri antar i kesaj Lidhjes se sqhkrimtareve “Feniks” te Luginen e Presheves.Kam deshire te bij ne kontakt dhe te kem edhe imelin ne menyre qe tu dergoj ndonje aktivitet ne Mbreterin e Belgjikes.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch