Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 26 nëntorë 2012

RTP lajmet 26 nëntorë 2012

Hapësirat mbar shqiptare zyrtarisht kanë hapur mbrëmë në Shkup manifestimet e shumta për shënimin e 100 vjetorit të shtetit shqiptarë. Mbi 20 shqiptarë nga të gjitha trojet morën pjesë në manifestimin qendror në sallën sportive “Boris Trajkovski”. Në këtë aktivitet Shqipërinë dhe Kosovën e përfaqësuan kryeministrat e dy vendeve Sali Berisha e Hashim Thaçi, shqiptarët e Maqedonisë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe zv/kryeministri Musa Xhaferi, ndërsa shqiptarët e Luginës së Preshevës Ragmi Mustafa, ndërsa në të morën pjesë edhe familja Jashari, ajo Haradinaj, dhe familje tjera të patriotëve shqiptarë. Manifestimin madhështorë e shpalli të hapur organizatori zv/kryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi i cili solli në kujtesë rrugën e vështirë për shqiptarët deri në pavarësinë e kombit. Kryeministri Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari BDI-së Ali Ahmeti kujtuan luftën e bërë nga Ushtritë çlirimtare të shqiptarëve në Kosovë e Maqedoni, duke mos harruar pa përmendur edhe pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Pas tyre foli kryeministri Berisha, i cili nga nikoqiri u cilësua kryeministri i shqiptarëve. Ai përmendi trevat ku ka shqiptarë, ndërsa përmendi edhe Shqipërinë Etnike, pasi të pranishmit brohoritën njëjtë. Duke folur për bashkimin kombëtar, Berisha tha: “Do të punojmë çdo ditë, çdo orë, çdo minutë. Ju bëj thirrje fqinjëve tanë që të kuptoni drejt bashkimin e shqiptarëve”. Manifestimi tjetër për të festuar zyrtarisht 100 vjetorin e shtetit shqiptarë do të mbahet në Prishtinë, ndërsa përmbyllet në mbrëmjen gala në Tiranë më 28 Nëntor, ku pritet që kryeqytetin shqiptarë ta vërshojnë mbi 2 milion shqiptarë nga të gjitha hapësirat shqiptare dhe nga diaspora.

—————

Me pjesëmarrjen e shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Lugina e  Preshevës në Prekaz u mbajt ceremonia e përkujtimit të dëshmorëve me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, daljes publike të UCK-së dhe ditëlindjes së komandat Adem Jasharit. Për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Prekaz u vunë 100 flamuj kombëtar ku ndër ta edhe OVL e Luginës së Preshevës  mori pjesë në vendosjen e flamurit. Të ftuarit me një minutë heshtje  para bustit të Adem Jasharit i cili ishte i vendosur ne sheshin e qytetit,më pas defiluan tek varrezat e familjes Jashari. Para të pranishmëve fjalën e mori përfaqësuesi  nga Maqedonia Besim Hoda i cili tha se këtu kemi ardhur për të dëshmuar se gjithë shqiptarët e nderojmë gjakun e dëshmorëve. Kurse Çamërinë e përfaqësoi Ardit Bido për të cilin Adem Jashari dha jetën e tij për të plotësuar pavarësinë e gjithë shqiptarëve. Dhe në fund para të pranishmëve foli edhe kryetari i OVL-së së UCK-së,i cili përshëndet gjithë të pranishmit të cilët kishin ardhur nga të gjitha trojet e shqiptarëve dhe për të nëntori është muaji i lavdisë dhe fitoreve të gjithë shqiptarëve. Manifestime të tilla po mbahen në të gjitha trojet shqiptare për nder të 100 vjetorit të pavarësisë,kur dihet që edhe dy ditë na ndajnë nga kjo festë mbarë shqiptare.

—————–

Mesazhet mbres lënëse janë dhënë në Shkup për shqiptarët jashtë trojeve. Fjalimi i kryeministrit të Republikës së Shqipërisë duke iu drejtuar shteteve fqinje që mos të frigohen nga bashkimi i shqiptarëve në një shtet kishte një domethënie, pasi që bëhet në në manifestim të madhë të 100 vjetorit të shënimit të shtetit shqiptarë, por ndoshta edhe kjo do të mund të jetë agjenda e qeverisë shqiptare pas festës kombëtare. Por nuk i iki bashkimit kombëtarë as kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i cili indirect në fjalim lënte të kuptohet se e dëshiron neë gjë të tillë. Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa deklaratat e Berishës i kupton në atë mënyrë që pas 100 vjetorit gjithë shqiptarët duhet të punojnë për bashkimin e tyre. Kjo është hera e parë që një kryeministër i shtetit shqiptarë flet hapur për bashkimin e shqiptarëve në neë shtet të vetëm, e që në Shkup që të gjithë njëzëri e quajtën Shqipëri Etnike, duke iu referuar atyre kufijëve të Shqipërisë që Ismail Qemali e shpalli pavarsinë në vitin 1912 pra të të gjitha tashmë trojeve shqiptare.

—————–

Kabineti kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa njofton, se me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, kryetari komunës së Preshevës ragmi Mustafa, sot është duke qëndruar në Tiranë në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e 100 vjetorit të pavarsisë së shtetit shqiptarë. Në agjendën e sotme të kryetarit Mustafa, bashkë me kryeministrin Sali Berisha, kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, kryetarin e Komunës së Tetovës Sadi Bexhedtin, atë të komunës së Ulqinit Nazif Cungu në orën 17:00 së bashku do ta bëjnë shpalosjen e monumentit Shqiponja në Tiranë. Pas kësaj ceremonie kryetari Mustafa do ta ketë edhe neë fjalë përshëndetëse në emër të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Prej orës 17:30 agjenda e kryetarit Ragmi Mustafa vazhdon në parlamentin e Republikës së Shqipërisë e cila do të mbajë seancën plenare, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të tjerë politikë nga të gjitha trojet shqiptare.

—————–

Kryetari i KKSH-së Galip Beqiri, sot në mënyrë solemne vuri flamurin kombëtar shqiptar përpara objektit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc. Para shumë të pranishmëve zoti Beqiri tha se  “Populli Shqiptarë ka një festë shumë të madhe atë të 100 vjetorit të pavarësisë dhe ne sot jemi grumbulluar këtu që ta festojmë këtë festë”. Ai tha se “nuk ka forcë që të ndalojë flamurin kombëtar që të mos e përdorim dhe të mos e vendosim së paku në objektet që janë të rëndësisë së veçantë. Ndërkaq Deputeti i vetëm shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, në mes tjerash potencoi se aktivetet të dentdura janë shënuar edhe në Bujanoc e Preshevë shumë më tepër se viteve tjera që po e dëshmon me aktivitete të rëndësishme Këshilli Nacional I Sqhiptarëve. Deputeti Halimi nuk la pa potencuar edhe pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës madje  lirinë e të drejtave tona kombëtare, jemi në një fazë shumë delikate, Lugina e Preshevës është aktualisht në një pozitë më të vështirë në krahasim me të gjitha trojet tjera shqiptare”, ka theksuar ai. E kryetari I  Unionit Demokratik Shqiptarë, Rahmi Zylfiu,  theksoi faktin se ambientet në të cilët sot është Këshilli Kombëtar Shqiptarë, në këtë godinë ku jemi tani, kur në vitet e partisë komuniste, është diskutuar vetëm për diskriminim më të shumtë të shqiptarëve, kurse tash erdhi momenti që mu në këtë godinë ne të shpalosim flamurin kombëtar, u shpreh Zylfiu. Edhe ky jubile I pavarsisë së Shqipërisë Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk ka arrit të bashkojë.

—————–

Me një aksion të përbashkët të doganierëve dhe policisë kufitare në Stacionin hekurudhor të Preshevës janë parandaluar dy shtetas të Togos që kishin tentuar të kalojnë kufirin ilegalisht duke u fshehur në trenin që po udhëtonte nga Greqia drejt Evropës perëndimore. Gjatë kontrollimit të kompozitës së trenit me karbon dioksid i cili ka treguar se në njërin vagon ka më shumë vlerë sa sa zakonisht, çka ka treguar se në brendësi ka njerëz. Emigrantët ishin fshehur në vagonin që ka pasë destinacion Austrinë.

——————

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka paralajmëruar kushte të reja për rrugën e vendit të tij drejt Bashkimit Evropian. I pyetur nga mediat serbe nëse kushtet që pret kanë të bëjnë me Kosovën, ai është përgjigjur pozitivisht, ndonëse nuk ka dhënë detaje.“Kur bëhet fjalë për negociatat me Prishtinën, përfitimi ynë do të ishte që Kosova të mbetet tërësisht në përbërje të Serbisë dhe unë të jem president në Prishtinë. Kosova nuk mund t’i merret kurrë Serbisë”, ka thënë Nikolici. Sipas tij, Serbia është shtet i rregulluar dhe e gatshme të bëhet pjesë e BE-së, transmeton REL. Bashkimi Evropian nuk i ka dhënë Serbisë datën e negociatave për anëtarësim, duke i vënë si kusht kryesor normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, kanë mbajtur dy raunde bisedimesh në Bruksel, nën praninë e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, të cilat kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

—————-

Policia serbe ka filluar kontrollin e auto- mbeturinave në Serbi, ku shiten pjesët e veturave që janë vjedhur. Sistemi i vjedhjes dhe çmontimit të automobilave është shumë i profesional dhe i shpejtë, pasi veturat e vjedhura si “Audi” apo “Mercedes” deri tek pjesa më e imët demontohen vetëm për një natë. “Tërë ata që shesin pjesë të vjetra të veturave në Serbi, zyrtarisht janë bërtë “treg i zi” i veturave të vjedhura dhe pjesëve. Sistemi funksionon në atë mënyrë që një ekip vjedh veturën, tjetra e demonton ndërsa ekipi i tretë përbëhet nga pronarët e auto pjesëve të cilat ato i shesin” thotë shefi i repartit kundër vjedhjes së veturave Borislav Kovaçeviq. Vjedhja e veturës, në vartësi nga sistemi i mbrojtjes zgjat deri 20 sekonda deri më së shumti 10 minuta. Më së shpeshti vjidhen vetura të klasit të ulët, të cilat në auto tregje pjesët e tyre mund të shiten më lehtë. Në Serbi më së shumti vjidhen tipet e veturave që ka më së shumti në rrugë, pasi pjesët e tyre janë më të kërkuarat, andaj edhe auto tregjet ato i kërkojnë më shumë dhe kështu funskionon sistemi i vjedhjes. Në Serbi veturat që janë më së shumti në shënjestër për vjedhje janë Fiat Punto, Renaul Megane, Golg 2, 3 dhe 4, Renault Clio, Opel Astra.

—————-

Në rreth rrotullimin në Fushë Kosovë janë vendosur gjashtë flamuj në gjashtë hapësirat e këtij rrethrrotullimi, duke simbolizuar kështu ndarjen e gjashtë pjesëve të ndara nga populli ynë. Ky veprim është marrë nga Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Fushë Kosovë, e cila i ka vendosur këta flamuj me rastin e 28 nëntorit, ditës së flamurit dhe 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. “Në këtë mënyrë në formë simbolike flamujt u vendosën për të kujtuar projektin e shtetit shqiptar, i cili ka mbetur në gjysmë. Të 6 hapësirat, të cilat u mbuluan me flamuj kombëtarë të përmasave të mëdha përfaqësojnë 6 pjesët e ndara të popullit tonë nga shteti shqiptar”, është shprehur qendra e Fushë Kosovës e Lëvizjes Vetëvendosje. “Më shumë se sa në mënyre festive, sot bëmë thirrje për bashkim kombëtar nga vendi ku më parë ishte një qendër e nacional-shovenizmit serb, pra nga Fushë Kosova, e cila në shumë raste ishte edhe pikënisje e projekteve famëkeqe serbe kundrejt popullit shqiptar”, kanë shkruar më tutje kjo qendër.

—————

Festo Kuq e Zi. Ftohen qytetarët e komunës së Preshevës që më datë 28 Nëntor e mërkurë në ora 12.00 në qendër të qytetit të merrni pjesë më festimin e organizuar për nder të 100 vjetorit të shetit shqiptarë. Gjatë këtijë solemniteti do të ketë program kulturo- artistik. Ky manifestim organizohet nga forumet rinore shqiptare të komunës së Preshevës në mbështetje të këshillit komunal. Ju mirëpret këshilli organizativ. Festo Kuq e Zi.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch