Home » Lajme, Politikë, Vendore » RTP lajmet 26 prill 2012: vazhdon fushata parazgjedhore ne Komunen e Preshevës

RTP lajmet 26 prill 2012: vazhdon fushata parazgjedhore ne Komunen e Preshevës

Kryetari i Komunës së Preshevës bashkë me delegacionin e tij ka vizituar B.L Shoshajë ku është bërë asfaltimi rrugës me gjatësi prej 500 metër. Kjo rrugë është me rëndësi jetike për banorët pasi kalon nëpër mes të fshatit dhe lidhet me Shoshajën e Epërme. Kryetari i komunës Ragmi Mustafa për së afërmi ka përcjellë asfaltimin e kësaj rruge ku dhe është takuar me banorët e këtij fshati. Ai po ashtu u ka thënë atyre se në Shoshajë do të realizohen edhe shumë projekte të tilla për të përmirësuar infrastrukturën e këtij fshati. Ndërsa kryetari i B.L Shoshajë z. Bekim Rexhepi falënderoi kryetarin Mustafa për asfaltimin e rrugës kryesore pasi tani Shoshaja ka marrë një pamje shumë me të mirë por dhe do të jetë urë lidhëse edhe me fshatrat e Malësisë. Ndërkaq kryetari Mustafa vizitën e tij e vazhdoi në bashkësinë lokale Rahovicë ku kanë filluar asfaltimin i njërës nga rrugicat e këtij fshati e që do të ketë një rëndësi të veçantë për Rahovicën. Sipas Kryetarit Mustafa kjo rrugë shpie drejt varrezave të fshatit dhe lidhet B.L Bukurocë, por dhe do të krijoj kushte më të mira edhe për bujqit të cilët frekuentojnë këtë rrugë gjatë punëve të bujqësisë. Asfaltimi i rrugës në Shoshajë të Poshtme dhe ajo në Rahovicë janë dy arterie të veçanta për rëndësinë e tyre që do të jenë në shërbim të qytetarëve të komunës sonë.

—————

Grupi qytetarë Lëvizja Kombëtare Shqiptare dje ka bërë zyrtarisht hapjen e kampanjës parazgjedhore për zgjedhjet lokale 2012. sipas kryetarit të LKSH-së, Orhan Rexhepi zgjedhjet lokale të majit 2012 do të jenë përcaktuese sepse historikisht gjërat ndërlidhen. Ne filluam në këtë kohë sepse nuk bëjmë shkuarje pas vjedhjeve, shkuarje pas mashtrimeve, shkuarje pas gënjeshtrave ose më sakt shkuarje pas antivlerave. Pproceset politike që janë zhviluar në vend kryetari I LKSH I ka quajtur lavirllëk politik. Kritika e tija ishin drejtuar tek partite si Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike Shqiptare, Unioni Demokratik Shqiptarë dhe Bashkimi Demokratik I Luginës. Unë u mundova ta mbroj këtë pushtet por faktet filluan të flasin ndryshe. Programi I LKSH-së është bazë e pashmangshme për realizimin e të drejtave historike të popullit dhe trojeve shqiptare në përgjithësi e në veçanti për Luginën e Preshevës. Votoni për veten tuaj, për fëmijët tuaj, për mbesat dhe nipërit tuaj të ardhshëm ku gjithçka do të flitet shqip dhe do të frymojë shqip. Votoni numrin 11 votoni LKSH deklaroi në fund të fjalimit, kryetari Orhan Rexhepi. Tubimin e përshëndeti edhe nëna e tre vëllezërve Hajdari e cila ftoi elektorin që të votojnë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Edhe kandidatët për këshilltarë folën për angazhimin e pashoq të zotit Rexhepi në lidhje me vizitat dhe interesimin për të burgosurit shqiptarë në Beograd dhe për familjarët e tyre. Në programin e LKSH-së prioritet do të jetë realizimi i projekteve të rëndësishme për banorët vendës, mbrojtja e pasurive natyrore, kthimi I emrave të dëshmorëve nëpër rrugët dhe sheshet e qytetit si dhe zhvillimi ekonomik.

———————

Lëvizja e Progresit Demokratik, jo rastësisht tubimin elektoral e filloi në Dobrosinin e simbolit të rezistencës kombëtare me moton “Ne Bëjmë Ndryshime, Ti Vendos”! Në lokalet e shkollës fillore “Sami Frasheri” në fshatin Dorbrosin, dje me një ambient të zbukuruar me flamuj kombëtare, partiak dhe postere të liderit Jonuz Musliu dhe të kandidatëve të mundshëm për këshilltar komunal nga radhët e këtij subjekti politik u krijua një atmosferë dinjitoze elektorale. Tubimi elektoral u hap nënë interpretimin e himnit kombëtarë dhe me një minutë heshtje për të rënët e kauzës sonë kombëtare. Prezantimin e këtij tubimi e bëri veprimtari i LPD-së nga Dobrosini Arsim Halili. Me duartrokitje frenetike dhe me një atmosferë impozante u prit paraqitja e liderit të LPD-së Jonuz Musliut i cili në pika të shkurtra shpalosi programin politik të këtij subjekti me mesazhin zgjedhor: Votoni nr. 7 nga se ju sjell fat

——————

UDSH mbrëmë fushatën e ka vazhduar në BL Tërrnavë, ku ka bërë edhe prezantimin e kandidatit të mundshëm për këshilltarë Amir Jashari. Gjatë fjalës së tij kandidati i UDSH-së tha se banorët e Tërrnavës shumë herë janë zhgënjzer nga premtimet politike, por kësaj here nuk do të zhgënjehen sepse do tja japin votën UDSH-së. Ai bëri thirrje që të ndihmohet ky pushtet që më 6 maj të largohet duke votuar për UDSH-në. Kryetari i degës në Preshevë Naser Aziri, tha se ende nuk ka ardhur koha që shqiptarët të përkrahin ndonjë parti serbe ku përmendi partinë liberale të Jovanoviqit, sepse ende nuk jemi në një demokraci evropjane, nuk mundet që ajo parti të mbrojë interesat më mirë se UDSH. Kryetari I UDSH-së Rahmi Zylfiu tha se janë duke u asfaltuar shumë rrugica dhe prrojë, por rruga në mes të fshatit Tërrnavë nuk asfaltohet pa asnjë arsye. Zylfiu paraqiti edhe programin e zhvillimit ekonomik të UDSH-së. Fushata e UDSH-së në fshatin Tërrnavë u mbyll me moton rretho numrin 4 në zgjedhjet lokale “për cilësi dhe dinjitet”, ndërsa në ato parlamentare rrethoni numrin 15 për Koalicionin e Shqiptarve të Luginës së Preshevës.

———————-

Rilindja Demokratike shpalosjen e programit parazgjedhorë e ka bërë mbrëmë në fshatin Çukarkë. Kandidati për këshilltarë I kësaj bashkësie lokale në radhët e RD-së do të jetë, Zeqirja Bilalli I cili para të pranishmëve theksoi se ai nuk do të premtojë shumë si të tjerët, por do të jetë I vendosur që punët ti vazhdojë aty ka kanë mbetur. Kryetari I shtabit zgjedhorë të këtijë subjekti politik, Naser Nuredini ka vlerësuar se përzgjedhja e kanidatit për këshilltarë nga ky fshat është bërë me qëllimin më të mirë sepse është shembull se si duhet të krijohet pavarësia profesionale e tijë me krijimin e bizesit të vogël. Njerëzit e suksesit që rrugëtojnë kështu duhet të përkrahen nga të gjithë. Besim Abduli në emër të shtabit zgjedhorë ka potencuar se tani është koha e Rilindjes dhe duhet të votohet numri pesë. Gjatë mandatit në pushtet është arritur që të identifikojnë problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët. Theks I veçantë I është vënë stimulimit të bujqëve me mjete materiale. Kryetari I RD-së, Ramiz Latifi ka folur para banorëve të Çukarkës për problemet politike, probleme të cilat kërkojnë zgjidhje në bashkëpunim me të gjitha partitë e tjera shqiptare. Ndërsa Ridvan Bilalli ka folur për projektet që janë realizuar në Çukarkë në periudha të caktuara ku bartëse të angazhimeve ishin personat që tani janë në radhët e Rilindjes Demokratike.

———————

“ Për ndryshime pozitive ‘ishte motoja që Partia Për Veprim Demokratik mbrëmë e filloi fushatën parazgjedhore në Bashkësinë Lokale në Zhunicë si dhe prezantoi kandidatin e mundshëm për këshilltar. Izeir Rexhepi kandidat potencial tha se pushtetit i deritanishëm nuk ka qenë transparentë dhe real në vendim marrje. Kandidati në fjalë poashtu paraqiti si prioritete, projektet asfaltimin e rrugës nga fshati deri te varrezat, rregullimin e shtratit të lumit një ambulancë e të tjera. Të pranishmit i përshëndeti edhe ish-këshilltari nga ky subjekt Shahin Asllani. Ndërkaq kreu i PVD-së Riza Halimi theksoi se kemi manipulime të shumta e një ndër to është takimet e kryetarit të komunës me ministra e kryeministra të Kosovës për zvogëlimin e tarifave të sigurimeve që është një manipulim flagrant për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Në mes tjerash zoti Halimi tha se flitet për tregtinë lirë me ministren e tregtisë dhe premtohet tregtia e lirë a në anën tjetër konfiskohet malli i Kosovës në shitoret e Preshevës me këtë rast edhe njerëzit nuk janë të lirë, premtimet e dhëna duhet të realizohen. U pa në nga këto dy mandate se çka ishte interesi primar i kësaj udhëheqjeje, privatizimi i mbrapsht ku përfituan individ të caktuar dhe qindra qytetarë mbetën në rrugë, theksoi kështu lideri i PVD-së Riza Halimi i cili foli edhe për zgjedhjet parlamentare. Kryetari i PVD-së më tej shtoi se ndërrimi patjetër duhet të bëhet sepse Preshevës i duhen ndryshime pozitive e ato janë të pashmangshme duke rrethuar numrin 6 për zgjedhje lokale dhe 15 për ato parlamentare.
———————-

PDSH – ka vazhduar kampanjën parazgjedhore në bashkësinë lokale Ashanë ku ka prezantuar kandidatin për këshilltarë Qemal Mehmeti e simpatizantët e shumtë i ka bërë një pritje madhështore kreut të PDSH Ragmi Mustafa. Fillimisht para banorëve ka folur ish këshilltari dhe njëherit anëtar i kryesisë Bekim Latifi i cili ka thënë se

PDSH është parti e rendit dhe e rregullit, parti me orientim demokratik dhe kombëtar duke vënë si

prioritet vlera qytetarit .Ai po ashtu ka folur edhe për disa projekte të realizuara në këtë bashkësi lokale si përforcimi i rrymës, asfaltimi i rrugëve, kanalizimi fekal, objekti i shkollës të cilët sipas Latifit janë bërë nën qeverisjen e denjë të PDSH-ës.
Ndërkaq kandidati për këshilltarë Qemal Mehmeti ka thënë se ai do të kujdeset për interesat e tyre duke vazhduar realizimin edhe të shumë projekteve e sidomos ujin e pijshëm.

Ju po e shihni se disa subjekte politike po merren me PDSH-ën , ndërsa ne merremi me veten , dhe kjo nënkupton se përderisa sa ata merren me ne do të thotë se jemi më të mirët dhe në rrugë të mbarë ka thënë kështu kreu i PDSH-ës Ragmi Mustafa.

Ai po ashtu ka përgëzuar edhe ish këshilltarin Bekim Latifi i cili ka orientuar projekte shumë jetike në këtë bashkësi lokale.

Kreu i PDSH u ka thënë simpatizantëve se PDSH është në rrugë të drejt dhe këtë e dëshmon mbështetja e R. Shqipërisë dhe Kosovës në takimet e realizuara. Mustafa po ashtu ka thënë se pas rekonstrumit të praksës përgjithshme do të realizohet edhe materniteti i cili po trumbetohet por këtë vit sipas Mustafës deshi apo s’deshi Serbia ai projekte do të bëhet nga R. Shqipërisë.
RTV Preshev
a

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch