Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 26 tetor 2012

RTP lajmet 26 tetor 2012

Besimtarët myslimanë në Kosovë dhe Luginë të Preshevës kanë kryer sot ritet e Kurban Bajramit. Manifestimet kushtuar festës së Kurban – Bajramit u organizua në xhamitë e vendit tonë në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës, dega në Preshevë. Sipas kalendarit manifestimi fillo në mëngjesin e hershëmku në ora 5:33 u bë falja e namazit të sabahut, pas të cilit ishin ligjëratat me tematikë kushtuar kësaj feste. Namazi i Kurban – Bajramit është falur në ora 7:41. Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë kanë pranuar edhe urime nga përfaqësuesit e qeverisjes lokale në vend dhe bashkëvendësit.

——————-

Me rastin e faljes së Festës së Fitër- Bajramit, myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava, iu është drejtua me një mesazh të gjithë besimtarëve myslimanë, duke u bërë apel të gjithëve që në këtë ditë festive ta ndihmojnë njëri-tjetrin. “Sot, në këtë ditë feste e gëzimi, thërras besimtarët që në zemrat e tyre të shndritë besimi më i sinqertë; që të jemi më solidar e tolerant; që të lënë urrejtjen dhe armiqësinë. Krerët e institucioneve të Kosovës, kanë uruar myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava. Në mesazhin e tyre mbizotëron paqja, solidariteti dhe toleranca mes njerëzve. Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka kërkuar që në këtë ditë të shtohet kujdesi ndaj gjithë njerëzve, që kanë nevojë dhe që kjo festë t’i gjej të gjithë të përkushtuar dhe të vendosur që të përballohen sfidat që dalin përpara. Ndërkaq, Kryeministri I Kosovës Hashim Thaçi duke uruar qytetarët e Kosovës dhe udhëheqjen e Bashkësisë Islame të Kosovës, për festën e Kurban Bajramit tha se jemi këtu të gjithë pa dallim feje në Bashkësinë Islame, kjo festë është e sakrificës, e solidaritetit, tolerancës dhe bamirësisë. Urimet në Bashkësinë Islame kanë ardhur edhe nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Ai tha se kjo festë është tradicionale dhe është një ditë ku të gjithë duhet të jemi të bashkuar. Edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetar i Prishtinës, Isa Mustafa ka uruar myftiun Tërnava. Kjo festë simbolizon solidaritetin dhe sakrificën, e që të dyja janë shumë të nevojshme për Kosovën, tha Mustafa. Myftiun Tërnava e kanë uruar edhe zyrtarë nga radhët e AAK-së, Kryeipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji, zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare etj. Ndërsa, gjatë bisedës me të gjithë mysafirët, Myftiu si në lloj shakaje, u ka kërkuar atyre që të japin nga një rrogë për të kontribuar në ndërtimin e xhamisë qendrore në Prishtinë, gjë për të cilën ka marr edhe përgjigje pozitive.

——————–
Këshilli I Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë në bashkëpunim me bashkë atdhetarët tanë ka organizuar therjen e 50 kurbanëve, mishi I së cilëve është dedikuar për familjet skamnore dhe fëmijët jetim. Në këtë ditë feste shtëpia e zotit ka zgjatur dorën për të gjithë ata që janë me kushte të vështira të kenë sofrën e tyre më të begatë, ka deklaruar për Radiotelevizionin Presheva kryetari I KBIK-së në Preshevë, Fikret Limani. Është kafsha e cila therret, deve, lope apo dele qoftë, për t’u afruar tek Allahu. Kafsha therret pas namazit te bajramit, duke qenë e lejuar therrja e saj deri në ditën e fundit të Teshrikut (Kështu quhen ditët e Bajramit në fjalorin fetar), e cila është dita e 13 e muajit Dhul Hixh-xhe. Kurbani, sipas shumicës së dijetarëve është Sunnet i Fortë i cili kryhet prej të gjallit, për veten dhe familjen e tij, duke iu lejuar që t’i bashkangjes në shpërblim kë të dojë prej të gjallëve dhe të vdekurve.

——————
Në emër të Shoqatës”Vatra”të gjithë besimtarëve të fesë islame Jua urojmë festën e Kurban Bjramit. Le të jetë edhe kjo festë motiv për përforcimin e besimit tonë, forcim i mendjeve dhe zemrave tona, për realizimin e qëllimeve të larta njerëzore dhe devotshmërisë, për sigurimin e progresit. Urojmë që kjo festë të kalojë në harmoni, solidaritet, begati dhe mirëqenien në familjet e çdo besimtari. Le të na shërbejë kjo festë si moment i vetëdijesimit tonë, që ta respektojmë njëri-tjetrin, dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme njerëzore! Urime festën e Kurban Bajramit.
——————–
Këshilli Kombëtar Shqiptar uron të gjithë besimtarët mysliman me rastin e festës së Kurban Bajramit. Kjo ditë madhështore e cila bartë në vete vlerën e devotshmërisë, humanitetit, sakrificës, barazisë në mes të njerëzve e që këtë vit përkon edhe me 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, urojmë që të gjithë besimtarët ti gjejë në harmoni, tolerancë, unitet, e mbarësi në të gjitha sferat. Urime festën e Kurban Bajramit për të gjithë vëllezërit dhe motrat myslimane duke shpresuar që Zoti i Madhërishëm ti pranoj të gjitha lutjet tona, thuhet në urimin e KKSH-së, kryetar Galip Beqiri.

——————–

Vetëm pak ditë pasi u fol për hapjen e një kapitulli të ri të marrëdhënieve shqiptaro-serbe, me vizitën e ministrit të Jashtë serb në Tiranë, Ivan Mrkic, vjen një provokim nga Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic. Ai do të nisë sot një vizitë treditore në Maqedoni, ku do të takohet me liderë të lartë të këtij shteti. Gjatë qëndrimit në këtë vend, Nikolic pritet të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 100-vjetorit të Betejës së Kumanovës dhe do të vendosë lule për nder të heronjve të rënë. Për të gjithë ata që nuk e dinë, Beteja e Kumanovës paraqet fillimin e masakrave ndaj popullit shqiptar dhe spastrimi etnik i territoreve. Kjo betejë është zhvilluar në Luftën e Parë Ballkanike. Mediet maqedonase raportojnë se Nikolici do të marrë pjesë në këtë ceremoni me ftesë të autoriteteve të Shkupit. Madje, qeveria e Maqedonisë ka përgatitur ceremoni të posaçme dhe ngritjen e një përmendoreje për shënimin e kësaj ngjarjeje. “Me betejën e Kumanovës filluan masakrat e tmerrshme ndaj shqiptarëve dhe spastrimet të territoreve tona etnike. Kjo datë duhet të përkujtohet si tragjedi e madhe për shqiptarët e jo të lejohet festimi i saj zyrtar”, ka deklaruar kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, Skënder Hasani, për gazetën “Lajm”.

————————

Nëse në fillim të dhjetorit vazhdon dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit dhe nëse shënohet një përparim për çështjet tjera teknike, si telekomunikacioni dhe energjetika, Këshilli i Evropës deri në fund të vitit do të caktojë “datën e kushtëzuar” për fillimin e bisedimeve të Serbisë për anëtarësim në bashkimin Evropian. Sipas burimeve diplomatike në Washington dhe Bruksel, kjo është porosia që kreut shtetëror serb do t’ia dërgojnë Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, të cilat javën e ardhshme arrijnë në Beograd. “Data e kushtëzuar” në të vërtetë do të ishte formulimi se “Serbia do të fillojë negociatat kur ajo i plotëson kriteret kyçe” në procesin e integrimit evropian. Sipas burimeve të ditores “Vecernji Novosti”, Clinton dhe Ashton nuk do të dorëzojnë kërkesa të reja për Kosovën, por do të vijnë për të inkurajuar rinisjen e dialogut dhe për të përsëritur atë se çka pritet nga Serbia në lidhje me Kosovën.

Lista e veprimeve që priten nga Serbia është kjo:
– Zbatimi i plotë i marrëveshjes për menaxhim e integruar të pikëkalimeve kufitare.
– Tërheqja e Beogradit nga strukturat e sigurisë dhe të drejtësisë në veri të Kosovës
– Vazhdimi i dialogut dhe ngritja e bisedimeve në nivel politik, pa cenuar statusin e Kosovës
– Gjetja e zgjidhjeve për sektorët e telekomunikacionit dhe energjisë.

Clinton dhe Ashton me palën serbe do të qartësojnë listën e temave dhe datën e saktë kur të dy palët do të ulen në Bruksel. Ky takim mund të nisë në fillim të nëntorit. Sipas burimeve në Qeverinë e Serbisë, politikanët serbë duhet të finalizojnë tekstin e platformës, i cili në rast të vërejtjeve të shtruara nga Ashton dhe Clinton, do të mund të korrigjohej, “por duke respektuar linjat e kuqe të Serbisë”. Sekretarja amerikane e Shtetit do të vizitojë Beogradin të mërkurën, më 31 tetor, si pjesë e turneut të saj ballkanik. Për vizitën e Sekretares Clinton, policia serbe do të jetë në gjendje gatishmëria, ndërsa disa mijëra policë do të kujdesen për sigurinë e saj. Tash për tash është planifikuar që dyshja euro-amerikane do të bisedojë me presidentin e Serbisë Tomislav Nikolic, dhe kryeministrin serb Ivica Dacic. Analisti serb, Ognjen Pribicevic, thotë se është “paksa e çuditshme” sesi Clinton vjen në Serbi vetëm disa ditë para zgjedhjeve presidenciale amerikane. “Për administratën amerikane është me rëndësi që ajo të përmbushë pavarësinë e Kosovës, ndaj dëshirojnë të jenë të bindur që Beogradi dhe Prishtina do të bashkëpunojnë
—————–
Më 28 tetor akrepat e orës prej orës 3:00 do të zhvendosen për një orë mbrapa, kështu që koha do të llogaritet 2:00. Llogaritja dimërore e kohës zgjat deri të dielën e fundit të marsit më 2013.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch