Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 27 Dhjetorë 2013

RTP lajmet 27 Dhjetorë 2013

Bashkatdhetarët premtojnë investime në Zonën Industriale në Preshevë

 

Konferenca Takimi me bashkatdhetarë  është mbajtur sot për herë të parë në komunën e Preshevës,nën patronatin e Kryetarit të komunës Ragmi Mustafa dhe në mbështetjen e Unionit të Afaristëve Preshevar. Zona industriale dhe investimet në Preshevë ka qenë sot tema e diskutimeve në këtë konferencë.

 

Zona industriale dhe investimet në Preshevë ka qenë sot tema e diskutimeve në mes bashkatdhetarëve tanë,pushtetit lokal dhe afaristëve të Preshevës. Kryetari I komunës Ragmi Mustafa para të pranishmëve ka  folur për rrjedhat dhe zhvillimet socio-ekonomike të komunës së Preshevës, më tej kryetari Mustafa ka shprehur edhe  mundësitë që  u ofron Presheva afaristëve  nga Diaspora. Takimi në fjalë u jep afaristëve nga diaspora dhe atyre vendor mundësi për të bashkëpunuar ne mes veti si dhe për të investuar  në komunën e Preshevës,tha kështu Ejup Haziri kryetari  I Unionit të Afaristëve Preshevar.Po ashtu në këtë konference të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të shoqatave humanitare në Zvicër.Kryetari I fondit Humanitar I Kosovës Lindore Xhelal Mehmeti  ka thënë se shqiptarët në diasporë do të kontribuojnë edhe në të ardhmen për Luginën  e Preshevës.Në fund të konferencës  koordinatori I zyrës për zhvillim ekonomik lokal Ilir Sadriu ka bërë prezantimin e zonës industriale në Çukarkë  si mundësi  për investime në Preshevë.

Takimi me diasporën është realizuar nga Unioni I Afaristëve të Preshevës në bashkëpunim me komunën e Preshevës.

 

Fondi humanitarë i Kosovës Lindore të trishtuar nga gjendja e mjerueshme në Medvegjë

 

Komisioni i fonti Humanitarë i Kosovës Lindore , gjatë ditë së djeshme ka vëzhguar familjet pa kulm mbi kokë në Medvegjë. Kryesia e fondit janë kthyer të trishtuar nga gjendja e mjerimit , në të cilët gjenden familjet shqiptarë në këtë komunë.

 

27 familje pa kulm mbi kokë nga Medvegja ,kanë aplikuar në fondin humanitarë të Kosovës lindore. Komisioni i fondit dje ka vizituar të gjitha këto familje.

“Shqiptarët në Medvegjë janë në gjendje mjerimi , ata po përballen me kushtet elementare i ka thënë rtp kështu kryetari i fondit humanitarë Kosovës lindore Xhelal Memeti “. Komisioni i fonti Humanitarë i Kosovës Lindore , gjatë këtyre ditëve do të vizitojë të gjithë aplikuesit , ku më pas do të merren qëndrime se cilat familje do të kenë prioritet në fazën e parë të ndërtimit të shtëpive. Sipas të dhënave Afro 200 familje në  nevojë kanë konkurrua në Fondin Humanitarë të Kosovës Lindore , për të kërkuar kulm mbi kokë. Kryesia e Fondit  gjithashtu apelon tek të gjithë donatorët që të shtriejn dorën e humaniteti sepse shumë familje në Luginë përballen me kushte të vështira ekonomike për banim. Ndërtimi i shtëpive do të nisë në pranverë ku fillimisht prioritet do ti jepet kategorisë së parë .

 

Dhurata dhe mjete materiale u ndanë për SHPFAK në Preshevë

 

Dhurata dhe mjete materiale u ndanë për SHPFAK në Preshevë

Për fëmijët e shoqatës së prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara dita e sotme ishte e gëzueshme , pasi babadimri u ka ndarë dhurata. Ndërkaq kjo shoqatë është ndihmuar edhe nga shumë humanistë.

 

Ishte babadimri i  cili gëzoi 26 fëmijët me aftësi të kufizuara në prag të festës së ndërrimit të motmoteve  të  Shoqatës së Prindërve me Aftësi të Kufizuara në Preshevë. Gëzimi I tyre ishte I papërshkrueshëm  me vet prezencën e babadimirt, i cli ndau dhuratat e përgatitura  enkas  për fëmijët.E psikologja e kësaj shoqate Ajnure Zeqiri ka falënderuar gjithë sponzorët që u përkujdesën për sigurimin e paketave për këta fëmijë. Ajo njëkohësisht I uroi festën  edhe fëmijëve të tjerë me të meta në zhvillim të cilët  nuk vijojnë mësimin në këtë shoqatë me aftësi të kufizuara.

Ditën e sotme të begatshme e bëri edhe Shenasi Hetemi nga fshati Corroticë i cili ndau ndihma humanitare me mjete materiale. Përndryshe  fëmijët në fjalë mbeten me shpresë se vitin që po e presin të jetë vit I mbarshëm dhe suksesshëm.

 

Fëmijët e entit parashkollorë  me program kulturo- artistik kanë shënuar përmbylljen e vitit 2013.

 

Me rastin e fund vitit fëmijët e grupit parashkollor ka mbajtur  program kulturo-artistik të përgatitur . Fëmijët përpara prindërve me veshje që simbolizon festën e fundit të vitit kënduan,recituan e festuan.

Ata presin që viti që po vjen të jetë vit I fillimit të sukseseve për mësim e lexim.

Program festiv u shënua gjatë ditës së djeshme edhe në paraleleve  e ndara të entit Parashkollor  në bashkësinë lokale në  Miratoc  dhe Rahovicë.

Senavere Shaqiri, drejtoreshë e këtij institucioni ndjehet e kënaqur me programin e shfaqur për festën e fundvitit njëherit gjithë fëmijëve të komunës sonë u uron vitin 2014.

E fëmijët me qëndrim ditor të këtij enti programin për ndërrimin e motmoteve do ta shfaqin më date 31 dhjetor të këtij viti.

 

/RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch