Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 27 korrik 2012

RTP lajmet 27 korrik 2012

Kanë mbetur vetëm edhe pak orë nga nisja e Lojërave Olimpike Londër 2012, kurse organizatorët e aktivitetit më të madh të sportit botëror kanë bërë të ditur se nuk do të ketë befasi të momentit të fundit. Sipas tyre gjithçka është gati për ceremoninë e hapjes, një shfaqje spektakolare ku do të marrin pjesë njërëzit më të famshëm të artit, muzikës dhe jetës politike të Britanisë, përfshirë edhe Mbretëreshën Elisabetë dhe pjestarët e tjerë të Familjes Mbretërore. Të pranishëm do të jenë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi. Pishtari që bart flakën olimpike është në metrat e fundit, përpara se të në stadiumin ”Olimpik” të Londrës për ceremoninë e hapjes, ku do të parakalojnë mbi 10 mijë atletë nga 204 vende të botës, përfshirë edhe 20 pjestarët e delegacionit shqiptar, i cili në Londër 2012 përfaqësohet me 11 sportistë në pesë disiplina të ndryshme. E në ekipin shqiptar do të jetë edhe xhudistja Majlinda Kelmendi, e cila do ta përfaqësojë Kosovën në flamurin kuqezi. Por jo gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë për organizatorët e Londër 2012 që janë përballur me dy incidente. I pari dhe më i rëndësishmi, që është shoqëruar me shumë polemika ka qenë shfaqja e flamurit të Koresë së Jugut, në ndeshjen e futbollit për femra mes Koresë së Veriut dhe Kolumbisë. I menjëherëshëm ka qenë reagimi i skuadrës koreano-veriore që ka refuzuar të zbresë në fushë, ndërsa ndeshja ka nisur me më shumë se një orë vonesë dhe organizatorët janë detyruar të kërkojnë falje publike për atë që e kanë cilësuar si një ”gabim të pavetëdijshëm”. Një tjetër incident ka përfshirë delegacionin grek në Lojrat Olimpike. Atletja e kërcimit me trehapësh Paraskevi Papachristou është përjashtuar nga Londër 2012, pasi sportistja akuzohet se ka përdorur fyerje raciste gjatë një komenti të saj në rrjetin social Twitter. ”Me kaq shumë afrikanë sa janë në Greqi, mushkonjat e Nilit perëndimor do të kenë mundësi të hanë ushqim të bërë në shtëpi”. Ky ishte komenti i atletes që i ka kushtuar asaj përjashtimin nga Lojrat Olimpike, megjithë ndjesën e kërkuar nga vetë ajo dhe Komiteti Olimpik i Greqisë.

————————-
Serbia ka zgjedhur qeverinë e saj të re me në krye kryeministrin Ivica Daçiq, njofton rel. Kuvendi ka votuar ekzekutivin me 142 vota pro, ndërkohë që 72 deputetë kanë qenë kundër dhe 26 të tjerë kanë munguar. Kryeministri dhe anëtarët e kabinetit të ri qeveritar pritet të japin betimin, në të cilin thuhet: “Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë dhe me nderin tim zotohem se do të respektoj Kushtetutën dhe ligjin, se detyrimin e anëtarit të Qeverisë do ta kryej me ndërgjegje, përgjegjësi dhe përkushtim dhe se do të angazhohem për ruajtjen e Kosovës brenda Republikës së Serbisë”. Qeveria e re e Serbisë ka 17 ministri, ndërsa për kryerjen e punëve të rëndësishme që kanë të bëjnë me Kosovën, të drejtat e njeriut dhe të pakicave, kishën dhe bashkësitë fetare, ashtu si edhe diasporën, është thënë se do të formohen shërbime të posaçme. Socialisti Daçiq, përveç postit të kryeministrit, mban edhe atë të ministrit të Punëve të Brendshme.
—————–
Kryetari Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa është takaur sot me përfaqësuesit e agjensionit të qeverisë amerikan për zhvillim ndërkombëtarë USAID. Takimi ishte konsultativ pasi USAID është i interesuar të ndihmojë në projekte mjaftë të rëndësishme që kanë të bëjnë me pastrimin e ujrave të zeza, menaxhimit me mbeturina, ndërtimin e zonave industriale dhe bashkëpunimin në mes të komunave në regjion. Mustafa pas takimit tha se është biseduar projektin rrethë pastrimit të ujërave të zeza dhe menaxhimit të mbeturinave. Vlera e projekteve mund të jetë prej 20- 40 milion euro. Fondet e USAID- it janë ndryshe nga ato që kanë qenë të mëparshme. Tash USAID me fondet e saja financon projekte të përbashkëta të dy apo më shumë komunave.

———————–

Është kapluar nga zjarri ditë më parë respektivisht më datë 24 korrik të këtij viti deponia e qytetit të Preshevës. Sipas fjalëve të kryeshefit të drejtoratit për Infrastrukturë në Preshevë Burhan Emërllahu përfaqësues të shtabit të emergjencës Nexhmedin Ahmedi dhe Fejzulla Fejzulla kryeshef i Mbrojtjes civile në Preshevë kanë dalë menjëherë në deponi dhe kanë konstatuar se është ndezur deponia e qytetit që ka mundësi të ketë pasoja edhe më të mëdha nëse nuk sanohet. Mirëpo sanimi i saj është bërë të nesërmen nga kompania Arso Kom nga Presheva. Sipas zotit Emërllahu ndezja e deponisë ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së njerëzve madje ai porosit të gjithë qytetarët që të kenë kujdes në këto temperatura të larta të mos luajnë me zjarr. Zoti Emërllahu ka tërhequr vërejtjen edhe Ndermarjes Publike Moravica që ti mbeturinat ti hedhin në vendin e posaçëm. Përndryshe Shtabi emergjent për situata të jashtëzakonshme në Komunën e Preshevës muaj më parë ka apeluar që qytetarët e komunës sonë të kenë kujdes dhe mos të ndezin zjarre nëpër therrnishta dhe mos keqpërdorim të ujit të pijshëm.

——————

Kryetari I komunës së Preshevës Ragmi Mustafa bashkë me delegacionin e tij vizitoi objektin e Sh.F. Prof. Ibrahim Kelmendi ku sot zyrtarisht kanë filluar punët në ndërimin e dritareve. Projekt ky I nënshkruar ditë më parë ndërmjet komunës së Preshevës, progresit të delegacionit evropian dhe kryersit të punëve Xeni plast nga Rainca. Sipas kryetarit Mustafa pas përfundimit të projektit në fjalë do të vazhdojnë edhe më tej bashkëpunimet në mes të institucioneve ndërkombëtare për projekte tjera në vend. Projektin në fjalë e mirëpriti edhe ndihmës drejtori i kësaj shkolle, i cili faleminderoi donatorët për punën që po bëjnë, pasi sipas tij kjo shkollë ka pasur nevojë për një investim të tillë. Me përfundimin e këtij projekti do të mbyllet edhe përfundimi i ndërrimit të dritareve në të gjitha shkollat e komunës tonë.

————————-
Në vendkalimin e Preshevës drejt Maqedonisë, në hyrje dhe dalje nga Serbia këto ditë po shenohen turma të mëdha me pritje rreth 1 orë, ka njohtuar sot informatori i AMSS Artur Poletan. Përveç pritjeve që shkojnë deri në një orë për të kaluar drejt Maqedonisë, Poletan ka thënë se trafiku është rritur në tërë rrjetin rrugor në Serbi. Gjatë vikendit pritet intenzitet edhe më i madh në vendkalimet kufitare, njofton AMSS.
——————
Shtetet e Bashkuara i gëzohen bashkëpunimit me qeverinë e re të Serbisë, ka thënë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland. Nuland tha se mesazhi i SHBA-ve ndaj Serbisë është i pandryshueshëm, pra që ky shtet të ecë para në mënyrë konstruktive. “Ne duam të shohim përparime në bashkëpunimin e Serbisë me fqinjët e saj, si dhe që qeveria të tregojë një angazhim të fortë për sundimin e ligjit dhe institucionet demokratike”, tha Nuland, duke shtuar se Washingtoni dëshiron që sa më shpejtë të vazhdojë dialogu me Kosovën, nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch