Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 27 Maj 2013

RTP lajmet 27 Maj 2013

Një delegacion nga Këshilli i Evropës është takuar sot me kryetarët e tre komunave të Luginës për të mësuar rreth shkeljes së të drejtave të pakicave në këtë rajon. Përfaqësuesit e këtij institucioni Evropian nga dora e parë morën informacionet e fundit, Nagip Arifi, Ragmi Mustafa dhe Sllobodan Drashkoviq. Delegacioni i Këshillit të Evropës i drejtuar nga Sarah Burton, Sekretariati për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, kërkoi nga përfaqësuesit e pushteteve lokale një pasqyrë të situatën në Luginë.

———————————

 

Panairi VI I bujqësisë dhe potencialeve investive në Bujanoc, është hapur sot. Ky panairë do të zgjasë tre ditë, ndërsa në tëp o paraqesin prodhimet e veta bizneset nga Lugina por edhe nga regjioni.

 

Në Bujanoc është hapur panairi i bujqësisë dhe potencialeve investive, panair ky që mbahet për të gjashtin vitë rradhazi. Bizneset locale nga Lugina e Preshevës por edhe nga rajoni në panairë kanë mundësi ti paraqesin prodhimet e tyre para blerësve potencialë si nga vendi ashtu edhe nga rajoni por edhe për tregun ndërkombëtarë.

Përveç kompanive ekspozuese, në panair marrin pjesë edhe Odat ekonomike të Serbisë dhe shteteve fqinje si Kosova, Maqedonia Veri-Perëndimore dhe Dhoma e tegëtisë dhe industrisë së Shqipërisë, si dhe përfaqësuesit e ambasadave të akredituara në Beograd, institucioneve shtetërore, organizatave donatore.

Panairin e shpalli të hapur kryetari komunës së Bujanocit Nagip Arifi i cili tha se për dallim nga vitet e tjera që në panairë janë ekspozuar prodhimet bujqësore këtë vit prodhuesit dhe ndërmarrjet mund të ekspozojnë edhe prodhime tjera. Ndërsa në hapje të panairit foli edhe nënkryetari odës ekonomike të Kosovës.

 

Në panairë ndërkaq po marrin pjesë edhe përfituesit nga donacionet e organizatës HELP që tash me prodhimet e veta po konkurrojnë edhe në tregun rajonal. Gjatë ditëve të panairit do të mbahen njëzetë ligjerata me tema të ndryshme nga shërbimi i bujqësisë pranë komunës së Bujanocit dhe trajnues të tjerë nga regjioni.

—————————————

Selim Salihu nga fshati Tërrnoc fitues i gjethit të artë të duhanit, për vitin 2012 në Panairin ndërkombëtarë të bujqësisë në Novi Sad. Dhuratat vjetore Gjethi I artë I duhanit ndahet në çdo vit si qëllim i arritjes së standardeve të reja të prodhimtarisë së kësaj kulture bujqësore dhe dhënia përparësi e prodhimeve vendore

Selim Salihu nga fshati Tërrnoc është shpallur fitues i gjethit të artë të duhanit, prodhuesi më I suksesshëm I duhanit në Serbi. Kompania Alians Uan Tobako për të shtatën herë ka organizuar ndarjen e çmimeve vjetore Gjethi I artë I duhanit ku shpallet prodhuesi më I mirë bujqësorë për arritjen e kualitetit të duhanit për vitin 2012 në Panairin ndërkombëtarë të bujqësisë nëNovi Sad. Këtë vit fitues I çmimit është Selim Salihu nga fshati Tërrnoc për kategorinë e duhanit oriental. Dhuratat vjetore Gjethi I artë I duhanit ndahet në çdo vit si qëllim i arritjes së standardeve të reja të prodhimtarisë së kësaj kulture bujqësore dhe dhënia përparësi e prodhimeve vendore. Do të ofrojmë kushte dhe parametra më të mira për prodhuesit e duhanit, sferë kjo që ka potenciale mjaftë të mira në vendin tonë, kështu ka deklaruar për Radiotelevizionin Presheva, drejtoresha e kompanisë Alians Uan Tobako, në Serbi, Jellica leontijeviq. Kompania Alians Uan Tobako ka bërë selekcionimin, grumbullimin dhe paketimin e duhanit për nevojat e kompanisë Filip Moris në Serbi, e cila është edhe donatore e çmimit Gjethi I artë i duhanit

———————————————–

 

Garat ndërkombëtare të matematikës në Olimpiadën e tetëmbëdhjetë që u mbajtën në Durrës të Shqipërisë,komuna e Preshevës u shpërblye me vendin e tretë. Nxënësi Afrim Kamberi nga Shkolla Fillore Prof. Ibrahim Kelmendi arriti të korrë sukses  ku dhe u radhit  në vendin e tretë në këto gara. Pas garave komunale të klasës së shtatë  ku Afrimi mori vendin e parë,ai u kualifikua  direkt për në Olimpiadën e tetëmbëdhjetë gjithëkombëtare shqiptare që u mbajt në Durrës me 24,25 dhe 26 Maj. Për Afrimin ky shpërblim është i rëndësishëm,pasi është përballur me konkurrent mjaft të fortë. Për arsimtarin e lëndës së matematikës Ahmet Osmani është kënaqësi që nxënësi i tij ka pasur sukses në këto gara.  Edhe më tutje ai pret rezultate të mira prej tij dhe gjithë nxënësve tjerë. Entela Aliu  nxënëse e klasës së shtatë  gjithashtu ishte pjesëmarrëse në Olimpiadën Ndërkombëtare në Durrës dhe u kthye me mirënjohje për pjesëmarrjen në këto gara. Edhe pse kishte mjaft konkurrent të fort,Presheva u kthye me shpërblim,e rëndësishme për ne është që nxënësit e kësaj shkolle të dalin gjithmonë të suksesshëm në gara të të ndryshme, tha kështu  për RTV Presheva arsimtari i lëndës së   matematikës Sadik Sadiku. Për drejtoreshën e Shkollës fillore Prof. Ibrahim Kelmendi znj. Besa Sahiti nxënësit e kësaj shkolle përveç që kanë qenë pjesëmarrës në gara të tilla ,ata janë kthyer edhe me shpërblime.  Nxënësit e Shkollës Fillore Prof. Ibrahim Kelmendi në Preshevë, vite me radhë  kanë dalë me rezultate të mira nëpër gara t ndryshme,e kjo falë vullnetit dhe rezultateve të mira që sjellin këta nxënës

—————————————–

Doganierët në vendkalimet kufitare Horgosh dhe Batrovci kanë parandaluar disa tentime të kontrabandimit të marihuanës, me vlerë totale 25 kilogram. Doganierët me përdorimin e skanerit mobil në vendkalimin Batrovci kanë ndaluar kontrabandim të 7.348 gram marihuanë. 2 paketime të drogës janë gjetur në dalje të Serbisë në veturën e tipit “Alfa 166”, me targa italiane. Droga është gjetur në rrotën rezervë si dhe në hapsirën e mbrojtëses së pasme. Ditën e njejtë në vendkalimin kufitar në Horgosh, në dalje të Republikës së Serbisë, në trakën ku është e dedikuar për udhëtarët që kalojnë dhe nuk kanë asgjë për të deklaruar tek dogana, në veturën e tipit “Citroen Xsara”, janë zbuluar 14.796 gram marihuanë. Droga është zbuluar në veturën që po lëvizte në relacion Bujanoc – Zvicër.Tek kjo veturë është vërejtur dallimi ndërmjet tepisonit që gjendej në veturë, andaj edhe është dërguar në kontroll të detajuar. Atherë është zbuluar se nën këmbët e shoferit është krijuar një hapsirë në të cilën kanë qenë të fshehura 18 paketime PVC folie me peshë prej 15 kilogram marihuana.

———————————————-

Kryesia e Kuvendi pritet që të vendosë për mbajtjen e një debati parlamentar lidhur me të drejtat elementare të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sipas kërkesës së deputetit Lutfi Haziri, i mbështetur edhe nga 20 deputetë të tjerë nënshkrues të kërkesës. Iniciatori i këtij debati parlamentar, deputeti Lutfi Haziri mendon që pas debatit që do të zhvillohej Kuvendi i Kosovës do të nxjerrë një rezolutë në mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. “Qëllimi i këtij debati është që Kuvendi si organi më i lartë kushtetues në Kosovë t’i diskutojë drejtat elementare dhe drejtat politike të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në rrafshin e implementimit të marrëveshjes së Konçulit dhe të drejtave tjera që nuk janë realizuar. Duhet të diskutojmë edhe për të drejtat civile në Kosovë për shqiptarët e Luginës që janë zhvendosur dhe larguar nga Kosova lindore brenda Kosovës. Besoj që në fund të debatit do të del një rezolutë e qartë e Kuvendit”, ka thënë Haziri për “Tribunën”.

———————————————-

Bisedimet teknike ndërmjet ekipeve nga Prishtina e Beogradi do të vazhdojnë në Bruksel më 30 e 31 maj. Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Qeverisë serbe, Rasim Lajiq. Sipas tij, bisedimet do të përqendrohen në çështjen e telekomunikacionit. Lajiq tha se qëndrimi i Serbisë është që nga Unioni ndërkombëtar për telekomunikacion “mund të kërkohet edhe një numër kodi, që do të konsiderohej si i Serbisë, dhe i cili do t’i jepej Kosovës në shfrytëzim të përkohshëm Kosovës, deri në zgjidhjen e statusit.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch