Home » Lajme » RTP lajmet 27 mars 2012

RTP lajmet 27 mars 2012

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka deklaruar se ka komunikuar me drejtues të Zvicrës rreth rastit të ekstradimit të shtetasit kosovar Shemsi Nuhiu nga shteti zviceran në Serbi dhe se ekstradimi është bërë për shkak se Nuhiu një kohë posedonte edhe pasaportën e Serbisë. “Unë kam dërguar disa letra në Ministrinë e Drejtësisë së Zvicrës, kam komunikuar edhe drejtpërdrejt me ministren e drejtësisë, po ashtu edhe me ambasadën tonë në Zvicër, e çështja ka qenë që Zvicra ka vendosur ta ekstradojë në Serbi ngase personi në fjalë, zoti Nuhiu, për një kohë ka pasur pasaportë edhe të Republikës së Serbisë, por ajo çka dua të them se Republika e Kosovës dhe ministria që unë drejtoj i ka kryer të gjitha detyrat e mundshme që mund t’i bëjë një ministër dhe jo vetëm një herë, por disa herë ”, ka thënë Kuçi.
————————
Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, ka nënshkruar sot marrëveshjet për tri projekte më kryetarët e Bashkësive Lokale të St.Hekurudhor, Cakanoc, dhe Streyoc. Me këtë rast secila nga këto Bashkësi Lokale, kanë përfituar nga një projekt. Në St. Hekurudhor do të asfaltohet një rrugë, kurse në Strezoc dhe Cakanoc do të rregullohen fushat sportive. Kryetari i komunës së Preshevës, thotë se këto projekte do të kushtojnë 6 milion dinarë kurse mjetet janë siguruar nga ministria e vetadministrimit lokal, ndërsa nëse mjetet nuk janë mjaftueshme atëherë ato do të plotësohen nga buxheti i komunës vetëm e vetëm që të realizohen. Ndërsa edhe kryetarët e Bashkësive Lokale, falenderuan si ministrinë ashtu edhe pushtetin lokal, kurse për ta këto projekte janë të mirseardhura. Vitin e kaluar nga donacioni kanë përfituar disa Bashkësi tjera Lokale me projektet e tyre, ndërsa vlera e atyre projekteve ka qenë rrethë 20 milion dinarë.

——————

Këshilli Qendrorë i Partisë për Veprim Demokratik ka mbajtur një mbledhje konsultative me delegatët dhe kryesitë e nëndegëve në Preshevë, lidhur me fushatën paraelektorale që pritet të niset gjatë ditëve në vijim. Nuk do të jetë kriter për partinë, punësimi I kandidatëve të cilët do të konkurrojnë për këshilltarë komunal, duke potencuar se kandidatët duhet të zgjidhen me punu për popullatën e jo për me u punësu, ka tërhequr vërejtjen tek kryetarët e nëndegëve lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve për këshilltarë, kryetari I këtijë subjekti, Riza Halimi. Ai ka potencuar edhe obligimet e nëndegëve për ditët në vijim që bashkarisht të popozojnë kandidatët dhe të arrihet koncenzus. Në këtë mënyrë nuk duhet që të kufizohet aftësia e partisë në baza të përzgjedhjes së kandidatit, ka vlerësuar Halimi në mbledhjen e këshillt qendrorë. Grumbullimi I nënshkrimeve për zgjedhjet lokale në kuadër të PVD-së kanë përfunduar ndërsa po vazhdon edhe më tej aktiviteti për të përkrahur listën e Koaliconit të Shqiptarëve për zgjedhjet parlamentare, obligim ky që duhet të përfundojë deri ditën e diel. Koaliconi i Shqiptarëve në bazë të dhënave gjatë ditës së diel ka grumbulluar gjithsej 2200 nënshkrime për zgjedhjet parlamentare prej të cilave Partia për Veprim Demokratik I ka siguruar 1300 nënshkrime. Në bazë të marrëveshjes së arritur për parlamentaret së paku 5000 nënshkrime duhet të sigurohen në Preshevë. Na duhet të kemi qeverisje stabile dhe serioze për ardhmëri të sigurt. Me angazhimin tonë parazgjedhorë do të krijojmë kushte më të favorshme që të bëjmë koalicion stabil vetëm me një partner ka vlerësuar kështu kryetari I Partisë Për Veprim Demokratik, Riza Halimi. Kryetari I PVD-së, Riza Halimi me moton për ardhmëri të sigurt ka paralajmëruar terminet kur do të zhvillohen aktivitetet në terren lidhur me prezantimin e propozuesve për këshilltarë.

——————–

Grupi i hajnave nga komuna e Bujanocit i cili para disa ditëve u diktua dhe më vonë u arrestuan nga policia, tashmë gjendet në paraburgim për një muaj. Gjatë kësaj kohe gjykatësi hetues në Vranjë do të vazhdojë hetime për të gjithë të dyshuarit, raporton Titulli. Aktpadia është ngritur nga Stacioni Policor në Bujanoc në Gjykatën e Prokurorisë Publike në Vranjë. Aktpadi për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale për vjedhje të rënda me shkaktim të lëndimeve trupore ngarkon Enes R. (1993), Astrit SH. (1990) e Selajdin Sh. (1998), të gjithë këta nga fshati Lluçan. Pjesë e aktpadisë janë edhe Besart Xh.(1993) nga Samolica dhe Pajtim K.(1990) nga Bujanoci. Për Enes R. nga fshati Llucan ekzistojnë dyshime se në periudhën Tetor 2011 – Mars 2012, në territorin e komunës së Bujanocit ka thyer pesë shtëpi prej nga ka marr para dhe sende me vlerë. Grupi në fjalë, në tentimin e gjashtë për të vjedhur sendet me vlerë në një shtëpi në qytetin e Bujanocit, një banori i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Përveç kësaj Enes R, sipas kumtesës së policisë, më 20 maj në bashkëpunim me një person të mitur kanë kërkuar para personit të tretë për ti kthyer sendet e vjedhura. Të miturit i është ngritur padi penale në Gjykatën e Lartë të prokurorisë në Vranjë me procedurë të rregullt, nga dyshimi se ka kryer vepër penale, grabitje

——————-

Takimi i paralajmëruar midis kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Boris Tadic nuk do të zhvillohet gjatë muajit qershor. Lajmi është përgënjeshtruar nga ana e kabinetit të presidentit serb, ku thuhet se nuk do të ketë asnjë lloj takimi të paralajmëruar nga mediat kosovare.“Përjashtohet çdo mundësi që presidentit Tadic të takojë Thaçin”, ka theksuar kabineti i presidentit serb për mediat beogradase. Refuzimi serb vjen për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale që do të mbahen në Serbi. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dy ditë më parë bëri të ditur se nuk është kundër çdo lloj takimi të kësaj natyre dhe se sipas tij, ajo shprehë reciprocitetin e nivelit të takimeve të shtetit të Kosovës përballë Serbisë. Thaçi dhe Tadic deri tani kanë zhvilluar dy takime kokë më kokë, njëri në Athinë dhe tjetri në Nju Jork, ka raportuar platforma e internetit “Wikileaks.

——————–

Ambasadorja amerikane në Beograd, Mary Uorlik, ka deklaruar se Serbia nuk ka të drejtë të organizojë zgjedhje lokale në Republikën e Kosovës. Sa u përket zgjedhjeve parlamentare, Uorlik ka thënë se serbët me shtetësi të Serbisë, kudo në botë, e edhe në Kosovë, duhet të kenë mundësinë për të votuar. Ndërsa i ashtuquajturi ministër i Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanoviq, ka deklaruar se Beogradi nuk ka heqë dorë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme në Kosovë, pas përgjigjes negative nga UNMIK-u. Bogdanoviq i tha të përditshmes ”Danas” se mos mbajtja eventuale e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë, nuk nënkupton shuarjen e institucioneve serbe

————

Qeveria e Belgjikës e ka aprovuar një listë të vendeve të sigurta. Vendimi është paraparë për të ndihmuar në procedimin më të shpejtë të kërkesave për azil në këtë vend. Shumica e vendeve në listë ndodhen në Ballkan. Shqipëria, Bosnja, Kosova dhe Serbia të gjitha në pjesë e saj. Ndodhja e tyre në këtë listë praktikisht nënkupton se shtetasit e këtyre vendeve do të kenë pothuajse të pamundur të sigurojnë azil politik në shtetin belg. Maggie De Block, sekretare e Shtetit për Azil, ka thënë se lista duhet të ketë një efekt frenues, dhe duhet të çojë në një rënie të konsiderueshme të numrit të kërkesave për azil. Në të ardhmen, kërkesat për azil në Belgjikë nga shtetasit e vendeve që ndodhen në këtë listë duhet të procedohen brenda 15 ditëve. Një e pesta e të gjithë azilkërkuesve në këtë vend vitin e kaluar vinin nga shtetet e Gadishullit Ballkanik dhe nga India.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch