Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 27 Mars 2013

RTP lajmet 27 Mars 2013

Popullata e komunës së Preshevës ka më shumë ngajshmëri me popullatën e territorit të Kosovës në dallim me ate të Shqipërisë sepse në faktorin gjenetik ndikon edhe mjedisi I jashtëm. Në bazë të hulumtimeve që ka punuar docent doktor, Naser Kamberi për afërsinë gjenetike të fiseve të bazuara në tiparet biomorfologjike në popullatën e komunës së Preshevës, gjatësia e trupit në përgjithësi I përgjigjet peshës trupore, karkateristikë kjo në vendin ton bazuar në tiparet nga faktori gjenetik. Mbi 8 mijë sëmundje janë gjenetike duke përfshirë këtu edhe rënien e flokëve. Doktori Kamberi gjatë intervistës në Radiotelevizionin Presheva ka folur edhe për sëmundjet trashëguese dhe pasojat trashëgues të breznive tona.
—————-
I nderuari kryetar, Ali Ahmeti, Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare , të ju përgëzoj për ngadhënjimin e partisë së Tuaj në zgjedhjet lokale në Republiken e Maqedonisë. Akti i rikonfirmimit të FITORËS së partisë që udhëhiqni Ju në zgjedhjet lokale, dëshmon se qytetarët kanë besimin në Ju dhe në platformën Tuaj politike. Shprehi bindjen time më të thellë se me gjithë përkushtimin Tuaj dhe të ekipit bashkëveprues në teren, do të realizoni përcaktimet programore që padyshim do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejmë të shoqërisë dhe ngritjen e standardeve jetësore të votuesëve Tuaj, madje dhe gjithë shoqërisë në tërësi. Duke Ju përgëzuar edhe njëherë, Ju dëshiroj fat dhe shumë suksese në punën e mëtutjeshme Tuajën dhe Bashkimit demokratik për Integrim. Me respekt, Ragmi Mustafa, Kryetar i PDSH-së, dhe I Komunës së Preshevës.
—————–
OKF dhe SHKA “Presheva Jehonë” janë kthyer me dy çmime nga Manifestimi tradicional kulturoro – sportive “Flakadani Karadakut” 2013, i cili mbahet për nder të veprës së Nijazi Azemit – komandant Mjekrrës. OKF me ekipin që ka bërë nga seleksionimi i Ligës Komunale ka shkuar deri në finale ku ndeshjen e fundit e humbi me rezultat 4:0, por sekretari i OKF-së në Preshevë Nderim Ajvazi thotë se me vetëm 1 javë punë është arritur ky sukses, ndërsa ekipi nga Presheva ka qenë nën urdhrat e trejnerit Orhan Omeri. E “Presheva Jehonë” këtë herë në Viti është shpërblyer me çmimin Orkestra më e mirë. Ndërsa udhëheqësi i kësaj shoqërie Hasim Nuhiu thotë se ky çmim ka rëndësinë e veçantë. Manifestimi tradicional kulturoro – sportive “Flakadani Karadakut” mbahet çdo vitë në Viti, ku përkujtohet jeta dhe vepra e komandantë Mjekrrës i cili më 26 Mars 2001 ka ndërruar jetë nën uniformën e UÇPMB-së, në karadakun e Preshevës.
————-
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku ka thënë për Telegrafin se ata si parti asnjëherë nuk kanë qenë kundër bisedimeve Kosovë – Serbi, po jo në mënyrën se si po zhvillohet tani ky dialog. Ai vlerëson se dialogu Kosovë – Serbi, nuk po shkon në favor të Kosovës dhe popullit shqiptar. Klinaku vlerëson se dialogu Kosovë – Serbi, nuk po shkon në favor të Kosovës dhe popullit shqiptar. Sipas tij, pastrimi etnik i shqiptarëve që po ndodh në veri të Mitrovicës dhe në Kosovën Lindore, është njëri ndër faktorët që dëshmon se procesi po shkon mbrapsht duke shtuar se moszgjidhja e këtyre problemeve do të jetë burim i konfliktit në të ardhmen. “Çdo ditë nga këto pjesë po bëhet shpërngulja e shqiptarëve. Serbisë po i krijohet terren për të manovruar në këto pjesë, në një formë ose tjetër edhe me bekimin e palës kosovare”. Klinaku mendon se zgjidhja e këtyre dy çështjeve do të krijonte mundësi fillimisht për integrimin kombëtar të shqiptarëve, pastaj edhe për integrimet ndërkombëtare të tyre. “Përjashtimi i Luginës së Preshevës nga dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit, ka bërë që shqiptarët atje të detyrohen të bëjnë marrëveshje direkt me shtetin serb. Mungesa e ndihmës për Luginën e Preshevës, nga ana e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, ka detyruar që shqiptarët atje pa dëshirën e tyre të shkojnë drejt integrimit në shtetin e Serbisë”, i tha Klinaku Telegrafit. Ai e ka cilësuar rezolutën e Kuvendit të Kosovës, për bisedimet Kosovë – Serbi, si të dëmshme, sepse sipas tij, rezoluta kërkon normalizim të marrëdhënieve në mes Prishtinës dhe Beogradit, pa e zgjidhur problemin e Mitrovicës dhe Luginës së Preshevës. Ai mendon se vullneti i shqiptarëve të Luginë të Preshevës dhe i serbëve në veri të Kosovës, për t’iu bashkuar Kosovës respektivisht Serbisë nuk mund të konsiderohet si shkëmbimin i territoreve. Klinaku vlerëson se problemi i Luginës se Preshevës dhe veriut të Kosovës, duhet të marrin zgjidhje, dhe ajo zgjidhje do të arrihet sipas tij, përmes respektimit të vullnetit të qytetarëve të dy pjesëve si serbëve në veri ashtu edhe shqiptarëve në lindje. “Zgjidhja e këtij problemi do të garantonte funksionalitet të shtetit të Kosovës dhe mundësi më të mëdha për zhvillimin e gjithëmbarshëm të shqiptarëve ka deklaruar Klinaku.
———————-
Serbia në raundin e tetë vendimtar të negociatave me Prishtinën do të insistojë në pesë kompetenca më të rëndësishme ekzekutive për bashkësinë e komunave serbe: gjyqësorin, policinë, planifikimin hapësinor, shëndetësinë dhe arsimin, kanë konfirmuar për gazetën “Veçernje Novosti” nga kreu i shtetit të Serbisë. Sipas gazetës, kryeministri dhe ministrat serbë të enjtën në Parlamentin e Serbisë duhet të që atë plan edhe një herë t’ua prezantojnë edhe deputetëve, sepse siç thuhet, në këtë mënyrë do të përforcohet pozicioni negociator i Beogradit para 2 prillit, kur sërish në Bruksel do të takohen Daçiq dhe Thaçi. Kreu shtetëror serb në takimin te presidenti Tomisllav Nikoliq thuhet se ka qenë unik se nga kjo strategji më nuk do të ketë sprapsje, por Serbia është e gatshme të bisedojë për kompetencat konkrete për bashkësinë e komunave serbe. Sipas gazetës është e sigurt se Beogradi nuk do ta pranojë letërn e BE-së e cila ishte mbi tavolinë gjatë etapës së shtatë të dialogut. Pala serbe ka hedhur poshtë propozimin e Ashtonit që serbët të kenë vetëm kompetenca nga fusha e vetëqeverisjes lokale sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.
—————-
Zëvendëskryeministrja e Serbisë për integrime evropiane, Suzana Grubjesic, ka thënë se asociacioni i komunave serbe në Kosovë duhet të ketë përgjegjësi precize ekzekutive. “Ne kemi hyrë në bisedime me synimin për të arritur marrëveshje, e cila është e qëndrueshme dhe e cila mund të zbatohet. Derisa të ketë mundësi, ne do të jemi konstruktivë dhe fleksibilë. Nëse edhe Prishtina sillet njësoj si Beogradi, besoj se më 2 prill do të arrijmë marrëveshje”, ka thënë Grubjesic për mediat serbe. Autoritetet kosovare kundërshtojnë çdo kompetencë ekzekutive për asociacionin e komunave serbe, ndërsa Beogradi do që ky mekanizëm të udhëheqë me gjyqësinë, policinë dhe planifikimin hapësinor. “Ne nuk kërkojmë asgjë që nuk është në përputhje me principet evropiane të decentralizimit”, ka thënë Grubjesic.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch