Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 27 nëntorë 2012 – Bujanoc: Arifi vendos flamurin në ballkonin e kuvendit komunal; Janë ngritur vepra penale kundër përgjegjësve që kanë vendosur përmendoren në qendër të Preshevës…

RTP lajmet 27 nëntorë 2012 – Bujanoc: Arifi vendos flamurin në ballkonin e kuvendit komunal; Janë ngritur vepra penale kundër përgjegjësve që kanë vendosur përmendoren në qendër të Preshevës…

1. Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë Kryetari i Bujanocit Nagip Arifi ka vendosur flamurin kombëtar në ballkonin e kuvendit komunal. Por krahas saj në Bujanoc sot ishte edhe Vlora, pasi piktori Nagip Taipi ndërtesën e ngritjes së flamurit e solli në miniaturë. Pjesa tjetër e këtij manifestimi madhështorë i takoi edhe 100 fëmijë të veshur kuq e zi me moton o sa mirë me qenë shqiptarë , të cilët kanë marshuar nga Tërnoci deri në qendër të Bujanocit duke simbolizuar 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Ndërkaq programit kulturor-artistikë ka vazhduar në shtëpinë e kulturës. E nga këtu kreu i Bujanocit përmendi Shqipërinë Natyrale , por edhe rrugën drejt Bashkimit Evropian. Arifi festës së 100 Vjetori ia bashkëngjiti edhe mesazhin e kryeministri të shqiptarëve siç e paujit ai Sali Berisha i cili ditë më parë në Shkup përmendi Shqipërinë etnike. Në manifestimi e 100 vjetorit të shteti shqiptarë në Bujanoc ka marrë pjesë edhe një delegacion nga Peja.
—————
2. Në shtëpinë e vjetër të Muharrem Osmanit në qendër të Preshevës u gjet bomba e Luftës së Dytë Botërore e vendosur në afërsi të murit. Menjëherë pa gjetjes së bombës është lajmëruar në institucionet përkatëse të cilët kanë bërë edhe asgjësimin nga vendi ku ishte. Asgjësimi i mjeteve të pa eksploduar u bë edhe në fshatin Rahovicë vendi i quajtur te tërllat ku u gjet një projektil i minahedhësit. Luten qytetarët të cilët gjatë punëve në terren apo këmbësorë rasti nëse hasin në mjete të panjohura duhet të lajmërojnë stacionin e parë të policisë për të marrë masat e duhura në parandalimin e ndonjë aksidenti I cili mund të kushtojë edhe me jetra njerëzish. Aksioni I asgjësimit të mjeteve të pa eksploduara në territorin e komunës së Preshevës është I shpesht nga periudha e pas konfliktit në vendin tonë.

————–

3. Janë ngritur vepra penale kundër përgjegjësve që kanë vendosur përmendoren në qendër të Preshevës, ka deklaruar kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq. Stankoviq ka thënë se përmendorja e vendosur në Preshevë është pa leje nga Insituti për mbrojtjen e përmendoreve të kulturës në Nish, kompetent për ndërtim në këtë qendër, i cili as që ka qenë i njoftuar. “Shteti duhet të marrë qëndrim të përgjithshëm për këtë çështje” ka thënë Stankoviq. Duke komentuar deklaratat e kryeministri të Kosovës dhe Shqipërisë, Hashim Thaçi dhe Sali Berisha mbrëmë në Shkup për bashkim kombëtar të shqiptarëve, Stankoviq ka thënë se “jugu i Serbisë është pjesë e pandashme e Serbisë”. I pyetur nga gazetarët se a do të mund të ketë trazira nëse rrënohet përmendorja në Preshevë, Stankoviq ka thënë se duhet të miratohet gjithçka që vendosin organet shtetërore dhe se dihet se si veprohet kundër atyre që nuk e rrespektojnë ligjin.

————
4. Në vigjilie të festimit të 100 vjetorit të pavaresisë së Shqiperisë, përfaqesues nga Lugina Presheves është kryetari i komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa, ku ishte i ftuar nga z.Lulzim Basha, kryebashkiaku i Tiranës fillimisht në një drekë pune, me pas vazhdon zbulimi i monumentit të kryeministrit të parë shqipëtar Ismail Bej Qemali. Si përfaqësues i trojeve shqipëtare në Luginë të Presheves z.Ragmi Mustafa merr pjesë në zbulimin e monumentit të shqiponjës në kryeqendrën e Tiranës, nën patronatin e kryebashkiakut z.Lulzim Basha. “Lusim Zotin që kjo shqiponjë të vijeë edhe në Luginë të Preshevës që atje të ndaloje dhe të vendosë Shqipërine e merituar”, ka thënë Mustafa. Kryetari Mustafa ishte i ftuar edhe nga kryeparlamentarja znj. Josefina Topalli që tëmerr pjesë në seancen plenare të kuvendit të Shqiperisë.

————-
5. Krahas ngritjes së flamurit në Tiranë, nga sot 26 nëntori do të kujtohet edhe si dita e vendimit për krijimin e Kuvendit Kombëtar të Njësive Vendore Shqiptare. Krijimi i Kuvendit u formalizua sot me miratimin e të zgjedhurve vendorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Presheva. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha deklaroi se ky Kuvend do të shërbejë për të çuar përpara, praktikat më të mira të mirëqeverisjes lokale dhe njehsimin kombëtar. “Uroj që kjo datë e rëndësishme për qytetin e Tiranës, të kthehet në një datë për t’u mbajtur mend edhe për qytetarët që ne përfaqësojmë sot rreth kësaj tavoline, duke i dhënë sot aprovimin formal një prej iniciativave që kemi diskutuar së bashku këtu në Tiranë por edhe në Prishtinë, në Tetovë, në Preshevë, në Ulqin dhe kudo tjetër, në Gjakovë, atë të themelimit të Kuvendit Kombëtar të Njësive Vendore Shqiptare”, tha Basha. “Një kuvend i përhershëm, i organizuar sipas përvojave më të mira ndërkombëtare, evropiane e që do të shërbejë për të çuar sa më përpara, praktikat më të mira të mirëqeverisjes lokale dhe njehsimin kombëtar, pavarësisht se ku jetojnë qytetarët tanë, caktimin e një sekretariati për të ndjekur aktualizimin e kësaj iniciative dhe nisjen pa vonesë të një kalendari, i cili do të na afrojë më shumë me njëri – tjetrin, do të bëjë të mësojmë më shumë nga përvojat e njëri – tjetrit, të ndihmojmë për të zgjidhur probleme të përbashkëta apo të përveçme, që gjithsecili prej nesh ka dhe me të cilat ballafaqohet, siç ballafaqohen qytetet dhe qytetarët tanë dhe të çojmë përpara nëpërmjet kësaj ndjesie të ribashkimit kombëtar, aspiratën e qytetarëve tanë për identitet evropian dhe për bashkim në Bashkimin Evropian” ,theksoi Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Nga Maqedonia prezent kanë qenë kryetar i Komunës së Tetovës, i Gostivarit, Strugës dhe Çairit.

—————

6. Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë nxënësit e shkollës fillore Abdulla Krashnica në fshatin Miratoc ka përgatitur sot program kulturo- artistik për mësimdhënësit, prindërit dhe mysafirët e tjerë. Drejtori i shkollës, Gafurr Hyseni ka përshëndetur të pranishmit dhe ka uruar festën e nëntorit. Nxënësit në bashkëpunim me arsimtarin e muzikës për nder të 100 vjetorit të shtetësisë shqiptare prezantuan me këngë, valle dhe recitime dedikuar kësaj feste. Për festën e nëntorit u lexua edhe një referat.

————–

7. Edhe fëmijët jetimë do ti gëzohen festës së pavarësisë së Shqipërisë për nderë të kësaj feste atyre sot iu shpërndanë ndihma si nga veshmbathjet e deri tek gjërat ushqimore,ndihma këto falë Forumit Rinor Islam në bashkëpunim me Organizatën IHH nga Turqia. Kryetari i Forumit Rinor Islam thotë se kanë menduar që kjo festë të jetë më madhështore për fëmijët jetimë me kushte të vështira. Ekipi i RTP përcolli nga afër aktivitetin e sotëm të FRI,duke shpërndarë ndihmat tek fëmijët jetimë. Edhe nëna e Florentit i cili kishte mbetur pa njërin prind në moshë shumë të vogël,u nda e kënaqu me këto ndihma që u dhuruan fëmijëve të saj. FRI me aktivitete të tilla shpeshherë ndihmon fëmijët jetimë në festa të ndryshme.

—————

8. Ju dhemb koka, nuk ju merr gjumi, jeni nervoz. Nuk është për çudi, pasi jemi në fund të muajit nëntor, ndërsa temperaturat përkujtojnë sikur të ishte muaji maj. Sipas meteorologëve, së shpejti do të vijë shiu dhe erërat. Sot temperaturat kanë shenuar maksimalisht 18 gradë celsius, kohë kjo që organizmi me vështirësi ambientohet. Vështirësi të madhe do të ndjejnë më së shumti ara që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, pasi dinamika e enëve të gjakut tek këta pacientë nuk është në gjendje të përcjellë ndryshimet e temperaturës. Kjo kohë dhe temperaturë mund të sjell gjum, nervozë dhe ndryshim të humorit.
—————
9. PDSH Uron 28 nëntorin – Ditën e flamurit dhe 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Të dashur shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe ju bashkëkombës kudo që jetoni. 28 Nëntori i këtij viti është dita që trumbeton lirinë dhe bashkimin e cila rrahë në çdo zemër të popullit shqiptar. Edhe përkundër asaj se në shumë treva tona shqiptare kjo ende nuk po mundë të preket dhe po sulmohet për çdo ditë, zemrat e këtyre pjesëve të kombit janë të pathyer dhe se me padyshim, në një ditë të afërt do ti prekë edhe zemrat e kësaj popullate të ndarë padrejtësisht nga trungu i vetë. 28 Nëntori, dita e Flamurit ndër ne gjithmonë është festuar dhe do të festohet çdo herë duke u përpjekur që kjo ditë të sjellë hare dhe gëzim në derë të çdo shqiptari. Duke qenë të bashkuar, Kombi Shqiptarë do të ec me hapa të sigurt drejt të një së ardhme të përbashkët. Partia Demokratike Shqiptare ua uron të gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, me dëshirën që përvjetorët tjerë të na gjejnë të bashkuar. Urime 28 Nëntorin, Dita e flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë. Shërbimi për informim i Partisë Demokratike Shqiptare.

—————

10. URIMET E KRYETARIT TË PVD-së PËR FESTËN E FLAMURIT. Festën e flamurit këtë vit po e festojmë në atmosferën madhështore të jubileut historik të njëqindvjetorit të shtetit Shqiptarë. Andaj sivjet festa kombëtare na inspiron edhe më shumë të festojmë në formë dinjitoze por edhe motivohemi për angazhim më intenziv në realizimin e të drejtave tona kombëtare. Natyrisht angazhimi i ynë në këtë drejtim do të jetë më efikas dhe më i suksesshëm nëse arrijmë që ta unifikojmë veprimin tonë demokratik në kuadër të koalicioneve të subjekteve politike shqiptare në nivel të pushteteve lokale, në kuadër të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në kuvendin republikan e posaçërisht në kuadër të Këshillit Nacional të Shqiptarëve. Vetëm bashkëpunimi i mirëfilltë i këtyre tri niveleve të përfaqësimit të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës do ta fuqizonte dhe do ta bënte të aftë Kuvendin e këshilltarëve shqiptarë në mënyrë efikase ta sendërtoj Platformën politike të vitit 2006 të bazuar në Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992. Ky unitet i veprimit të subjekteve politike shqiptare është i domosdoshëm edhe kur kemi parasysh pozitën aktuale shumë të vështirë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Pozita e shqiptarëve në Luginë të Preshevës po bëhet gjithnjë e më delikate në vigjilie të dialogut të nivelit më të lartë në Bruksel. Janë gjithnjë e më evidente tentimet që në kuadër të zgjidhjeve për veriun e Kosovës të përdoren kritere të dyfishta joparimore, duke favorizuar pakicën serbe në Kosovë dhe duke e margjinalizuar krejtësisht Luginën e Preshevës dhe shqiptarët në Serbi. Kërkesat tona për reciprocitet dhe për zbatim të parimeve unike në zgjidhjen e çështjes së serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi janë legjitime dhe legale por realizimi i tyre kërkon unitet shumë të madh edhe atë jo vetëm deklarativ por mbi të gjitha praktik. Në këtë atmosferë festive uroj që të vazhdojnë proceset pozitive të avansimit të faktorit shqiptarë në përgjithësi e posaçërisht në drejtim të përmirësimit të pozitës shumë të vështirë të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe realizimit të aspiratave të tyre legjitime të shprehura në format demokratike. Kryetari i PVD-së dhe Deputeti Popullorë Riza HALIMI.

———————————–

11. Partia Liberale Demokratike, dega në Preshevë, në një kumtesë me rastin e 28 Nëntorit të Pavarësisë së Shqipërisë, i uron gjithë shqiptarëve ku do që janë, 100 vjetorin e saj. “Shumë gjenerata kaluam, ditë të errëta duke mos pasur ato gëzime, duke mos fshehur, duke mos festuar as ditëlindjet e tyre, nëpër kohërat që kalonin duke na shtypur ato diktatura dhe regjime të ndryshme shoveniste. Por ja që edhe këto patën gëzimin më të madh, ndoshta edhe shumë gjenerata që nuk kanë këtë fat, ku këto gjenerata tani festojnë shekullorin e shtetit shqiptar”, thuhet në këtë kumtesë. “Gjithë shqiptarët dëshirojnë bashkimin e trojeve duke pas parasysh se BE dhe ShBA-të nuk lejojnë ndryshimi të kufijve. Unë mendoj se kemi edhe alternative tjetër duke u bashkuar jo vetëm ne, por gjithë kombësitë tjera mes veti në mënyrë nacionale në familjen e madhe evropiane”, përfundon kumtesa e PLD-së të Cedomir Jovanovicit, dega në Preshevë, drejtuar qytetarëve të Luginës.
———————————-
12. Zëvendës ndihmësi amerikan i sekretarit të shtetit Philip Reeker sot në Beograd takohet kryeministrin e Serbisë Ivica Dacic. Vizita e Reekerit është nxitje e Amerikës që negociatat e Beogradit e të Prishtinës të zhvillohen shpejt dhe të japin rezultate. Ai po ashtu do të apelojë për pajtim në rajon, thonë medie të Beogradit duke njoftuar për këtë vizitë.

————-

13. Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thënë se gjithçka që do të ndodhë në çështjen e Kosovës, do të jetë e dhimbshme për Serbinë. Ai njoftoi se në dy javët e ardhshme, pas një serie takimesh diplomatike, do të përcaktohet zhvillimi i ngjarjeve në këtë aspekt. Pas takimit me ministri italian të Mbrojtjes, Giampaolo Di Paola, në Pallatin Serbia, Vucic ka thënë se së shpejti do të mbahet takimi me serbët në veri të Kosovës, si dhe ata që jetojnë në jug të lumit Ibër, për të shikuar mundësitë e përmbushjes së obligimeve që ka marrë qeveria e mëparshme serbe, “e që në të njëjtën kohë të ruajnë interesat nacionale dhe të vazhdojnë procesin e integrimit evropian”, transmeton “Beta.

—————

14. LAJMËRIM. Të lajmërohen të gjithë ish- nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Preshevës të cilët nuk e kanë kryer shkollimin fillorë deri në klasën e tetë nëpër shkollat amë, për arsye të organizimit të dhënies së provimeve privatë për ata nxënës. Lajmërimi të bëhet deri më datën 30 Nëntorë 2012. Kryetari i aktivit të drejtorëve, Telat Arifi
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch