Home » Lajme, Politikë, Vendore » RTP lajmet 27 prill 2012: subjektet politike kan vazhduar fushatën parazgjedhore në Komunë të Preshevës

RTP lajmet 27 prill 2012: subjektet politike kan vazhduar fushatën parazgjedhore në Komunë të Preshevës

Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa bashkë me delegacionin e tij ka vizituar B.L Corroticë ku është bërë asfaltimi i rrugës e cila lidhet me magjistralen dhe fshatra përtej si dhe me fshatin Bukurocë. Kjo rrugë për banorët e këtij fshati ka një rëndësi të veçantë pasi tani e kanë më të lehtë udhëtimin nëpër fshatra të tjerë. Kryetari i komunës Ragmi Mustafa për së afërmi ka përcjellë asfaltimin e kësaj rruge ku dhe është takuar me banorët e këtij fshati dhe u ka uruar shfrytëzim sa më të mirë me mjetet e tyre. Asfaltimi i rrugës rrugës në fshatin Corroticë që shpie në fshatrat për rreth ka rëndësi te veçantë pasi do të jetë në shërbim të qytetarëve të Komunës sonë.

———————–

Përfaqësuesit e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës i kryesuar nga Kryetari Partisë Për Veprim Demokratik Riza Halimi, Unionit Demokratik Shqiptar Rahmi Zylfiu dhe Bashkimit Demokratik te Lugines Skender Destani u takuan sot me zonjën Korian Jonker shefe e delegacionit ODHIR që vepron së bashku me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian. Në këtë takim u diskutua rreth zgjedhjeve të 6 majit si dhe për problemet që kanë të bëjnë me listën unike të zgjedhësve në komunën e Preshevës e posaçërisht në vendbanimet e Rahovicës, Miratocës,Raincës dhe Corroticës për të cilin gjë opinioni është i njoftuar. Në kuadër të këtij takimi janë diskutuar edhe probleme të tjera të kësaj natyre rreth shlyerjes të një numri të konsiderueshëm të votueseve nga lista zgjedhore, pjesëmarrja në votim të dëbuarve gjatë luftës dhe menjëherë pas luftës si dhe problemin e humbjes së të drejtës së tyre për vendbanim. Njofton kështu zyra për informim e PVD-së .

———————

Partia Për Veprim Demokratik mbajti mbrëmë tubimin promovues me shpalosjen e programit zgjedhor si dhe me prezantimin e kandidatëve potencial për këshilltarë në njësinë numër 3 në Preshevë. Para shumë qytetarëve të kësaj njësie kryetari i kësaj nëndege Mentor Nuhiu theksoi se zgjedhjet që i kemi përpara duhet të jenë zgjedhje vendimtare për fatin e banorëve të Komunës së Preshevës që këto zgjedhje duhet të jenë shembull i mirë dhe porosi për ata që udhëheqin pushtetin. Është prekëse fakti i manipulimeve të mandateve të këshilltarëve ku pati lëvizje nga të gjitha subjektet, kështu tha Ali Hajrullahu kandidat i mundshëm. Ndërkaq Remzije Rexhepi kandidate u shpreh se PVD ofron mundësi të re dhe bindëse që së bashku mund ti lëvizim në drejtim të ndryshimeve pozitive. Ndërkaq Selman Qerimi potencoi se çdo ditë e më tepër luajnë me të ardhmen tonë evropiane prandaj ti themi stop. Ndërkaq Nadër Sadiku kryetar i shtabit zgjedhor theksoi se vitin e kaluar në subvencione në bujqësi kanë qenë 500 mijë dinarë ndërsa këtë vitë janë munduar të manipulojnë popullin prej 500 mijë dinarë i kanë bënë subvencione në 5 milion dinarë që ende populli nuk i ka marrë. E kreu i PVD-së Riza Halimi tha se kryetari i komunës bënë premtime për punësim si në shembullin e interspidit për sigurimin e 600 vendeve të punës që tani Interspidi ka mbet si përmendore. Me moton Për ndryshime Pozitive lideri i këtij subjekti mbylli këtë tubim parazgjedhor.
—————-

UDSH fushatën parazgjedhore mbrëmë e ka vazhduar në BL Ashan, ku ka prezantuar kandidaten për këshilltare në këtë njësi zgjedhore. Kandidatja e UDSH-së para elektorit paraqiti projektet që do të realizohen në periudhën e ardhshme 4 vjeçare nëse UDSH do të jetë pjesë e pushtetit, duke bërë thirrje që të votohet ‘për cilësi dhe dinjitet’ më 6 maj duke rrethuar numrin 4. Sekretari i UDSH-së Hamdi Fejzullahu tha se ka filluar numërimi një shifrorë i këtij pushteti i cili më 6 maj do të dal në pension. Fejzullahu tha se kryesia e PDSH-së është e frikësuar nga afrimi i zgjedhjeve, ndërsa sulmoi politikisht një kandidatë në listën e PDSH-së. E kryetari i degës së UDSH-së në Preshevë Naser Aziri, tha se i kupton ata që nuk gjenden sot këtu për shkak të lidhjeve farefisnore, por ata sipas Azirit do të dëshironin të ishin këtu. Gjithashtu kryetari i degës së UDSH-së në Preshevë, tha se në BL Ashan me ndihmën e tij janë realizuar dy projekte të rëndësishme. Fushata e UDSH-së në BL Ashanë u mbyll me moton rretho numrin 4 në zgjedhjet lokale ‘për cilësi dhe dinjitet’, dhe numrin 15 në zgjedhjet parlamentare për koalicionin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

——————–

Me moton “votoni drejtë, votoni LKSH” rrethoni nurmin 11, Lëvizja Kombëtare Shqiptare ka vazhduar fushatën parazgjedhore në BL Tërrnavë. Kryetari i kësaj Lëvizje njëherit edhe bartës I listës zgjedhore Orhan Rexhepi, para të pranishmëve dha arsyet e bojkotit të zgjedhjeve parlamentare, pasi programi i LKSH-së është identik me atë të Leëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës Kuq e Zi. Rexhepi tha Konferenca e Londrës në vitin 1913, vitin e ardhshëm do të bëhet e pavlefshme pasi bëhet 100 vjetori i saj, dhe mu për këtë janë duke u zhvilluar bisedime secrete për popullin shqiptarë. Edhe njëri nga kandidatët për këshilltarë nga LKSH tha se Shqipëria nuk është ende e pavarur dhe askush sduhet pregaditur për ta festuar 100 vjetorin. Anëtarët e LKSH-së thanë se ata nuk premtojnë punësime, sepse me prem,timet që janë bërë deri më tash nga subjektet tjera atëherë edhe pensionerat në Tërrnavë do të punësoheshin. Në fund fushata e LKSH në BL Tërrnavë u mbyll “Votoni LKSH-në” rrehoni numrin 11.
——————–

PDSH fushatën parazgjedhore e ka vazhduar mbrëmë në bashkësinë lokale Gerajt ku ka shpalosur programin si dhe ka prezantuar kandidatin për këshilltarë Bajram Jashari. Një numër i madh i simpatizantëve kanë marrë pjesë në këtë tubim ku kandidati nga Gerajt ka thënë se përpjekjet e tija do të vazhdojnë për të investuar në fshat aty ku është nevoja. Në këtë tubim ka folur edhe nënkryetari i PDSH -ës Shkukri Ymeri i cili ka thënë se me ardhjen e kryetarit Ragmi Mustafa në krye të PDSH -ës jo vetëm që ka sjellë fitore të njëpasnjëshme PDSH, por ka ngritë vlerën e votës të të gjithë qytetarëve të komunës së Preshevës. Andaj duke e respektuar votën e qytetarit dhe prezencën tuaj nënkupton se ju jeni përkrahë PDSH-re bashkë me të afërmit tuaj . PDSH jo vetëm që e ka dëshmuar veten në pushtetin lokal duke investuar në çdo vendbanimin por më e rëndësishmja është se të qenit në pushtet PDSH do të bëjë shumë në ngritjen e vlerave të çështjes sonë kombëtare ka thënë nënkryetari i PDSH –ës Shukri Ymeri.” Sot jemi këtu për të kërkuar votën tuaj dhe nuk na vjen turp fare pasi në fshatin Gerajt gjatë viteve kemi investuar nga pak andaj le ti gëzoni ato projekte që PDSH-e i ka adresuar për ju ka thënë para banorëve të Gerajve kreu i PDSH Ragmi Mustafa. Ai ka potencuar rrugën kryesore nëpër mes fshatit e cila shumë shpejt do të kryhet deri në fundi të shtëpisë së fundit. Lideri i PDSH-ës po ashtu ka thënë se brenda javës do të përfundohet asfaltimi i rrugës që shpie ka shkolla dhe tereni e ri sportiv ndërkohë do të bëhet ndërrimi i dritareve të shkollës dhe meremetimin nga jashtë dhe brenda por dhe oborri i shkollës do të rregullohet brenda një kohe të shkurtër u ka thënë banorëve të Gerajve lideri i PDSH Ragmi Mustafa.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch