Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 27 Shkurt 2014 – OVL UÇPMB-ës Akademi përkujtimore për të rënët e Zonës Operative të Bujanocit

RTP lajmet 27 Shkurt 2014 – OVL UÇPMB-ës Akademi përkujtimore për të rënët e Zonës Operative të Bujanocit

OVL Perkujtim Bujanoc 2014-2

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc ka mbajtur akademi përkujtimore për nderë të dëshmorëve të rënë në konfliktin e vitit 2001. 

 

OVL Perkujtim Bujanoc 2014-1Kryetari i  OVL-së së UÇPMB-së në Bujanoc Edmond Isufi, duke vlerësuar lartë sakrificën e ushtarëve që flijuan jetën për lirin e vendit, tha  se  nuk është e lehtë të flasësh për veprën e dëshmorëve sepse ata kanë vendin më të lartë në mendjen e shoqërisë sonë.Dëshmorët e rënë dhe të gjithë pjesëtarët e  UÇPMB-së, luftuan për interes kombëtar dhe liri të plotë, ndërsa ne fatkeqësisht po gëzojmë një liri të pjesshme dhe se dëshmorët e gjithë ish pjesëtarët e

 UÇPMB-së nuk luftuan për interesa të vogla lokale e në shumë raste edhe personale”, deklaroi Edmond Isufi në akademinë përkujtimorë në Bujanoc. Ndërkaq Jonuz Musliu, ish shefi politik i UÇPMB-së duke përkujtuar dëshmorët ka thënë se shqiptarët edhe sot janë të diksriminaur skajshmërisht nga shteti serb.“Në kudaër të luftëtarëve vullnetarë kishin edhe nga Italia e Gjermania, ishte një luftë që kishte përqëllim realizimin e të drejtave shqiptare këtu, mirëpo fatkeqësisht jemi larg këtyre synimeve”, tha Musliu. Gjatë këtij manifestimi përkujtimorë ishte  përgatitur edhe një program kulturorë dhe morën pjesë edhe përfaqësues të pushteti lokal e institucioneve fetare.

 Lapidari Fatmir IbishitOVL e UÇPMB-ës bënë homazhe  pran varrit të dëshmorit Fatmir Ibishi

Me rastin e 14 vjetorit të rënies së dëshmorit Fatmir Ibishi , OVL e UÇPMB-ës dje ka bërë homazhe pran varrit të dëshmorit në Gjilan si dhe kanë vizituar familjarët në fshatin Uglarë , aty ku dhe lindi dëshmori i kombit Fatmir Ibishi. Fatmir Ibishi  me shumë shok gjatë vitit 2000-2001, u radhitën në radhët e UÇPMB- ës . Ai ra dëshmorë në betejën e Konçulit pas  një konfrontimi të armatosur me forcat policore serbe.

 

 

Kishte ardhur nga Uglara e Gjilanit për ti dal në  mbrojtje vëllezërve shqiptarë në Luginë . Fatmir Ibishi  me shumë shok gjatë vitit 2000-2001, u radhitën në radhët e UÇPMB- ës .Pas shumë betejave Fatmir Ibishi më 26 shkurt të vitit 2000 ra dëshmorë në hyrje të fshatit Konçul pas një konfrontimi me forcat policore serbe . Por vepra e Fatmir edhe sot kujtohet nga familjarë , veteran të luftës e shumë qytetarë. Dje në varrezat e qytetit të Gjilan u bënë homazhe pranë varrit të dëshmorit Fatmir Ibishi. OVL e UPMB-ës bashkë me veteranët e luftës vizituan edhe fmailjen Ibishi në Uglar. Homazhet kanë vazhduar edhe tek edhe vendi I rënies në Konçul Fatmir Ibishi lindi në viti 1964, në fshatin Uglarë të komunës së Gjilanit. Pas luftës së lavdishme të UÇK-së ai ndër të parët iu bashkua UÇPMB-së. Më 26 Shkurt të vitit 2000 ra dëshmorë pas një konfrontimi të armatosur me forcat policore serbe në hyrje të fshatit Konçul të Komunës së Bujanocit.

———————————————–

5 Min shendet-15 minuta shëndet – me qëllim të vetëdijesimit qytetar

Programi  prej pesë minutash-  këshilla të ndryshme mjekësore  për vetëdijesimin  dhe parandalimin e sëmundjeve të  për të pasur shëndet më të mirë nga e mërkura do të filloje të transmetohet në RTV Presheva.Kjo iniciativë është ndërmarrë nga nxënësit e paraleleve të mjekësisë në bashkëpunim me profesorët dhe udhëheqësin e shkollës së mesme teknike dhe RTV Presheva dhe   do të zgjasë për tre muaj rresht.

Nxënësit e paraleleve të mjekësisë në Shkollën e Mesme Teknike Presheva në Preshevë së bashku me profesorët  respektivisht  mjekun Nazmi Mehmeti profesor po ashtu në këtë institucion arsimor kanë filluar së realizuar projektin ‘ 5 minuta këshilla mjekësore ‘për të gjithë qytetarët tanë. Ky aksion është ndërmarrë me qëllim të vetësijsimit dhe parandalimit të sëmundjeve eventuale për të gjithë qytetarët tanë ka deklaur kështu zoti Mehmeti profesor . 5 Min shendet-2Sipas profesorit në fjalë programi i filluar do të zgjasë për tre muaj rresht madje ai falënderon të gjithë bashkëpunëtorët të cilët po mundësojnë realizimin e saj në radhë të parë drejtorin e shkollës së mesme  teknike si dhe gjithë stafin e Radiotelevizionit Presheva. Për zotin Mehmeti këshillat që do të ofrohen do të jenë të mirëpritura për qytetarët thotë ai. Rubrika e këshillave mjekësore përgatitet nga nxënësit që vijojnë mësimin në këtë shkollë dhe do të transmetohen  çdo të mërkure në kanalin e Radiotelevizionit Presheva.

————————————————-

Sensibilizim ndaj smundjeve kancerogjeneSensibilizim për vetëdijesimin e grave në parandalimin e sëmundjeve kancerogjene

Çdo e teta grua në Serbi e prekur nga kanceri I gjirit ndërsa çdo e katërta grua e prekur nga kanceri I qafës së mitrës. Për këtë gjendje alarmante po zhvillohen një sërë aktivitetesh në vend me moton Gjej kohë, kontrollo shëndetin tënd sot, gëzohu me të afërmit e tu nesër . Sipas organizatorëve kampanja në fjalë ka për qëllim vetëdijesimin e grave në parandalimin e sëmundjeve kancerogjene.

Po zhvillohen aktivitete me moton Gjej kohë, kontrollo shëndetin tënd sot, gëzohu me të afërmit e tu nesër . Kjo kampanjë ka për qëllim vetëdijësimin e grave në parandalimin e sëmundjeve kancerogjene që ka të bëjë me informimin dhe edukimin e publikut në territorin e Vranjës, Bujanocit dhe Preshevës lidhur me rëndësinë dhe avansimin e shëndetit të grave. Vetëm me vizita të rregullta mund të arrihet zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës por edhe planifikimi i duhur i familjes. Fushata Gjej kohë, kontrollo shëndetin tënd sot, gëzohu me të afërmit e tu nesër financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Zvicrrës përmes programit të partneritetit evropian me komunat EU Progres, kurse realizohet nga organizata konsulente V+O komunikejshën.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch