Home » Lajme » RTP lajmet 28 dhjetor 2011

RTP lajmet 28 dhjetor 2011

Kosova nuk po e përjashton mundësinë që edhe qytetarët serbë që hyjnë në Kosovë t’i pajisë me targa të përkohshme prej letre. Këtë ia mundëson edhe Marrëveshja për lëvizje të lirë e arritur më 2 korrik të këtij viti në Bruksel. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë të martën se një vendim të tillë paraprakisht duhet ta marrë Qeveria. Nuk është treguar shumë i prerë, por nuk e ka përjashtuar këtë mundësi. Këtë duhet ta shikojmë tash. Në marrëveshje ekziston një klauzolë që edhe Kosovës i lejohet të marrë masa reciproke. Deri tash nuk ka një vendim të tillë. Nëse merret një vendim i tillë atëherë ajo do të zbatohet”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme për “Kohën Ditore”. Marrëveshja Kosovë-Serbi, që nuk lejon hyrjen në territorin serb me targa RKS, ia njeh të drejtën edhe Kosovës që të aplikojë reciprocitet për automjetet me targa të Serbisë edhe pse ato janë lejuar deri tash të hyjnë lirisht në Kosovë. Kjo ndodh pasi elementi i reciprocitetit është i përfshirë në marrëveshje. Një ditë pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes, ai ka vlerësuar se po zbatohet pa probleme të theksuara. Problemet teknike, sipas tij, po shfaqen, por që në një të ardhme pritet të zgjidhen edhe me ndërhyrjen e Bashkimit Evropian. Ky problem më së shumti mund t’u shfaqet kosovarëve që territorin e Serbisë e shfrytëzojnë për udhëtime në Evropë.

———————-

Me rastin e festes së viti të ri paralelja  e ndarë e çerdhes 8 marsi  në fshatin Miratoc  ka shfaqur sot program festiv për festën e fundvitit. Fëmijët shfaqën program me këngë,valle. dhe recitime. Programi u ndoq nga nënat dhe mysafirë të tjerë. Fëmijët ishin të kënaqur me festën që i rrethonte në ambientin e çerdhes së tyre. Edukatorja pranë kësaj çerdhe thotë se çdo vit programi i vitit të ri është i organizuar me këngë valle dhe recitime nga fëmijët dhe kësaj here është e kënaqur me programin festiv që dhuruan ata. Më pas në fund të programit  fëmijët morën nga një dhuratë nga babadimri  i viti të ri ku sponsor i këtyre dhuratave ishte ndërmarrja punuese Univerzal

——————————

Udhëtimi i qytetarëve të Serbisë dhe Maqedonisë vetëm me letërnjoftime mund të ndodhë para 15 janarit të 2012. Kjo është paralajmëruar nga ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiq, gjatë nënshkrimit të Protokollit për bashkëpunim të policive të dyja vendeve, që nënkupton pjesëmarrjen e policisë së Maqedonisë në Kampionatin Evropian të Hendbollit që do të mbahet në Serbi nga 15 janari i vitit të ardhshëm, transmeton INA. Ministri serb nuk precizoi se kalimi me letërnjoftime do të jetë vetëm për tifozët maqedonas që do të jenë pjesëmarrës në kampionat, apo edhe për qytetarët e tjerë. Sipas Daçiq, në rast se Parlamentet e dyja vendeve nuk ratifikojnë marrëveshjen deri më 15 janar, atëherë me pëlqimin e qeverive të Beogradit dhe Shkupit do të mundësohet që qytetarët maqedonas që do të ndjekin kampionatin të hyjnë në Serbi vetëm me letërnjoftime.

————————————

Thuhet se presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, është i sëmurë rëndë. Spekulimet për gjendjen e keqe shëndetësore të Tadiçit ka ca kohë që qarkullojnë në Serbi, gjë që e detyroi atë që para dhjetë dite t’i demantojë personalisht këto spekulime. “Nuk jam i sëmurë, dukem keq ngase po punoj shumë”, pat theksuar Tadic. Megjithatë, revista Nacional theksoi se posedon konfirmimin nga Akademia Ushtarake Mjekësore nëBeogradse Tadiçi lëngon nga dy sëmundje të rënda-nga lupusi dhe skleroza. Burimet e Nacionalit theksuan se me përkujdesin e duhur mjekësor, Tadici mund të jetojë gjatë, por jo edhe të mbajë ritmin të cilin e kërkojnë obligimet e presidentit, raporton Gazeta Express. Thuhet se Tadiqi një herë në muaj i nënshtrohet procesit të ndërrimit të gjakut, përpjekje kjo për të këndellur organizmin e dobësuar. Gjendja e Tadicit, theksuan burimet e Nacionalit, është aq e rëndë, sa që të gjitha vendimet më të rëndësishme po i marrin këshilltarët e tij, pjesa më e madhe prej të cilëve po luftojnë që të zëvendësojnë Tadicin në funksionin e presidentit. Për funksionin e kryetarit të Partisë Demokratike aktualisht janë duke garuar Vuk Jeremici dhe Dragan Gjilasi.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch