Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 28 Dhjetor 2012

RTP lajmet 28 Dhjetor 2012

Sot është bërë ndarja e pajisjeve agroteknike për bujqit e komunës së Preshevës,të cilët kanë përfituar në konkursin e rregullt që ka pasur komuna dhe njëherit ka zbatuar për gjatë tërë këtij viti në lidhje me tërë shpërndarjen e këtyre mjeteve. Sipas kryetarit të Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa nga ky projekt kanë përfituar bujqit e komunës së Preshevës të cilët kanë qenë konkurrues të këtij projekti. Bujqit të cilët janë përfitues të këtij projekti ndjehen të kënaqur pasi këto mjete do ti shërbejnë në punët e bujqësisë. Sipas kryetarit të komunës me projekte të tilla do të vazhdohet edhe në vitin 2013.

————–

Shoqata e personave me aftësi të kufizuara ka organizuar sot aktivitet për nder të fund vitit. Në këtë aktivitet janë shpërndarë dhurata për këta persona,të cilët patën rastin ti marrin nga baba dimri i viti të ri. Koordinatorja Drita Osmani njëherit dhe psikologe në këtë shoqatë thotë se këta fëmijë kanë nevojë më shumë se kushdo që gëzohen çdo ditë por më së shumti në festa të tilla siç është viti i ri. Gjithashtu falënderon gjithë donatorët për përkrahjen e këtij aktiviteti,pasi problem kryesore ka qenë edhe bartja e dhuratave nga Prishtina për në Preshevë. Janë gjithsej 300 dhurata të cilat do ti dhurohen këtyre personave, vlen të theksohet se dhuratat në fjalë mund ti marrin deri ditën e hënë më 31 dhjetor.

————–

Sot në orët e mesditës në Preshevë në shkollën fillore Prof “Ibrahim Kelmendi” ka arrit donacioni i parë nga Shqipëria. Erion Veliaj sekretar i rinisë pranë Partisë Socialiste e Leart Kola përfunduan me sukses angazhimin në “Projektin Presheva” që kishin shpalosur të rinjtë e Partisë Socialiste në Shqipëri. Veliaj e Kola të cilët qenë prezent në këtë shkollë gjatë ekspozitës së z.Artan Lame “Itinerar historik, Flamuj Shqiptar” që gjatë rrugëtimit në trojet shqiptare ndaloi dhe në Preshevë, nga udhëheqësia e shkollës u informuan se nxënësit e shkollës dhe vetë shkolla është në mungesë të materialeve që komuna e Preshevës nuk ka arrit ti siguroj. Veliaj së bashku më rinin socialiste në Shqipëri dhe diasporë mblodhën fondet për ti siguruar filloristëve Preshevar, harta historike e gjeografike, elemente kimike, mjete pune për kabinetet e kimisë e fizikës e shumë gjëra tjera. Ndryshe, këto ndihma sa modeste të Erion Veliajt e Leart Kolës për fëmijët e Preshevës, arrijnë për herë të parë në Preshevë nga atdheu ynë – Shqipëria.

—————
Kryetari Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë njëherit dhe Deputet në Parlamentin Republikan Riza Halimi në programin e paraditës së sotme Për Ju në Televizionin Presheva ka deklaruar se në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara në cilësinë e deputeit situatën është e ngjashme me periudhat e më hershme sin ë mandatet e kaluara. Në anën tjetër në pyetjen e parashtruar rrethë deklaratave që po ndërlidhen këtyre ditëve rrethë lapidarit të vendosur përpara objektit të Komunës së Preshevës janë deklarata të pa pranueshme nga distanca është shprehur ai. Në fund deputeti Halimi të gjithë qytetarëve u uroi festën e fund vitit. Për të arritur të gjitha ato rezultate dhe suksese ka nevojë për unitet ka potencuar ai.

—————–
Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka deklaruar se shteti duhet të reagoj menjëherë dhe në “pikë të ditës” ta rrënojë përmendoren në qendër të Preshevës nëse shqiptarët nuk e bëjnë vet. “Serbia duhet të reagoj dhe Serbia do të reagoj. Përmendoren duhet ta heqin vet shqiptarët në jug të Serbisë nëse dëshirojnë të tregojnë që popullin e tyre po e drejtojnë ashtu që mirë të jetohet në Serbi. Nëse kjo nuk bëhet, Serbia në mes të ditës duhet ta rrënojë at tabelë dhe të tregoj se diçka e tillë nuk është e lejuar me ligjet e saj” ka thënë Nikoliq për Radio Televizionin e Serbisë. Nikoliq ka thënë se përkrahë qeverinë e Serbisë që “në atë moment të marrë vendim” që ta largojë përmendoren dhe këtë do ta bëj. “Jam i gatshëm për pasoja dhe rrezikun që dikush nga vendi apo bota të sulmojë shtetin tonë. Kjo askund në botë nuk është e lejuar, e as që do të lejohet në Serbi” ka thënë Nikoliq.

——————–

Ambasada e SHBA-së në Beograd përmes një komunikate ka shprehur shqetësimet për zhvillimet e fundit të Luginën e Preshevës, duke kërkuar nga palët që t’i kontribuojnë uljes së tensioneve. Në deklaratën e lëshuar nga Ambasada Amerikane thuhet se mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe jo retorikës agresive dhe kërcënimeve të forcës.

—————

Kryeministri dhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka premtuar sot angazhim të fuqishëm të Kosovës për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në trojet e ish-Jugosllavisë. “Këtë mesazh ia kam dërguar edhe kryeministrit Daçiq se në çdo rrethanë që cenon të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, do të ketë punë me të gjithë shqiptarët që jetojnë në rajon, sepse shqiptarët në Preshevë duhet t’i gëzojnë të drejtat më afirmative, që të kenë universitetin e tyre, të kenë hapësirën e tyre ekonomike, të drejtat më të avancuara kombëtare dhe natyrisht të kenë lëvizje të lirë në kufijtë e hapur me Kosovën”, ka thënë Thaçi, transmeton portali “Dukagjini”. Ai ka shtuar se Kosova do të mirëpret vullnetin e shqiptarëve edhe në Maqedoni e edhe në Preshevë për të ardhmen e tyre. Të gjitha këto deklarata u bën në drekën e organizuar nga Thaçi me Këshillin drejtues të partisë.

—————

Kryeshefi i policisë në Vranjë Sllagjan Vellinoviq ka deklaruar se është duke u punuar intenzivisht për përfundimin e punimeve në pikën kufitare në Konçul për implementimin e IBM-së. Punimet që po zhvillohen në vendin e quajtur “Çezma e Eminit” për Menaxhim të Integruar të Kufirit (IBM), sipas zyrtarit të policisë në Vranjë, “janë duke shkuar sipas planifikimit dhe pritet që kjo pikë kufitare nga dita e hënë (31 dhjetor) të funksionojë sipas marrëveshjes”, transmeton Titulli burimin e JUGpress. “Çezma e Eminit” gjendet rreth 2 kilometra largë pikës së tanishme kontrolluese në fshatin Konçul të komunës së Bujanocit, dhe pak metra nga pika kontrolluese kosovare e cila po kryn punimet e fundit para se të lëshohet në funksionim ditën e fundit të këtij viti. Në këtë pikë të integruarë kufitare, pala serbe ende nuk ka sjellë energjinë elektrike deri te objektet montuese, ndërsa kontraktuesit e punimeve thonë se furnizimi me energji elektrike për fillim do të mundësohet nga gjeneratorët.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch