Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 28 Dhjetorë 2013

RTP lajmet 28 Dhjetorë 2013

Promovohet libri Ditari i Rrugëtimit që mban  vulën e Shekullit nga autori Qenan Hamdiu Kumanova

Është promovuar sot libri Ditari i Rrugëtimit që mban  vulën e Shekullit nga autori Qenan Hamdiu. Libri në fjalë përshkruan   rrugëtimin  disa ditor e vetë autorit bashkë me 11 të tjerë  nga Prizreni e deri në Vlorë.

Qenan Hamadiu  rrugëtoi  në këmbë bashkë 11  të tjerë  për në  Vlorë për të festuar 100 vjetorin e pavarësisë  së Shqipërisë,gjithë këtë rrugëtim ai e pasqyroi në librin e tij  Ditari i Rrugëtimit që mban  vulën e Shekullit.Familjarë,miq dhe dashamirë të fjalës së shkruar kanë marrë  pjesë në promovimin e këtij libri. Vlen të theksohet se  prof.dr Sulejman Abazi  i cili njëherit  ishte redaktor i këtij  libri  dërgoi një mesazh përshëndetës në pamundësi për të qenë prezent.

Gjithashtu për të përshëndetur promovimin e këtij libri fjalën e morën edhe  Xhemaledin Salihu kryetar i shoqatës për trashëgimi dhe krijimtari kulturore  nga Presheva,Kryetari i  shoqatës së shkrimtarëve  Feniks Biladh Maliqi dhe në emër të familjarëve promovimin e librit  Ditari i Rrugëtimit që mban  vulën e Shekullit e përshëndeti  edhe dr Sabit Sahiti.Po ashtu të pranishmit në promovimin e këtij libri kanë pasur mundësi të përcjellin edhe poezi  kushtuar flamurit  të recituar nga nxënësja Nurije Osmani.Qenan Hamadiu  ka lindur në Kumanovë jeton dhe vepron në Zvicërr, libri Ditari i Rrugëtimit që mban  vulën e Shekullit është botimi i tij i parë,në këtë libër ai është fokusuar në  rrugëtimin  disa ditor nga Prizreni e deri në Vlorë. Promovimin e librit Ditari i Rrugëtimit që mban  vulën e Shekullit do të bëhet nesër në Kumanovë ndërsa  ditëve në vazhdim në Kosovë.

————————————

Fatmir Imeri fitues I garave të shahut për vitin 2013

 

Organizata për kulturë fizike në bashkëpunim në bashkëpunim me klubin e shahut Presheva kanë mbajtur turnirin  tradicional në shah .Pas shumë xhirove  Fatmir Imeri është shpallur fitues I garave të shahut për vitin 2013

 

Fatmir Imeri  është shpallur fitues i shahut Presheva 2013, në garat që ka organizuar Organizata për kulturë fizike .

Në këtë turnit kanë marrë pjesë afro 20 garues  garues , ndërsa garat janë zhvilluar me sistemin zviceran dhe me tempo të shpejtuar të lëvizjeve sipas rregullores së FIDE-s.Pas shumë shtatë Fatmir Imeri është treguar me i qetë dhe më i saktë duke arritur kështu që të rrëmbejë çmimin e parë. Ndërkaq vendi i dytë i ka takuar Ruzhdi Ubrahimi II dhe vendi i tretë Isuf Kasumi  III.Sekretari i OKF nderim AJVAZI ka përgëzuar garuesit për sukseset duke thënë se kjo garë individuale bashkon të gjithë adhuruesit e shahut .Kjo garë që kërkon përqendrim dhe elemente tekniko taktike ,në çdo turnir arrin të grumbullojë një numër të madh të shahistëve.

———————————-

 

OKF zgjedh  10 sportistët  vitit 2013  

Pas përmbylljes me sukeses të aktiviteteve të parapara , Organizata për kulturë fizike ka zgjedhur sot 10 sportistët  vitit 2013. Në këtë solemnitet kanë marrë pjesë sportistët nga të gjitha sportet .Nderim Ajvazi  sekretar i OKF fillimisht ka elaboruar aktivitete sportive që janë zhvilluar nga OKF-ja dhe ndihmë që ka ofruar për aktivitete të ndryshme sportive.

Sipas tij këtë vit konkurrenca e sportistëve ka qenë shumë e madhe ,ku prej qindra  kandidatëve janë përzgjedhur këta dhjetë, duke marrë për bazë dy kritere  suksesin dhe disiplinën.

 

SYNC– nderim Ajvazi – sekretar i OKF -ës

 

Sekretari i OKF para të pranishmëve ka shpalosur edhe planet për vitin 2014 , ku si prioritare do të jetë përmirësimi i infrastruktura , posaçërisht tereni sportiv me standarde evropiane.

 

SYNC– nderim Ajvazi – sekretar i OKF –ës

 

Edhe kryetari kuvendit Ramiz Latifi ka thënë se pushteti lokal gjatë viti 2014 , do të ketë prioritet sportin , duke pretenduar për aktivitet edhe në rajon.

SYNC – Ramiz Latifi – kryetar i kuvendit

 

Ja dhe lista e 10 sportistëve mirë të vitit 2013:

 

Futboll :

1.LULZIM JUSUFI

2.DRITON ALIU

3.REXHEP BAJRAMI

4.FATLUM IBRAIMI

 

Basketboll :

1.GENTIAN JAHIU

 

Volejboll :

1.FETI SALIHU

 

Ping-Pong

1.BASHKIM FAZLIU

 

Shah :

1.ISUF KASUMI

 

Karate :

1.HAMDI HALIMI

 

Atletikë :

1.BUJAR BEQIRI

 

MIRENJOHJE PER KONTRIBUTEN E DHENE   LOJTAR , PROFESOR DHE TRAJNERA TE KLUBEVE:

LOJTAR : ARBER SEFIU, LEART REXHEPI NEXHAT HALIMI.

TRAJNER: BEKIM HALITI, GAFUR FEJZULLAHU, BILLALL MEMISHI, ADNAN IBRAHIMI, BERAT MAHMUTI, ARMEND IBRAHIMI.

PROFESOR SHKOLLAVE: VETON SAQIPI, XHELADIN BAJRAMI,MUHAMET MUSTAFA,BEKIM ISUFI,

MIRENJOHJE :  STACIONIT POLICOR, TVP,. PRESHEVA.COM ETJ

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch