Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 28 Janar 2014 – Ambasadori i Norvegjisë: Teisnes nuk ka qenë pjestarë i lëvizjes vehabiste

RTP lajmet 28 Janar 2014 – Ambasadori i Norvegjisë: Teisnes nuk ka qenë pjestarë i lëvizjes vehabiste

Ambasadori i Norvegjisë në Serbi Nils Ragnar kamsvaga ka deklaruar sot se ata po bashkëpunojnë me organet përkatëse të Republikës së Serbisë në lidhje me incidentit, ku u vra shtetasi Norvegjez Teisnes Knut Stojanovski. “Sipas informacioneve që ka Ambasada e Norvegjisë në Beograd, Teisnes nuk ka qenë pjestarë i lëvizjes vehabiste

Ambasadori i Norvegjisë në Serbi Nils Ragnar kamsvaga ka deklaruar sot se ata po bashkëpunojnë me organet përkatëse të Republikës së Serbisë në lidhje me incidentit, ku u vra shtetasi Norvegjez Teisnes Knut Stojanovski.

“Sipas informacioneve që ka Ambasada e Norvegjisë në Beograd, Teisnes nuk ka qenë pjestarë i lëvizjes vehabiste” ka thënë Ambasadori Nils Ragnar Kamsvaga. Nga ana tjetër, djali i tij 19 vjeçar Joakim, i cili jeton me gjyshen e tij në Norvegji, ka deklaruar se ai babain e tij nuk e ka parë kohë të gjatë, ndërsa dëgjohet shpesh nëpërmjet rrjeteve sociale. Herën e fundit jemi dëgjuar për festën e vitit të ri. Ai më uroj festën duke më shkruar se i mungoj atij” ka thënë Joakim, djali i Teisnes Knut.
“Thëniet se ai ka qenë islamik, janë krejtësisht absurde. Unë shpresoj që një ditë të mësoj të vërtetën se pse u vra babai im” ka thënë Joakim.

—————————————————————————-

Do t’i shënojmë gjithmonë këto data të vlefshme –kryetari i OVL-së  Ramadan Ismajli

 

Ka pasur shumë arsye që pikërisht më 26 janar,  14 më herët doli në skenë UÇPMB kur ne sot po i shënojmë këtë data mjaft  të rëndësishme për ne, ka potencuar kështu në programin e paradites  në TV Presheva Kryetari  i OVL-së Ramadan Ismajli. Jemi të sigurt që ne si OVL këto data, këto ditë do ti shënojmë gjithmonë  bashkërisht sepse janë vlera të mëdha ka shtuar ai.

 

Situata e tensionuar pas luftës së Kosovës , vrasjet e pamëshirshme, si dhe kidnapimet e ndryshme të afaristëve tanë si Nebi Neza, masakra në Gosponicë  të nënës me fëmijë dhe civilëve tjerë ishte arsyeja e për të iniciuar daljen në skenë të një embleme siç ishte UÇPMB-ja ka theksuar kështu në programin e paradites kryetari I OVL- së Ramadan Ismajli. Këto data e ditë të rëndësishme  ne se OVL jemi të sigurte se do ti manifestojmë  bashkërisht gjithmonë, sepse janë vlera të UÇPMB-së. Prioritet për ne ishin  dhe to jenë gjithmonë që bashkërisht ti shënojmë këto data mjaft të rëndësishme të dëshmorëve tanë  që dhanë të shtrenjtën e tyre jetën për liri, ka shtuar kryetari i OVL-së.

—————————————————————————-

Në fundjavë FHKL takim me afaristë nga Lugina-  publikohet lista e 14 shtëpive

Kryesia e FHKL  në këtë fundjavë do të realizojë takim me gjithë afaristë e Luginës së Preshevës, ku do të kërkohet bashkëpunim për aksionin e ndërmarrë për ndërtimin e 100 shtëpive. Fillimisht në këtë takim do të publikohet lista e 14 shtëpive që do të fillojnë në pranverë dhe pastaj do të merren hapat e mëtutjeshëm për fazën e dytë të ndërtimeve, këtë e ka konfirmuar për radiotelevizionin Presheva përmes linjës telefonike   kryetari këtij fondi Xhelal Mehmeti.

—————————————————————————-

Klubi i shahut nga Vranja marrin dy çmimet e para në garat e shahut në Preshevë

 

2 shahistë të klubit të shahut nga Vranja kanë marrë dy vendet e para në garat e shahut të ka organizuar OKF dhe klubi i shahut Preshevë. Ndërkaq vendi I tretë i ka takuar Bedri Sadikut nga Prishtina.

Në turnirin  shahut që ka realizuar OKF dhe klubi i shahut nga Presheva, mesin e 28 shahistëve të kalibrit të lartë 2 vendet e para I kanë takuar Klubit të shahut nga Vranja, ndërsa vendi I tretë Bedri Sadikut nga Prishtina. Nderim Ajvazi sekretar i OKF i ka thënë RTP se ky ka qenë njëri nder turnirët më madhështorë për faktin se ka prezantuar edhe federata e shahut të RKS. Garave janë zhvilluar me sistemin Zvicerian 9 xhiro nga 15 min sipas rregullave të Fides. Ndërkaq OKF për veç çmimeve për tre vendet e para , mirënjohje ka ndarë edhe për kryetarin e federatës Shahut të Kosovës Nysret Avdiu dhe sekretarin Burhanudin Misini. Po ashtu u nderua edhe shahisti më i vjetër Ajdin Imeri, si dhe më i riu Visar Gashi nga Prishtina. E mirënjohje u ndan edhe për veteranin e shahut dhe referin Zeqirja Neziri dhe përfaqësuesin nga Kumanova  Nexhmedin Sadiku .

—————————————————————————-

Qeveria u hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Serbi

 

Qeveria e Serbisë, që aktualisht kryesohet nga Ivica Daçiq i socialistëve, ka kërkuar formalisht nga presidenti Nikoliq që të shpërbëjë parlamentin dhe të shpallë zgjedhjet e parakohshme. Ky veprim lë të kuptohet se zgjedhjet mund të mbahen më 16 mars, raportojnë mediet e Beogradit

Qeveria e Serbisë, që aktualisht kryesohet nga Ivica Daçiq i socialistëve, ka kërkuar formalisht nga presidenti Nikoliq që të shpërbëjë parlamentin dhe të shpallë zgjedhjet e parakohshme. Ky veprim lë të kuptohet se zgjedhjet mund të mbahen më 16 mars, raportojnë mediet e Beogradit. Qeveria thotë se do që të kërkojë “mbështetje sa më të gjerë publike” për reformat e kërkuara, pas hapjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Partia Përparimtare Serbe, e drejtuar nga Aleksandar Vuçiq, partneri më i madh në koalicionin qeveritar, ka nxitur votimet e parakohshme. Partia është më e madhja në parlament, por udhëheqësi i saj, Aleksandar Vuçiq, mban aktualisht postin e zëvendëskryeministrit. Sondazhet e opinionit sugjerojnë se ajo mund të fitojë 45 për qind të votave, ndërsa Partia Socialiste e kryeministrit Ivica Daçiq rreth 10 për qind.

—————————————————————————-

Zyrtarë amerikanë prej vitesh kanë deklaruar se rruga e Serbisë kah Bashkimi Evropian do të jetë e ‘gjatë, e mundimshme. Nëse Serbia nuk do të zgjidhë të gjitha çështjet rreth Kosovës, ajo nuk do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”, thotë një analist amerikan, njohës i qëndrimeve në Bruksel

Zyrtarë amerikanë prej vitesh kanë deklaruar se rruga e Serbisë kah Bashkimi Evropian do të jetë e ‘gjatë, e mundimshme, me shumë sfida përpara’ dhe e kushtëzuar me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Tani pas hapjes zyrtare të negociatave një javë më parë, 35 pikat negociuese të Serbisë me BE-në pritet të përfundojnë më 2018, ndërsa anëtarësimi nuk do të ndodhë para vitit 2020. Pas anëtarësimit të Sllovenisë dhe Kroacisë, negociatave të filluara me Malin e Zi më 2012, Serbia është njësia e katërt e ish Jugosllavisë që i afrohet BE-së, duke lënë prapa Bosnjë e Hercegovinën, Maqedoninë dhe natyrisht Kosovën që ende nuk ka siguruar as liberalizimin e vizave. Një ‘falënderim’ për këtë përshpejtim të procesit dhe fillimit të negociatave me BE-në, Beogradi duhet t’ia njohë Prishtinës dhe gatishmërisë që ka treguar për bisedime. Natyrisht se Kosova i ka pasur interesat e veta. Për Beogradin siç komenton një burim në Washington, kapitulli 35, që flet për normalizimin e marrëdhënieve, do të thotë zotim obligues i Serbisë për mosbllokimin e negociatave dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Në këtë fazë të dinamizimit të bisedimeve Kosovë-Serbi dhe negociatave BE-Serbi, jetësimi i marrëveshjeve të deritashme dhe hapat e mëtejmë normalizues midis dy vendeve do të shikohen edhe më me kujdes në mënyrë dhe çdo bllokadë eventuale e njërës palë do të ketë reagimin e menjëhershëm të Brukselit.“Nëse Serbia nuk do të zgjidhë të gjitha çështjet rreth Kosovës, ajo nuk do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”, thotë një analist amerikan, njohës i qëndrimeve në Bruksel.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch