Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 28 Mars 2013

RTP lajmet 28 Mars 2013

Është zhvilluar sot takimi përbashkët në mes të kryetarëve të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Serbi Michael Davenport. Ragmi Mustafa, Nagip Arifi e Sllobodan Drashkoviq, kanë kërkuar nga ambasadori Davenport, që si përfaqësi diplomatike të ndikojë tek qeveria serbe që të intesifikohet interesimi i saj kundrejt zgjidhjes së problemeve në këto komuna. Në takim është biseduar edhe problemet e përbashkëta që ka Lugina e Preshevës sidomos problemet politike. E pas këtij takimi ambasadori Britanisë së Madhe Michael Davenport, ka marrë pjesë në përfundimin e kursit të gjuhës serbe nga ana e të rinjëve shqiptarë. Në këtë kurs ku bashkëfinancuese kanë qenë ambasada e Britanisë me TK, kanë mësuar gjuhën serbe 310 të rinjë shqiptarë nga Lugina e Preshevës.
————-
Një javë pas protestës së banorëve të fshatit Konçul, kryetari TK Zoran Stankoviq e pa të udhës që sot të vizitojë këtë vendbanim e të bashkëbisedoj me banorët vendas për problemet e tyre. Në takimin sy më sy banorët Stankoviqit i kërkuan qarkullim të lirë, largimin e forcave të shumta të ushtrisë e xhandarmërisë, por duke e sugjeruar që fjalët e tyre të mos mbeten pezull ashtu siç i la Nebojsha Çoviq. Kryetari i BL Zulqefli Miftari ka thënë se tash e më shumë se 1 dekadë banorët e Konçulit janë të izoluar. Këto halle të banorëve megjithatë duhet të dalin në letër, për të gjetur zgjidhjen e tyre. E me këtë rast edhe Stankoviq thotë se zgjidhja me problemeve do të bëhet shumë shpejt. Por se do të ketë zgjidhje të shpejtë banorët janë skeptik. Ata e thonë këtë për shkak se premtime të tilla ishin dhënë edhe më herët nga përfaqësuesit qeveritarë. Bashkëbisedimi sotëm nuk është se kaloi edhe aq qetë.

——————–

Një pjesë e vendeve të BE-së në mënyrë të paligjshme dhe me masa gati të dhunshme po deportojnë azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit. Robert Stark nga Qendra për të Drejtat e Njeriut në Suedi ka shprehur kritika kundër qeverisë suedeze për deportimet e azilkërkuesve, një pjesë e tyre e madhe që janë edhe nga Kosova dhe i përkasin komunitetit rom. UNHCR gjatë këtij muaji ka regjistruar deportime masive të azilkërkuesve nga Ballkani, sidomos në Gjermani, Austri, Zvicër dhe së fundi edhe në Suedi. Sipas organizatave humanitare, deportimet në disa raste janë të ligjshme, mirëpo në shumicën e rasteve janë të paligjshme. Organizatat theksojnë se deportimet për në Kosovë janë të paligjshme, sepse persona të cilët janë lindur në shtetet perëndimore dhe në disa raste as që e zotërojnë gjuhën shqipe. Bashkimi Evropian ka ngritur shqetësime lidhur me valën e azilkërkuesve nga vendet ballkanike dhe se sipas organizatave joqeveritare, Brukseli me symbyllur po lejon deportimet e tilla, ku po shkelen të drejtat elementare të njeriut.
————–
Në Bruksel po përgatitet zgjidhja për arritjen e marrëveshjes, sipas së cilës serbëve do t’iu ofrohet varianti i planit Ahtisaari plus, me garanci se ushtria e Kosovës nuk do të vendoset në veri të Kosovës, njoftojnë mediumet serbe. “Besoj se kemi elemente për marrëveshje dhe po punojmë në atë drejtim që të vijë deri te marrëveshja”, ka thënë Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së, baroneshës Catherine Ashton, shkruan “Blic” i Beogradit. Serbia ka paralajmëruar se do të precizojë kompetencat që duhet t’i takojnë Asociacionit të komunave serbe, por nuk dihet se çfarë kundërpropozimi i pret, sepse deri tash Kosova dhe SHBA-ja kategorikisht kanë refuzuar çdo zgjidhje për entitetet që i ngjajnë asaj të Republikës Srpska, kurse Beogradi pikërisht në këtë po insiston. Sipas gazetës serbe, zgjidhjet konkrete dhe ndryshimet po mbahen në fshehtës.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch