Home » Lajme » RTP lajmet 28 Nëntor 2011: Gëzuar 28 Nëntorin, Festën e Flamurit Kombëtarë

RTP lajmet 28 Nëntor 2011: Gëzuar 28 Nëntorin, Festën e Flamurit Kombëtarë

Nën përcjelljen e himnit kombëtarë, në godinën e komunës së Preshevës, është vendosur flamuri kombëtarë shqiptarë, edhe pse kjo nuk lejohet me ligjet e shtetit serb sa e sa vite. Në këtë mënyrë mijëra qytetarë të komunës së Preshevës, iu kanë përgjigjur pozitivishtë ftesës për pjesëmarrje në protestën gjithëpopullore, kundër diskriminimit në përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare. Edhe pse 28 Nëntori, në të gjitha hapsirat ku jetojnë shqiptarët shënohet si ditë feste, në Luginën e Preshevës, kjo është manifestuar me protesta, për shkak se e drejta në përdorimin e simboleve kombëtare nuk është e lejuar. Menjëherë pas intonimit të himnit kombëtarë, para protestuesve u shpalos edhe neë historiat i shkurtër i përdorimit të flamurit kombëtarë shqiptarë. Në adresë të autoriteteve shtetërore, gjithashtu u kërkua ndërprerja e praktikës së diskriminimit, sipas të cilës shqiptarëve të Luginës së Preshevës, iu pamundësohet përdorimi i lirë i simbolit kombëtarë. Edhe qytetarët, pjesëmarrës në protestë, kërkuan që sa më shpejtë të lejohet përdorimi i simboleve kombëtare, dhe të zgjidhet së paku neë problem, në mesin e shumë problemeve që kërkojnë zgjidhje të shpejtë. Protesta e sotme ishte vazhdimësi e protestave, kundër diskriminimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në të gjitha aspektet e jetës, me vendim të kuvendit të këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve të Preshevës, Bujanocit, dhe Medvegjës. Në fund protestuesit janë shpërndarë të qetë, duke dëshmuar edhe njëherë se kërkojnë të drejtat e tyre në mënyrë paqësore. Ndërkaq vlen të theksohet se me vendim të partive politike të komunës së Preshevës, flamuri kombëtarë shqiptarë, që në mëngjesë është vendosur në të gjitha institucionet ku themelues është Kuvendi Komunal i Preshevës.

Teksti që u lexua para protestuesve në Preshevë dhe Bujanoc:

Të nderuar pjesmarrës,

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë duke u përballur me  diskriminimin sistematik shtetërorë, që me dekada po i  imponohet në sfera të rëndësishme jetësore.

Ky diskriminim reflekton në realizimin e të drejtave tona individuale, por, edhe atyre kolektive, prej të cilave, për sot, jemi grumbulluar të protestojmë për të drejtën e përdorimt të lirë të simbolit tonë kombëtar.

Duke imponuar zgjidhje ligjore johumane dhe që janë në kundërshtim me standardet europiane, por, edhe standardet e reja që po krijojnë presedane në Ballkan, siç është Plani i presidentit Ahtisari, ky shtet duke mos lejuar përdorimin e lirë të simbolit kombëtar, na cënon edhe të drejtën tonë të shprehjes së identitetit kombëtarë.

Simboli kombëtar, krahas gjuhës, traditës, kulturës, paraqet elementin qensorë të identitetit tonë si pjesë e një kombi shqiptarë në Ballkan.

Me këtë rast kërkojmë nga autoritetet shtetërore ndërprerjen e praktikës diskriminuese, sipas të cilës shqiptarëve të Luginës së Preshevës i pamundësohet përdorimi i lirë i simbolit kombëtar: Flamurit me fushë të kuqe me shqiponjën dykrenare me ngjyrë të zezë në mes”.

Të gjithë para ligjit janë të barabartë dhe kanë të drejtë në mbrojtje të barabartë ligjore pavarësisht dallimeve. Në këtë kontekst duhet ndaluar çdo diskriminim dhe duhet siguruar të gjithëve mbrojtje efikase nga çdo lloj diskriminimi” thuhet në dispozitat e Paktit ndërkombëtarë për të drejtat qytetare dhe politike.

Sipas kësaj logjike Liria e të shprehurit nuk njeh kufijtë ndërshtetërorë, Liria e të shprehurit duhet  të jetë e plotë pa ndërhyrje të autoriteteve shtetërore.

Konventa europiane për mbrojtjen e të drejatve të njeriut  dhe lirive themelore, në nen. 10 poashtu granton se “secili ka të drejtën në lirinë e të shprehurit e cila duhet të realizohet pa ndërhyrje të autoriteteve shtetërore”.

Nisur nga fakti se mbrojtja e të drejtave dhe lirive të komuniteteve pjesë përbërëse e mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave të njeriut;

Nisur nga fakti se realizimi i plotë i të drejtave kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës  duhet të paraqesin komponentat bazë  të një politike paqëdashëse;

Ndërkohë që mbrojtja e të drejtave të tyre paraqet (ashtu si të popujve tjerë) është pjesë e pandashme e mbrojtjes ndërkombëtare të të drejatave të njeriut, kërkojmë nga uatoritetet shtetërore ndërprerjen e menjëhershme të praktikave diskriminuese në këtë sferë duke krijuar hapësirë të volitshme politike, por, edhe kornizë adekuate ligjore për përdorimin e lirë të simbolit kombëtarë shqiptar.

E vëmë në dijeni, se ne asnjëherë nuk do të pajtohemi me kufizime imponuese në simbolin tonë kombëtarë i cili paraqet edhe pjesën qensore të identitetit tone nacional.

Preshevë,Bujanoc,

28 nëntor 2011.                

                                                                              Nga tubimi protestues

———————————-

Mijëra qytetarë në Bujanoc kanë nisur sot protestën gjithë popullore kundër diskriminimit të shqiptarëve në përdorimin e simboleve kombëtare. 28 nëntori duhej ti ishte festë e jo protestë, por qeveria e Serbisë plotë  99 vite vazhdon t’ai mohoj këtë të drejtë legjitime shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Dita e flamurit nisi me intonimin kombëtar, dhe më pas për tu lexuar deklarata politike e përpiluar nga këshilltarët shqiptarë të tre kuvendeve. Po mbushen 99 vjet e populli shqiptarë vazhdon të jetë i ndarë në dy shtete dhe i shpërndarë në shumë vende të botës citohet kështu nga deklarata politike. Ne e konsiderojmë veten si pjesë e zgjidhjes në dobi të të drejtës legjitime të popullit të Luginës së Preshevës për mirëqenie në dobi të paqes , stabilitetit , demokracisë , prosperitetit dhe integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor në strukturat Euro – atlantike thuhet në fund të deklaratës politike. Ndërkaq u kërkua nga autoritet shtetërore ndërprerja e menjëhershme e praktikave diskriminuese në këtë sferë duke krijuar hapësirë të volitshme politike , por , edhe kornizë adekuate ligjore për përdorimin e lirë të simbolit kombëtarë shqiptarë.

Ndërkaq protestuesit janë ndarë në mënyrë të qetë duke dëshmuar se shqiptarët kërkojnë të drejtat e tyre me paqe.

—————————

Sot më datë 28 nëntor ditën e Flamurit e festuan të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës, për këtë festë u kujtuan të gjithë dëshmorët që ranë për lirinë e vendit,ndërsa sot në fshatin Maxhere kujtohet  28 Nëntori  aty dhe ku për herë të parë doli në skenë UCPMB, me pjesëmarrjen OVL, prindërve të dëshmorëve u bënë homazhe tek varri i dëshmorit Hysen Saliu dhe për të gjithë të pranishmit  u mbajt një fjalim nga Kryetari i OVL së UCPMB Ramadan Ismajli. I Pranishëm ishte edhe Prindi i dëshmorit Bardhyl Osmani  i cili tha se në këtë ditë duhet bërë homazhe tek të gjithë dëshmorët e rënë për lirinë  e vendit. Ndërkaq Babai i dëshmorit Hysen Saliu faleminderoi të gjithë të pranishmit qe bënë homazhe tek varri i djalit të tij. Ish pjestarja e UCPMB-së Drita Osmani theksoi se kjo ditë ka një rëndësi të veçantë ku të gjithë shqiptarët duhet ta festojmë. Ndërkaq për nder të 28 Nëntorit ne Shtëpinë e Kulturës Abdulla Krashnica u shtura një koktej  rasti ku te pranishëm ishin Organizata e veteraneve te luftës se UCPMB politikan,dhe familjar te dëshmorëve.

————————————————

Mesazh urimi i PDSH-së , drejtuar shqiptarëve anembanë botës:

Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’iu uroj gjithë shqiptarëve Ditën e Flamurit. Kjo ditë e shënuar për të gjithë ne, ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar. Me krenari të madhe dhe besim të plotë uroj që këtë ditë ta kremtojmë në paqe dhe të ardhme më të mirë për shqiptarët kudo që jetojnë”. Siç nënvizohet më tej “Dita e Pavarësisë është dita e përjetësisë së një kombi, dita më e rëndësishme dhe më jetike për pjesëtarët e tij. Andaj, më lejoni që në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal, të gjithë shqiptarëve t’ua uroj Ditën e Pavarësisë – Ditën e Flamurit”. PDSH mesazh urimin për festën kombëtare 28 Nëntori, i ka dërguar edhe Presidentit të Shqipërisë Bamir Topi, Kryeministrit Sali Berisha, Krye parlamentares Jozefina Topalli, dhe familjeve Jashari e Haradinaj në Kosovë.

———————————————-

Mesazhi përurues i deputetit popullor Riza HALIMI për festën e Flamurit. Me kënaqësi të posaçme ju uroj festën kombëtare, e cila simbolizon luftën tonë ndër shekuj për liri, barazi, drejtësi dhe dinjitet kombëtarë. Në situatën aktuale shumë të rëndë dhe të ndjeshme është më shumë se asnjëherë më parë i domosdoshëm uniteti në veprim në drejtim të realizimit të të gjitha aspiratave tona kombëtare. Andaj  edhe në këtë ditë të shenjtë kur ende nuk është realizuar e drejta jonë legjitime për përdorim të lirë dhe zyrtar të simbolit kombëtarë është e domosdoshme që paralel me festimin dinjitoz  njëkohësisht edhe të protestojmë dhe të kërkojmë me vendosmëri realizimin e plotë të të gjitha të drejtave tona legjitime. Jam i sigurt se njësoj si gjer më tani gjatë historisë tonë kjo festë do të na motivoj që t’i shfrytëzojmë të gjitha format e veprimit politik për ta ndërprerë diskriminimin e rëndë shtetërorë që po ushtrohet ndaj popullatës shqiptare në Luginë të Preshevës dhe për të realizuar të gjitha të drejtat tona kombëtare sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. GËZUAR FESTA E FLAMURIT! Riza HALIMI Deputet popullor dhe kryetar i PVD-së  

———————————

Me rastin e festës së flamurit kombëtar uron të gjithë Shqiptarët kudo që janë duke I dëshiruar që kjo festë të jetë festë e unitetit dhe prosperitetit, si dhe festa e ardhshme e flamurit në Luginën e Preshevës kur edhe mbushet 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, flamuri kombëtar të përdoret në mënyrë të lirë ashtu që kjo festë të ketë karakter festiv e jo protestues. UNIONI DEMOKRATIK SHQIPËTAR, RAHMI ZULFI.

—————————————————-

Bashkimi Demokratik i Luginës të gjithë shqiptarëve ku do që janë brenda dhe jasht trojeve etnike ua uron 28 nëntorin Ditën e Flamurit Kombëtar Shqiptarë, duke shpresuar që 100 vjetori I ditës së flamurit, vitin tjetër edhe te ne në Lugine të jetë dite feste si në të gjitha trojet tjera Shqiptare e jo të protestojmë për përdorim të lirë të flamurit kombëtar. Bashkimi Demokratik i Luginës dëshirone që festa e 28 Nëntorit të jetë ditë unifikimi për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Edhe një herë urime dhe gëzuar dita e flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë gjithë Shqiptarëve

———————————————-

Lëvizja e Progresit Demokratik, me rastin e 99 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ua uron gjithë shqiptarëve Ditën e Flamurit Kombëtar. Megjithëse rajoni i Luginës së Preshevës edhe më tej vazhdon të mbetet një vend me probleme politike rreth mosrregullimit me ligj të përdorimit të lirë të simboleve kombëtare, LPD kërkon që këto festa kaq të dashura për shqiptarët, të kremtohen me dinjitet dhe unitet. Për shqiptarët e Luginës së Preshevës, kjo festë le të jetë një bashkim rreth simbolit tonë kombëtar, i cili na ka bashkuar në luftë dhe paqe, le të na bashkoj edhe në të ardhmen rreth realizimit të aspiratave tona kombëtare, për të cilat u angazhuan dëshmorët e të gjitha kohëve. Urime 28 Nëntori dita e Pavarësisë së Shqipërisë. Gëzuar Dita e Flamurit Kombëtar! NGA KRYESIA E LPD-së, Jonuz Musliu – kryetar, njëherit edhe kryetar i Kuvendit komunal në Bujanoc.

————————————————

Me rastin e 28 Nëntorit ditës së Flamurit Kombëtarë Shqiptarë, Partia Demokratike i uron Kombit Shqiptarë anembanë rruzullit tokësorë e në veçanti në Luginë të Preshevës, këtë festë Kombëtare. Le te jete kjo ditë gezimi për të gjithë shqiptarët, për të bërë më shum për trojet tona.  Dashurinë dhe krenarinë tonë për Sumbolin Kombëtarë ta tregojmë me vepra dhe punë të palodhshme, me shpresë që 100 nvjetorin e Pavarësisë do ta festojnë të gjithë të bashkuar. Bujanoc, Shërbimi për informim i PD-së

——————————————-

Lëvizja për Bashkim uron të gjithë shqiptarët për Festën e Ditës së Flamurit, duke bërë thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë për dashuri, tolerancë, harmoni dhe unitet midis nesh në rrugën tonë të madhe drejt realizimit të qëllimit madhor të vendosur këto e 99 vjet më parë. Jam thellësisht i lumtur që së bashku me ju festoj dhe kujtoj këtë datë me rëndësi të jashtëzakonshme për kombin tonë. 28 Nëntori i vitit 1912 nuk ishte thjesht një akt i rastësishëm në një datë të caktuar historike, por vulosje e të arriturave tona si komb në rrugën e vështirë të lirisë të atyre që ishin deri në atë ditë dhe testament për ata që erdhën e vijnë pas saj. Pra, kjo datë, përveç kurorëzimit të përpjekjeve tona të deriatëhershme për liri shënon edhe fillimin e një rrugëtimi të gjatë për kombin tonë në të cilën jemi duke ecur edhe sot. Prandaj, 28 Nëntori përveç gëzimit dhe krenarisë së madhe duhet gjithmonë të na mbajë gjallë edhe ndjenjën e përgjegjësisë për përmbushjen e këtij testamenti. Një ditë e tillë e madhe çdo herë na kujton vlerat e mëdha të kombit tonë, na bën të mos i harrojmë ato sakrifica të panumërta që na sollën lirinë të cilën pjesa më e madhe e kombit e gëzon sot dhe na obligon të punojmë shumë që kjo liri të shtrihet në çdo skaj të atdheut tonë. Me këtë rast, duke ua uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, në emrin tim personal dhe në emër të Lëvizjes për Bashkim u bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë për dashuri, tolerancë, harmoni dhe unitet midis nesh në rrugën tonë të madhe drejt realizimit të qëllimit madhor të vendosur këto e 99 vjet më parë, përfundon urimi i Kryetarit të Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku.

—————————————-

Këshilli Kombëtar Shqiptar uron gjithë popullin shqiptarë me rastin e 28 nëntorit Ditës së Flamurit. Përvjetori i nëntëdhjetenëntë i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë është një ditë e shenjtë për të gjithë shqiptarët pa marrë parasysh se ku ata jetojnë. Edhe përkundër faktit se pozita e kombit tonë në Ballkan është avancuar, janë shqiptarët e Luginës së Preshevës ata të cilët vazhdojnë edhe më tej të diskriminohen nga ana e Beogradit zyrtar. Në këtë ditë feste, në vend të organizimit të programeve me karakter manifestues, fatkeqësisht populli i Luginës është i shtrënguar të protestojë në kërkim të lejimit të përdorimit të simbolit kombëtar. Shpresojmë se kjo do të jetë festa e fundit të cilën e shënojmë me protesta dhe se vitin e ardhshëm këtë ditë të madhe për popullin tonë ta festojmë në mënyrë zyrtare nën valimin e flamurit tonë kuq e zi. Natyrisht se dëshira e madhe me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë do të ishte që të gjithë faktorët relevant shqiptarë  t’i gjejë të bashkuar. Kjo ishte edhe dëshira e Ismajl Qemalit, Luigj Gurakuqit, Isa Boletinit, e të tjerëve, e shprehur 99 vite më parë. Duke shpresuar se të gjitha synimet tona do të realizohen, gëzuar Ditën e Flamurit,thuhet në urimin e dërguar nga Shërbimi për Informim i KKSH-së.

—————————————–

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës në Preshevë, të gjithë Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni e në diasporë i uron 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë me deshirë që të gjithë Shqiptarët të jetojnë dhe veprojnë së bashku për një bashkim kombëtar në Evropën e Bashkuar, e cila duhet te jete qellim themelor i çdo Shqiptari ne te gjitha trojet shqiptare. Shoqata uron 28 Nentorin anetarsise dhe te gjithe simpatizanteve e vullnetareve te saj qe sebashku ta kalojne me shendet, te mira dhe te bashkuar Festen e Madhe, Flamurin e Ismail Qemalit, me te gjithe te afermit, miqet, dashamiret, shoket dhe me te gjithe Shqiptaret  anekend te trojeve shqiptare. Festa e Dites se Flamurit eshte Feste e madhe e Shqipetarise, andaj edhe te bashkuar dhe me nje veprim te perbashket te te gjithe Shqiptareve ne Lugine te arrijme te gezojme te drejtat individuale dhe kolektive qe na takojne ne arsim, kulture, informim dhe ne te drejten e perdorimit te lire te Flamurit e simboleve te tjera shqiptare deri ne bashkimin e te Gjithe Shqiptareve ne Europen e Bashkuar. Vetem keshtu do ta arrijme prosperitet dhe progres ne çdo lemi te jetes, pa idhrime, pa nderskojca, pa interese partiake, pa interesa politike pa interesa individuale, por te ngrejme larte interesat kolektive dhe ato te perbashketat. Ideali i Shqiptareve te Lugines eshte i qarte, drejt e te bashkuar ne Europen e bashkuar. GEZUAR 28 NENTORI-DITA E FLAMURIT DHE DITA E PAVARESISE SE SHQIPERISE. Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqates per Trashegimidhe Krijimtari Kulturore ne Preshevë.

RTV Presheva

2 Responses

  1. Ehab thotë:

    SHQIPETERAT FESTOJNE SEBASHKU,POLITIKA FESTON 99 VJETORIN EPAMVARSISE PERSERI TE NDARE?O, sa mire me qene shqiptare,Po aspak knerare me politikanet tane???????????ashtu se dy krenate e shqipes ne kete cope peluhure te kuqe,qe jane te ndare dhe politikanet tane festen tradicjonale te pamvarsise se shqiperis perseri keta e festojne te ndare nje ne Juge te vendit,Nje tek varrezat e Deshmorve,nje ne Peze e ku ta di une,deri kure o Politikan do te vazhdoni keshtu Njeri thumbit e tjetri patkoit,Ne Dijaspore ne cdo vende ku ka shqiptare te ikur pikrisht nga keta politikan ne tera ambjendet ku i frekuntojne keta shqiptare u mbllollen se bashku dhe festuan se bashkutera ambjentet u zbukuruan ne ngjyren kuqe e zi,ter njerzit u veshen ne kuqe e zi,tera tavolinat te mbuluara kuqe zi,ne FB te ter shoket njeri tjetrit i postonin flamurin kuqe zi,nje torte me flamurin kuqe e zi duke uruar njeri tjetrin qe ta marrin sa do pak nga nje cope embelsire,Larmi festimesh ku do, ne rrespekte te Flamurit tone,Ne rrespekte te ter atyre qe rane per kete Flamur qe te valvitet i lire ne trojet shqiptare,Umblollem per te festuar 99 vjetorin e Pamvarsise u mbllolem te cmadheshim njeri me tjetrin,dhe per te gezuar kete dite te bukur qe na dhuruan ata qe ja deshten te miren shqiperis dhe shqiptarve,Po kushe po e per ule kete populle dhe kete flamure askushe tjeter vcse politikanet taneqe duhet treguar se jane shqiptare dhe duhet rrespektuar datat historike ne nje date,e jo te ndryshojne datat e historis sips deshires tyre te rradhes,Merrjeni pake shembylle nga djaspora qe s’eshte e varur nga politika sa bukur feston kete dite te shenuar,sa bukur gezojne pa dallim feje e krahine duke e treguar mese mire se feja e shqiptareit eshte shqiptaria,Ter ne shqiptaret endrrojme qe ky flamur te valvitet i lire ne trojet shqip folse,po si do valvitet ky flamur ne keto troje po u bashkue te ter politikanet ne nje mendje si burrat e kombit ne 1912 qe ky flamure te valvitet ne nje harte te madhe qe do te thote Shqiperi te madhe; dhe te bashkuar e nse ju o politikane e doni nje gje te tidhe?Bashkojuni dhe ju dhe pervjetorin e 100 te te festojme te tane te bashkuar besa beses se burrate e kombit ne beslidhjen e Lezhes,L,S,MI.Jam fisnik e kam zemren gureSi shqiponja ne flamureMburrem dhe jame krenarSe kam lindur,dhe jam shqiptare.Luvigj Sterbyci mi 28 Nentor 2011,

  2. Gio thotë:

    DITEN E PAMVARSISE EDVIN RAMA BRAKTIS SHQIPERIN?Due te komunikoj pak me nje koumtnees me pseudonimin [kjo na bashkon] qe per mue eshte i njoftur nga ana ime,kohet e fundit ku na paraqitet me shume pseudonime si dikure duke cuar letra anonime tek kuadrot e komitetit per gjerat qe e shqetsonin bazen sipas mendimet te shokve te partise ne terren? Tani ky thot kjo na bashkon jo i dashur une dhe ti jemi shume large ne mendime e ne binje,mu dhe ty na bashkon gjyha,dhe paka -shume djalekti se as gje tjeter s’kemi te perpashket,Ty te behet qefi kur une i keritikoj politikanet,por dhe keaj rradhe te shkoj kot ideja jote se une e kisha fjalen per Kryetarin e Partis tende,per Edvin Ramen qe diten e pamvarsis braktisi Tiranen,Braktisi shqiperin,Braktisi dhe ata pleqe qe e votuan dhe ky per ta stregon as nje rrespekt dhe interres ndaj tyre???Tani kaloj kufirin shkoj ne Kosov,une sjam kundra qe shkoj ne Kosov por ky zotri te shkonte nje date tjeter te rrespektonte ata qe me 28 nentor 1912 bene te mundur qe te valvitej flamuri shqiptare,Te rrespektonte tana ata qe rane per atdhe dhe per flamur,por iku nga shqiperia qe me nata,Shkoi ne Kosove te mashtroj ate populle te shume vuajtur,Kjo shembelltyra ishte kure thonte qe s’duhej te ndertohej rruga e kombit,qe eshte hera e pare qe e ka vizituar se ma pare vcse duke vjellur helme qe te mos ndertohej duke then se me shpenzimet e kesaj rruge do ndertoheshin kaqe e aqe vepara te tjera,Shkoj ne Kosove qe te shes ndonje liber te botuar kohet e fundit,te titulluar Kurbani,tani shkoj ne Kosav qe ti beje kurbane me genjeshtrat e rradhes Kosovaret se po te ja u donte te miren nuke vjedhte vrere gjithe ate kohe sa ishete rruga ne ndertime siper.Por une sdeshta te huje ne detaje prandaj thashe me siper ku ta di une per kete qafir e kisha fjalen e koumtnees,shkruaj me emer si gjithe heret e tjera mos u meshif pas psudonimeve se je burre dhe ne moshe dhe ste shkon,kaq per kete radhe,L,S,MI.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch