Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 28 Nëntor 2012

RTP lajmet 28 Nëntor 2012

Presheva sot ka shpalosur flamurin gjigand për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Mijëra qytetarë sot iu kanë bashkangjitur festës madhështore të Kombit shqiptarë. 100 vite me plot sakrifica dhe të arritura që kërkojnë ende punë për kombin shqiptarë, megjithatë sot edhe Presheva është pjesë e kësaj feste madhështore e historike për kombin shqiptarë. Por këtë ditë ne sot e festojmë falë atyre që dhanë më të shtrenjtën jetën për flamurin kuq e zi u tha nga organizatorët para të pranishmëve.

Ndërkohë me 1 minutë heshtje dhe me intonimin e himnit kombëtar u nderuan të gjithë dëshmorët e kombit. Zëvendës kryetari i komunës Skender Destani ka thënë se faktori politik duhet të jetë i unifikuar dhe kjo mbete përgjegjësi e liderëve politik të cilët deri më tani nuk kanë realizuar aspiratën e shqiptarëve të Luginës.

Më pas manifestimi ka vazhduar me program kulturo artistik.

Por festa ka vazhduar edhe nëpër rrugët e qytetit. Në veturat e shumë qytetarëve flamurin ka valëvitur , ndërsa qytetarët kanë ke këtë rast kanë uruar që kjo festë të sjellë bashkimin kombëtar.

 

————-

Për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë Partia për Veprim Demokratik ka organizuar sot koktej me gjithë anëtarët e kësaj dege.

Kokteji në fjalë kishte si qëllim tubimin e anëtarëve për nder të kësaj feste mbarëkombëtare. Sipas Nadër Sadikut përfaqësuesit i PVD-së kjo ditë e madhe për shqiptarët është pritur me krenari edhe nga anëtarët e Partisë për Veprim Demokratik. 28 Nëntori dita e pavarësisë së Shqipërisë është duke u festuar në mënyra të ndryshme në mbarë trojet shqiptare.

——————

Përfaqësuesit e Unionit Demokratik Shqiptarë kanë bërë sot homazhe para Lapidarit të dëshmorëve të luftës së UÇPMB- ës.

E nga këtë përfaqësuesi i UDSH Naser Aziri ka thënë se ky lapidarë është i shenjtë , pasi këta dëshmorë flijuan jetën e tyre që ne sot të festojmë në liri. Megjithatë ai ka reaguar edhe ndaj kërcënimeve të përfaqësuesve shtetëror të Serbisë për largimin e lapidarit dhe ngritjes së aktakuzës ndaj disa personave. Aziri ka thënë se Serbia ka harrur se ka biseduar më UÇPMB –ën për vendosjen e paqes në Luginë. Në fund Aziri ka potencuar se bijtë e tanë duhet të mbrohen me çdo kusht, pasi ata janë qytetarë të trojeve tona autoktone.
—————–

Familjarë të dëshmorëve të UÇPMB- së, invalidë, veteranë dhe qytetarë të shumtë kanë bërë sot homazhe para lapidarit të 28 dëshmorëve të UÇPMB-së para objektit të komunës së Preshevës, duke vënë kurora me lule. Familjarë të dëshmorit Mitat Musliu duke uruar për këtë festë dëshirojnë bashkimin bashkimin kombëtarë të shqiptarëve. Ndërsa babai i dëshmorit Bardhyl Osmani thotë se këtë ditë me mburrje e kujtojmë pasi është vepra më e madhe, ndërsa kjo ditë shërben edhe për të kujtuar të gjitha veprat madhështore të kombit shqiptarë. E veterani i UÇPMB-së Xhemail Fazliu thotë se po vjen momenti që ta kuptoj bota që edhe Presheva është pjesë e Shqipërisë. Ky është edhe 28 Nëntori i parë që dëshmorëve të kombit i bëhen në një vend homazhe të tilla pasi që është mundësuar ngritja e lapidarit për ata që dhanë gjënë më të shtrejtë jetën për lirinë tonë.

—————–

Shkolla Fillore “Selami Hallaçi” në fshatin Rahovicë me një manifestim solemn ka festuar sot ditën e flamurit kombëtarë 28 Nëntorin dhe 100 vjetorin e shtetit shqiptarë. Para nxënësve të cilët kishin përgatitur edhe një program kulturo- artistik dhe para kolektivit fjalën e mori drejtori i shkollës Nagip Sadiku, dhe profesori historisë Eshtref Kadriu i cili foli për rëndësinë e kësaj feste të madhe për popullin shqiptarë. E për 100 vjetorin e shtetit shqiptarë nxënësit kishin përgatitur edhe një ekspozitë ku u paraqitën 100 vizatime dhe 100 poezi. Gjithashtu drejtoria kishte përgatitur edhe një torte me shqiponjën dy krenare në mes të saj e gjatësisë prej 100 cm. Ndërsa në fund drejtori shkollës vuri në dritaret e saja edhe flamurin kombëtarë, i cili për herë të parë me një ceremoni të tillë valvitet në shkollën fillore “Selami Hallaçi”.
—————–

Të nderuar qytetarë, këtë mesazh urimi për juve dhe të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës, e fillojmë me shpresën e madhe se një perspektivë më e mirë dhe më dinjitoze për të gjithë shqiptarët në Ballkan do të vie dhe do të na sjell fat e lumturi. Urojmë Ditën e Madhe të Flamurit Kombëtar, të shpalljes së pavarësisë dhe shtetësisë kombëtare-shqiptare, të një shekulli shqiptarë.

Sot kujtojmë martirët, dëshmorët dhe të gjithë të rënët për këtë ditë, kujtojmë të mirat dhe të metat tona, duke shpresuar në një ardhmëri më të sigurt. Të nderuar qytetarë duke shpresuar në një unitet me të fortë, ne një solidaritet e mirëkuptim ndër shqiptar, edhe një herë ndajë me juve këtë kënaqësi e fat që ta festojmë e urojmë njëri tjetrit në këtë ditë të madhe, këtë përvjetor të vetës tonë e mbarë kombit tonë. Prandaj, e gezofshi e qofshi gjithmonë krenarë të të qenit shqiptarë. Kryetari i Rilindjes Demokratike, Ramiz LATIFI

—————–

Të nderuar qytetarë të Luginës,

Me lejoni që në emër të Bashkimit Demokratik të Luginës dhe në emrin tim personal tu uroj këtë jubile dhe Festen e Flamurit Kombëtar duke ju dëshiruar që këtë festë ta kaloni në një atmosferë festive ,atmosferë të këndshme, por duke I përkujtuar ata që dhanë ma te shtrenjtën, jetën, që ne sot te kemi mundësi për të festuar,e për ta ndje veten sadopak të lirë edhe pse liria të cilën duhet ta kishim ende nuk është e plotë. URIME DHE GËZUAR!!!!!!! Bashkimi demokratik i Luginës, Kryetar, Skender Destani.
—————

Lëvizja e Progresit Demokratik, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ua uron gjithë shqiptarëve Ditën e Flamurit Kombëtar.

Megjithëse rajoni i Luginës së Preshevës edhe më tej vazhdon të mbetet një vend me probleme politike rreth mos rregullimit me ligj të përdorimit të lirë të simboleve kombëtare, LPD kërkon që të krijohet një unitet brenda shqiptar, me qëllim të ruajtjes se identitetit kombëtar. Që nga përfundimi i proceseve luftarake në Luginën e Preshevës dhe arritjes së Marrëveshjes Paqësore në Konçul, shqiptarët e këtij rajoni për 12 vjet rresht kanë festuar e protestuar në shenjë pakënaqësie për moslejimin e kremtimit të Ditës së Flamurit me dinjitet. Për shqiptarët e Luginës së Preshevës, në këtë qindvjeçar, kjo festë le të jetë një bashkim rreth simbolit tonë kombëtar, i cili na ka bashkuar në luftë dhe paqe, le të na bashkoj edhe në të ardhmen rreth realizimit të aspiratave tona kombëtare, për të cilat u angazhuan dëshmorët e të gjitha kohëve.

Urime 28 Nëntori dita e Pavarësisë së Shqipërisë. Gëzuar Dita e Flamurit Kombëtar! NGA KRYESIA E LPD-së, Jonuz Musliu – kryetar.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch