Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 28 Prill 2014 – Formohet këshilli i ambasadorëve të Paqes në Luginë të Preshevës

RTP lajmet 28 Prill 2014 – Formohet këshilli i ambasadorëve të Paqes në Luginë të Preshevës

Federata për Paqe universale , këshilli shqiptar i Paqes , ka shpallur dje 6 ambasador të paqes nga Lugina e Preshevës. Zeqirja Fazliu , Havçe Hasani , Agim Haliti  ,  Skender Destani , Adelina Bruçaj Hasani ,Shkuri Ymeri  dhe ,Albiona Ibrahimi (Rexhepi) do të përbëjnë këshillin shqiptarë të Paqes.

 

Ambasadoret e paqes-1

Delegacioni i këshillit shqiptarë të paqes dhe shumë personalitete të shquara në mesin e tyre edhe ish presidenti shkëlqesia e tij Alfred Moisiu , për dy ditë resht kanë qëndruar në Preshevë , ku është mbajtur konferenca e ambasadorëve për paqe me titull “ Të jetosh për hir të të tjerëve “ .

Ish presidenti Moisiu në mbrëmje është takuar me kryetarin e Preshevës Ragmi Mustafa , ndërsa ka vizituar edhe komunën e Bujanocit ku është takuar më udhëheqësi komunal.

Ndërkaq në konferencën e sotme presidenti Moisiu ka thënë se arritja e marrëveshjeve midis republikës Serbisë dhe Kosovës dhe përmirësimi i marrëdhënieve midis tyre , janë faktorë të rëndësishëm për përmirësimin e atmosferës dhe marrëdhënieve në Luginë.

Ndërkaq nikoqiri i kësaj konference kryetari i Preshevë Ragmi Mustafa ka theksuar se shqiptarët e Luginës së Preshevës për më shumë se 1 shekull janë në kërkim të paqes , stabilitetit dhe lirisë së plotë në tokat e tyre autoktone duke mos dëmtuar e cenuar popujt e tjerë.

Ndërkaq këshilli shqiptarë  i paqes ka zgjedhur edhe 6 ambasadorë për paqe nga Lugina e  Preshevës .Gjithashtu një ambasadorët e paqes kanë vlerësuar lartë edhe kontributin e FHKL , të cilët në Luginë do të ndërtojnë 100 shtëpi për familjet pa kulm mbi kokë. Aty u tha se kryesia këtij fondi janë ambasadorë të paqes. Në konferencën e sotme kanë folur edhe shumë personalitete si ish ministri i financave  dhe njëherit kryetar i këshillit kombëtar të paqes Arben Malaj , profesor dr.  Lisen Bashkurti , dr Gaqo Apostoli ish ministër i transporteve tashmë anëtarë i këshillit shqiptarë për paqe , REv GI Young Shin përfaqësues i federatës për paq      e Universale dh federatës së familjes për paqe botërore dhe bashkim për Shqipërinë dhe Kosovën dhe shumë personalitet të tjera.  Presidenti Moisi gjithashtu ka marrë pjesë edhe ne ekspozitën e historianë ku janë prezantuar fakte mbi shpërnguljen e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit .

———————————————

Ambasadoret e paqes-MustafaRagmi Mustafa njofton ambasadorët e paqes për të gjitha diskriminimet që bëhen ndaj popullit shqiptarët nga qeveritë serbe

Kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa i cili me rastin e 100 vjetorit të shteti shqiptarë ka marrë titullim si ambasador i paqes , në konferencën e djeshme para presidentit Moisiu dhe shumë personaliteteve të shquara nga Shqipëria e Kosova , ka folur mbi diskriminimin sistematik që po bën shteti serb ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kryetari Mustafa para ambasadorëve të paqes ka thënë se historikisht shqiptarët e Luginës kanë kultivuar dhe dëshmuar paqedashësi  duke mos cenuar asnjë popull tjetër.

Kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa në fjalimin e tij me rastin e konferencën të ambasadorëve të paqes ka thënë se diskriminimi sistematik i qeverive serbe ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës është në një zhvillim kontinual edhe atë në të gjitha sferat e jetës.Kryetari Mustafa duke folur për kulturën ka thënë se në tre vendbanimet shqiptare , nuk ka zhvillim të mirëfilltë të kulturës për shkakun e moslejimit të frekuentimit të lirë të Ansambleve kulturore , e të ngjashme nga R. Shqipërisë dhe Kosovës. Ndërsa në sferën e arsimit sipas ambasadorit të Paqes Ragmi Mustafa mungon shkollimi universitar në gjuhën shqipe , ndërsa në shkollimin fillor dhe të mesëm  mungojnë tekstet mësimore që nga viti 1984 e këtej , që pas ngjitjes në skenë të ish diktatorit Sllobodan Millosheviç . Ndërsa sipas Mustafës kohëve të fundit bëhen përkthime jo profesionale të teksteve duke bastarduar edhe më shumë arsimin shqip . Gjithashtu kreu i Preshevës para ambasadorëve të paqes k kujtuar edhe mos lejimin e diplomave të RKS , dhe pengimin i teksteve nga Kosova e Shqipëria. Për kryetarin Mustafa shqetësuese mbetet edhe përdorimi i simboleve kombëtare.Ndërkaq sa i përket mbrojtjes para ligjit , kryetari Mustafa ka thënë se shqiptarët e Luginës mbeten të diskriminuar , pasi është bërë largimi i gjykatës , pastaj burgosen shqiptarët në bazë të proceseve të montuara politike si në vitin 2003,2005,2008 dhe 2012 duke ndikuar kështu në shpërnguljen e të gjithë të rinjve e sidomos ish ushtrave të UÇPMB-së .  Ambasadorët e paqes janë njoftuar edhe për getoizimin e qarkullimi të lirë të njerëzve dhe mallrave në Luginë, pastaj për mos zhvillimin ekonomik të Luginës , ngecja në përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet publike shtetërore , mungesa e mbrojtjes shëndetësore dhe diskriminimeve në sferat e tjera të jetës.Në fund kryetari i Preshevës ka thënë se historikisht shqiptarët kanë kultivuar dhe dëshmuar paqedashësi , prandaj edhe në këtë kohë tranzicioni politik , ekonomik , teknologjik , industrial , kulturorë e shkencor mund të konstatohet se zgjidhjet paqësore janë të pa alternativë .Edhe pse Lugina e Preshevës ka një ngjashmëri dhe analogji të plotë me regjionin e Krimesë në Ukrainë , ekziston një dallim i vetëm , ai i mënyrës së realizimit të verdiktit të popullit të shprehur me deklarim në referendum . ndërsa sipas Mustafës shqiptarët e Luginës së Preshevës prë realizimin e referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992 , vazhdimisht do të kërkojnë metodat demokratike , kreishtë paqësore dhe të mbështetura nga SHBA, BE e NAto. Kryeatri i PDSH –ës njëherë ti komunës së Preshevës Ragmi Mustafa  Në  konferencën e Federatës së Paqes  me rastin 100 vjetorit të Shteti Shqiptarë ka marrë titullin AMBASADOR I PAQES.

——————————————–

Ambasadoret e paqes-Leter flm2Bajram Ibraj – përgëzon kryetarin Mustafa për organizimin konferencës së Paqes

Kryetar i Federatës së Paqes Universale në Shqipëri Bajram Ibraj  , për mes një letre të dërguar në adresën e elektronike të kryetari të Preshevës Ragmi Mustafa ka shprehur falënderimet e veçanta , për mikpritjen dhe organizimin e konferencës së Paqes në Preshevë . Ne realizuam ëndrrën tone personale qe kishte mbetur ne syrtar, erdhëm ne Presheve dhe Bujanovc, ju vizituam, na pritet me zemër si paraardhësit tanë qëmoti dhe u kënaqem shume. Akoma jam i mbushur vërtetë nga plotësimi i kësaj ëndrre dhe nga dashuria e vërtete qe na dha kjo vizite dhe kjo konference. Ne te gjithë se bashku kemi marre energji te reja te cilat do te duhet ti drejtojmë për organizimin e aktiviteteve te tjera ne te ardhmen.

 

 

Ju lutem, pranoni falënderimet tona me te mira për pritjen, organizimin, mbështetjen e angazhimin tuaj personal dhe te Stafit te Komunës non stop gjate datave 26 dhe 27 prill 2014.

Detyra e planifikuar për krijimin e Këshillit te Paqes ne Luginën e Preshevës, u krye, po po Bacë u krye, madje me shume sukses. Ne falënderojmë Zotin, , Presidentin Moisiu Juve , Kryetarin e Komunës Bujanoc z. Arifi, Z.Lacej  Koordinator i i KSHP dhe gjithë anëtarët e KSHP qe morën pjese. Ne mënyrë te veçantë ne falënderojmë gjithë pjesëmarrësit preshevarët tanë te dashur dhe te shtrenjte. Ata na dhanë shume dashuri, shume emocion dhe na preken edhe me fjalët qe mbajtën ne konference.

Një falënderim i veçantë për TV Presheva, për drejtorin dhe gjithë stafin qe transmetuan Live , do të doja te komunikoja dhe ta falënderoja shumë, dhe ta ftonim në aktivitetet e ardhshme që do të organizojmë në Tiranë, por jo vetëm)

———————————–

Ambasadoret e paqes-Leter flmZotni Kryetar Mustafa,

Ne realizuam ëndrrën tone personale qe kishte mbetur ne syrtar, erdhëm ne Presheve dhe Bujanovc, ju vizituam, na pritet me zemër si paraardhësit tanë qëmoti dhe u kënaqem shume. Akoma jam i mbushur vërtetë nga plotësimi i kësaj ëndrre dhe nga dashuria e vërtete qe na dha kjo vizite dhe kjo konference. Ne te gjithë se bashku kemi marre energji te reja te cilat do te duhet ti drejtojmë për organizimin e aktiviteteve te tjera ne te ardhmen.

Unë kam udhëtuar ne kthim me Presidentin Moisiu dhe kemi mbërritur shume mire ne Tirane ne ora 22:00. Presidenti Moisiu, gjate rrugës shprehu kënaqësinë e madhe për gjitha aktivitetet e zhvilluara, për suksesin qe patën ato dhe për mikpritjen e veçantë dhe me shume dashuri qe na dhatë Ju, koleget e tjerë dhe gjithë preshevarët.

Me lejoni t’u them qe bashkimi shpirtëror ka filluar procesin e bashkimit te madh dhe të pajtimit te shqiptareve dhe në dashtë Zoti, ne kalojmë fazën e pare, pajtimi nder veti dhe pastaj kemi përpara fazën e dyte, pajtimi me kombet e tjera. Nuk është larg realizimi edhe i këtij objektivi, por kjo varet vetëm nga shqiptaret e mire, topi është ne fushën tone.

Edhe një here faleminderit shume Ju dhe gjithë stafit. Ju lutem përcilljani stafit falënderimet tona edhe tani pas 24 orëve nga përfundimi i aktiviteteve tona ne Presheve.

Jeni i mirëpritur dhe i mirëseardhur ne aktivitetet qe ne do te organizojmë ne te ardhmen ne Tirane, gjithsesi bashkë me shokë.

Zoti ju bekoftë,

Me respekt,

Bajram Ibraj kryetar i Federatës së Paqes Universale në Shqipëri

—————————————

Ambasadoret e paqes-Mojsiu RTPRadio televizioni Presheva ka marrë merita të veçanta nga ambasadorët e paqes. Ali Lajçe koordinator i këshillit të paqes dhe ish prefekt i Shkodrës ka thënë se nga kjo konferencë për mes transmetimit të drejtpërdrejt janë përçuar mesazhe paqeje tek secili banorë i Luginës.

Në konferencën e djeshme , këshilli shqiptar i Paqes ka bërë një falënderim të veçantë edhe për  Radio televizionin Presheva , si dritarja e parë informative në gjuhën shqipe. Ali Lajçe koordinator i këshillit të paqes dhe ish prefekt i Shkodrës ka thënë se nga kjo konferencë për mes transmetimit të drejtpërdrejt janë përçuar mesazhe paqeje tek secili banorë i Luginës.Ndërkaq kryeredaktori i RTP Hasan Hasani duke marrë për bazë deklarata e ambasadorëve të paqes ka thënë se RTP gjithmonë do të jetë medium që për mes informacione të sakta e transparente ,  do ti kontribuojë paqes në Luginë e rajon. RTV Presheva për dy ditë rresht ka përcjellë çdo aktivitet të ambasadorëve të paqes , e në veçanti maratonën afro 4 orësh , të konferencën për paqe , e cila është transmetuar drejtpërdrejt.

——————————

Ambasadoret e paqes-Mojsiu FHKLIsh presidenti Mojsiu me përfaqësues të FHKL vizitë në ndërtimin e shtëpive në Raincë

Ndërtimin e 100 shtëpive të cilat po bëhen në Luginë të Preshevës nga Fondi Humanitar i Kosovës Lindore e ka përshëndetur jashtë mase ish presidenti shqiptar Alfred Moisiu. Ai veç tjerash ka porositur që të shtohet kujdes edhe më tepër për mos shpërnguljen e banorëve të Medvegjës. 

 

Është pikërisht Ish-presidenti Alfred Moisiu me përfaqësues të  Fondit Humanitarë të Kosovës Lindore ku gjatë pasdites së djeshme vizituan  njërën nga shtëpitë të cilat po i  ndërton FHKL familjes së Qani Sylejmanit në Raincë. Për ish presidenti Moisiu ky aktivitet që po zhvillohet në Luginë të Preshevës nga FHKL është një kontribut i madh një vepër sa humane po edhe aq patriotike. Të ndërtosh një shtëpi si kjo  është një gjë e madhe e politike e për të ndaluar dhe qëndruar në trojet e tyre stërgjyshore është vepër patriotike ka thënë veç tjerash ish presidenti Moisiu.Në këtë mënyrë po i vërtetojmë premtimet e dhëna jo vetëm këtu por edhe në Tiranë gjatë takimeve të realizuar ditë më parë me  diplomacinë shqiptare. Ne  nuk po japim vetëm fjalë po jemi zotu që të punojmë ka thënë kështu sekretari i këtij fondi humanitar Adnan Ymeri.  Ishte privilegj dhe nderë që ish presidenti Moisiu  vizitoi njërën nga familjet që po i ndërton  FHKL, madje morëm përkrahje dhe  kurajo edhe më shumë për të vazhduar edhe më tej me këso veprash humane ka cituar sekretari i këtij fondi.

Ambasadoret e paqes-Havce HasaniVeprimtarja preshevare, Havce Hasani u emërua ambasadore e paqes

Veprimtarja preshevare, Havce Hasani I dha shumë këtijë vendi, ajo ishte humaniste e denjë, ndihmo familje, fëmijë, ishte pjesë e grupit për faljen e gjaqeve, punoi për emancipimin e femrës në vend. Mision I pandalshëm ishte edhe angazhimi I sajë në politikë bërje për çështjen kombëtare. Zonja Hasani ishte e vetmja femër që ishte larguar nga puna. Sakrifica dhe kontributi I sajë për qytetarët preshevarë u kujtua dhe u përshëndet me ndarjen e çmimit ambasadore e paqes nga organizatorët e konferencës dyditore të Federatës për Paqe Universale me titull “Ambasadorët e paqes-të jetosh për hir të tjerëve

—————————————————-

Serbia me qeveri të re

Deputetët në Parlamentin e Serbisë kanë zgjedhë qeverinë e re në krye të së cilës është kryeministër Aleksandar Vuçiq. Për kanë votuar 198 deputetë. Qeveria e re do të ketë 19 anëtarë: Kryeministri, 16 ministri dhe dy ministër pa portfel. Për zgjedhjen e qeverisë së re kanë votuar 198 deputetë, kundër 23, 6 kanë abstenuar dhe njëri nuk ka votuar. Gjithsej kanë votuar 228 deputetë, ndërsa në përzgjedhjen e qeverisë ka marrë pjesë edhe presidenti Tomislav Nikoliq.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch