Home » Lajme » RTP lajmet 28 shkurt 2012

RTP lajmet 28 shkurt 2012

Shtabi për situata të jashtëzakonshme ka paraqitë sot raportin e punës duke përshkruar gjendjen e jashtëzakonshme e cila nisi  prej 6 shkurtit dhe u mbyll deri më 21shkurt. Sipas raportit komuna e Preshevës ka pas 200 amvisëri të bllokuara nga bora . ndërsa të rrezikuar kanë qenë 800 banorë. Ndërkaq 20 km rrugë lokale e jo të kategorizuara kanë qenë të mbuluara nga bora e madhe dhe 5 -14 amvisëri kanë qenë të bllokuar dhe nuk kanë pas qasje. Gjatë kësaj periudhe shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme është mbledhur çdo ditë ku ka konstatuar gjendjen në teren dhe më pas janë dhënë detyrat për zbatim duke iu dhënë përparësi vende më të vështirësuara. Sipas kryetarit të komunës njčherit komandant i shtabit Ragmi Mustafa e vetmja ndihmë që iu është ofruar komunë sonë kanë qenë 5 ton naftë. Komandanti Mustafa ka falënderuar të gjithë anëtarët e shtabit komunal e sidomos qytetarët të cilët gjatë kësaj situata kanë qenë unik dhe i kanë dalë në ndihmë njeri tjetrit. Ai po ashtu ka theksuar se tani më pas ngritjes së temperaturave , shkrirja e borës nuk ka sjellë ndonjë vërshim. Nexhmedin Ahmedi anëtarë i shtabit komunal ka paraqitë rastet e dëmeve si pasojë e reshjeve të borës. Ai gjithashtu ka faleminderuar RTP për përcjelljen e çdo aktiviteti gjatë situatës së jashtëzakonshme. Ndërkaq kryeshefi i shtabit për situata të jashtëzakonshme Fejzulla Fejzullahu ka paraqitë edhe disa raste intervenimesh në kuadër të shtabit , si në Lanik, Sefer dhe në shumë vendbanimeve tjera. Gjatë kësaj periudhe po ashtu edhe policia ka dhënë kontributin e saj. Kryeshefi i stacionit policor ka paraqitë raportin e tij duke propozuar që të jetë pjesë e raportit të përgjithshëm. Edhe drejtori i RTP Reshat Neziri njiherit anëtarë u shtabit komunal ka paraqitë aktivitetin e mediumit tonë , duke theksuar se kamera e RTP ka qenë dhe do të jetë në çdo vend ku kërkohet pasqyrimi i situatës dhe ndihma e qytetarëve. E inspektori komunal i komunikacionit Ilir Sadriu ka prezantuar raportin e intervenimeve për pastrimin e rrugëve si dhe shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë. Komandanti i shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme Ragmi Mustafa edhe njiherit ka potencuar se shtabi republikan për veç 5 tonëve naftë ende nuk ka transferuar mjete materiale që parashihen për mbulimin e shpenzimeve gjatë kësaj periudhe. Qeveria gjendjen e jashtëzakonshme e kishte shpallur më  6 shkurt  ndërsa atë e mbylli më 21 shkurt. Në fund  kryeshefi i shtabit për situata të jashtëzakonshme Fejzulla Fejzullahu të gjithë anëtarëve iu rikujtoi  1 marsin ditën e mbrojtjes civile ku në mënyrë modeste do të shënohet edhe tek ne.

———————-

Shoqëria ekonomike Jugo Istok Nish lajmëron blerësit e energjisë elektrike grupi familjarë për zbritje të jashtëzakonshme për harxhimin e energjisë elektrike për muajin shkurt 2012. Kushtet për lirime të rasteve sociale blerësit me kushte materiale të posaçme i lejohet zbritje e pakushtëzuar prej 100 përqind në fatura për muajin shkurt 2012 edhe atë për harxhim deri në 450 kilovat me kusht që ata ose anëtarët e familjes së tyre janë shfrytëzues të mbrojtjes sociale. Konsumatori i cili nuk kanë të evidentuara harxhimet në periudhën e faturave të harxhimit nuk do të kenë të drejtë të marrin pjesë në asnjë zbritje të jashtëzakonshme për muajin shkurt 2012.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch