Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 28 Shkurt 2013

RTP lajmet 28 Shkurt 2013

Rreth orës 08:00 të mëngjesit sot ka filluar zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit në pikat kufitare Preshevë (Muqibabë) dhe Mutivodë. Kjo vjen pas fillimit të funksionimit të IBM në katër pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë si dhe pas marrëveshjes së arritur në bisedimet që janë mbajtur në Bruksel. Megjithatë edhe përkundër saj qytetarët në Preshevë nuk presin ndonjë lehtësim të qarkullimit. Ministria e Punëve të brendshme përmes një komunikate për media ka thënë se “Tani të gjitha pikat kufitare po funksionojnë normalisht sipas marrëveshjes për IBM-in. Sipas tyre Menaxhimi i kufijve shtetëror është në përputhje me parimet e Bashkimit Evropian dhe shënon një hap të madh në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve
——————–
Të gjithë shtëpitë apo kompanitë, që kanë borxhe për pagesë të energjisë elektrike, nga 1 marsi do të mund që me Elektrodistribucionin e Serbisë të arrijnë një marrëveshje për reporogramimin e pagesës së borxhit, nga 3 deri 24 këste, me kusht që ti fshihet kamata për vitin 2012. Të gjithë ata që kan borxh, në adresë të shtëpisë do të marrin lajmërimin për këtë aksion, dhe marrëveshjen me EPS mund ta arrijnë deri me 31 mars.
Shtëpitë që kanë borxh të rrymës deri 10.000 dinarë, do ti mundësohet reprogramim në tre këste, ata që kanë borxh nga 10.001 dinarë deri 50.000 dinarë në 6 këste, nga 50.001 deru 100.000 dinarë në 9 këste, ndërsa ata që kanë borxh mbi 500.000 dinarë do ti mundësohet që ta paguajnë nga 12 ose 24 këste. Njëri nga kushtet që të arrihet kjo marrëveshje për reprogramim të borxhit, duhet që ta paguani me rregull energjinë elektrike që keni momentalisht. Nëse arrihet marrëveshja për pagesë, kamata e borxhit për vitin 2012 nëse një shtëpi ka borxh 50.000 është 9000 dinarë, çka do të thotë se për vitin 2012 do të ju “falen” 9000 dinarë e kamatës për vitin 2012.

———————

Edhe shqiptarët e Luginës do të dijnë që në momente të caktuara të vejnë në dispozicion verdiktin kombëtarë. Me marrëveshje reciproke do të mund të vimë deri te lejimi I shtetit për të jetuar shqiptarët e Serbisë me shtetin kosovarë. Vetëm në këtë mënyrë do të arrihet ujdia për tri komunat shqiptare Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ti bashkangjitet Kosovës kështu ka deklaruar për Radiotelevizionin Presheva, me rastin e 21 vjetorit të referendumit, Zeqirja Fazliu, njëri ndër protagonistët kryesorë të organizimit të referendumit të një dhe dy marsit të vitit 1992. Ndërsa ekzekutivi preshevarë, Ragmi Mustafa ka potencuar se edhe më tutje politika do të vazhdojë veprimin pavarësisht rrethanave që do të krijohen në kohë të caktuar çdo here duke u sinkronizuar me politikën evropiane dhe ate botërore. Me jetësimin e referendumit të një dhe dy marsit të vitit 1992 do të realizohen aspiratat e popullatës së kësaj ane kështu kanë vlerësuar një pjesë e njohësve të politikës vendees.
——————-
Këshilli Nacional Shqiptarë asnjëherë nuk është interesuar për shqiptarët e Medvegjës ata këtu vijnë vetëm kur ka koktele dhe për të bërë propaganda, në të kundërtën asnjëherë nuk janë interesuar për ne” kështu është shprehur në një bisedë telefonike për RTB-në kryetari i Bashkësisë Lokale të Tupallës, nga Medvegja, Sokol Halimi i cili potencoi se, rasti i gjuetarëve të dehur të cilët kanë shtënë në një shënjestër, afër fshatit Topallë është dënuar nga kjo bashkësi lokale dhe menjëherë janë marë masat e duhura nga oragnet kompetente, por dikush dëshironë që në raste të tilla nga largë të përfitojë poena politik. Halimi, ka deklaruar se kryetarin e Bashkësisë lokale të Tupallës askush nga KNSH nuk e ka kontaktuar që të interesohet për ngjarjen e gjuetarëve. Sipas tij askush nga largë nuk mund ta vlerësojë ngjarjen dhe ta dënojë atë të paktën pa u konsultuar me njeriun kompetent. Halimi shpreh keqardhje që shqiptarët e kësaj komune janë të harruar dhe lënë anash, sepse sipas tij nuk është vetëm ky rast që duhet kujdesur por në vazhdimësi shqiptarët e kësaj komune kërkojnë përkushtim. Ngjarja e të dielës kur gjuetarët kishin shtënë në një shënjestër, sipas Halimit ka trembur fëmijët por kryetari i kësaj Bashkësie Lokale menjëher ka intervenuar në organet e rendit dhe sipas tij do të merën masat e duhura. Aktualisht në komunën e Medvegjës jetojnë rreth 600 shqiptarë, duke llogaritur edhe fshatrat për rreth një numër i të cilëve është boshatizur në tërësi.
———————

Në paralelen e entit parashkollor 8 Marsi në fshatin Miratoc,edukatoret kanë mbajtur orë praktike me fëmijët parashkollorë.Ora Praktike mbahet cdo muaj,ku edukatoret organizojnë aktivitete të ndryshme që ndihmojnë nxënësit.
Sipas drejtoreshës së entit 8 Marsi Sinavere Shaqiri ora praktike ndihmon mjaft edukatorët dhe fëmijët duke zhvilluar aktivitete të ndryshme mbrenda në klasë. Ora Praktike në këto paralele është zhvilluar ashtu sic ka qenë paraparë me planprogram,një përkushtim të veçantë kanë treguar edhe edukatoret e kësaj paralele duke punuar vazhdimisht me fëmijët parashkollorë. Ora praktike është oblikative e që ka mjaft ndikim tek fëmijët dhe tek ana profesionale e edukatoreve.
Kryeministri serb Ivica Daçiq ka deklaruar se nuk ka nevojë të informojë parlamentin për dialogun me Prishtinën, sepse siaps tij, nuk ka pasur kurrfarë lëvizjesh në bisedime, përkundrazi, në horizont janë problemet e mëdha. Daçiq ka saktësuar se ekziston një problem i thellë dhe i vështirë, sepse sipas tij, autoritetet e Prishtinës nuk dëshirojnë të pranojnë asgjë që duhet patjetër dhe nuk i detyron askush. “Nuk ka marrëveshje sepse pala e Prishtinës nuk përkrah dhe nuk dëshiron të bisedojë që Bashkësia e (e komunave serbe) të ketë çfarëdo instrumentii të pushtetit, zgjedhjet, organet, kompetencat ekzekutive”, ka thënë Daçiq para gazetarëve në Beograd. Ai ka theksuar se për Serbinë është e papranueshme që Bashkësia e komunave serbe të mos ketë kompetenca, dhe krejt ajo që mund të bëjë është botimi i revistave dhe organizimi i tryezave të rrumbullakta. Siç është shprehur, Prishtina mendon se Qeveria e Serbisë do të pranojë të gjitha vetëm që të marrë datën. “Nuk duam, sepse ne këtë nuk e bëjmë për shkak të datës, por sepse duam të zgjidhim problemin me kompromis”, ka thënë Daçiq.

—————–

Prokurori i EULEX-it Maurizio Salustro pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë kundër Valon Jasharit, Skender Jasharit,Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skënder Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani. Ky grup i njohur si “Lëvizja e lirisë” dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet në punktin Dobrosin të Bujanocit më 17 maj 2012, 28 qershor dhe 7 tetor 2012 thuhet në aktakuzë, njofton rajonipress. Prokurori i EULEX-it Maurizio Salustro ka ngritur aktakuzë prej 62 faqesh ndaj grupit të njohur si “Lëvizja e lirisë”. Ky grup që dyshohet se ka marrë pjesë në tri sulme ndaj punktit serb në Dobrosin të Bujanocit do të përballet me shumë dëshmi që janë siguruar nga hetuesit e EULEX-it. Të mërkurën edhe zyrtarisht është ngritur aktakuza ndaj këtij grupi që përbëhet prej 9 vetave, Valon Jasharit , Skender Jasharit ,Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani. Aktakuza i ngarkon të përmendurit për veprat penale të terrorizmit, organizimi i grupeve terroriste , pjesëmarrja në grupe terroriste dhe mbajtja e paautorizuar e armëve. Aktakuza saktëson se te ky grup janë gjetur dëshmi e prova përmes përgjimeve telefonike, fotografi e gjësende tjera që lidhen me aktivitetet e këtij grupi. Sipas aktakuzës më 17 maj 2012 një postbllok policor në Dobrosin të Bujanocit është gjuajtur me armë zjarri dhe dy sulme tjera më 28 qershor dhe 7 tetor 2012. Përgjegjësia për këto tri sulme është pranuar nga grupi i quajtur si “Lëvizja e lirisë” përmes tri komunikatave të publikuara në faqe të ndryshme të internetit thuhet në aktakuzë. Disa nga të akuzuarit ndodhen në paraburgim derisa disa prej tyre ndodhen edhe në arrest shtëpiak varësisht nga natyra e veprës.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch