Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 28 shtator 2012

RTP lajmet 28 shtator 2012

Në seancën e sotme të kuvendi komunal në Bujanoc, nuk i doli plani as pozitës e as opozitës . Opozita për sot kishte pretenduar qeverisje të re, ndërsa pozita afrimin edhe të tre këshilltarëve nga radhët e partive shqiptare, gjë që asnjërës e as tjetrës nuk iu doli ashtu si donin. Ndonëse Ishte paralajmëruar një seancë me shumë të papritura në fakt punimet u zhvillua normalisht me rendin e ditës. Bile për Kryetarit i kuvendit Ajredin Hyda seanca e sotme ishte monotone pa opozitën . Por një lëvizje pozitive koalicionin qeverisës mund të konsiderohet prezenca e 2 këshilltarëve të partisë përparimtare, ndonëse ata nuk qëndruan tërë kohën në seancë. Por pse opozita nuk mori pjesë në seancën e stome. Kreu i LPD Jonuz Musliu i ka thënë RTP se mos prezenca e opozitës shqiptare ka dëshmuar unitetin. Por ai ka hedhë poshtë edhe zërat për ndonjë largim të këshilltarëve nga radhët e subjektit të tij. Në seancën e IV –të të kuvendit komunal në Bujanoc ishin paraparë 33 pika të rendit të ditës. Por a do të ndodhë diçka deri në seancën e pestë , kjo mbete të shihet.

—————-
Kritikat e djeshme të këshilltarëve të opozitës në seancën e Kuvendit të komunës janë të pabaza dhe pa asnjë bazë. Drejtori i këtij institucioni shëndetsorë Bujar Zulfiu thotë se bari Verapamill i cili është përmendur dje nga këshilltarët nuk ekziston në shtëpinë e shëndetit 5 vite. Ndërkaq mosekzistenca e saj është edhe në tërë territorin e Serbisë. Ndërsa kërkesën për rritje të buxhetit për shtëpinë e shëndetit edhe për 2 milion dinarë e quan të arsyeshme. Zylfiu i quan të ulta edhe akuzat për largimin e bashkëpuntorit të jashtëm. Ai thotë se çështja e emërimit të bashkëpuntorit të jashtëm është personale. Me mosekzistencën e barit Verapamill bien poshtë edhe të gjitha akuzat e këshilltarëve të opozitës, sepse kur nuk ekziston një bar në tërë Serbinë, atëher nuk mund të akuzohet institucioni shëndetsorë në Preshevë pse nuk ka.

——————

Kabineti i kryetarit të komunës së Preshevës ka konfirmuar se me ftesë të Ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa i shoqëruar nga ndihmës kryetari, Ferid Selimi si dhe këshilltari i Kuvendit komunal, Merxhan Memishi po qëndrojnë në Bajram Curr në manifestimin e organizuar lidhur me 100 vjetorin e pavarësisë së Shtetit Shqipëtar.
—————–
Ne si OVL e UÇPMB-së reagojmë ashpër kundër shkrimeve të pamatura dhe anonime,e që po jipen kinse në emër të ish ushtarëve të UÇPMB-së ti cilët jetojnë në Prishtinë dhe Gjilan. Këta persona që thirren në emër të ish ushtarëve nuk e kanë të drejtën që të bëjnë etiketime të tilla me fjalë ofenduese, ndaj një personi i cili ishte Kryetarë i këshillit politik të UÇPMB-së dhe dëshmoi veten në luftë poashtu dhe në paqe , njëherit qëndroi këmbëngulës për mbrojtjen e ish ushtarëve , vlerave të luftës , si dhe popullatën shqipëltare të Luginës së Preshevës. Të gjitha këto që janë duke u folur në këto dita për bisedimet mes partive politike Shqipëtaro – Sërbe nuk janë zyrtare , por edhe ne si OVL e UÇPMB-së jemi kundër çfardo qoftë koalicioni si të tashmin që është poashtu edhe për këtë që po flitet . OVL e UÇPMB-së i fton urgjentishtë partitë politike Shqipëtare që në këto momente historike ti bashkojnë forcat e tyre politike mes vete dhe të hyjnë në kuvendin komunal të bashkuar me 30 këshilltarë Shqipëtar , sepse zgjidhja e vetme për popullin tonë është bashkimi mes Shqipëtarëve . Ne si OVL e UÇPMB-së asnjë herë nuk do të pajtohemi me ndonjë zgjidhje tjetër përpos kësaj e cila i bashkon Shqipëtarët, thuhet në njoftim të OVL-UÇPMB-së.
——————-
Paralajmërimet e fundit nga faktori ndërkombëtar se para Prishtinës dhe Beogradit qëndrojnë vendime të vështira, mund të ngjallin refleksione dhune në Kosovë, madje mund të prishë “ekuilibrin” e sigurisë të krijuar gjatë gjithë kësaj dekade. Ish-guerilët e pensionuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë deklaruar se nuk do të “bëjnë sehir” nëse tentohet t’i jepet ndonjë status special apo autonomi veriut të Kosovës. Në këtë drejtim ata parashohin trandje të mëdha dhe se nuk do të rrinë duarkryq nëse “paria” e shtetit merr guximin të bëjë kompromise të dhimbshme në “kurriz” të shtetit. Madje, shoqatat e luftës kanë theksuar se nëse ndodh ndarja e veriut, atëherë Lugina e Preshevës do t’i bashkëngjitet Kosovës. Sipas tyre, lëkundja e kufijve do të jetë problem për gjithë rajonin, jo vetëm për Kosovën. Megjithatë, gatishmëria e krerëve të shtetit të Kosovës që të ulen e të dialogojnë me Beogradin në nivelin më të lartë politik, ka filluar të ngallë shqetësim, sikurse te partitë politike opozitare ashtu edhe shoqëria civile. Deklarata e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme, Catherine Ashton, se para Prishtinës dhe Beogradit qëndrojnë vendime të vështira, dhe që dialogu duhet të vazhdohet sa më parë që të jetë e mundur, shihet si një parapërgatitje për kompromise të dhimbshme që mund të bëhen për pjesën veriore të Kosovës, shkruan “Zëri”. Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli, ka thënë se “qëndrimet e organizatave të luftës janë më se të qarta se s’ka ndarje të territorit të Kosovës, por nëse ka tentativa të tilla, atëherë pakënaqësitë do të jenë shumë më të mëdha sesa që i parashikon dikush. Nëse tentohet që të ndodhë ndarja e veriut, atëherë ne do të kërkojmë që Lugina e Preshevës t’i bashkëngjitet Kosovës”. “Por dua të theksoj se lëkundja e kufijve do të jetë problem për gjithë rajonin dhe jo vetëm për Kosovë, sepse ne s’do të rrimë duarkryq kur bëhet fjalë për interesa të shtetit dhe çështje kombëtare. Ne po i përcjellim zhvillimet në Kosovë, por në asnjë formë s’do të jemi spektatorë kur vihet në pikëpyetje tërësia territoriale e Kosovës”, ka thënë Muharrem Xhemajli.

————–
Ish funksioneri i lartë në ish Jugosllavinë, avokati Azem Vllasi ka deklaruar se ndarja e Kosovës do të thotë edhe ndarje të Serbisë dhe humbje të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. “Ideja e Daçiqit për ndarjen e Kosovës është jo serioze. E pakëndshme është që një njeri që vjen nga një parti e cila për shkak të lakmisë dëshiroi ti ndryshohë kufijt dhe për shkak së cilët të gjithë qytetarët e ish Jugoslavisë kanë vuajtur, tani dëshiron ndarje. Në këtë rast do të mbeten pa jug të Serbisë, dhe kjo do të hapte probleme edhe në Maqedoni” thotë Vllasi. Ai shton se nga bisedimet e ardhshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës pret që të sjellin të mira qytetarëve të Kosovës. “Për dallim nga Beogradi, Prishtina zyrtare kurrë nuk ka bërë probleme bashkësisë ndërkombëtare, kryesisht i ka pranuar të gjitha propozimet që kanë ardhë nga Brukseli dhe Uashingtoni. Kosova është shtet i pavarur dhe Serbia nëse do – por siç po e shoh, nuk heq dorë mga rruga drejt BE-së – anda duhet ta pranojë këtë realitet” ka thënë Vllasi për mediet serbe
Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Prishtinën, Dejan Pavicevic, ka thënë se Serbia do të insistojë në neutralitet maksimal të statusit të doganave të Kosovës. “Ne do të insistojmë që ata të sillen në përputhje me faktin se Kosova është një territor i veçantë doganor, njëjtë sikur Hong Kongu që është territor i ndarë doganor në kuadër të Kinës. Por, më shumë do të këmbëngulim në rolin e EULEX-it”, ka thënë Pavicevic për mediat serbe. Ish-kryenegociatori serb, Borislav Stefanovic, ka nënshkruar në muajin shkurt Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit me Kosovën. Qeveria e Serbisë, këtë javë, i ka dërguar letër shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, në të cilën thuhet se Beogradi pranon të nisë zbatimin e marrëveshjes në fjalë.
————–

Ministri i jashtëm i Austrisë, Michael Spindelegger, ka thënë se vendi i tij nuk pret që Serbia ta njohë Kosovën tani, por “të zgjidhen çështjet që kanë të bëjnë me jetën e përditshme”. Spindelegger i ka bërë këto komente gjatë takimit me ministrin e Jashtëm serb, Ivan Mërkic, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Duke komentuar idenë për ndarjen e Kosovës, kryediplomati austriak ka thënë se “tema e kufijve të rinj nuk është në rendin e ditës”. “Kufijtë janë të përcaktuar dhe tani është e rëndësishme që brenda atyre kufijve të arrihet deri te një zgjidhje e pranueshme për të dy popujt”, ka thënë Spindelegger. Ditë më parë, kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se ndarja e Kosovës “është zgjidhja e vetme reale.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch