Home » Lajme, Rajonale » RTP lajmet 29 Dhjetor 2012

RTP lajmet 29 Dhjetor 2012

Ne mbledhjenen e fundvitit  këshilli komunal ka shqyrtuar 6 pika te rendit te dites .Anetaret e këshillit komunal pas diskutimeve kane miratuar edhe njeren nga pikat mete rendesishme per vitin 2013 qe ka te beje me programin socioekonomik.

 

 

Kshilli komunal ka miratuar programin socioekonomik per vitin 2013  ne vlere prej 52 milion dinarëve.Nga ky projekt do të perfitojne studentët,bujqit e blektoret,sektori privat,punetoret profesional dhe kryqi i kuq.Sipas Zv kryetarit të komunes Skender Destani në arsim janë paraparë 25 milion dinare.

Nderkaq per bujqësi dhe blektori janë ndare 6 milion dinare .Në sektorin privat profesionalizimin e punëtorëve dhe kryqin e kuq janë paraparë 21 milion dinarë.

Gjithashtu anetaret e këshillit komunal ne perpikmeri kane diskutuar edhe planin per zonen industriale Cukarkë,sipas Destanit kjo do të jetë një mundësi e mirë per investitoret vendore dhe te huaj.

Kshilli komunal ne perputhshmeri me ligjin  ka harmonizuar edhe shpenzimet e mëditjeve per vitin 2013.Pike tjeter me rendesi ka qene edhe   miratimi i ofertave televizive  te N.I.P në Preshevë per vitin 2013.Te gjitha pikat e miratuara do të adresohen ne kuvend per shqyrtim dhe miratim.Kjo ka qene  mbledhja e fundit  e kshilit komunal per vitin 2012.

——————-

Nxënësit e Gjimnazit Skenderbeu në Preshevë organizuan  programin humanitarë për nxënësit e këaj shkolle ku u bë shitja e embëlsirave dhe  të hollat e fituara u dedikohen nxënësvenë nevojë. Aktivitetin në fjalë e ka përkrahur edhe zyra për të rinjë në Preshevë

Nëse nuk mund të ushqeni qindra, mundohuni të ushqeni një, thuhet kështu nga shitësit e ëmbëlsirave,e këta shitës janë nxënësit e Gjimanzit Skenderbeu në Preshevë.Aktiviteti I tyre humanitar ishte që paratë të cilat  grumbullohen nga shitja e ëmbëlsirave tu dedikohen shokëve të tyre që kanë nevojë për mjete financiare.Në bashkpunim me gjtihë nxënësit,kjo iniciativë  u përkrah nga të gjtihë duke mos lënë anash edhe shumë qytatrë të cilët kontribuan duke I blerë ëmbëlsirat e tyre.Organizatori I këtij aktiviteti Valton Halimi thotë se me paratë e grumbulluara ne kemi  për qëllim ti ndihmojmë shokëve për festën e  fundvitit.

Gjithashtu ky aktivitet mbështetje ka gjetur edhe tek zyra e të rinjëve në Preshevë.Përfaqësuesi I kësaj zyre thotë se ne jemi të gatshëm Për disa vite rresht ky aktivitet humanitar i shtijes së ëmbëlsirave është bërë tradicional nga vetë nxënësit e që i përkrah edhe drejtoria e kësaj shkolle.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch