Home » Lajme » RTP lajmet 29 dhjetorë 2011

RTP lajmet 29 dhjetorë 2011

Drejtorati i Policisë së Vranjës, ka mbajtur sot konferencë për media

Drejtorati i Policisë së Vranjës, ka mbajtur sot konferencë për media me temën “Rezultati i punës në periudhën 1 Janar 2011 deri 30 Nëntor 2011”, në territorin e drejtoratit të policisë së Vranjës. Sipas kryeshefit të këtij drejtorati Sllagjan Veliçkoviq, puna e policisë është e kënaqëshme, kurse policia e drejtoratit të Vranjës, hynë si më e suksesshma ne mesin e 4-5 vende në tërë territorin e Republikës së Sërbis. Në krahasim me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kohore është rritur numri i veprave penale, është zvogëluar numri i kundërvajtjeve dhe prishja e rendit e qetësisë. Ndërsa sa i përket hapjes së vendkalimit kufitar Miratocë – Llojan, në pyetjen e bërë nga ekipi i Rtv Presheva, kryeshefi i policisë, nuk dha neë përgjigje, duke thënë se për këtë gjë vendosin dy ministrant të dy shteteve.

Pas konferencës për media, organizatorët kishin pregaditur edhe neë koktej ku morën pjesë të gjithë gazetarët pjesëmarrës në raportin e punës 1 vjeçare të drejtoratit policor të Vranjës.

———————–

Tarifat e larta të pagesës së polisave të sigurimit janë të përkohshme

Tarifat e papërballueshme që momentalisht po paguhen në vendkalimet administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të marrëveshjes së lëvizjes së lirë, janë vetëm të përkohshme, deri sa të mos arrihet një marrëveshje tjetër, ka deklaruar për Radio Evropa e Lirë, shefja e ekipit negociatorë kosovar në dialog me Serbinë.

Sipas saj, vetëm se kanë filluar bisedimet në nivel të ekspertëve të kompanive të sigurimit për të arritur një marrëveshje, në mënyrë që qytetarët ti shmangen kësaj pagese. Deri tani, pa marrë parasysh këtë çmim të lartë, deri sa të arrihet marrëveshje, në vendkalimet kufitare ka filluar qarkullimi i qytetarëve, ka pohuar zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavileci. “Sa i përket çështjeve doganore në lidhje me marrëveshjen e lëvizjes së lirë, nuk kemi vërejtur ndryshime në qarkullimin e mallrave komerciale. Qarkullimi i tyre është normal, ngjashëm si ka qenë deri tani. Por kemi vërejtur edhe qarkullim më të madh që ka filluar i qytetarëve në të dy drejtimet” ka thënë Stavileci. Zyrtarët policorë thonë se në krahasim me ditën e hënë kur edhe ka filluar të paguhet sigurimi, tani më po normalizohet. “Dje ka qenë intensitet më i vogël, kurse sot është normalizuar. Ka shumë kamionë dhe vetura që paguajnë sigurimin tonë, po ka edhe një numër të qytetarëve” ka thënë kryeshefi i policisë së Kosovës në vendkalimin kufitar Merdare Vladimir Qirikoviq.

—————————

Shoqata e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar ka organizuar  sot shpërndarjen e dhuratave

Për festën e vitit të ri shoqata e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar ka organizuar  sot shpërndarjen e dhuratave për këta fëmijë.

Dhuratat janë mundësuar nga Kuvendi komunal në bashkëpunim me zyrën për të rinj,Komuna e Preshevës në bashkëpunim me shkollën  speciale për fëmijë me aftësi të kufizuara nga Prokuple dhe ndërmarrjet private Saba Bellca  dhe Fluidi. Kryetari i kësaj shoqate falemideron donatorët për përkrahjen që u kanë dhënë këtyre fëmijëve për festën e viti të ri. Ndërkaq donatori i disa dhuratave të fëmijëve thotë se kjo shoqatë ka nevojë për ndihmën e gjithë popullatës sonë në veçanti të bashkatdhetarëve që jetojnë në mërgim. Për vitin 2012 shoqata e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara do të jetë në mbështetje financiare në kuadër të qendrës për punë sociale.

———————————————-

Me rastin e festës së viti të ri paralelja  e ndarë e çerdhes 8 Marsi  në shkollën fillore ka shfaqur sot program festiv

Me rastin e festës së viti të ri paralelja  e ndarë e çerdhes 8 Marsi  në shkollën fillore ka shfaqur sot program festiv për festën e fund vitit. Fëmijët shfaqën program me këngë,valle dhe recitime. Programi u ndoq nga nënat dhe mysafirë të tjerë. Fëmijët ishin të kënaqur me festën që i rrethonte në ambientin e çerdhes së tyre. Edukatorja pranë kësaj çerdhe thotë se çdo vit programi i vitit të ri është i organizuar me këngë valle dhe recitime nga fëmijët dhe kësaj here është e kënaqur me programin festiv që dhuruan ata.

Më pas në fund të programit  fëmijët morën nga një dhuratë nga babadimri  i viti të ri.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch