Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 29 Janar 2014 – Përfaqësuesit shqiptarë të Luginës takim pune me ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë …

RTP lajmet 29 Janar 2014 – Përfaqësuesit shqiptarë të Luginës takim pune me ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë …

Përfaqësues institucional komunal dhe të partive politike shqiptare nga komunat Preshevë dhe Bujanoc sot realizuan një takim pune me ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë. Sipas burimeve tona ata kanë diskutuar lidhur me qëndrimet e qeverisë shqiptare për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe takimin e paralajmëruar të kryeministrit Rama në Beograd me përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë. Lidhur me takimin në fjalë në detaje ju informojmë në edicione të tjera informative.

————————————————————

Bora e parë që kemi prezent nuk ka sjell telashe në komunikacion, këtë e ka konfirmuar në programin e paradites kryeshefi për infrastrukturë,Burhan Emërllahu. Sipas tij të gjitha rrugët kryesore dhe të bashkësive lokale janë të qarkullueshme. Po ashtu ehe drejtuesit e automjeteve bora i ka gjetur të përgatitur .

 

Reshjet e mëdha të borës nuk kanë sjellë vështirësi kalimi për automjetet në territorin e Komunës së Preshevës. Sipas kryeshefit për Punë Komunale dhe banesore Burhan Emërllahu mbrëmë menjëherë ekipet e pastrimit kanë dalë në terren duke pastruar rrugët kryesore të qytetit dhe nëpër bashkësitë lokale. E drejtuesit e automjeteve shprehen se  bora djeshme  I ka gjetur të përgatitur madje ata apelojnë kujdes të shtuar tek vozitësit  për të mos hasur në aksidente eventuale. Për fëmijët kjo bore ka qenë mjaft e mirëpritur. Zoti Emërrlahu në fund ka theksuar  se nëse shtohen reshjet e bores dhe vështirësohet qarkullimi I automjeteve atëher përgjegjës për njoftimin e mbylljes së kalimit  të rrugëve kanë të drejtë ta bëjnë kryetarët e bashkësive lokale e jo qytetarët për mes telefonatave.

————————————————–

Korridori 10-të dhe magjistralja në drejtim të Gjilanit të pastruara nga bora – kujdes nga punimet .

Ndërkaq në rrugët magjistrale pjesa më e vështirë për kalim është ajo në grykën e Gërdelicës dhe në drejtim të Gjilanit. Sipas përfaqësues të lidhjes Automoto të Serbisë Pera Maniç gjatë mbrëmjes por edhe gjatë ditës së sotme nuk ka pas asnjë vështirësi kalimi në rrugët nacionale.

 

Efikas në pastrimin e rrugëve janë treguar edhe mirëmbajtësit e magjistraleve . Kështu menjëherë pas reshjeve të para të borës  është pastruar korridori 10-të dhe magjistralja në drejtim të Gjilanit. Pera Maniç përfaqësues i lidhjes automoto të Serbisë i ka thënë RTP se gjatë mbrëmjes por edhe gjatë ditës së sotme nuk ka pas asnjë vështirësi kalimi në rrugët nacionale. Sipas tij ndërmarrja e për pastrimin e rrugëve nga Beogradi k intervenuar me kohë dhe rrugët po thuajse janë të thara. Megjithatë ai bënë apel tek vozitësit që të jenë të kujdesshëm sepse në korridorin dhjetë janë duke u zhvilluar punimet , andaj vozitësit duhet të respektojnë shenjat e komunikacionit që të mos vie deri tek incidentet. Gjithashtu apelohet tek vozitësit që të kenë pajisjet dimërore sepse gjatë ditëve në vazhdim pritet të ketë edhe më shumë reshje të borës , por në mbrëmje kujdesi duhet të jetë më i madh për shkak të ngricave

——————————————————-

Inspektorët e arsimit në rrethin e Pçinjës janë takuar sot ku kanë diskutuar për problemet në arsim. Pikë kyçe e këtij takimi ka qenë azhurimi i lëndëve të vitit 201 dhe problemet me të cilat ballafaqohen inspektorët e arsimit në Praktik.

Inspektorët  republikan  të arsimit nga Rrethi I  të Pçinjës  u takuan sot me inspektorët komunal në sferën e arsimit  në Preshevë.  Ishte një takim pune me ç’rast u diskutuan disa pika të rendit të ditës si ajo e miratimit të procesverbalit për takimet  e kaluara , azhurimi  lëndëve nga viti 2013, udhëzimet  për detyrat e inspektorëve të arsimit dhe mbikëqyrjes të inspektoratit  si dhe problemet me të cilat ballafaqohen inspektorët e arsimit në praktik, ka shtuar kështu për Radiotelevizionin Presheva  Nexhemdin Ahmedi, Inspektori komunal për arsim.Sipas zotit Ahmedi në takimin e sotëm janë njoftuar inspektorët komunal për arsim rrethe ndryshimeve të gjyqit kushtetues , madje shkresë zyrtare nuk është pranuar deri më tani në mënyrë që të veprohet nëpër shkollat e komunës sonë ka shtuar ai.

————————————————-

Kryetar i Këshillit të Partisë Liberale Demokratike në Preshevë Kujtim Sadriu, duke I shprehur një letër ngushëllimi ambasadës së Norvegjisë në Beograd me rastin e vrasjes ditë më parë të shtetasi norvegjez në Preshevë ka thënë se ky  është një shqetësim i madhe jo  vetëm për shtetin Nordik  por edhe për qytetarët e Preshevës, të cilëve po rrezikohet qarkullimi i lirë.

E nderuara Ambasadë e Norvegjisë në Beograd, i nderuari zotëri ambasador Nils Ragnar Kamsvaga.Me keqardhje të madhe, unë personalisht dhe Këshilli i Partisë Liberale Demokratike nga Presheva, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vrasjen makabër nga pjestarët e xhandarmëris, të qytetarit tuaj në qytetin tonë Teinsues Knut Stanojevski.Ne e ndajmë dhembjen me Ju, duke pasur parasysh se Ju dhe populli Juaj jeni duke dhënë një kontribut të jashtëzakonisht të madh për ndërtimin e paqes në gjithë rajonin e Evropës Juglindore.Kam krenarinë t’ju përgëzoj se Ju jeni ata, populli i Norvegjisë, që dhatë donacione të mëdha për ta pastruar rajonin tonë nga minat e luftës së vitit 1999, duke ua siguruar brezave tanë një lëvizje të lirë dhe pa rreziqe, por ja që mbi tokë akoma po ekzistojnë “mina të gjalla”, që po na vrasin e rrezikojnë lirinë e qarkullimit të lirë.I nderuari ambasador, shqetësimi më i madh që na brengos është se qytetari norvegjez, lëre që u vra pa gjyq, por edhe u etiketua në mënyrë të vrazhdë si pjesëtar i Vehabizmi, nga ta që akoma nuk janë liruar nga mentaliteti i regjimit diktatorial të Millosheviqit. Për fund, zoti ambasador, pranoni ngushëllimet tona dhe të anëtarësisë së LDP, Këshilli në Preshevë dhe gjithë qytetarëve nga Lugina e Preshevës, për humbjen e qytetarit Tuaj dhe tonit në Preshevë. Meqë jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, shpresoj të fitoj fryma liberale, duke Ju dëshiruar mirëseardhje gjithë qytetarëve evropianë, duke Ju mirëpritur ashtu si Ju na pritni, respektoni e nderoni thuhet në letrën ngushllimi të kryetarit të PLD për Preshevë Kujtim Sadriu .

—————————————————–

Gjimnazistët preshevarë u argëtuan duke garuar në mes vete me lojëra të ndryshme me smoki, ujë, tasa, topa, akrobacione e të tjera në kuadër të aksionit Luaj dhe ndihmo. Lojërat e ndryshme që janë zhvilluar mbrëmë në Preshevë rrisin aftësitë e të menduarit si grup deklaroi gjatë intervistës dhënë Radiotelevizionit Presheva profesori Blerim Miftari, anëtarë I jurisë.

Gjimnazistët preshevarë mbrëmë u argëtuan pa kufi duke garuar në mes vete me lojra të ndryshme me smoki, ujë, tasa, topa, akrobacione e të tjera. Maturantët e Gjimnazit Skënderbeu në Preshevë kanë organizuar aksionin me emër Luaj dhe ndihmo ku për herë të parë organizohen lojra argëtuese të karakterit garues për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Preshevës. Përmes këtyre lojërave sipas organizatorit Flamur Musliu, do të sprovohet forca, shkathtësia dhe inteligjenca e nxënësve. Luaj dhe ndihmo organizohet me qëllim të grumbullimit të mjeteve materiale për nxënësit që kanë nevojë. Lojërat e ndryshme që janë zhvilluar mbrëmë në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Preshevë rrisin aftësitë e të menduarit si grup deklaroi gjatë intervistës dhënë Radiotelevizionit Presheva profesori Blerim Miftari, anëtarë I jurisë. Lojërat argëtuese do të mbahen çdo të marte në ora 19.30 në Shtëpinë e Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë. Çmimi I Hyrjes është 80 dinarë.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch