Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 29 Janar 2015

RTP lajmet 29 Janar 2015

–          Arifi priti në takim përfaqësuesit nga Fondi Humanitar të Malsisë së Bujanocit

–          Fillon ndërtimi i objektit të Fakultetit Ekonomik të Suboticës, paralelja në Bujanoc

–          Zoran Stankoviq gjatë një takimi me drejtuesit e komunës së Medvegjës ka thënë se për shkak të situatës së rëndë ekonomike nga teritori i Medvegjës gjithnjë e më shumë njerëz po largohen

–          Analistët e vlerësojnë të dështuar në fillim koalicionin PDK-LDK

———————————————————

RTP logo2Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot ka pritur në takim përfaqësuesit nga Fondi Humanitar i Malsisë së Bujanocit, ku është diskutuar një projekt madhorë dhe të rëndësishëm për Malësinë, asfaltimi i rrugës Muhovc-Zarbinc ndërsa për realizimin e këtij projekti pushteti lokal i komunës së Bujanocit shprehet i gatshëm, dhe vetëm se ka ndarë 13 milion dinar në mbeldhjen e kaluar të kuvendit komunal, por sipas kryetarit Arifi egzisoton mundësia që vlera e mjeteve të ndara mund të rritet me qëllim që banorët e Malsisë së Bujanocit mos të përballen me vështirërsi kalimi. Ky projekt do të ketë një rëndësi të veqant në kthimin e banorëve të shpërngulur tu ofrojmë kushte për kthim nëpër vendlindjet e tyre stërgjyshore. Mes tjerash kryetari Arifi tha se, “gjatë këtij takimi u bisedua edhe për pika tjera sic ishte, lëvizja e lirë dhe shlyerja nga evidenca e banorëve të Luginës gjegjësisht të shqiptarëve të Malësisë së Bujanocit”, për të cilat kryetari Arifi u shpreh se, e kemi njoftuar OSBE-në lidhur me ktë problematik dhe kemi caktuar takim në ditën e nesërme ku shresojmë që të gjejmë një zgjidhje të mirë, por jo vetëm kaq, me datën 3 shkurt do të përfitojm nga rasti që edhe Bashkimin Europian ta njoftojm me ktë ceshtje që po preokupton banorët e kësaj pjese. Nga ana tjetër edhe përfaqësuesit nga Fondi Humanitar të kryesuar nga kryetari i bashkësis lokale të fshatit Zarbinc Salami Bajrami u ndan të kënaqur me rrjedhën e takimit të sotëm dhe fal bashkunimit të mirë, gjithnjë me pushtetin lokal mund të ia arrijmë qëllimit të cilin e kishin endërr edhe gjyshërit tanë, ndërsa për ne është një privilegj kjo iniciativ e cila është edhe humanitare, ekonomike, por edhe kombëtare, tha ndër të tjera Sejdullah Kadriu përfaqësues i Fondit Humanitarë të Malsisë së Bujanocit. Pushteti lokal dhe Fondi Humanitar i Malsisë së Bujanocit shprehen të gatshëm për bashkpunim edhe të mëtejshëm në realizimin e projekteve të radhës, të cilat janë në të mirë të popullatës së kësaj pjese, pasi që vetëm në ktë mënyrë mund të ruajmë vlerat e trojeve tona stërgjyshore.

———————————————————

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka deklaruar se javën e ardhshme do të fillojë ndërtimi i objektit të Fakultetit Ekonomik të Suboticës, paralelja në Bujanoc. Në një prononcim për televizion publik të Bujanocit, Arifi tha se tani gjithçka është gati, punimet do të fillojnë të martën (3 shkurt), duke dhënë edhe orën e saktë, në ora 11:00. “Jemi duke u përgatitur se kemi pasur javën tjetër, të themi kështu, një javë e begatshme për komunën e Bujanocit. Me tre shkurt jemi duke u përgatitë së bashku me BE-në, me OSBE, me Komisarin e Lartë për Pakica, që të filloje ndërtimi i objektit të shkollimit të lartë universitar këtu në Bujanoc”, u shpreh i pari i komunës së Bujanocit, duke thënë se për fillim do të jetë për nevojat e Fakultetit Ekonomik. Arifi, foli edhe për problemet që ka hasur rreth kontestit pronësor të parcelës ku është paraparë ndërtimi i këtij objekti. “Problemet që i kemi pas sa i përket pronësisë definitivisht ato probleme janë kryer dhe do të fillohet ndërtimi i atij objekti të shumëpritur, para së gjithash nga të rinjtë e komunës tonë, por do të jetë një e mirë edhe për të rinjtë e komunave tjera përreth, siç është Presheva, Vranja, Medvegja, e kështu me radhë. Bujanoci do të bëhet qytet universitar, shpresojë se do ta gëzojmë të gjithë atë objekt që do të filloje ndërtimin më 3 shkurt, ditë e martë në ora 11:00”, përfundoi Arifi.

————————————————-

Sektori për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme pranë Zyrës Lokale për zhvillim Ekonomik të komunës së Bujanocit ka përfunduar sot procedurat e doganimit të tetë kamionetave, donacion ky i qeverisë së Japonisë. Donacioni në vlerë prej 45.000 euro, i cili përfshinte tetë kamioneta dhe disa pajisje përcjellëse i’u ishte dhuruar komunës së Bujanocit qysh në vitin 2009, por për shkak të neglizhencës së përbërjes së kaluar të pushtetit lokal kishte mbetur pa doganuar. Si rrjedhojë, përveç mos përdorimit të kamionetav, komuna e Bujanocit për mos realizimin e doganimit ishte dënuar në shkallën e parë nga ana e Gjykatës Themelore në Surdulicë me 1.200.000 dinarë dhe kishte marë vendimin për konfiskimin e këtij donacioni, ka thënë Nexhat Behluli, koordinator në Zyren për Zhvillim Ekonomik Lokal pranë komunës së Bujanocit, në Sektorin për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme.

————————————————————-

Kryetari i trupit Koordinues për Preshevës, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq gjatë një takimi me drejtuesit e komunës së Medvegjës ka thënë se për shkak të situatës së rëndë ekonomike nga teritori i Medvegjës gjithnjë e më shumë njerëz po largohen dhe është e nevojshme që sa më shpejtë të jetë e mundur të filloj prodhimi në minierën “Lece”, por edhe të hapen reparte tjera, transmeton presheva.com. “Së pari duhet të parandalojmë emigrimin nga këto hapsira, e pastaj të krijojmë kushte për kthimin e atyre që janë zhvendosur. Kjo do të thotë që urgjentisht duhet të gjendet zgjidhje për problemet ekonomike, për hapjen e vendeve të reja të punës që njerëzit të mos largohen, a e pastaj me investime të reja, ti ndihmojmë atyre që janë larguar këtej” ka thënë Stankoviq. Sipas të dhënave jozyrtare, nga Medvegja janë larguar rreth 4000 banorë.

———————————————————-

Analistët e vlerësojnë të dështuar në fillim koalicionin PDK-LDK. Sociologu Fadil Makoku, duke arsyetuar të gjitha shkaqet e nxitjes së këtyre protestave të fundit, dhe mungesën e gatishmërisë politike për dialog në mes pozitës dhe opozitës për të gjetur një rrugëzgjidhje, nuk e përjashton fare rrezikun e rrëshqitjes së vendit në trazira. Analisti Blerim Burjani, konsideron se qasja e shpejtë politike e Qeverisë aktuale për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara përgjatë një dekade e gjysmë mund ta shpëtojë vendin nga një katastrofë e zhvillimeve të padëshirueshme, shkruan “Kosova sot”. “Unë kam thënë që kjo Qeveri e përbërë prej njerëzve të njëjtë, jo profesionalë dhe të panjohur për resorët që udhëheqin, nuk jep shpresë që shteti do të pësojë ndonjë ndryshim pozitiv”, tha ai. Shkurtimin e shpejtë të mandatit qeveritar të këtij koalicioni, Smaka e sheh si domosdoshmëri për shkak të tërheqjes publik të partnerëve të koalicionit nga zotimet zgjedhore, në saje të së cilave i ka marrë votat.

———————————————————

Partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK-ja dhe Nisma janë të vendosura për t’i vazhduar edhe më tutje protestat për shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq si dhe mbrojtjen e gjigantit metalurgjik, ‘Trepça’. Analisti politik, Imer Mushkolaj ka konsideruar se vazhdimi i protestave nga tri partitë opozitare është i arsyeshëm pas qasjes joserioze të Qeverisë në raport me dy kërkesat e tyre, shkruan ‘Zëri’./RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress