Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 29 maj 2012

RTP lajmet 29 maj 2012

Millosheviqi kishte 60 spiunë në Luginë të Preshevës

Millosheviqi në mesin e  2200 agjentëve dhe  700 në Kosovë kishte edhe sopiunët e vetë në Luginë. mbi 10 për qind i kishte përqëndrur në Serbinë jugore, vise këto të banuara kryesisht me shiptarë etnik.

Ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviq ka pasur në Ballkan 2200 agjentë, prej të cilëve më së paku 150 kanë qenë në Maqedoni, të cilët kanë punuar për Shërbimin e Sigurimit Shtetëror serb, thuhet në raportin e forumit, i cili është mbajtur këto ditë në Bruksel, ku është shqyrtuar roli i ish-shërbimeve sekrete në Ballkan, njofton portali bullgar “actualno.com”, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”.Në shtetet ish-jugosllave Millosheviq ka pasur 150 agjentë në Slloveni, 200 në Mal të Zi, 350 në Bosnjë e Hercëgovinë, 450 në Kroaci dhe më së shumti në Kosovë, rreth 700 agjentë që kanë punuar për Serbinë, ku në mesin e tyre 10 për qind i kishte përqëndrur në Serbinë jugore, vise këto të banuara kryesisht me shiptarë etnik, transmeton në vazhdim “actualno.com”. Millosheviq ka pasur agjentë dhe në Bullgari, Shqipëri, Greqi, Rumani dhe disa shtete të evropës lindore dhe qëndrore.Në këtë Forum kanë marrë pjesë ish-agjentë, përfaqësues nga të gjitha shtetet socialiste, tani vende anëtare të NATO-s, përfaqësues dhe ekspertë për siguri, ku qëllimi kryesor ka qenë të analizohet puna e ish-sigurimit shtetëror nga viti 1949 deri në vitin 2010.

———————————-

Në Bujanoc hapet qendra për udhëheqje të karrierës

 

Komuna e  Bujanocit  do të ketë qendrën  për udhëheqje të karrierës e cila do të funksionojë në kuadër të fakulteti ekonomik dega në Bujanoc. Këtë e kanë konfirmuar Përfaqësues të organizatës amerikane për zhvillim ndërkombëtar USAID , komuna e Bujanocit dhe fakulteti ekonomik dega në Bujanoc kanë nënshkruar sot marrëveshjen për bashkëpunim në projekte të përbashkëta.

 

 

Përfaqësues të organizatës amerikane për zhvillim ndërkombëtar USAID , komuna e Bujanocit dhe fakulteti ekonomik dega në Bujanoc kanë nënshkruar sot marrëveshjen për bashkëpunim në projekte të përbashkëta për hapjen e qendrës për udhëheqje të karrierës.Kjo marrëveshje ka për qëllim që të rinjve ti lehtësohet e drejta për punësim  dhe të jenë konkurrues në treg. Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi para studentëve ka thënë se kjo do të jetë një mundësi e mirë për studentët , pasi   do të kenë qasje në të gjithë sektorët  ekonomik.Edhe përfaqësuesi i USAID në Serbi Majkëll Mekler ka deklaruar se USAID është i përkushtuar që për mes këtij plani afatgjatë me një zgjidhje sistematike të rinjve ti mundësoj kyçjen e tyre në shoqëri dhe ekonomin e vendit .Të rinjtë  e kësaj pjese  do të jenë motorët e zhvillimin ekonomik ka thënë Majkëll Mekler. Krijimi i kësaj qendre të rinjve do ti mundësoj  të përfitojnë eksperienca të shumta të cilat do të jenë në trend me zhvillimin e tregut  ka thënë drejtori  i USAID –it Majkëll Pilsberi.Organizata amerikane për zhvillim ndërkombëtar USAID në mënyrë aktive ndihmon programe që kanë për qëllim zhvillimin e kulturës tek të rinjtë dhe forcimin e ekonomisë së sigurt, ndërsa projekti hapjen e qendrës për udhëheqjen e karrierës në fakultetin ekonomik në Bujanoc është njëri ndër projektet që realizohet për mes këtij projekti.

————————-

Maturantët e Gjimnazit Skënderbeu në Preshevë gjatë ekskurzionit vizituan shumë vende historike

Maturantët e Gjimnazit Skënderbeu në Preshevë,gjatë qëndrimit të tyre në Republikën e Shqipërisë kanë vizituar shumë qytete historike si krujën,Beratin,Tiranën dhe shumë vende tjera.Gjithashtu ata kanë ndaluar edhe në qytetin  e Prizrenit.Drejtori Abdurrahamn Zylfiu deklaroi se ekskurzioni kaloi mire dhe pas një ekces

Është viti i nëntë me radhë që maturantët e  gjimnazit Skenderbeu vazhdojnë  shkuarjen në ekskursion.Vizita e tyre në Republikën e  Shqipërisë tani  e sa vite është bërë traditë që të organizohet udhëtimi me autobus dhe fjetje komode nëpër hotelet e Shqipërisë.Pas kthimit nga ekskursionit Drejtori i Gjimnazit Skenderbeu tregon se ekskursioni  ka kalur mirë dhe pa asnjë problem.Maturantët gjatë qëndrimit të tyre në Republikën e Shqipërisë kanë vizituar shumë qytete historike gjithashtu ata kanë ndaluar edhe në qytetin  e Prizrenit.Tani pas  kthimit nga ekskursioni maturantët i presin  obligime tjera,si testet në provimet e maturës dhe mbrëmja e maturës për vitin 2011-2012.

 

 

RAJONI

 

Nikolliq: Nuk takohem me Hashim Thaçin

Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Tomisllav Nikoliq i tha televizionit “Russia Today” se ai është nacionalist, por edhe demokrat, që i respekton vlerat evropiane, raporton rel. Ai ka thënë se do të kalojë kohë e gjatë, derisa të pranohet nga mediat perëndimore, pasi sipas, tij, për një kohë të gjatë, për të ka pasur shkrime negative.Duke folur për rrugën e Serbisë drejt BE-së, ai ka thënë se procesi do të ndalet “në qoftë se na kërkohet që të heqim dorë nga një pjesë e territorit- nga Kosova”.I pyetur nëse është i gatshëm për dialog me Prishtinën dhe kryeministrin e Kosovës, Nikolliq tha se do të diskutojë me përfaqësuesit e Prishtinës, por jo me Hashim Thaçin sepse, ai, siç ka thënë Nikolliq, “është i dyshuar për krime kundër popullit serb”.Tomisllav Nikolliq është zgjedhur president i Serbisë në balotazhin e 20 majit.Një kohë ka qenë në Partinë Radikale të Vojisllav Sheshelit, i cili gjendet në Hagë, ku akuzohet për krime lufte të kryera gjatë konfliktit të viteve të ’90-ta në ish Jugosllavi.Nikolliq njihet për retorikë nacionaliste kundër shtetit të ri kosovar dhe një gjë të tillë e ka dëshmuar edhe gjatë fushatës zgjedhore, në veri të Mitrovicës.

—————————–

Derisa ushtarët e KF0R it janë nisur sot rreth orës 11 drejt barrikadës në fshatin Rudare, në veri të Kosovës, për ta hequr atë, serbët e veriut kanë lëshuar alarmet duke u mbledhur kështu rreth 400 persona për të penguar operacionin e KFOR-it. Lajmin e ka konfirmuar për Radio Kosovën edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale të Kosovës në Mitrovicë, Besim Hoti. Sipas Hotit nuk ka pasur asnjë incident dhe qytetarët serbë janë shpërndarë, sepse nuk ka pasur tentime nga KF0R i për largimin e barricades.

————————-

Veteranë të luftës në Kroaci, të cilët kishin udhëtuar me motoçikleta për në Kosovë, kanë bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz, ku janë përulur para varrit të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit. Ata mbërritën sot në Kosovë, pas disa orë vonesa në kufi me Malin e Zi.Suita prej 18 veteranëve, në mesin e të cilëve edhe tri femra dhe Xhavit Demiqi nga Abria e Epërme e Drenasit, udhëhiqej nga kolonel Ivica Panxha dhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës në Kroaci, Ratko Dragovic, i cili tha se “Prekazi është vend i shenjtë jo vetëm për shqiptarët, por për të gjitha ata që luftuan për çlirimin e trojeve të veta nga Serbia”. Kolonel Panxha, ka falënderuar të gjithë shqiptarët që luftuan për Kroacinë, në mesin e të cilëve ka përmendur emra të njohur si tashmë heroin e Kosovës, Bekim Berisha “Abeja”, etj., por edhe Xhevdet Babajn nga Llausha e Skenderajt, për të cilin tha se e ka pasur bashkëluftëtar, bashkë me Demiqin, raporton Koha.net.

——————————

Për vazhdimin e dialogut me Serbinë do të dihet pas zbatimit të marrëveshjeve të deritanishme, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.Kuçi vlerësoi se Qeveria e Kosovës është e angazhuar në zbatimin e konkluzioneve nga bisedimet ndërshtetërore me Serbinë në Bruksel dhe më pas do të shikojë sesi të vazhdohet me dialogun. Në anën tjetër sekretari shtetërorë në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic ka thënë se Qeveria e re serbe pa asnjë dyshim do të vazhdojë komunikimin me zyrtarët në Prishtinë përmes Brukselit Ivanovic ka komentuar edhe paralajmërimet për hapjen e zyrës administrative të qeverisë së Kosovës në veri. Ai tha se ajo nuk do t’i shërbejë askujt, përveç se do të provokojë ndonjë reagim të serbëve lokal.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch