Home » Lajme » RTP lajmet 29 mars 2012

RTP lajmet 29 mars 2012

Pas, një reagimi të djeshëm të familjes së Shemsi Nuhiut përmes të cilës ju kishin përgjigjur disa zërave se “Shemsi Nuhiu nuk ka pasur kurrë pasaportë të Serbisë, por dikur të “Jugosllavisë” dhe vitet e fundit të Republikës së Kosovës, me të cilin edhe Shemsiu kishte shkelur Serbinë, rrespektivisht aeroportin e Beogradit më 21 mars, me rastin e ekstradimit të tij nga autoritetet zvicerane. Në fakt në reagimin e djeshëm përmes agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë” familja Nuhiu në Zvicër nuk ka drejtuar gishtin nga askush, as tek ndonjë personalitet e as tek qeveria e Kosovës, përdryshe edhe do t’i kishim përmendur edhe emrat e atyre. Përkundrazi familja Nuhiu nga Zvicra ka falenderur angazhimin e qeverisë së Kosovës, në këtë rast ministrin e drejtësisë z.Hajredeni Kucin, ambasadorin e Kosovës në Bernës z.Naim Malaj dhe gjithë ata që ishin të angazhuar në pengimin e ekstradimit të Shemsi Nuhiut në Serbi. Në vazhdim po japin një sqarim dërguar redakisë së agjencisë informative “Presheva Jonë” rreth rolit dhe angazhimit të minisitrisë së Drjetësisë së Republikës së Kosovës me institucionet zvicerane dhe ndërkombëtare për rastin e Shemsi Nuhiut.

Ministria e Drejtësisë në vazhdimësi ka kërkuar mos ekstradimin e z. Nuhiu në Serbi. Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ambasadën e Kosovës në Bernë, kanë punuar lidhur me rastin e shtetasit kosovar, z. Shemsi Nuhiu. Po ashtu, MD ka argumentuar se Serbia nuk ka kompetence dhe të drejtë për të lëshuar urdhër – kërkim ndërkombëtare kundër shtetasve kosovare, për dyshimin e kryerjes se veprave penale Krime Lufte në territorin e Republikës së Kosovës, pasi që kjo e drejtë hyn në kuadër të kompetencave dhe mandatit të autoriteteve Kosovare, në rastet kur ka dëshmi se janë kryer Krime Lufte në Kosove. Po ashtu, MD në konsultim të vazhdueshëm me Ambasadën e Kosovës në Bernë dhe me Avokatin e z. Nuhiu, kanë kërkuar që të shqyrtohet edhe mundësia e transferimit të procedurës penale nga Serbia në Zvicër, në mënyrë që z. Nuhiut t’i mundësohet një gjykim i drejtë. MD ka qenë e përkushtuar me kapacitetet e plota të saj në këtë rast dhe ka pasur kontakt të vazhdueshëm për të bashkëpunuar me autoritetet zvicerane, Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe ambasadën e Kosovës në Zvicër, për mos ekstradimin e z. Nuhiu në Serbi.
———————-

Serbia nuk e ka ndërmend të ndalojë hakmarrjen ndaj Kosovës dhe kosovarëve, duke përdorur çfarëdo forme të mundshme. Një prej këtyre formave është lëshimi i urdhërarresteve ndërkombëtare, kryesisht kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së, viktima të të cilave deri më tash kanë qenë edhe jo pak zyrtarë të lartë kosovarë. Rasti i fundit është ai i Shemsi Nuhiut, i cili ndonëse i lindur në Preshevë, ai kishte vetëm nënshtetësi kosovare. Sidoqoftë, në bazë të kërkesës së bërë nga Serbia, shteti zviceran që është ndër të parët që ka krijuar marrëdhënie diplomatike me Kosovën, e dërgoi Nuhiun në Beograd. Ai atje u prit në kuadër të një ceremonie të veçantë që më shumë i ngjante një shou televiziv, në krye të të cilit ishte ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, që është edhe pasuesi i Slobodan Millosheviqit në krye të Partisë Socialiste serbe. Avokati i Shemsi Nuhiut, Ludovik Tirelli, i ka thënë “Zërit” përmes telefonit se ka raste të caktuara kur një shtet sado ka marrëdhënie të mira me Kosovën, nuk mund të përgjigjet negativisht në kërkesat për ekstradim nga Serbia.

————————-

Bashkimi Demokratik i Luginës sot në orën 13 e 30 ka dorëzuar listën e nënshkrimeve të kandidatëve për këshilltarë në kuvendin komunal.

Përfaqësuesit e BDL-ë verifikim e listës e kanë bërë para kryetarit të komisionit komunal zgjedhorë. E ky subjekt në zgjedhjet e 6 majit do ta takojë numri tre. Agim Kadriu kryetar i shtabit pranë BDL-së ka falënderuar gjithë përkrahësit të cilët me nënshkrimin e tyre i kanë dhënë besimin kandidatëve për këshilltarë. Bashkimi Demokratik i Luginës ka arrit që të grumbullojë nënshkrimet e nevojshme për 38 këshilltarë. Ndërkaq pas PDSH –ë dhe LDP-ës BDL-ë është subjekti i tretë politik që arrin të dorëzojë listën e nënshkrimeve të kandidatëve për këshilltarë në kuvendin komunal. Afati i fundit për dorëzimin e listë së nënshkrimeve është deri më 21 prill.

——————

Partia Liberal Demokratike e Çedomir Jovanoviqit, dega në Preshevë, mbrëmë në ora 21:00, ka bërë dorëzimin e listës së kandidatëve për këshilltarë, pranë komisionit komunal zgjedhor. Në dorëzimin e listës kanë qenë edhe nënshkrimet e qytetarëve në përkrahje të listës. Gjithësej listën e Liberalëve të Jovanoviqit e kanë përkrahur 420 qytetarë, kurse bartës i saj do të jetë Afrim Sylejmani, e lista e këtij subjekti politik përbëhet nga 13 kandidatë për këshilltarë. Sadriu, gjithashtu bënë thirrje elektoratit të komunës së Preshevës, që nëse kërkojnë ndryshime atëherë të votojnë për këtë parti. Ky është subjekti i dytë që dorëzon listën pranë komisionit komunal zgjedhor, dhe do ti takoj numri 2. ndërsa afati i fundit për dorëzimin e listave pranë komisionit komunal zgjedhor për zgjedhjet lokale të 6 majit është 21 prilli.

—————-

Deri në orët e mesditës së djeshme Partia për Veprim Demokratikë dega në Bujanoc ka arritur të grumbullojë rreth dy mijë nënshkrime në përkrahje të listës së “Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës” për zgjedhjet parlamentare. Vetëm në Tërrnoc brenda një dite ky subjekt ka arritur ti grumbullojë rreth një mijë nënshkrime. “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, përkatësisht PVD ka filluar për disa ditë të mbledhë nënshkrime sa i përket zgjedhjeve parlamentare dhe ato lokale. Megjithatë kjo është dita e dytë që ne po mbledhim nënshkrime për zgjedhjet parlamentare, përkatësisht për listën “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, u shpreh përfaqësuesi i PVD-së Ragmi Mustafi. Partia për Veprim Demokratik nesër grumbullimin e nënshkrimeve për zgjedhjet parlamentare do ta bëjë në fshatin Breznicë, ndërkohë që grumbullimin e nënshkrimeve për zgjedhjet lokale e ka përfunduar. “Nesër do të jemi në Breznicë vetëm për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjet parlamentare, pasi ka kohë që PVD e ka kryer obligimin sa i përket zgjedhjeve lokale, vetëm është çështje kohe se kur do ta dorëzojë listën e këshilltarëve të mundshëm për zgjedhjet lokale”, ka përfunduar Mustafi. Afati i fundit për dorëzimin e listave zgjedhore në Komisionin Republikan Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare është data 21 prill.

—————–

Nxënës, arsimtarë dhe banorë të shumtë të fshatit Zhunicë, kanë pritur sot delegacionin e Komunës së Preshevës të kryesuar nga kryetari Ragmi Mustafa, të cilët kanë marrë pjesë në fillimin e punëve në ndërtimin e sallës së Edukatës Fizike. Deri më tash në tërë territorin e Komunës së Preshevës, e vetmja ka qenë paralelja e ndarë e Shkollës Fillore “Ibrahim Kelmendi” në fshatin Zhunicë, që ka qenë në mungesë të sallës. Kryetari komunës së Preshevës, thotë se me këtë gjë nxënësit e BL të Zhunicës, tash aktivitetet e tyre në edukatën fizike kanë se ku ti zhvillojnë. Vlera e përgjithshme e projektit është rrethë 28 milion dinarë, ndërsa mjetet janë të siguruara nga buxheti i komunës dhe Trupi Koordinues. Pas kësaj nxënësit ishin edhe më të gëzuar kur të gjithëve iu janë shpërndarë pije nga kompania Fluidi. Më pastaj i tërë delegacioni ishin edhe në BL Bukuroc, ku në neë marrëveshje me kryetarin e këshillit të bashkësisë lokale, u vendos që të asfaltohet dhe zgjerohet rruga në drejtim të fshatit Zhunicë. Ndërsa anëtari i këshillit të BL Bukuroc Armend Ibrahimi, thotë se ky projektë për banorët ka rëndësi shumë të madhe. Vizitat e sotme të delegacionit të komunës së Preshevës, pas Bashkësive lokale Zhunicë dhe Bukuroc, kanë vazhduar edhe në bashkësitë tjera lokale.

——————

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, me bashkëpuntorët e tij, aktivitetet e sotme i ka vazhduar edhe në BL Raincë dhe atë Corroticë, ku janë duke u realizuar projektet tjera të pushtetit local.

Në BL Raincë ka filluar të asfaltohet rruga përskaj shtratit të lumit me gjatësi prej 1200 metra. Kryetari i komunës së Preshevës, thotë se me këtë projektë do të përmbyllet neë pjesë e konsiderueshme e infrastrukturës në këtë Bashkësi Lokale. Po sot edhe në BL Corroticë, kanë filluar punët në ndërtimin e ri të rrjetit elektroenergjetik, në disa lagje të këtij fshati. Vlen të theksohet se thuajse të gjitha projektet që janë në realizim e sipër, punët janë kontraktuar me firmat vendore të komunës së Preshevës.

—————-

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Dacic, ka thënë se arrestimi i katër serbëve është shembull klasik i “paturpësisë dhe presionit” mbi serbët e Kosovës dhe ka paralajmëruar masa reciproke, në mesin e të cilave është edhe arrestimi i dy shqiptarëve mëngjesin e sotëm tek Dheu i Bardhë, në kufirin Kosovë – Serbi. “Nëse dikush dëshiron të bëjë gara kemi edhe ne përgjigjen tonë. Është e turpshme se çfarë toleron komuniteti ndërkombëtar, është turp të arrestohen njerëzit, të cilët nuk kanë bërë asnjë vepër penale dhe tani shtrohet pyetja si janë duke u zbatuar në fakt marrëveshjet e arritura”, u ka thënë Dacic gazetarëve në Beograd. Të arrestuarit janë Hasan Abazi, kryetar i Sindikatës së Industrialistëve të Kosovës, i cili ishte nisur për në Kroaci dhe Adem Murseli. Abazi është arrestuar, sipas Dacicit, nën dyshimet për “spiunazh” dhe bazuar në një fletë arrest të lëshuar nga “gjykata e qarkut në Gjilan”, kurse Murseli për “tregti me drogë” bazuar në një fletë arrest të lëshuar nga drejtoria e Policisë në Beograd, raporton REL. Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë, Policia e Kosovës ka arrestuar të martën katër serbë, nën dyshimet se kanë shkelur rendin juridik të Kosovës. Tek të arrestuarit, në mesin e të cilëveështë edhe kryetari i komunës paralele në Viti, autoritetet e rendit kanë gjetur material zgjedhor të Serbisë

——————–

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se në asnjë mënyrë nuk do të ketë autonomi për veriun e vendit apo ndarje të kësaj pjese. Siç njofton KTV, Thaçi në një intervistë për televizionin e Parlamentit Evropian e ka bërë të qartë se pretendimet për ndryshim të kufijve automatikisht sjellë edhe ndryshim e kufijve në gjashtë shtete të rajonit dhe mund të sjellë edhe një konflikt rajonal

———————-

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë të ”shpërblejë” qëndrimin konstruktiv të Prishtinës zyrtare në bisedimet me Beogradin. Ai ka thënë se Beogradi duhet të harrojë idenë se veriu i Kosovës de fakto do të mbetet pjesë e Serbisë. Sipas tij, përveç qasjes së BE-së ndaj Kosovës, integrimi i kësaj të fundit varet nga vullneti i autoriteteve kosovare për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch