Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 29 Mars 2014 -Në fshatin Stanec u shpalos pllaka përkujtimore e dëshmorit të kombit Nijazi Azemit

RTP lajmet 29 Mars 2014 -Në fshatin Stanec u shpalos pllaka përkujtimore e dëshmorit të kombit Nijazi Azemit

Shpalosja e pllakes perkujtimoreNë fshatin Stanec të malësisë së Preshevës Familjarë , bashkëluftëtarë , veteran të luftës dhe shumë qytetarë nga Lugina me një minutë heshtje kanë nderuar veprën e dëshmorit Nijazi Azemi,ku dhe kanë shpalosur pllakën përkujtimore të komandant Mjekrës. Babai i Nijazi Azemit u ndje i emocionuar pasi me këtë rast u gjet dhe në vendin ku biri i tij ishte deri në momentet e fundit të jetës.Për veprën e Nijazi Azemit foli edhe Kryetari i OVL – se UÇPMB-së  Nazmi Hajredini. Qani Nuredini bashkëluftëtar i Komandant mjekrës në 13 vjetorin e rënies së Nijazi Azemit  rrëfen  për ditën e vrasjes së komandat mjekrës,kur ai u përball me forcat policore serbe për ti dalë në ndihmë luftëtarëve të tij.Dr.Prof.Jahi Murati i dhuroi një libër prindit të ijazi Azemit,libër ky i cili flet për karadaken e Preshevës e pikërisht për fshatin Stanec. Ndërkaq po në këtë ditë janë  bërë homazhe  nga bashkëluftëtarët e UCPMB-së në varrezat e dëshmorëve në qytetin e Vitisë. Ndërsa Mustafë Shaqiri ish komandant i Zonës Operative të Preshevës dhe  tha se qytetarët e Luginës duhet që çdo përvjetor të jenë në Viti , për të nderuar veprën e komandant Mjekrës.Manifestimi tradicional gjithëkombëtar  kulturo e sportiv  “Flakadani Karadakut”,është  mbyllur me homazhe në kompleksin memorial të dëshmorëve ku pushon edhe trupi i komandant Mjekrës .

——————————————-

Projekti socio- ekonomik do të vazhdojë edhe në vitin 2014- 2015

Anëtarët e këshillit komunal kanë konstatuar se projekti socio-ekonomik del të jetë një ndër projektet  më të suksesshme të ka realizuar komuna e Preshevës. Afro 200 praktikantë ishin radhitur në sektorin e ekonomisë së vogël dhe të mesme ,arsim,bujqësi dhe në sektorin e shëndetësisë. Kryetari I Komunës së Preshevës  Ragmi Mustafa ka thënë se programi socio- ekonomik ka dhënë rezultate të mira ku të gjithë praktikantët kanë arrit të aftësohen në drejtimet e tyre. Ndërkaq në sektorin privat pas përfundimit të këtij projekti punën do ta vazhdojnë edhe 8 punëtorë të cilët kanë treguar aftësi në profesionin e tyre. Ndërkaq në kuadër të këtij projekti janë ndarë subvencione edhe në sektorin e bujqësisë. Gjithashtu anëtarët e këshillit komunal kanë marrë qëndrim që program socio-ekonomik të vazhdojë dhe në vitin 2014-15,por me kandidate të tjerë. Pikë tjetër e rendit të ditës ishte edhe shqyrtimi I kërkesave të qytetarëve  dhe bashkësive lokale për kofinansim projektesh të infrastrukturës rrugore në lagje përkatësisht bashkësi lokale. Gjithashtu në adresën e  këshillit  komunal kishin arritur edhe kërkesa të ndryshme të qytetarëve ku disa prej tyre janë miratuar,ndërsa të tjerat të cilat nuk janë pare të arsyeshme janë refuzuar.

———————————————

Manifestimi Flakadani i KaradakutPërmbyllet Manifestimi Flakadani i Karadakut –SHKA Presheva Jehon merr çmim për kontribut të veçantë

Manifestimi Tradicional i Kulturës dhe Sportit Flakadani i Karadakut,një ngjarje e rëndësishme jo vetëm për qytetarët e komunës së Vitisë por për gjithë shqiptarët kudo që janë. Flakadani si simbol i rezistencës dhe lavdisë,që personifikon figurën e dëshmorit të kombit Nijazi Azemit  ka shënuar 13 vjetorin e veprimtarisë së këtij manifestimi. Ky Manifestim Tradicional është mbajtur nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti.Në përmbyllje të këtij manifesti SH.K.A Presheva Jehon u nda me çmimin për kontribut të veçantë.Hasim Nuhiu kryetarë i shoqërisë kulturo artistike Presheva Jehonë  thekson se ky manifestim do të thotë shumë për Luginë e Preshevës dhe duhet të jemi më të ndërgjegjshëm pasi Nijazi Azemi dha jetën për lirin e vendit tonë. Ai gjithashtu potencon se kemi borxh dhe duhet që gjithmonë të nderojmë familjen dhe vendlindjen e tij me çfarëdo  aktivitetesh të cilat organizohen në këtë qytetet.E pjesë e këtij manifestimi ishin edhe lojërat sportive, ku para një numri të madh qytetarësh u zhvilluan lojëra shumë interesante, Të radha janë ngjarjet , , që në një vend dhe me një qëllim të përbashkët , grumbullojnë aq shumë artistë e sportistë nga të gjitha trevat shqipfolëse , siç është manifestimi tradicional i kulturës dhe sportit ,, Flakadani  i Karadakut,tha kështu Kaltrina Sylejmani Drejtoreshë për Kulturë Rini e Sport –komuna e Vitisë. Manifestimi në fjalë nderon mjaft figurën e dëshmorit Nijazi Azemi- komandant mjekra.

———————————————-

Konsull i Kosovës – Nuk do të asimilohemi derisa kemi veprimtarë për çështjen kombëtare

 

Që të njohin fëmijët shqiptarë në diasporë kulturën e të parëve tanë dhe të dinë më tepër për prejardhjen stërgjyshore u organizua manifestim kulturorë në Zvicër për krijuesit e Kosovës Lindore. Vetëm me krijime kulturo- artistike ne do të mund të ruajmë gjuhën dhe shkrimin shqip, u tha kështu në hapjen solemne të manifestimit të mbajtur në Zvicër nga organizatori I këtij evenimenti Murat Avdiu nga Tërrnoci I cili jeton dhe vepron në diasporë. Ne nuk do të asimilohemi aq lehtë përderisa kemi mjaftë veprimtarë të denjë të shquar për çështjen kombëtare, u tha kështu në fjalën përshëndetëse të përfaqësuesit të konsullatës së Kosovës në Zvicërr, Sali Sefaj. Drejtoresha e Qendrës Kulturore Shqiptare, Shukrie Ramadani, njëherit bashkëshorte e luftëtarit të lirisë, Agim Ramadani në deklaratën dhënë Radiotelevizionit Presheva ka potencuar se me manifestime të tilla kulturo- artistike, po bëhet bashkimi shpirtërorë I shqiptarëve kudo që jetojnë. Në emër të ministrisë së diasporës ajo vlerësoi se në këtë mënyrë bëhet shkëmbimi I vlerave artistike për shqiptarët që jetojnë me mallin për atdheun. Manifestimi kulturorë I krijuesve të Kosovës Lindore I mbajtur në Duba të Zvicrës grumbulloi 28 autorë të librave me tematika të ndryshme dhe tri shoqëri kulturo- artistike. Shoqata Kulturore Hafëz Xhaferi u përkujdes për akomodimin e disa pjesëmarrësve në këtë eveniment. Edhe përfaqësuesit e Shoqatës Lugina e Preshevës në Zvicër kanë përshëndetur manifestimin në fjalë dhe kanë konfirmuar se më datë 18 maj organizohet manifestim I dëshmorëve të UÇPMB-së. Pjesëmarrësit gjatë qëndrimit në Zvicër patën rastin të vizitojnë edhe klubet që grumbullojnë shqiptarët, me theks të veçantë të njihen edhe me aktivitetin e pashoq të Shoqatës Atdheu dhe me preshevarët të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit shumë vite më herët por që njihen si njerëz të suksesshëm në vendet evropiane.

——————————————————-

Ora praktike –vlerësimi I punës së fëmijëve në Entin Parashkollor ‘8 Marsi’

Në kuadër të plan –programit  të grupit të të rriturve në Entin Parashkollor  8 Marsi është mbajtur orë praktike me fëmijët të cilët vijojnë mësimin në këtë institucion arsimorë.  Sipas drejtoreshës së këtij institucioni Senavere Shaqiri ora praktike zhvillohet në prezence të të gjitha edukatoreve edhe të grupeve të tjera.  Zhvillimi I kësaj praktike do ti shërbejë  mjaft  fëmijëve ku demonstrohet puna sistematike ka thënë veç tjerash drejtoresha në fjalë. Edukatorja në këtë grup Nazmije Arifi  gjatë kësaj ore ka shpjeguar më shenjat e para të stinës së pranverës me ç’rast ka improvizuar kopshtin nga jashtë brenda në klasës për të shpjeguar më qartë dhe saktë fëmijëve stinën e Pranverës. Zhvillimi  I kësaj ore praktike praktikohet edhe  në paralelet e tjera të këtij enti parashkollorë.

————————————————-

Kamberi- Lugina nuk mund t’i bashkohet Kosovës

Deputeti i sapozgjedhur shqiptar në parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi në një intervistë për emisionin ‘Diplomaticus’ në News24, ka përjashtuar mundësinë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën. “Qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare është shumë i qartë dhe vetë Kushtetuta e Republikës së Kosovës i përcakton kufijtë e saj. Në këtë drejtim, në të gjitha diskutimet që kemi pasur si në Tiranë dhe Prishtinë, qëndrimi ka qenë se Shqiptarët e Preshevës duhet t’i kërkojnë të drejtat brenda kornizës së instrumenteve që garantojnë të drejtat e pakicave, është shprehur Shaip Kamberi.

——————————————–

Konjufca- Çfarë kanë përfituar shqiptarët e Luginës nga takimi Thaçi – Daçiq

Në seancën e Parlamentit të Kosovës, deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka shtruar një mori pytjes ndaj kryeministrit të Kosovës z Hashim Thaci: “Desha ta pyes kryeministrin lidhur me një mori takimesh që i ka realizuar me kryeministrin e Serbisë Ivica Daciq, dhe përgjat gjithë këtyre takimeve, desha ta dij se sa herë saktësisht dhe konkretisht është ngritur çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, dhe nëse është ngritur si cështje, cilat janë rezultatet konkrete deri tash, dhe cka kanë përfituar konkretisht shqiptarët e asaj ane pas negociatave në mes të dy kryeministrave” ka thënë Konjufca

————————

Danaj- Lugina e Preshevës ka të drejtë ligjore të bashkohet me Shqipërinë

Kryetari i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj, u shpreh se Lugina e Preshevës ka të drejtë ligjore të bashkohet me Shqipërinë. Sipas tij, kërkesa e LPD dhe e kryetarit të saj Jonuz Musliu, është një kërkesë e drejtë, e pjekur dhe në kohën e duhur. “Lugina e Preshevës është një territor shqiptar që iu shkëput Shqipërisë Natyrale nga e ashtuquajtura Mbledhje e Londrës, së bashku me dhjetëra mijëra kilometra katrorë të tjerë, siç ishin Shqipëria Verilindore, Shqipëria Lindore nën Maqedoni, Çamëria dhe trojet shqiptare nën Mal të Zi”, thotë Danaj. Danaj theksoi se të gjitha partitë politike në Luginën e Preshevës duhet ta mbështesin kërkesën e Musliut, si dhe të gjitha partitë politike në Tiranë dhe Prishtinë, pasi thotë se kjo është një “kërkesë e mbështetur plotësisht në të drejtën ndërkombëtare.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch