Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 29 nëntor 2012

RTP lajmet 29 nëntor 2012

Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka liruar nga të gjitha akuzat Ramush Haradinajn. Lahi Brahimaj. Dhje Idriz Balajn. Festimet për lirimin e tyre kanë filluar tashmë në Prishtinë. Vendimi i rigjykimit të pjesshëm që zhvillohej me akuzën për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës” u lexua nga gjykatësi i rastit, Bakone Justice Moloto. Me dhjetëra qytetarë kanë përshëndetur sot vendimin e Tribunalit të Hagës për lirimin e Ramush Haradinajn, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Të mbledhur në sheshin Nënë Tereza ata kanë festuar për lirimin e tyre ndërsa nuk kanë munguar edhe fishekzjarrët. Pritet që Haradinaj të vijë sot në Prishtinë ku do të mbajë edhe një fjalim për qytetarët. Vendimi i Gjykatës së Hagës për lirimin ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, është cilësuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Serbisë, Millivoje Mihajlloviq si i turpshëm. “Kjo është një goditje e rëndë për drejtësinë dhe një pengesë serioze për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Mihajlloviq për mediat serbe, raporton Rel. Sipas tij, me këtë vendim do të zhgënjehen të gjithë ata që mendojnë se do të ketë pajtim në rajon.

—————-

Në lidhje me përmendoren e vendosur në qendër të Preshevës, kryetari i trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq ka thënë se për këtë duhet të deklarohet qeveria. Sipas Stankoviq, konsideron se rrënimi i lapidarit do të shkaktojë trazira andaj dhe për zgjidhjen e këtij problemi duhet të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e qeverisjeve lokale dhe shtetërore, së bashku me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.
Shteti, sqaron Stankoviq në vitin 2002 ka marrë vendime shumë problematike dhe tani në një “mënyrë tjetër po tenton ti zgjidhë.

———–

Në fshatin Tullarë të Medvegjës janë zbuluar rreth 800 mijë tonë bakër dhe 78 tonë arë, ka njoftuar ndërmarrja Dunav Minerals e cila e ka bërë hulumtimin Në kumtesë thuhet se “në bazë të një llogaritje të rezervave minerale kemi ardhë në përfundim se në këtë lokacion ekzistojnë rreth 300 milionë tonë mineralesh me përmbajte prej 0.27 për qind bakër dhe 0.26 gramë ari për tonë. Kjo sjell rreth 800 tonë bakër dhe 78 tonë ari”, ka thënë në deklaratën e tij menaxheri i hulumtimit në ndërmarrjes Dunav Minerals, Fil Foks. “Dunav Minerals gjatë dy viteve të fundit ka investuar rreth 15 milionë dollarë në kërkime. Këto rezerva janë një hapë gjigand për zhvillimin e projektit tonë në drejtim të zbulimit të mineraleve tjera në Serbi”, ka thënë Foks në kumtesën shpërndarë mediave. “Shumica e punëtorëve të angazhuar në ekipin tonë janë nga bashkësia lokale dhe ne jemi të vetëdijshëm për potencialin historikë mineral në këtë rajon”, ka nënvizuar Foks.Dunav Minerals momentalisht ka të punësuar më shumë se 35 punëtorë, prej të cilëve dy të tretat vijnë nga Medvegja dhe rrethina. Fshati Tullarë gjendet në afërsi të rrugës magjistrale M9, e cila nga Leskoci shkon në drejtim të Prishtinës, respektivisht, 12 kilometra nga Medvegja në drejtim të pikës kufitare Mutivodë.
—————-
Partia Radikale Serbe dega në Vranjë do të organizojë një shëtitje protestuese, ka njoftuar Stefan Dudina, kryetar i këshillit drejtues të kësaj partie në këtë qytet. “Të premen së pari do ti drejtohemi gazetarëve, ndërsa në orën 11:30 do të fillojmë me marshin protestuen nëpër qytet. Në këtë mënyrë do të shprehim pakënaqësinë për ate se shteti në jug të Serbisë lejonë ngritjen e përmendoreve për “terroristët”, lejon festimin e Ditës së Pavarësisë dhe vendosjen e flamujve të Shqipërisë. Do të reagojmë edhe për shkak të vendimit për lirimin e Ramushit dhe të tjerëve nga tribunali i Hagës”, ka thënë Dudina. Duhet theksuar se Partia Radikale Serbe në zgjedhjet e fundit ka humbur statusin e subjektit parlamentar.
—————–

Të shtunën më 1 Dhjetor do të shënohet edhe në Preshevë Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara. Përgatitjet për shënimin e kësaj dite kanë filluar para 2 jave me një punë intensive ku fëmijët nesër do të paraqesin një program kulturo- artistik. Kryetar i Shoqatës së Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Preshevë Isuf Kadriu, apelon tek qytetarët që të shtunën në sallën e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë sa më masovikisht ta ndjekin këtë program duke respektuar në këtë mënyrë këta fëmijë. Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara tashmë është bërë tradicionale dhe organizohet çdo vit me manifestime të ndryshme nga kjo shoqatë.

—————

Pas evenimentit të rëndësishëm kulturor siç ishte festivali i komedisë,tani do të vijë projekti tjetër i rëndësishëm e që është festivali i këngës për fëmijë Gëzimi Ynë. Festival ky nën organizimin e Shtëpisë së Kulturës Abdulla Krashnica. Ditë më parë është mbajtur audicioni për këtë festival, ku pjesëmarrja e fëmijëve në këtë audicion ka qenë mjaft e madhe. Drejtori Naser Nuredini thotë se është ndarë i kënaqur me nxënësit të cilit ishin mjaft të interesuar për këtë festival. Pritet që pas provave që janë paraparë nga data 20 dhjetor festivali të fillojë menjëherë.
—————-

Në shtëpinë e kulturës Abdulla Krashnica është bërë promovimi i dokumentarit “ trashëgimia kulturore dhe historike ne vendin tone .
Mbi këtë dokumentar fakte kanë dhënë dr Jahi Staneci, Sami Agushi, Abdurrahman Zylfiu, Qenan Ferati, Eshtref Kadriu, Naser Kemberin, Qani Bajrami, Sadri Qazimi, Bajram Jashari, Rabit Ahmeti dhe ndjerin Demirali Aliu nga fshati Tërrnav. Në këtë dokumentar për mes dëshmive dhe gjetjeve të ndryshme arkeologjike vërtetohet autoktonia e Preshevarëve si dhe dëshmohen vlerat historike.

————-

Për nder të 100 vjetorit të Shtetit Shqiptar grup mosha U12 pranë Organizatës për Kulturë Fizike ka marrë pjesë në turneun Kupa e Pavarësisë në Durrës. Në këtë garë kanë qenë të ftuara katër ekipe nga trojet shqiptare , për nder të festës së qytetit të Durrësit dhe ngritjes së flamurit në këtë qytet. Në ndeshjen e parë OKF U12 është përballur me shkollën e futbollit Torgut Ozall nga Tirana , ku preshevarët kanë triumfuar 4 me 1. Pas kësaj fitore dhe paraqitjes mbresëlënëse ekipi nga Presheva në finale është takuar me ekipin nga Tetova , ku djelmoshat nga Presheva në këtë finale i kanë deklasuar tetovarët me rezultat 4 me 0. Ky rezultat bindës nuk vuri në diskutim fituesit e kupës së Pavarësisë dhe kështu ekipi i OKF U12, Luginës për këtë 100 vjetori i a solli Kupën e Pavarësisë.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch