Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 29 qershor 2012

RTP lajmet 29 qershor 2012

Spektri politik shqiptarë i Luginës nuk e ka pritur mirë faktin se qeverinë e re të Serbisë do ta formojë lideri socialist Ivica Daçiq. Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës ka thënë për tanjug se ky lajm e ka habitur atë dhe njëkohësisht e ka frikuar dhe sipas tij askush në Serbi nuk e ka parë Daçiqin në vendin e kryeministrit.„Unë frikohem sinqerisht se ky kombinim për formim e qeverisë në Beograd tregon se në pushtet po qëndrojnë ata të viteve të 90-ta, të cilët në vendet e ish-Jugosllavisë kanë treguar një tmerr të paparë“, ka deklaruar Destani. Sipas Destanit, ky vendim për popullin serb është vendimin me i keq i mundshëm, edhe pse votuesit serb gjatë zgjedhjeve të 6 majit kanë votuar për qeveri demokratike dhe vazhdimin e proceseve prosperuese. Fakti që Daçiq ka arritur të formojë shumicën parlamentare, ka habitur edhe Partinë Demokratike në Bujanoc, e cila udhëheq pushtetin lokal. „Asgjë nuk ndodhë rastësisht. Daçiq në vendin e kryeministrit ka ardhur si rezultat i marrëdhënieve të forcave politike serbe. Çfarë rezultate do të sjellë qeveria e tij është vështirë të mendohet, por unë brengosem se ne do të kthehemi ën kohën e Millosheviqit“, deklaroi Nexhat Behluli zëdhënës i Partisë Demokratike. Ndërsa, kryetari i Unioni Demokratik Shqiptar Rahmi Zylfiu mendon se deri te ky vendim ka ardhur si rezultat i dobët i qeverisjes së kaluar dhe se qytetarët në zgjedhjet kanë ndëshkuar Tadiqin dhe grupin e tij. „Kam ndjenjën se qeveria e Daçiqit do të koncentrohen në luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, dhe nëse aty tregon rezultat do të bëhet mirë për gjithë qytetarët e Serbisë“, përfundoi Zylfiu.

————————

Qeveria e Serbisë është duke u koordinuar në të “katër anët” që ta mbajë Kosovën të tensionuar, dhe në këtë mënyrë t’i paraqesë kosovarët si të paaftë për ta ndërtuar shtetin. Kështu vlerësojnë deputetët kosovarë, të cilët theksojnë se Beogradi zyrtar vazhdon ta ketë prioritet në agjendën e saj destabilizimin e Kosovës, njofton Zëri. Gjatë ditës së enjte qytetarë serbë që janë nisur për të marrë pjesë në shënimin e ditës së Vidovdanit kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës në Merdar, ku kanë mbetur të lënduar tridhjetë e dy policë. Policia e Kosovës është provokuar edhe në veri të vendit nga grupe serbësh, ndërkaq, situatë e tensionuar ka mbretëruar edhe në Luginë të Preshevës, ku jetojnë kryesisht qytetarë të komunitetit shqiptar. Siç kanë raportuar mediat serbe, të enjten në mëngjes është sulmuar pika e policisë serbe në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanocit, ndërsa policia serbe ka raportuar për një polic të plagosur.

——————

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pikëkalimi kufitar ndërmjet Kosovës me Serbinë në Merdare, është rihapur. Raportohet se nga të dy drejtimet komunikacioni po zhvillohet pa pengesa. Po ashtu njoftohet se situata aty duket e qetë. Gjatë kohës së manifestimit për Vidovdanin janë raportuar disa incidente të vogla të cilat nuk kanë ndikuar në sigurinë e përgjithshme, si rasti në Merdare ku nga gjuajtja me gurë dhe gjësende të forta nga grupi i qytetareve serb drejt zyrtareve policorë në pikën kufitare Merdare ku u lënduan 35 zyrtare policor kryesisht me lëndime të lehta.

——————

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, bën të ditur se 73 diploma nga Kosova u certifikuan nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane bashkë me marrëveshjen që u arrit në Dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me lehtësimin e BE-së. “Çertifikimi i 73 diplomave të para universitare është i mirëpritur. Kjo mundëson që këta të rinj që të shfrytëzojnë diplomat e tyre universitare për të vijuar studimet ose për të kërkuar punësim në Serbi, si çdokund tjetër në Evropë. Kjo përmirëson mënyrën e jetesës së qytetarëve, duke e sjellë kështu praktikën serbe më afër normave evropiane. Kjo plotëson dy prej objektivave për të cilat është zhvilluar dialogu, megjithëse në një mënyrë modeste”, tha Robert Cooper, lehtësuesi i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi. Çertifikimi është bërë përmes një komisioni ekspertësh akademikë të EUA-së, të cilët kanë verifikuar, që diplomat universitare janë dhënë me korrektësi nga institucionet e autorizuara dhe në përputhshmëri me praktikën më të mirë evropiane. Këto diploma të çertifikuara do të trajtohen në Serbi, në të njëjtën mënyrë sikur diplomat e tjera të lëshuara jashtë Serbisë. Në fakt, kjo nënkupton se të diplomuarit të cilët dëshirojnë të vijojnë më tutje programe edukative dhe/ose të kërkojnë punësim në administratë publike në Serbi mund t’i dorëzojnë diplomat e tyre, bashkë me çertifikatën e EUA-së në universitetin e tyre të zgjedhur ose institucionin përkatës. Universiteti në fjalë pastaj do të japë një konfirmim për pranimin, ka njoftuar Zyra e BE-së në Kosovë dhe Zyra e Përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë. Me këtë konfirmim, të diplomuarit mund ose të regjistrohen në programe akademike, ose të aplikojnë për një pozitë në administratë publike

———————

Sipas të dhënave të Institutit hidrometeorologjik të Serbisë, ditët në vijim na presin temperatura tropikale. Sot termometri do të shënojë 33 gradë celsius e në disa vende do të arrijë deri 35 gradë. Ditën e diel, të hënë dhe të martë, pritet që temperaturat të arrijnë deri 38 gradë celsius.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch