Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 3 Dhjetor 2012

RTP lajmet 3 Dhjetor 2012

Zoran Stankoviq në Preshevë takohet me udhëheqësit e pushtetit lokal

 

Për herë të parë ka qëndruar sot në Preshevë kryetari i ri i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq. Ai është takuar me udhëheqësit e pushtetit lokal, të cilët kërkuan nga ai që vëmendje ti kushtohet Luginës së Preshevës pasi qytetarët hasin në probleme të mëdha. Në takim asgjë s’është folur për lapidarin e dëshmorëve, kryetari komunës së Preshevës R. Mustafa tha se ajo është punë e kryer.

 

Kryetari Trupit Koordinues Zoran Stankoviq sot ka qëndruar në komunën e Preshevës. Ai është takuar me kryetarin e komunës së Preshevës ragmi Mustafa, zv/kryetarin Skender Destani, kryetarin e Kuvendit Komunal Ramiz Latifi dhe kryeshefin e administratës lokale Muhamed Abdullahu.

Pasi që Stankoviq vie vetë nga jugu i Serbisë është i njohur thuajse me të gjitha problemet, dhe ka shprehë gatishmëri të bashkëpunojë me pushtetet lokale.

 

Asnjë fjalë e vetme nuk është biseduar për ngritjen e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në oborrin e komunës së Preshevës. Mustafa thotë se lapidari është punë e kryer.

 

Menjëherë pas takimit me udhëheqësit e pushtetit lokal Stankoviq kishte thirrur në takim tjetër edhe kryetarët e Grupeve të Këshilltarëve të partive në Kuvendin Komunal të Preshevës. Takimit iu përgjigjën grupet e këshilltarëve që janë në pozitë, ndërsa ata të opozitës nuk morrën pjesë. Kryetari GK të PDSH-së Telat Arifi thotë se opozita ndoshta nuk morri pjesë pasi është irrituar që deputeti smund të jetë në kryesi të Trupit Koordinues. E në takim u bisedua për problemet e shumta që hasin qytetarët dhe të cilat kërkojnë zgjidhje.

 

Kjo është vizita e parë e kryetarit të Trupit Koordinues Zoran Stankoviq që bënë në komunën e Preshevës që prej se kur është emëruar në këtë pozitë. Ai më herët ka qenë pjesë e qeverisë serbe, ku mandatin e kaluar ka udhëhequr ministrin e shëndetsisë ku ishte ministër.

——————————–

 

Është përkujtuar 68 vjetori i masakrës të kryer nga partizanët serbo – maqedon në lagjen Isë Ukaj në karadaken e Preshevës ku u masakruan dhe vranë 98 shqiptarë.. Ky është përvjetori i 9 me radhë që në mënyrë të organizuar mbahet ky manifestim përkujtimor.

 

Në vjeshtën e vitit 1944 në lagjen IsëUkaj, Brigada XVI serbo- maqedonase kreu masakrën më mizore ndaj banorëve të malësis së Preshevës duke vrarë e masakruar  98 shqiptarë të kësaj pjese. Ata sot e kësaj dite përkujtohen, dhe ky është përvjetori i 9 që në mënyrë të organizuar bëhen homazhe pranë lapidarit, ku janë dhe emrat e dëshmorëve të rënë atë kohë. Qyetaterë të shumtë gjatë ditës së djeshme nderuan gjakun e dëshmorëve duke kujtuar 68 vjetorin e maskarës të kryer nga partizanët serbo – maqedon. Me këtë rast aty u shpalos edhe historia e dhimbëshme e kryer ndaj shqiptarëve të malësis së Kradakut.

Sipas të pranishmëve kjo është një datë e cila na përkujton dëshmorët  e kombit , na përkujton masakrën dhe gjenocidin e ushturuar ndaj shqiptarëve që ka ushturan ushtia serbe.

 

Manifestimi përkujtimor në lagjen IsëUkaj, mbahet çdo herë në të dielën e parë të muajit dhjetor. Organizatorët kërkuan gjithashtu që në manifestimet përkujtimore të marrin pjesë sa më shumë qytetarë në mënyrë që të përkujtohet gjaku i martirëve, dëshmorëve dhe heronjve të popullit.

————————————

 

Është shënuar edhe në Preshevë “Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara”

 

Dita ndërkombëtare e fëmijëve me aftësi të kufizuara është shënuar edhe në komunën e Preshevë. Me një program kulturoro artistik, manifestimi është mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica”.

 

Në praninë e fëmijve, prindërve të tyre dhe shumë qytetarëve të komunës së Preshevës, sot në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, me një program kulturoro artistik, është shënuar 3 Dhjetori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara. Gjatë programit fëmijët kënduan, recituan dhe vallëzuan, të përcjellur gjatë gjithë kohës me duartrokitje. Manifestimin festiv e përshëndeti kryetari shoqatës së prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara Isuf Sadriu. Ndërsa kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa tha se pushteti local deri më tash ka ndihmuar këtë kategori të fëmijëve mirpo në të ardhmen do ti ofrohen kushte edhe më të mira.

 

Që të gjithë fëmijëve me aftësi të kufizuara pjesëmarrës në programin kulturoro artistik iu ndanë edhe dhurata nga sponzorët. Ndërmarrja “Fluidi” atyre iu ndau nga 50 euro, ndërsa kishte edhe sponzorë tjerë që ndanë dhurata tjera.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch