Home » Lajme » RTP lajmet 3 dhjetorë 2011

RTP lajmet 3 dhjetorë 2011

Ndahet nga jeta Sabri Godo


Në moshën 82 vjeçare, është ndarë sot nga jeta shkrimtari dhe politikani i njohuë në hapësirat mbarë shqiptare Sabri Godo. Prej gati 7 muajsh, ai vuante nga nje semundje e rende ne mushkri. Godo ka qenë njëri nga hartuesit kryesorë të Kushtetutës së Shqipërisë.

 

Eshte ndarë sot nga jeta në moshën 82-vjecare, shkrimtari dhe politikani i njohur Sabri Godo. Godo prej disa ditësh ndodhej nën kujdesin intesiv shëndetesor të mjekeve.

Prej gati 7 muajsh, ai vuante nga nje semundje e rende ne mushkri. Edhe pas ndërhyrjes së mjekeve megjithese shendeti i tij u stabilizua përkohësisht, gjendja e tij ishte e  veshtire. Politikani, skenaristi dhe shkrimtari Sabri Godo mbante kohet e fundit postin e presidenti të nderit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane të Shqipërisë.

Ai ka lindur në Delvinë më 8 gusht 1929. Shkollen e fillore e kreu ne Delvine dhe me pas te mesmen e vazhdoi ne Tirane ku kete te fundit e la ne gjysme ne vitin e trete, ku mori pjesë në luftën antifashiste nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia.

Ka patur veprimtari të dendur në publicistikë, veçanërisht në revistën “Hosteni”, ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime. Në janar të vitit 1991 Sabri Godo themeloi Partinë Republikane të Shqipërisë dhe ishte kryetar i saj për shtatë vjet.Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme. Sabri Godo ka qenë një nga hartuesit kryesor të kushtetutës dhe ka dominuar në spektrin e politikës shqiptarë si politikan i urte dhe i mencur.

————————————–

Është shënuar edhe në Preshevë “Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara”

 

Dita ndërkombëtare e fëmijëve me aftësi të kufizuara është shënuar edhe në komunën e Preshevë. Me një program kulturoro artistik, manifestimi është mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica”.

Në praninë e fëmijve, prindërve të tyre dhe shumë qytetarëve të komunës së Preshevës, sot në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, me neë program të pasur kulturoro artistik, është shënuar 3 Dhjetori – Dita ndërkombëtare e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Gjatë programit fëmijët kënduan, recituan dhe vallëzuan, të përcjellur gjatë gjithë kohës me duartrokitje. Manifestimin festiv e përshëndetën edhe shoqata e prindërve me aftësi të kufizuara dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal të Preshevës. Ndërsa mysafirë të ftuar ishin edhe shoqatat e njejta nga Vranja, Leskovci, Prekupla dhe Kraleva.

Ndërkaq psikologëja Arbenita Sylejmani, para të pranishmëve paraqiti aktivitet e klasës së kësaj kategorie të fëmijëve, dhe sukseset e arritura deri më tash me këta nxënës.

Në fund për fëmijët u ndanë edhe dhurata nga sponzorët, me çrastë kompania “Fluidi” të gjithë fëmijët i shpërbleu me nga 50 euro, kurse zyra për të rinjë me dhurata në ëmbëlsira. Pas gjithë kësaj në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës për të pranishmit ishte pregaditur edhe një koktej.

——————————

Konfirmohet marrëveshja për menaxhimin e kufijve

Rundi i tetë, në ditën e tretë maratonike të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë më në fund ka sjellë deri te marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, rreth menaxhimit të integruar të kufijve. I tërë problemi deri te këto bisedime ishte se në marrëveshje të quhen Linja administrative siç kërkonte pala serbe, apo Kufijë Shtetërorë kërkesë kjo e palës kosovare.

 

Burimet e Bashkimit Evropian kanë konfirmua vonë në mbrëmje se është arritur marrëveshje pak më vonë pasi Edita Tahiri, shefe e delegacionit të Kosovës, tha në RTK se “kemi arritur marrëveshje në parim dhe pritet të konfirmohet”.

Më vonë BE-ja lëshoi edhe një komunikatë, me të cilën sqaroi pak a shumë se cilat marrëveshje janë arritur, por po ashtu pa dhënë hollësi.

“Duke pasur parasysh se nga palët do të kërkohet që gradualisht të harmonizojnë legjislacionin e tyre me trashëgiminë juridike të BE-së, palët kanë arritur një marrëveshje për konceptin e ndërtuar të BE-së të menaxhimit të integruar të pikëkalimeve. Kjo do të thotë se palët gradualisht do të vendosin pikëkalime të përbashkëta, të integruara, të vetme dhe të sigurta në të gjitha vendkalimet e tyre të përbashkëta”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga BE-ja në cilësinë e lehtësuesit të dialogut.

Në të njëjtën pohohet se “EULEX-i do të jetë i pranishëm në përputhje me mandatin e tij”.

Në këtë deklaratë thuhet më tej se “palët kanë pasur diskutime substanciale edhe në çështjet e bashkëpunimit gjithëpërfshirës rajonal rreth të cilave është arritur përparim i mirë. Ata do t’i kthehen kësaj në takimin e ardhshëm”.

BE-ja njofton se palët kanë vazhduar edhe diskutimet mbi temat e nisura më parë, përfshirë telekomin dhe energjinë. “Duke pasur parasysh rëndësinë e implementimit, palët kanë rivlerësuar procesin e implementimit të marrëveshjeve të arritura më parë. Pritjet janë që të ketë implementim të plotë të lirisë së lëvizjes prej datës 26 dhjetor 2011, që do të rezultojë në udhëtimin e lirë të secilit”, numëron një të arritur tjetër BE-ja.

Më pas në komunikatë thuhet se, në përputhje me marrëveshjen rreth regjistrave civilë, palët do të nisin kopjimin e dokumenteve më 5 dhjetor”. “Kontaktet do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim rreth çështjeve për të cilat po diskutohet”, përfundon komunikata e lehtësuesit të dialogut.

————————-

Policë serbë do të patrullojnë në Tetovë dhe Strugë

Është nënshkruar marrëveshja për bashkëpunim policor në mes të ministris së punëve të brendshme të Serbisë dhe asaj të Maqedonisë. Marrëveshja parasheh që policë serb të patrullojnë gjatë sezoneve turistike në Maqedoni dhe anasjelltas. Kështu që qytetet me popullsi shqiptare prej sezonit të ardhshëm do të kenë edhe policë serb.

 

Policë serb do të patrullojnë në disa qytete me shumicë shqiptare në Maqedoni, siç janë Tetova dhe Struga.

Ministrja e Brendshme maqedonase, Gordana Jankullovska dhe kolegu i saj serb, Ivica Dacic, në Beograd kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim policor me të cilën parashihet që policë serbë të patrullojnë gjatë sezoneve turistike në qytete të Maqedonisë dhe anasjelltas.

Dy vendet po ashtu mund të shkëmbejnë forca policie në situata të caktuara, sidomos ato të rrezikut të lartë. Me këtë marrëveshje nuk pajtohen shumë qytetarët dhe politikanë shqiptarë të opozitës.

“Ne nuk kemi asgjë kundër bashkëpunimit rajonal ,por është sinjifikative gatishmëria e Qeverisë së Maqedonisë që të bashkëpunoj vetëm me qeverinë e Serbisë dhe nuk është një punë që i vjen erë e mirë. Mendoj që këta shqiptarë që janë në qeveri pak më thellë duhet të jenë të interesuar që ky bashkëpunim mos të jetë fryt i qëndrimit të përbashkët sepse të dy qeveritë janë anti shqiptare”, tha Menduh Thaci, kryetar i PDSH-së.

Policia e Maqedonisë muaj më parë ka nënshkruar me Serbinë edhe një marrëveshje tjetër të rëndësishme sic është ajo për lëvizjen e qytetarëve pa pasaporta.

Ndërkohë që mësohet se një marrëveshje e ngjajshme me Shqipërinë nuk pritet të arrihet para vitit 2013 edhe pse Shqipëria i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme.

 

RTV Preshev

One Response

  1. Murphy thotë:

    o mos e ki gajle se ma i miri je se sun ta ha .. kerkush e ki zermen e djegt edhe per qat knon per Shqipar ane mban se edhe une vet jam i djeg e beso qe me knaqet zemra kur e ngoj muziken tane se sun ta then kerkush amanetin e deri ne fund duhet ta qojm kshtu se boll ke ma ner shka ja krejt bashk ja tjeter rug dalje ska e ki perkrahjen teme edhe nese jam 1 bile 10 me veti pi shkive i mar edhe nese shkoj bashk se qe 6 vjet zermen ma kallen e boll kan hek kta pi mu po ala duhet me nxer hak ..ILIRIDA kur te jet qat here kem me flejt qet edhe rahat met mira

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch