Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 3 Janar 2013

RTP lajmet 3 Janar 2013

Pas festimit të festave të fund vitit me të afërmit e tyre në Luginë të Preshevës dhe Kosovë, bashkëatdhetarët tanë kanë nisur të largohen drejtë vendeve ku ata jetojnë dhe punojnë. Fluks lëvizjeje gjatë këtyre ditëve të para të 2013-s ka pasur në pikat e kalimit kufitar me Kosovë – Serbi, ndërsa pritet që në ditët e ardhshme fluksi të vijë duke u rritur deri në fundjavë. Fluks më i madh pritet të ketë në vendkalimin kufitar ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë.

—————————

Vizita e djeshme e krye parlamentarit dhe krye xhandarit serb nëpër të ashtuquajturat Baza të Xhandarmërisë serbe përgjatë kufirit që ndan Serbinë dhe Kosovën në pjesën e Komunës së Bujanocit, sipas informatave nga terreni ka rezultuar me heqjen e  Flamurit Kombëtar nga varrezat e Dëshmorëve të  UÇPMB-së në fshatin Dobrosin, 18 km në perëndim të Buajnocit. Ish kryetar I KP të UÇPMB-së Jonuz Musliu, është shprehur i shqetësuar me këtë rast, ai ka deklaruar për PreshevaNEWS se nuk do të lejojmë siç është shprehur nëpërkëmbjen e e gjakut të dëshmorëve. “Ne kemi arrit marrëveshje për paq dhe kjo që ka ndodhur dje është provokim i rëndë, ne nuk do të lejojmë shkeljen e gjakut të Dëshmorëve dhe assesi nëpërkëmbje e të drejatve tona legjitime. Shqetësimet tona do t`ia adresojmë partnerëve tanë ndërkombëtar dhe me asnjë kusht gjërat e tilla nuk guxon të përsëriten”- është shprehur Musliu. Gjatë qëndrimit të djeshme të kryeparlamentari serb Nebojsha Stefanoviç, në Dobrosinë ka deklaruar se “postblloku policor në Dobrosin ka qenë vazhdimisht në shënjestër nga terroristët shqiptarë, por forcat tona profesionale dhe të përgjegjshme ia kanë arritur me sukses t’i rezistojnë të gjitha përpjekjeve për të destabilizuar rajonin. Me të gjitha mjetet diplomatike në dispozicionin tonë, ne do ta mbrojmë integritetin tonë territorial përmes dialogut, do të luftojmë për kushte më të mira të jetës së qytetarëve tanë në Kosovë”, ka thënë Stefanovic. Heqja e Flamuri Kombëatr nga varrezat e Dëshmorëve në Dobrosin ka tensionuar gjendjen në Bujanoc, ndërkoh që në Luginë po mbretëron situatë e brishtë për shkak të kërcënimeve ët vazhdueshme të kreut serb për heqjen e  Përmendores së Dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë.

——————————

Nga 1 janari i këtij viti ka hyrë në fuqi ligji i ri për tu pensionuar dhe parasheh që kufiri i poshtëm i moshës për meshkuj të jetë 54 vjet ndërsa për femra 53 vjet e 4 muaj, apo katë muaj më shumë se sa ka qenë deri tani. Kushtet për pensionim do të ashpërsohen edhe më shumë deri në vitin 2023, jo vetëm në pikëpamje të moshës por edhe përvojës së punës. Praktikisht, tani për meshkuj do të rritet vetëm kufiri i moshës, ndërsa femrat duhet të punojnë katër muaj më shumë. Femrat duhet të llogaritin në pension të plotë vetëm kur ti mbushin 35 vjet përvojë pune dhe 4 muaj.

————————————

Radiotelevizonit Presheva ka filluar përgatitjet për fillimin e ciklit të dytë të kuizit shkollor të diturisë  Lugina Garon. Drejtorat e shkollave fillore dhe të mesme  ishin të ftuar sot së bashku me organizatorin e kuzitit  në lokalet e këtij mediumi public  për të menaxhuar përgatitjet rreth pjesmarrjes së nxënësve me rubrikta e përcaktuar për të konkuruar. E në anën tjetër është bërë edhe përzgjedhja e jurisë me çrast kryetar dhe anëtar I vetëm do të jetë profesori I gjuhës shqipe Alixhemal Salihu. Lidhur me organizimin e ciklit të dytë të kuizit Lugina Garon foli organizatori njëherit edhe gazetari I Radiotelevizionit Presheva Zejnulla Dauti. Përndryshe, kuizi në fjalë pritet të filloj në pjesën e parë të muajit shkurt të këtij viti.

———————————–

Implementimi i Marrëveshjes për menaxhim të Integruar të Kufirit (IBM) nuk ka sjell asnjë dobi për kalimtarët në pikën kufitare në Konçul. Kolona dhe pritje të gjata mbi dy orë janë regjistruar që në mëngjesin e sotëm në pikën kufitare Konçul-Dheu i Bardhë, që lidhë Serbinë me Kosovën. Pritjet e gjata po shkaktohen për shkak të dokumentit (format A4) që lëshonte pala serbe për shtetasit kosovarë që hynin në Serbi me dokumente të Kosovës. Marrëveshja për Integrim të Kufirit përveç që ka ofruar pikat kontrolluese të vendeve, asgjë tjetër nuk ka ndryshuar. Qytetarët nga Lugina të cilët udhëtojnë në drejtim të Kosovës me makinat e tyre edhe më tutje duhet të paguajnë sigurimin, dhe anasjelltas. IBM, në pikën kufitare në Kunçul të komunës së Bujanocit dhe në Bërnjak në Veri të Kosovës ka filluar të implementohet në ditën e fundit të vitit 2012.

———————————

Shefi i diplomacisë kosovare Enver Hoxhaj thotë se nisma e Kosovës për anëtarësim në OKB do të jetë një veprim i koordinuar mirë për partnerët strategjik të Kosovës. Ndërkohë në takimin e 17 janarit, që tashmë është konfirmuar ndërmjet kryeministrave, Thaçi e Daçiq, do të diskutohet edhe për një pikë shumë të rëndësishme: Hapjen e zyrave të përfaqësimit në Beograd e Prishtinë. Për hapjen e këtyre zyrave duket se të dy kryeministrat janë pajtuar në takimin e fundit të dhjetorit të vitit të shkuar, por nuk është sqaruar akoma cili do të jetë formati i përfaqësimit. Shefi i diplomacisë kosovare Enver Hoxhaj i tha DW-së se qeveria e Kosovës do të kërkojë që personi që do ta përfaqësojë Kosovën në Beograd të ketë imunitet diplomatik. “Ne jemi duke punuar intesivisht që Republika e Kosovës ta ketë ambasadorin e saj në Republikën e Serbisë dhe përfaqësia e Kosovës në Beograd do të jetë zyre ndërlidhëse e Republikës së Kosovës. Ky do të jetë titulli zyrtar, ndërsa ne presim që edhe Serbia ta dërgojë përfaqësuesin e saj në Kosovë”, thotë ministri Hoxhaj

————————-

Sporti

Chelsea ka pësuar humbje shokuese në javën e 21 të Premier Ligës pasi që “Stamford Bridge” është mposhtur nga skuadra e fundit në tabelë, QPR me rezultat minimal 1:0.Pjesa e parë ka përfunduar pa gola megjithë rastet e shumta të Chelseat.Po ashtu edhe në pjesën e dytë “Blutë” ka tentuar maksimalisht që të shënojnë, por kjo nuk iu shkonte ‘për këmbe’. Kur pritej epërsia e kampionëve aktual të Evropës, në skenë del Wright-Phillips, ish futbollist i Chelseat, i cili tund rrjetën në minutën e 78.Kjo humbje Chelseat i ka kushtuar edhe me humbjen e pozitës së tretë në renditje.Në anën tjetër Liverpooli ka shënuar fitore të lehtë në javën e 21 të Premier Ligës, duke e mposhtur në shtëpi Sunderlandin me rezultat të pastër 3:0.Për të “Kuqtë” shënuan Sterling në minutën e 19 dhe dy herë sulmuesi në top formë, Luis Suarez (min 26 dhe 53).Kjo fitore e ngrit Liverpoolin në pozitën e tetë në tabelë me 31 pikë.

——————————

Duket pak herë por ja që Barcelona ka filluar të kërkojë zëvendësuesin e Messit, e si duket atë e ka gjet mes shqiptarëve.Ilir Sherifi, 7 vjeç, tashmë është në shënjestër të Barcelonës dhe shumë shpejt pritet të jetë pjesë e shkollës së saj.Familja e Ilirit para dy javësh ka pranuar një ofertë nga agjentët e Barcelonës të cilët e kanë ndjekur për një kohë 7-vjeçarin i cili aktualisht jeton në Hamburg të Gjermanisë.Ilir Sherifi i lindur më 24.05.2005 në Hamburg, është djali i Remzi Sherifit nga fshati Brodec i Tetovës.Ishte vetëm 4 vjeç kur nisi ushtrimet e para në Mümmelmannsberger Sportverein, edhe pse në klubet e sportit nuk pranohen fëmije poshtë 6 vjeç. Pak më vonë ai filloi trajnimin në klubin e St Paulit ku edhe aktualish gjendet.

———————

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana po mendon të rikthehet në Premierligë. Sipas ‘Daily Mirror’, mesfushori i Lazios ka shumë mundësi të ribashkohet me skuadrën e Sunderlandit ku edhe ishte kapiten.
“Lorik Cana është duke menduar kthimit në Premierligë, dhe është i vendosur të ribashkohet me ekipin e Sunderlandit”, shkruan Mirror.
Cana ka luajtur gjatë periudhës 2009/10 për skuadrën e Sunderlandit. Te kjo skuadër ai shkoi si kapiten i Olympique Marseille, ndërsa prej Anglisë u transferua në Turqi te Galatasaray, para se të kalonte te Lazio ku luan edhe sot.
Cana nuk është aktivizuar te skuadra romake dhe mund të braktis Olimpicon gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch