Home » Lajme » RTP lajmet 3 prill 2012

RTP lajmet 3 prill 2012

Kryetari i Komunës së Preshevës me bashkëpuntorët e tij, ka vizituar sot projektet që kanë filluar të realizohen në tri Bashkësi Lokale. Në BL Tërrnavë, Shoshajë e Poshtme dhe Corroticë, projektet e pushtetit local të Preshevës janë të fokusuara në infrastrukturë kryesishtë në asfaltimin e rrugëve. Agjenda për ditën e sotme filloi në fshatin Tërrnavë, ku sipas kryetarit do të asfaltohet rruga nga shkolla në drejtim të xhamisë. Edhe rruga përskaj fshatit të lumit në fshatin Shoshajë e Poshtme është neë project i mirëseardhur për banorët e kësaj bashkësie lokale, thotë Bekim Rexhepi kryetar i këtij fshati. Ndërsa sipas kryetarit të komunës kjo rrugë është paraparë që të asfaltohet që në muajin nëntor të vitit të kaluar por për shkak të kushteve atmosferike realizimi i projektit po bëhet tash.

50 milion dinarë do të kushtojë rruga me gjatësi 2.6 km që lidhë BL Corroticë me atë Bukurocë dhe thuajse me të gjitha BL që janë në pjesën tjetër të autostradës. Kurse edhe anëtarë i Këshillit Komunal për Infrastrukturë Islam Jusufi këtë segmentë të rrugës e sheh të rëndësisë mjaftë të veçantë për banorët e fshatit Corroticë.

Sipas kryetarit të Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, pushteti lokal i Preshevës, për këtë vit ka paraparë ti realizojë mbi 40 projekte, prej tyre për rrethë 80% të projekteve kanë përfunduar prokurimet dhe kontratat janë lidhur, kurse tashmë mbetet që punëkryesit të fillojnë punët në bazë të kontratave të lidhura, me çrastë do të realizohen projektet.

———————

Është pritur kryetari i Partisë Liberal Demokratike Çedomir Jovanoviq, nga dhjetra qytetarë të Preshevës. Ai kërkoi neë zgjidhje si për Preshevën ashtu edhe për Serbin për të dalur nga kjo situatë. Kjo është arsyeja për të cilën gjendem këtu tha në fjalimin e tij Jovanoviq. Së bashku me shqiptarët dhe serbët do ti zgjidhim të gjitha problemet, probleme nuk ka shumë por ato duke mos u zgjidhur po grumbullohen. Tarifat që paguani për në Kosovë nuk janë të arsyeshme. Edhe kjo duhet të zgjidhet, ka zgjidhje edhe për pasaportat, tabelat, diplomat, regjistrat civilë. Nuk ka nevojë që kur të shkojmë në Prishtinë të ketë kufij ato duhet të jenë të hapur.

Jovanoviq e komentoi edhe takimin Thaçi – Obama, që do të jetë në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se nëse vjen në qeveri atëherë vizitën e parë që do ta bëjë do të jetë në Prishtinë. Vizita e kryetarit të Partisë Liberale Demokratike në Preshevë, është duke u bërë në vazhdën e vizitave të tij në të gjitha qytetet e Serbisë. Një gjë mjaftë interesante për neë politikanë, pasi që në të gjitha këto vizita ai është duke udhëtuar gjatë gjithë kohës me autobusë.

—————–

67 vjet më parë në Rahovicë ishte hapur shkolla e parë shqipe , ku nisi arsimimi i banorëve të këtij fshati .E themelet e para të kësaj shkolle i kishte vë mësuesi Hysen Struga bashkë me 20 nxënësit e tij. Ndërkaq pas 22 viteve shkolla fillore ” Selami Hallaçi ishte pavarësuar. E 3 prilli është dita e cila shënon përvjetorin e kësaj shkolle , dite kjo qe edhe sot tuboi mësimdhënësit dhe nxënësit e këtij institucioni arsimorë.Manifestimi nisi me intonimin e himnit kombëtar të interpretuar nga nxënësit e kësaj shkolle.

Nagip Sadiku drejtor i shkollës fillore ” Selami Hallaçi ” , falënderoi të gjithë ata të cilët kanë dhënë kontribut për këtë shkollë. Por ai shprehi edhe shqetësimin e zvogëlimit të numrit të nxënësve, i cili për dhjetë vite ka rënë për 340 nxënës. Por kjo shkollë pavarësisht rrethanave këtë vit ka shënuar edhe suksese shumë të mëdha. Drejtori Nagip Sadiku ndau mirënjohje për : Fisnike Lutfiu klasa V2, vendin e parë në garat e matematikës, Njazi Fetahu dhe Kaltrina Aliu nxënës të klasës VII 3 për vendin e parë në fizikë, Diellza Lutfiu pë vendin e parë në gjeografi ,Luan Halimi mirënjohje për vendin e parë në gjuhën gjermane , Kaltrina Aliu për vendin e parë në lëndën e gjeografisë , ndërkaq mirënjohja për nxënësen më të mirë të shkollës i takoi nxënëses VIII3 Diellza Lutfiu i cila kishte pasur sukses të shkëlqyeshëm dhe sjellje shembullore. E Diellza për këtë sukses që ka arritur e ndau me mësuesit e saj. Më pas programi kulturo – artistik ka vazhduar me këngë , poezi ,valle dhe dramë që kishin përgatitur nxënësit për këtë ditë madhështore.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch