Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 3 Qershorë 2013

RTP lajmet 3 Qershorë 2013

Biolinda Ibrahimi fituese e festivalit Gëzimi Ynë 2013

 

Biolinda Ibrahimi është shpallur fituese e festivalit të këngës për fëmijë Gëzimi Ynë. Biolinda është paraqitur me këngën Engjël dhe me zërin e saj ka mahnitur  jurinë dhe publikun në dy performasat e saja. Po ashtu janë ndarë edhe disa çmime të tjera që tashmë janë bërë tradicional për organizatorët.  

 

 

Pikërisht më 1 qershor kur shënohet  Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve nga 13 konkurrentë që prezantuan në natën finale të  festivalit të  Këngës për Fëmijë Gëzimi Ynë çmimi i parë i takoi Biolinda Ibrahimit  me këngën e titulluar Engjëll  e cila performoi në mënyrë të shkëlqyer para publikut Preshevarë. Juria profesionale me vendin e dytë shpërbleu nxënësen Qëndresa Rexhepi dhe vendin e  tretë Rita Sahitin.

Kjo datë është përzgjedhur jo rastësisht  ka potencuar veç tjerash drejtori i Shtëpisë së Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevës Naser Nuredini që ishte edhe nikoqir i festivalit.Njëherit ai uroi  gjithë fëmijëve shëndet dhe suksese në mësime.

Madje pos tri vendeve  të para u  ndanë edhe çmime të tjera si teksti më i mirë që i takoi  Ajtene Sinanit nga Kumanova,  çmimi si deputantja më e mirë iu nda Enise Arifit, çmimi i publikut i takoi Yllka Hasanit, orkestrimi më i mirë Rina Aliut  dhe kompozimi më i mirë Leandra Ukshinit.  Vlen të theksohet se këtë vit në këtë festival garuan edhe nxënës nga Kumanova ,Gjilani dhe Bujanoca. Festivali Gëzimi Ynë është ndihmuar edhe nga pushteti lokal me mjete që ndahen për aktivitete të kësaj natyre.

 

—————————————

Gjimnazi Skënderbeu fitues në  kuisin Lugina Garon

 

Gjimnazi Skënderbe është fitues i kuisit Lugina Garon 2013.

Në finale ata kanë triumfuar kundrejt  shkollës së mesme teknike Presheva në Preshevë.

 

Në finalen e madhe të kuisit shkollor  “Lugina Garon “ për gjimnazistë , Gjimnazi Skënderbeu ka triumfuar kundrejt shkollë së mesme teknike Presheva në Preshevë .

Rubrika e parë nisi më së mirë për shkollën e mesme teknike ,të cilët kaluan në avantazh që në rubrikën e parë pyetjet e përgjithshme,  por më pas me efikas u treguan gjimnazi Skënderbeu . Kështu ,rubrika e fundit asociacioni ,  ishte vendimtare për gjimnazin Skënderbeu të cilët në fund  kurorëzuan fitoren e tyre ,duke grumbulluar 122 pik kundrejt   98  sa mori shkolla e mesme teknike.

Por për fituesit kjo fitore do të jetë motiv shtesë  për të zgjeruar dituritë e përgjithshme. Ndërsa autori i kuisit tashmë të famshëm Lugina Garon , Zejnulla Dauti ka përgëzuar fituesit , por edhe të gjitha shkollat të cilat kanë sjellë nxënësit e tyre për të provuar diturit.

Sipas Dautit vitin a ardhshëm ku kuis do të zgjeroj kapacitet e veta , duke  u  avancuar edhe  në aspektin teknologjik . Ai gjithashtu ka apeluar tek të gjitha shkollat që vitin e ardhshëm ti sjellin nxënësit e tyre ,pasi ky kuis ka për qëllim zgjerimin e njohurive të përgjithshme të nxënësve në Luginë .

Ndërkaq edhe juria profesionale e përbërë nga profesori i gjuhës dhe  letërsisë shqipe Alexhemal Salihu e Xhelal Arifi, Refik Shaqiri – profesor i artit figurativ  dhe Mirtizan Bajrami – arsimtarë i kulturës muzikore kanë qenë efektiv dhe transparent në vlerësimin e garuesve.

Ndërkaq organizatorët në veçanti kanë falënderuar edhe të gjithë afaristët të cilët pas asnjë hezitim kanë ndihmuar realizimin e këtij misioni të dijenisë. Nxënësit njohuritë e tyre i kanë provuar në rubrikën Pyetjet e përgjithshme , këndimi , ese , vizatimi , drejtshkrimi dhe asociacioni . Mos harroni kuisi Lugina Garon vjen edhe vitin e ardhshëm në ekranin e RTP , vetëm se mbetet tel nxënësit dhe arsimtarët  angazhim dhe përgatitje .

———————————————–

 

Iniciativë e re për heqjen e taksës për Luginën

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka marrë përsipër misionin e uljes së shpenzimeve për qytetarët e Luginës së Preshevës dhe atyre të Malësisë së Malit të Zi.

Pasi u njohën mire e gjate për taksen te cilën qytetaret e Luginës tashme disa vite po paguajnë deputete e Kuvendi te Kosovës kane marre iniciative për heqjen e saj. Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramiz Kelmendi I mbështetur nga një grup deputetësh, ai tashmë e ka deponuar në Kuvend kërkesën për debat parlamentar lidhur me rirregullimin apo heqjen e taksave të sigurimeve të automjeteve të udhëtarëve dhe automjeteve transportuese të mallrave. Edhe gjatë debatit parlamentar për Luginën deputeti Lutfi Haziri ka thënë se taksa diskriminuese për qytetarët duhet të shmanget për mes refundimit , që ajo të paguhet formalisht sa për të kënaqur ligjin por më pas ato të holla qytetarëve të Luginë tu kthehen në dalje. Ai gjithashtu ka thënë se kjo taksë nuk po vlen për qytetarët serb të cilët në sy të policisë  përdorin dy pale tabela. ndërsa qytetarët e Luginës janë te detyruar te paguajnë këtë takse diskriminuese  pasi qarkullimi është i domosdoshëm , për shumë arsye .Por  sipas deputeti Haziri kjo taks definitivisht duhet të suspendohet.Ndërsa sipas deputetit Glauk Konjufca qeveria e Kosovës shqiptarët e Luginës i ka  trajtuar vetëm si mbushës të buxhetit . Kërkesën për heqjen e taksës pritet që ta shqyrtojë Kryesia e Kuvendit të Kosovës.

 ————————————————–

Rezoluta për Luginën – kusht i Lutfi Hazirit për Qeverinë

Ende nuk dihet se kur Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për ta ratifikuar marrëveshjen e parë ndërkombëtare që rregullon normalizimin e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe planin implementues të kësaj marrëveshje. Por, së fundmi deputeti nga LDK-ja, Lutfi Haziri, ka deklaruar se vota e tij dhe deputetëve të partisë që i takon do të kushtëzohet paraprakisht me aprovimin e Rezolutës për Kosovën Lindore me ratifikimin e marrëveshjes me Serbinë.

Ky kushtëzim i deputetit Haziri nga analistët politikë është parë  më shumë si marketing politik, sesa një kërkesë e sinqertë. Njohësi i zhvillimeve politike, Muhamet Kelmendi, ka thënë  se veprimi i fundit i kryetarit të Degës së Gjilanit nga radhët e LDK-së, në lidhje me aprovimin e një rezolute për njohjen e të drejtave elementare të shqiptarëve të Kosovës Lindore me ratifikimin e marrëveshjes dhe planin implementues nuk përkon me politikën e partisë së Isa Mustafës.Ngjashëm është shprehur edhe analisti tjetër, Azem Vllasi, i cili ka shfaqur mendimin se kushtëzimi i vënë me aprovimin e Rezolutës për Kosovën Lindore me ratifikimin e marrëveshjes dhe planit implementues në Kuvendin e Kosovës nuk është i qëlluar. Sipas Vllasit Kjo është një fushatë, apo marketing politik dhe personalisht nuk me duket e udhës që të kushtëzohet plani i zbatimit me Luginën e Preshevës, edhe pse Kosova në çdo moment duhet t’i dalë krah Luginës”, ka thënë Vllasi, duke shtuar se ka forma tjera që Kuvendi i Kosovës t’i dalë në krah shqiptarëve të Kosovës Lindore pa vendosur fare kushte.Mediat kanë raportuar se deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se vota e tij dhe e LDK-së për ratifikimin e marrëveshjes me Serbinë në Kuvendin e Kosovës dhe ndryshimet e ligjeve për pushtetin lokal do ta kushtëzojë me aprovimin e rezolutës për Kosovën Lindore dhe vendimin që Zhegra të bëhet komunë.Bashkëpartiaku i Hazirit, deputeti Eqrem Kryeziu, ka thënë shkurt se “as Lutfi Haziri dhe as unë nuk mund të vendosim kushte të tilla. Ato mund t’i vërë vetëm Isa Mustafa dhe Kryesia e LDK-së”, ka qenë përgjigja e tij.Ditë më parë Kuvendi i Kosovës me kërkesë të deputetit Lutfi Haziri ka debatuar gjerë e gjatë për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga pushteti i Beogradit, por që nuk ka arritur të miratojë një rezolutë për shqiptarët e asaj pjese.

———————————————————

Mot me shi edhe këtë muaj – në korrik kthen rrezet e diellit

 

Moti me shi do  të na shoqërojë deri në fund të muajit Qershor.

Kështu që rrobat e vjeshtës mos i largoni pasi temperaturat e nxehta do të vijnë që në muajin korrik dhe ky muaj  do të jetë tipik veror me temperatura mbi mesataren disavjeçare.

 

 

Edhe Qershori parashihet të jetë mot me shi . Kështu sipas parashikimeve të meteorologëve të rajonit, ky muaj do të ketë  një mot jo stabil .

Kështu që temperaturat maksimale gjatë këtij muaji nuk do të kalojnë 27 gradë Celsius, ndonëse do të ketë mjaft ditë edhe me temperaturë maksimale 18 gradë. Andaj mos u largoni nga rrobat e vjeshtës dh bëni kujdes me shëndetin. Megjithatë dielli do të na kthehet dhe kohë më e nxehtë  vërtetë verore pritet të arrijë me fillimin e muajit korrik, kur kushtet e motit do të stabilizohen.

Korriku do të jetë muaj tipik veror me temperatura mbi mesataren disavjeçare dhe me periudha relativisht të gjata të thatësisë. Mot i ngjashëm pritet të marrë deri nga mesi i muajit gusht, derisa dekada e fundit do të jetë më e ftohtë dhe me më shumë të reshura shiu.

Por, mos iu besoni shumë meteorologëve, veçmas kur flasin për prognoza afatgjate të motit. Ata edhe vet thonë se këto janë parashikime, andaj ato duhet marrë me rezervë.

————————————————–

 

Hidhet shorti për raundin e dytë në turnirin “Musa Musahu 2013”

 

Janë përmbyllur ndeshjet e xhiros së parë të turneut tradicional në futboll të vogël “Musa Musahu”. Mbrëmë organizatorët e garave kanë tërhequr edhe shortet për raundin e dytë.

 

Është hedhur shorti për ndeshjet e raundit të dytë, në Turnirin Tradicional “Musa Musahu” në futboll të vogël në Preshevë, aktivitet ky i radhës nën organizimin e OKF, e në të cilën po marrin pjesë jo vetëm ekipe nga Lugina e Preshevës por edhe nga Maqedonia e Kosova.

Ndeshjet e raundit të dytë do të luhen të martën dhe të mërkurën.

 

Të martën takohen këto çifte:

 

E martë  04.06.2013

 

Gipa 4×4 – Furra Hoti                      16:00

Vllaznia Sllupçan – Malësori                    16:40

Maxbet Miratocë – Bushtrani                   17:20

Golemidoli – Liria Çerkez                18:00

Intermedika – Xh.P.B. Rahovicë    18:40

 

E mërkurë   05.06.2013

 

Arnold Gold – Gipa Rahovicë        16:00

Mehajt – KF Kosova                        16:40

Fontana Junior – Tetova                17:20

Rainca – KF Miratoca Junior                   18:00

Presheva e lirë

—————————————————

Mbahen garat Krosi tradicional “Rahovica 2013”

 

Si çdo vit BL Rahovicë ka organizuar Krosin Tradicional “Rahovica 2013”. Garat në atletikë janë zhvilluar edhe për gjininë femërore ashtu edhe mashkullore. Edhe interesimi i qytetarëve për përcjellje të garave ishte i jashtëzakonshëm.

 

Në Rahovicë është mbajtur Krosi Tradicional “Rahovica 2013”, nën organizimin e Bashkësisë Lokale.

Garat ashtu si edhe viteve të kaluara janë mbajtur si për gjinin mashkullore ashtu edhe për atë femërore. Femrat pjesëmarrëse në krosin tradicional kanë vrapuar në disiplinat 200, 300, 500 dhe 800 metra, ndërsa meshkujt edhe në disiplinat 1500 dhe 3000 metra.

Në disiplinën 200 metra tek femrat vendin e parë e zuri Dardana Emërllahu, të dytin Enejda Nuredini dhe të tretin Ajna Mehmeti që të trija nga Rahovica. Në 300 metra tek femrat më e shpejtë ishte Fitore Hiseni nga Miratoca, ndërsa vendin e dytë dhe të tretë u renditën Flaka Beqiri nga Rahovica dhe Hanife Sylejmani nga Miratoca. Envere Hiseni nga Miratoca ishte fituese e vrapimit në 500 metra, Admire Ibrahimi nga Rahovica dhe Jalldëze Halimi nga Miratoca u renditën në vendin e dytë dhe të tretë. Në 800 metra më e shpejtë tek femrat ishte Leonora Hasani Miratocë, pas saj u renditën Ganimete Beqiri dhe Ibadete Beqiri nga Rahovica.

Dhurim Pajaziti nga Corrotica, Flamur Hasani nga Rahovica dhe Enis Fazliu po ashtu nga Rahovica, ishin më të shpejtë në 200 metra për meshkujt. Në disiplinën e 300 metrave triumfoi Nehat Isahu nga Lerani, kurse pas tij ishin Samir Shabani nga Rahovica dhe Egzon Ramadani nga Miratoca. Lirim Xhelili nga Rahovica, Agon Isahu nga Miratoca dhe Shenasi Ahmeti nga Bushtrani, ishin treshja e parë që dolën të parët në disiplinën e 500 metrave.

Në 1500 metra junior i pari u rradhit Arbnor Veliu nga Rainca, Ragmi Ibrahimi nga rahovica ishte i dyti dhe Arlind Ibrahimi po ashtu nga Rahovica i treti. Ishte interesante se në diciplinën 1500 metra edhe ishte e paraparë të mbahej për meshkuj në të mori pjesë edhe një vajzë nga Rahovica Gentiana Hiseni, e cila garoi me meshkujt.

Në 3000 metra senior fitues ishte Bujar Beqiri nga Rahovica, kurse pas tij i dyti ishte Ylber Haliti po ashtu nga Rahovica dhe i treti ishte Valton Nevzadi nga Samolica.

E në krosin tradicionalë janë mbajtur garat edhe në tërheqje të litarit ku kanë marrë pjesë dy ekipe, ekipi i kaltër dhe ai i kuq. Secili ekip kishte nga gjashtë garues.

 

 

RTV Presheva

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch