Home » Lajme » RTP lajmet 3 shkurt 2012

RTP lajmet 3 shkurt 2012

Në zyrat e Amnesty International dhe të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Gjenevë sot ka arriture një letër-ankesë nga Presheva mbi nëntë shqiptarët e burgosur në Serbi kundër të cilëve po zhvillohet rigjykimi në Beograd, kanë njoftuar zyrtarët e këtyre dy organizatave botërore agjencinë informative kombëtare „Presheva Jonë. Në letër nga Presheva të cilën e ka siguruar agjencia, drejtuar Amnesty International dhe ICRC në Gjenevë është nënshkruar nga Orhan Rexhepi (kryetar i LKSH-së) njëherit nënkryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës i cili ka ndjekur vazhdimisht proceset në Beograd kundër të rinjve shqiptarë. Në fillim të kësaj lere e shkruar në gjuhën angleze thuhet: „Të nderuar zonja dhe zotërinj, më 26 dhjetor të vitit 2008, në prezence të së paku 2600 pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe dhe rreth 150 pjesëtarëve të Shërbimeve të ndryshme civile Serbe, me makina private, targat e të cilëve ishin nga Novi Sadi, Beogradi, Kragujevci, Nishi, Leskovci dhe Vranja, u arrestuan nëntë (Shqiptarë nga komuna e Preshevës duke bastisur 17 lokalitete.“Në vazhdim të kësaj letre nga Presheva drejtuar Amnesty International dhe ICRC në Gjenevë thuhet po ashtu se „ata akuzohen për masakra kundër Serbëve në Gjilan (Kosovë), gjatë vitit 1999 dhe akuzohen si pjesëtarë të UÇK-së, por vetëm dy prej tyre kanë qenë pjesëtarë të këtij formacioni ushtarak, dy të tjerë kanë qenë pjesëtarë të UÇPMB-së, derisa pesë të tjerë nuk kanë qenë pjesëtarë të asnjë formacioni ushtarak. Më 21 janar 2011, Gjykata Speciale për Krime Lufte i dënoi ata me nga 8, 10 dhe 15 vjet heqje lirie (101 komplet), edhe pse fakte-dëshmitë ishin zero, gjatë vitit 1999 në Gjilan dhe rrethinë nuk u gjet as edhe një person i masakruar. Në Aktgjykimin e 21 janarit 2011 u nxorr 47 Serb të masakruar, dhe pastaj kufomat e tyre u paskan hedhur në Liqenin e Livoçit afër Gjilanit. Për këtë arsye ne po ua dërgojmë edhe dokumentin e EULEX-it i cili vërteton se në Liqenin e Livoçit nuk është gjetur asnjë mbetje mortore. Pra ata u dënuan pa asnjë dëshmi, mu ashtu si edhe u arrestuan. Por, pas ankesës së Palës Mbrojtëse, më 27 Dhjetor 2011, Gjykata e Apelit anuloi vendimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte dhe sipas ligjit lënda u kthye në rigjykim, është nënvizuar në këtë letër.

Rigjykimi filloi më 31 janar 2012, por pjesëtarë të familjeve të të akuzuarve nuk u lejuan të marrin pjesë në këtë seancë edhe pse ajo ishte e hapur për opinion. Pasojat janë evidente për gjithë Luginën e Preshevës, dhe nuk mund të shlyhen kurrë. Pasoja më e madhe është se me këtë rast nga Presheva dhe Bujanoci janë shpërngulur më tepër se 600 Shqiptarë… » thuhet në fund të kësaj letre nga Presheva drejtuar institucioneve të larta ndërkombëtare në Gjenevë që merren me drejtësinë dhe të burgosurit
—————————
Në barakat tek Stacioni Hekurudhor, komisioni për gjendje të jashtëzakonshme i komunës së Preshevës, ka hasur sot në kundërshtime gjatë vendosjes së dy familjeve, që të hënën iu është kapluar nga flaka shtëpia ku kanë jetuar deri më tash. Mirëpo, ekzekutimi është kryer në të dyja rastet, sepse familjet të cilat kanë kundërshtuar një gjë të tillë, nuk janë banor të kësaj pjese, dhe pa asnjë dokumentacion për të jetuar në atë vend. Vlen të theksohet se shumë qytetarët kanë shprehur interesin që ti ndihmojnë familjet në mënyra të ndryshme. Në rrugën Salvador Alende, afër stacionit policor janë djegur barakat, në të cilat kanë banuar 3 familje. Përveç dëmeve të shumta materiale fatmirësisht nga zjarri i kapluar nuk ka pasuar asnjë person të lënduar apo humbje jete.
——————
Moti i ftohtë, me të reshura të mëdha të dëborës dhe shumë ngrica ka shkaktuar probleme të mëdha në qarkullimin e njerëzve dhe makinave në gjithë territorin e Serbisë. “Ne kemi marrë masa për të dërguar makineri shtesë në zonat e rrezikuara, pasi ka lajmërime se të reshurat e borës do të vazhdojnë”, tha shefi i departamentit për situata të jashtëzakonshme pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Predrag Maric. “Dje janë shpëtuar shumë njerëz. Një tjetër person vdiq në territorin e Lebanës, ndërsa bilanci i tanishëm është gjashtë të humbur, thotë Maric. Ndërsa, një zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, Goran Nikoliq tha se policia në qendër të vendit e gjeti trupin e pajetë të pastrehë në një ndërtesë të braktisur. Sipas Nikoliq një person tjetër i humbur në fshatin Vrapce të Medvegjës nuk është gjetur akoma, por supozohet se ai nuk është gjallë. Goran Nikoliq nga Departamenti i Ministrisë për situata emergjente e Serbisë tha se policia në qendër të vendit e gjeti trupin e pajetë të pastrehë në një ndërtesë të braktisur. Mjekët këshillojnë që për shkak të dëborës dhe temperaturat e ngrirjes të moshuarit dhe ata të sëmurë kronik nuk duhen të largohet nga shtëpia, dhe ata që e kanë të domosdoshëm të dalin duhen të mbrohen nga ngrica.
———————–
Me vazhdimin e përkeqësimit të motit edhe rrugët vazhdimisht mbulohen me borë ku edhe vështirësohet kalimi I lirë I veturave dhe këmbësorëve për pastrimin e rrugëve janë vetëm dy kompani Ndërmarrja Moravica dhe Arso Comi të cilat vazhdimisht merren me pastrimin e rrugëve nga bora. Ndërrmarrja Publike Moravica është njëra ndër kompanit e cila bënë pastrimin e këtyre relacioneve si Preshevë, Tërrnavë, Miratoc, Raincë, Corroticë, Çukarkë, Geraj, Leran, Bushtran, Strezoc dhe Zhunicë. Sipas Drejtorit të Ndërrmarrjes Moravica pastrimi I rrugëve bëhet vetëm me kamion ndërsa në malësi si Gosponic, Bukoc dhe Shoshaj e epërme pastrimi I rrugëve bëhet më bager. Nga ana tjetër Arsim Jusufi nga Komapnia Arso Com thotë se cdo dit kjo kompani bënë pastrimin e rrugëve në relacionet që I përkasin dhe nuk kanë asnjë problem. Ndërkaq Naser Sadiku thotë se mjetet që I disponojmë nuk mundemi që tërësisht ti pastrojmë rrugët nga bora. Pritet që edhe ditëve në vazhdim të bëhet pastrimi I rrugëve por sipas Naser Sadikut Punëtorët e Ndërmarrjes Moravica punojnë deri në orët e vona për pastrimin e rrugëve nga bora me kapacitetin e mjeteve që ata kanë.
——————–
Edhe për kundër temperaturave të ulëta nën zero që mund të shkakoktojne ftohje nga më të ndryshmet në organizmin e njeriut në anën tjetër ato ndonjëher janë të mirëseardhura për shëndetin. Reshjet e borës që I patëm ditëve të fundit me temeperatura të ulëta nën zero koinçdon me anët negative dhe ato pozitive për me çrast shetitja nëpër borë në këto kushte klimatike ndikon jashtëzakonisht shumë në shendetin e njeriut. Pneumoftiziologut Sabit Sahiti, mjek në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë preferon qytetarët tanë të bëjnë shetitje për rrethë 30 mintave në ditë nëpër borë por ama me kujdes të shtuar në veshmbathje. Të drejtë në shetitje në këtë mot kanë të gjitha moshat duke filluar prej fëmijëve deri te moshat e shtyera edhe ata me sëmundje kronike, thekson mjeku në fjalë. Regjioni ku ne jetojmë është reljev mjaft I përshtashëm për ne si në stinën verës poashtu edhe ato të dimrit potencon zoti Sahiti , madje shetitja në borë ndikon mjaft në zhvillimin konkret të mushkërive si dhe thyerjen e monooinisë brenda në ambiente të mbyllura.
———————-
Shoqëria ekonomike për distribuim të energjisë elektrike Jugo Istok Nish, drejtorati në Vranjë përmes një komunikate për media sqaron qytetarët për aktivitetin e tyre në terren në të cilin thuhet. Të nderuar konsumatorë, ekipet e Shoqërisë Ekenomike Jugo Istok Nish në këto temperatura të ulëta dhe borën e madhe çdo ditë janë në terren. Presim bashkëpunim dhe mirëkuptim nga ju. Punëtorët e Elektrodistribucionit në tërë territorin e Serbisë Juglindore japin mund të madh në mirëmbajtjen e sistemit energjetik dhe menjanimin e prishjeve për tu siguruar energji elektrike në këto ditë të ftohta. Për këtë shkak ju lusim që borxhet eventuale për harxhimin e energjisë elektrike sa më shpejt ti paguani. Gjithashtu duhet që ta shfrytëzoni sa më racionalisht dhe me këtë nuk do të vine deri tek prishjet e shpeshta në rjetin elektrik. Me ndihmën tuaj e cila na është e duhur do ti kalojmë më lehtë këto ditë të ftohta thuhet në informatën e Shoqërisë ekonomike për distribuim të energjisë elektrike Jugo Istok Nish, drejtorati në Vranjë.
——————–
Shfaqja Revolja e teatrit të Preshevës ftohet në festivalin gjithë kombëtar për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës në Prizren, me ftesë të drejtoreshës së Festivalit Saranda Elshani. Festivali fillon me 13 shkurt me Teatrin Kombëtar të Kosovës. Më 16 shkurt Teatri i Preshevës me shfaqjen “Revolja”, kurse me 17 shkurt Teatri i Babës me shfaqjen “Sonte jam vetëm” në Regji të Enver Petrovcit. Edhe pse ka një konkurrencë të madhe në këtë festival, në mes të artistëve shqiptar, nuk duhet humb shpresat as Presheva në këtë garë, sepse edhe Presheva ka një shfaqje të shkëlqyer e cila doli fituese në festivalin e 40 jubilar të Ferizait. Po këtë natë, me 17 shkurt, do të ndahen edhe çmimet. Regjisori Kastriot Saqipi. Për fund si do që të jetë, Presheva nuk bën ta lëshoj këtë eveniment kulturor duke i uruar artistëve tanë shumës suksese.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch