Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 3 Shkurt 2014 – Afaristët e Bujanocit ofruan ndihma materiale për ndërtimin e katërmbëdhjetë shtëpive…

RTP lajmet 3 Shkurt 2014 – Afaristët e Bujanocit ofruan ndihma materiale për ndërtimin e katërmbëdhjetë shtëpive…

FHKL në mbrëmjen me afaristët e Bujanocit është ndarë e befasuar për të mirë , falë humanizimit të afaristëve të kësaj komuna të cilët në mini gala mbrëmjen e së shtunë kanë ofruar ndihma të mëdha për ndërtimin e 100 shtëpive.  e falë ndihmë së biznesit dhe bashkësive lokale në Luginë në fazën e parë do të ndërtohen afro 20 shtëpi .

 

Fondit Humanitar të Kosovës Lindore ka zhvilluar mini gala mbrëmjen e ardhës me afaristët nga Bujanoci , për ndërtimin e 100 shtëpive në Luginë të Preshevës.Por  kjo mbrëmje rezultoi me shumë sukses, pasi  dhjetëra afaristët e kësaj komune kanë  befasuar për të mirë edhe vet përfaqësuesit e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore (FHKL), duke kontribuar  mënyra të ndryshme në ndërtimin e shtëpive në këtë komunë.

Kryetari i FHKL Xhelal Memeti para të pranishmëve në restorant “Rozafa” në Bujanoc theksoi se deri në këto momente janë grumbulluar mjetet për ndërtimin e 14 shtëpive, 7 në komunë të Bujanocit, 6 në atë të Preshevës si dhe 1 në Medvegjë, duke thënë se kjo është vetëm faza e parë e ndërtimeve të shtëpive. Sipas tij gjithsejtë janë dorëzuar 214 kërkesa, nga Presheva 103 kërkesa, Bujanoci 84, dhe nga Medvegja 27 kërkesa nga familjet me kushte të rënda jetese. Kryetari I FHKL Xhelal Memeti po ashtu ka potencuar se në Bujanoc janë përzgjedhur 7 shtëpi pasi këtu shqiptarët mund të pësojnë si Medvegja.Pas këtij momenti afaristët nuk hezituan t’i përgjigjen vazhdimit të këtij aksioni humanitarë me mjete të ndryshme. Por nuk ndaloi këtu kontributi kishte edhe shumë të tjerë të cilët mbushën formularin për të ofrua ndihmë në ndërtimin e shtëpive. Në anën tjetër sekretari I FHKL Adnan Ymeri tha se ka ardhë moment për konkretizimin e aksionit të ndërtimit të 100 shtëpive “.Ai gjithashtu dha modalitetet se sit ë bashkëpunojnë  mes vete afaristë të ndryshëm dhe në koordinimi me Fondit me seli në Zvicër. Por gjatë aksionit të grumbullimit të mjeteve përfaqësuesit e fondit hasën edhe në njerëz shumë human e zemërgjerë. Gjatë kësaj mbrëmje u tha se falë bashkëpunimit të bashkësive lokale në disa fshatra si Miratoc , Corrotic e Breznicë , me 17 mijë euro është marrë iniciativa për ndërtimin edhe të 2 apo tri shtëpive të tjera ç ka do të thotë se në fazën e parë e cila do të nisë më një maj do të ketë mbi 20 shtëpi falë humanizmit .Shtëpitë që do të ndërtohen në lokacione të ndryshme të komunave në jug të Serbisë do të kenë një hapësirë prej 72 deri 75 metra katrorë, 3 dhoma, 1 për pritjen e mysafirëve, 2 të gjumit, kuzhinën, banjë, korridorin etj.

—————————————————

 

Në mbledhjen e fundit të kryesisë së përgjithshme të Partisë për Veprim Demokratik u diskutua çështja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për 16 mars. Me këtë rast u konstatua se në tri mandatet e deritanishme të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk u arrit dukshëm më shumë se sa paraqitja e problemeve të rënda jetësore me të cilat po ballafaqohen Shqiptarët në Luginë të Preshevës.

 

Në këtë kontekst u vlerësua se mosinteresimi i shumicave parlamentare të Kuvendit të Serbisë për të bashkëpunuar me përfaqësuesin e vetëm të Shqiptarëve dhe qasja diskriminuese ndaj Shqiptarëve në Luginë të Preshevës nuk mund ta ndërrojë qëndrimin parimor të PVD – së për pjesëmarrje aktive në proceset zgjedhore në të gjitha nivelet, edhe për pushtet lokal, edhe për Këshillin Nacional por edhe për parlamentin qendrorë. Në kushte kur Serbia pikërisht tash po i fillon përgatitjet konkrete për plotësimin e kritereve dhe kërkesave për t’u anëtarësuar në BE është imperativ i kohës që Shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë prezent me përfaqësuesit e vet në të gjitha nivelet për t’i mbrojt interesat e tyre në formë aktive me të gjitha format e veprimit politik. Andaj kryesia e përgjithshme e PVD – së është në pritje të qëndrimeve të subjekteve tjera politike Shqiptare të Luginës së Preshevës lidhur me zgjedhjet parlamentare për të arritur qëndrim të përbashkët lidhur me këtë çështje aktuale.

 

———————————————–

 

Beogradi ka ftuar shqiptarët e Luginës që të dalin në zgjedhjet parlamentare sepse përndryshe ata do të humbin shansin të marrin pjesë në marrjen e vendimeve, ka thënë kryetari i trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq

Beogradi zyrtar disa herë ja ftuar shqiptarët e Luginës që të dalin në zgjedhjet parlamentare, pasi sipas tyre kjo është e vetmja mënyrë legjitime që të ndikojnë në marrjen e vendimeve apo edhe ndryshimin e ligjeve. Nëse dëshirojnë ti bojkotojnë zgjedhjet, ata humbin shansin që të marrin pjesë në marrjen e vendimeve, ka thënë kryetari i trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq. Gjatë takimit të fundit zoti Stankoviq i ka bërë thirrje të hapur edhe kryetarit të komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa që të merr pjesë në zgjedhjet e nivelit qendrorë. Nuk mund që shqiptarët e Serbisë të duan më shumë Shqipërinë se sa hungarezët që e duan Hungarinë, por duhet të respektohet kushtetuta dhe ligji për pakicat kombëtare në shtetin ku jetojnë” ka thënë Stankoviq. Ai ka deklaruar se shqiptarët duhet ta kuptojnë se politika e kushtëzimeve askujt nuk i sjellë të mira dhe e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve është dialogu

—————————————————

Me kalimin e personelit mjekësor të shërbimit të praksës së përgjithshme në shtëpinë  shëndetit në Preshevë janë krijuar kushte më të volitshme për punë e po ashtu edhe për pacientët ka deklaruar kështu në programin e paradites drejtori i këtij institucioni shëndetësor Bujar Zylfiu.  Sipas tij së shpejti zyrtarisht do të bëhet edhe inaugurimi i praksës së përgjithshme edhe pse është duke funksionuar.

Pas hapjes zyrtare të objektit jashtë spitalor Maternitetit në Preshevë nga ministrja e shëndetësisë,  së shpejti do të bëhet  inaugurimi edhe i objektit të ri të praksës së  përgjithshme, ka deklaruar kështu sot në programin e paradites  në RTV Presheva, drejtori i këtij institucioni shëndetësor Bujar Zylfiu. Sipas tij, i tërë objekti i këtij shërbimi kap vlerën prej 60 milion dinarësh mjete këto të ndara nga Buxheti i Komunal. Drejtori në fjalë foli edhe për maternitetin. sipas tij ky objekt  është mjaft i kompletuar, fundi i muajit mars fillimi i muajit prill është periudha kur shërbimi në fjalë do të jetë në funksion.  Sa i përket kuadrove ata do të fillojnë me mjekët që disponojnë e që me shpalljen e konkursit do të pranohen edhe dy mjek gjinekolog për të kompletuar personeli mjekësore, ka shtuar drejtori në fjalë. Vlen të theksohet se Shtëpia e Shëndetit në Preshevë vitin e kaluar  ka filluar me procesin e akreditimit, se cilat janë përfitimet  nga ky proces zoti Zylfiu theksoi. Me rregullimin e objekteve të lartpërmendura do të jenë kushtet për më të mira për personelin mjekësorë por edhe për pacientët  shërbimet më cilësore, ka shtuar drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch